Qytetarët që do të vaksinohen përmes e-albania

Qeveria bën gati pasaportën e vaksinimit.

Përmes e-albania qytetarët që do të vaksinohen do të pajisen me një dokument elektronik me standard të njohur ndërkombëtar, Mirlinda Karçanaj, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.

Gjithashtu vaksnimi do të bëhet përmes e-albanias.

‘Do të rezervohet orari i vaksinimit. Do vijë njoftimi për vaksinën e radhës. Do të kemi kartelë personale të vaksinimit me vulë elektronike”

Gjithashtu edhe dëftesat e nxënësve do të jenë online dhe regjistrimi në fillim të vitit shkollor do të kryhet online

Rama mbledh drejtuesit politik të PS në qarqe pas kthimit nga Brukseli

Për shkak të angazhimeve të tij në Bruksel një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e ka spostuar për këtë të martë takimin e përjavshëm që mban çdo të hënë me drejtuesit politik në qarqe.

Në fokus të diskutimeve mes tyre është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Takimi i Ramës me drejtuesit politik të PS në qarqe vjen një ditë pasi PD dhe LSI firmosën marrëveshjen për bashkëpunimin para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Policia: Të regjistrohen armët e gjahut që nga ’93

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që datojnë që nga viti 1993.

Sipas një dokumenti të shpërndarë në drejtoritë përkatëse, kërkohet identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë.Armët e gjahut duhet të regjistrohen në regjistrin elektronik SIMA.

Kjo gjë e tillë kërkohet pasi një pjesë e mirë e qytetarëve kanë ndryshuar vendbanim ose kanë emigruar.

Dokumenti mban firmën e kreut të DVP Tiranë, Rebani Jaupi dhe u drejtohet komisariateve në varësi.

Policia vërshon në Gjykatën e Krujës: Disa shoqërime, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Gjykata e Krujës është tronditur paraditen e sotëm kur policia ka shkuar për të kryer disa arrestime dhe shoqërime.

Nga informacionet e para raportohet se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është shoqëruar në komisariat , e cila liroi Endrit Doklen dhe Genc Tafilajn dhe avokati Aldo Tabaku.

Gjithashtu është shoqëruar edhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës

ILD kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtaren Enkelejda Hoxha pas lirimit të disa të dënuarve me burg përjetë

Gati ceremonia e marrjes së detyrës në Ministrinë e Brendshme të ministrit të ri,Çuçi

Pas pak minutash pritet të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës në Ministrinë e Brendshme të ministrit të ri, Bledi Çuçi. Çuçi ka mbërritur tashmë në Ministri dhe është pritur tek dera nga ish-ministri Sandër Lleshaj.

Në Ministrinë e Brendshme kanë mbërritur edhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreu i Gardës, Gramoz Sako.

Premtimet e Bashës në Kosovë, Balla: Janë boshe

Premtime boshe, i ka quajtur numri 2 i PS-së, Taulant Balla, deklaratat e bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha në takimin me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani.

Balla shkruan se Basha nuk di të bëjë gjë tjetër veçse se të premtojë, ku nuk i lë pa përmendur edhe aku nuk i lë pa përmendur edhe akuzat e mbërritura në drejtim të tij sa i përket rolit në Luftën e Kosovës.

Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babanë e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës Çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësire publicitare mes dy emisioneve te gjumit të tij të paepur. Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptare”, shkruan Basha.

Një nga premtimet që bëri dje Basha në takimin me Vjosa Osmanin, ishte heqja e traut në Rrugën e Kombit sapo të vijë në pushtet dhe se dhe Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratoje rezolutën për dënimin e gjenocidit serb.

kuzat e mbërritura në drejtim të tij sa i përket rolit në Luftën e Kosovës.

Raporti i GRETA: Shqipëria ende burim trafikimi për gratë dhe fëmijët

Në raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Grupi i Ekspertëve i Këshillit të Evropës (GRETA) vlerëson se ka pasur një progres të madh, megjithatë theksoi se vendi ka ende shumë punë për të bërë.

GRETA i konsideron pozitive, ndryshimet në legjislacionin e vendit për të forcuar të drejtat drejtat dhe viktimave, në raport me situatën e paraqitur në vitin 2016 dhe vlerësoi krijimin e një Grupi Këshillues për viktimat nga Zyra  Kombëtare e Koordinimit Kundër Trafikimit.

GRETA nga ana tjetër shprehet e shqetësuar se ka pasur vetëm një vendim penal për kompensimin e një viktime deri tani dhe ende mungon një skemë e mirëfilltë e kompensimit. Prandaj ajo nxit autoritetet shqiptare të marrin masa për të lehtësuar dhe garantuar kompensimin e viktimave të trafikimit.

Ekzistenca e një njësie të specializuar policore është mesë e mirëpritur, por ngelet gjithmonë e shqetësuar për shkallën e ulët të dënimeve.GRETA u bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të siguruar që rastet të hetohen në mënyrë aktive, duke përdorur teknika speciale të hetimit dhe duke kryer hetime financiare me qëllim mbledhjen e provave.

Sipas raportit, ekziston një nevojë për të përmirësuar mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve të trafikimit, si dhe anëtarëve të familjes së tyre, kundër hakmarrjeve ose kërcënimeve që mund të pësojnë këta njerëz dhe i bëhet thirrje autoriteteve t’i kushtojnë vëmendje më të madhe zbulimit të rasteve të trafikimit me qëllim të shfrytëzimit si dhe identifikimin e viktimave midis azilkërkuesve dhe emigrantëve.

Në raportin e GRETA, theksohet se Shqipëria mbetet kryesisht një vend i origjinës për viktimat e trafikimit, kryesisht të gjinisë femërore me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre dhe tanimë trafikantët po përdorin rrjetet sociale për të rekrutuar viktima duke postuar oferta false.

Ekziston gjithashtu një rritje e trafikimit të brendshëm, veçanërisht ai i fëmijëve, të cilët i nënshtrohet shfrytëzimit seksual ose duke kërkuar lëmoshë. Raporti vë në dukje se fëmijët e komuniteteve romë dhe egjiptian janë në rrezik në rritje për t’u viktimizuar.

Qeveria merr vendim, 61 mijë lekë pension mujor familjes së Klodjan Rashës

Pas ngjarjes tragjike të 8 dhjetorit, kur u vra nga një punonjës policie 25-vjeçari, Klodjan Rasha, Këshilli i Ministrave ka vendosur që ta trajtojë familjen e tij me një pagesë të veçantë prej 61 mijë lekësh në muaj.

Vendimi i Qeverisë është miratuar më 11 dhjetor dhe parashikon “dhënien e trajtimit të veccanët familjes së të ndjerit  Klodian  Rasha, në formën e financimit mujor,  në masën e tetëfishit të pensionit social, që është 7600 lekë. Trajtimi me 61000 lekë në muaj, sipas VKM-së, nis nga data 1 dhjetor 2020.

Ndërkohë që në një tjetër vendim, duke marrë shkasë nga kjo ngjarje e rëndë, Qeveria ka bërë një shtesë në ligjin për “Sigurimet Shoqërore”.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të  detyrës nga  punonjës të organeve ligjzbatuese,  përfiton  trajtim  të  veçantë  financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të   familjes, përcaktohet me vendim  individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ngjarja tragjike ndodhi herët në mëngjesin e datës 8 dhjetor në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Kjo ngjarje e rëndë pasoi me reagime të shumta por edhe protesta, të cilat degjeneruar në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Kryeministri Rama e vizitoi familjen Rasha menjëherë pas kthimit nga një vizitë në SHBA.

Çfarë po ndodh me protestën?

Erblin Iskurti /Politolog
Protestat e fundit janë treguesi më i mirë i gjendjes së dëshpëruar ku gjendet aktualisht pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri. Për fatin tonë të keq, e brumosur edhe nga kushte historike të disfavorshme, kultura jonë e protestës ndaj padrejtësive është pothuajse inekzistente. Dhe kjo muroset që nga fëmijëria kur nuk mësohemi as në shkollë dhe as në familje të reagojmë ndaj gjërave në dukje jo shumë domethënëse por të padrejta. Apo më keq akoma kur kjo padrejtësi nuk na bëhet ne drejtpërdrejt por shokut apo komshiut tonë. Problemi shihet gjithmonë si i tjetrit derisa ai shfaqet në portën tonë, por atëherë është shumë vonë. Shembuj të tillë mund të japim pa fund, aq sa kryeministri në nje nga batutat bajate të tij tha që këtij populli “nuk i ngrihet”. Po atëherë si shpjegohet që këtij populli sot “ju ngrit” dhe çfarë është më e rëndësishmja “ju ngrit pa komandë” ndryshe nga çfarë ishim mësuar të shihnim deri më sot, dhe çfarë mund të parashikohet të ndodhë në të ardhmen? Si do jetë fati i kësaj proteste dhe çfarë do të vijë më pas?
Sigurisht që nuk mund të pretendohet ti jepet përgjigje shteruese një fenomeni të tillë në pak rrjeshta analizë, por gjithsesi mund të përpiqemi të japim një shpjegim në vija të trasha të asaj çfarë po shohim.
Në fakt, për dikë që e ndjek vazhdimisht aktualitetin në Shqipëri jo vetëm nga burimet zyrtare të mediave por edhe nga ajo çfarë ndodh në rrjete sociale, dukej qartë që kishte një ndjenjë revolte gjithmonë e më shumë në rritje ndërmjet rinisë. Arsyet e saj janë nga më të ndryshmet ku problemeve socio-ekonomike, të papunësisë etj ju shtuan edhe arroganca e një qeverie totalisht të shkëputur nga populli dhe bullizimi dhe sulmi ndaj popullsisë në vend që të merrej përgjegjësi per qindra lloj skandalesh të ndryshme. Në gjithë këto vite qeverisjeje, faji nuk ka qënë kurrë i qeverisë paçka se skandalet kanë qënë të padëgjuara më parë edhe për një vend çudirash si Shqipëria. Faji për çmimet marramendëse të një km rrugë për tu ndërtuar, për kanabizimin e vendit dhe hijet e dyshimit deri ne nivel ministri, për përplasjen në fytyrë të portës aq të ëndërruar të Bashkimit Europian për të disatën herë, shpopullimi i vendit dhe ikja me çdo kusht e mjet jashtë Shqipërisë jo vetëm e trurit por edhe e krahut të punës etj etj – sepse lista mund të bëhet më e gjatë edhe se vetë artikulli – pra fajin për të gjitha këto nuk e ka pasur kurrë qeveria por populli dembel, media kazan apo opozita.
Në fillim një strategji e tillë e qeverisë rezultoi efikase, sepse ky lloj sulmi i kompleksoi si median ashtu edhe një pjesë të madhe të popullsisë. Mirëpo, me akumulimin e skandaleve dhe venitjen e shpresës për diçka më të mirë, mllefi erdhi duke u rritur derisa vrasja shtetërore e të riut (dhe duhet theksuar vrasja e jo vdekja), ishte pika e fundit që derdhi kupën e stërmbushur të këtij mllefi të akumuluar në kaq vite. Ky ishte gabimi i parë i qeverisë.
Në këndvështrimin tim, gabimi i dytë fatal që po bën qeveria, por që shpresoj që kjo të kthehet në favor të Shqipërisë nesër, është menaxhimi i protestës. Qeveria po vazhdon në të njëjtën linjë duke thelluar edhe më tepër hendekun e shkeputjes së saj nga populli. Të gjithë repartet e policisë së shtetit që nga policia rrugore e deri te ekipet elitare të saj janë ndërsyer kundër protestuesve duke u munduar të mbjellin terror dhe duke dhunuar në mënyrë të jashtëligjshme edhe protestues minoren. Kjo taktikë po jep efektin e kundërt nga ajo çka dëshiron qeveria dhe ndaj protesta edhe pse arriti që në ditën e dytë një ndër objektivat e saj politik, nuk u shua por po vazhdon ende.
Në fakt, përdorimi i tepruar dhe joproporcional i dhunës policore ndaj protestuesve mund të shërbejë edhe si katalizator i dhunës nga të dyja krahët. Kjo për faktin e thjeshtë se ndryshe nga herët e tjera kur policia është identifikuar pothuajse gjithmonë si pjesë e popullit, këtë herë protesta u shkaktua pikërisht nga ato vetë. Dhe me veprimet e tyre të dhunshme, ato po shtyjnë edhe pjesën neutrale dhe më pak të ndjeshme të popullsisë që mos ta shohin këtë ashtu siç u mundua qeveria që ta shfaqë si një rast i izoluar i një efektivi që veproi në kokën e vet, por si një dhunë të organizuar shtetërore dhe policinë si një organ tashmë të shkëputur nga populli dhe që në vend të tij i shërben qeverisë për të mbajtur pushtetin.
Mbase kryeministri po pret festat e fundvitit dhe Babagjyshi ashtu si vitin e kaluar kur i çoi studentët nëpër shtëpi dhe i bëri dhuratë kryeministrit shuarjen e protestës, ti bëjë të njëjtën dhuratë edhe këtë vit. Ama këtë vit mund të mos jetë e njëjta pasi jo vetëm që nuk pritet te ikin nga kryeqyteti ato që protestojnë, por në ndryshim nga viti i kaluar Babagjyshi mund të sjellë në Tiranë edhe më shumë mbështetës të protestuesve nga të gjitha pjesët e Europës ku janë shpërndarë dhe kjo do ishte dhurata më e keqe për këtë qeveri, por jo për Shqipërinë.
Pra fati i kësaj proteste varet nga disa faktorë që sigurisht do kenë shumë impakt në atë çka do vijë më pas. Në këndvështrimin tim, është e sigurt që kjo protestë do ketë një impakt pozitiv për demokracinë tonë. Është e sigurt që abuzimet dhe keq qeverisja nuk mund të ndalen vetëm nga një protestë, por ajo mund të shërbejë për futjen në rrugën e mbarë drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Kushdo që do vijë në krye të qeverisë së ardhshme, nuk do mund tja lejojë vetes të trajtoje popullin e tij si vasal dhe të mos mbajë përgjegjësi për skandalet që mund të përfshihet qeveria e tij. Ndaj dhe protesta shihet jo vetëm si një e drejtë kushtetuese, por si nje mjet presioni ndaj të mandatuarve tanë, duke ju kujtuar që ato janë aty që të na shërbejnë neve dhe jo anasjelltas. Pushteti është i joni dhe në momentin kur ky pushtet keqpërdoret, ne kemi jo vetëm të drejtën por edhe detyrën që ti pushojmë nga puna ato që zgjodhëm për të na drejtuar.

 

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe 297 të ftohta, Europol aksion kundër trafikimit të armëve me postë

Në disa vende Europiane është pikasur riaktivizimi i trafikut të armëve, dhe së fundmi po përdoret një taktikë e re ajo e trafikur me anë të pakove postare.

Duke nisur nga këto raste, EUROPOL ka zhvilluar një aksion kundër trafikur të armëve të quajtur “ARMSTRONG VII”, në të cilin ka marrë pjesë Shqipëria dhe 25 vende të tjera.

Mbi 42.000 ambiente doganore u kontrolluan dhe u përfshinë në operacion 416 oficerë të cilët kanë zhvilluar 42.124 kontrolle, ku si rezultat i tyre  u sekuestruan 6 armë zjarri, 13 pjesë të armëve të zjarrit, 600 municion dhe 297 armë të tjera (thika, llak, piper, tesera etj).

Operacioni u zhvillua midis 16-20 nëntorit, me përfshirjen e Policisë dhe autoriteteve doganore nga 26 vende, Austria, Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Gjermania, Danimarka, Estonia, Greqia, Spanja, Finlanda, Franca, Hungaria, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Rumania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, me përpjekjet koordinuese ndërkombëtare të mbështetura nga Europol dhe Komisioni Evropian – DG për Tatimin dhe Bashkimin Doganor (TAXUD) dhe DG Migracionit dhe Punëve të Brendshme (HOME) dhe Partia e Bashkëpunimit Doganor (ÇËP).

EUROPOL u ka bërë apel të gjithë policëve që të kenë kujdes e të shtojnë kontrollet dhe monitorimin e pakove postare, pasi kjo e fundit po përdoret tanimë edhe për trafikimin e armëve.

Apeli i është drejtuar edhe policisë shqiptare, pasi edhe në vendin tonë janë goditur disa raste të trafikut me postë. Në Shqipëri në vitin 2018 është goditur një grup nga Shijaku që dërgonte armë me postë në Angli. Në maj 2020 u kapën në Vlorë 11 mijë fara kanabis që vinin nga Spanja me postë në Vlorë. Ndërkaq më 16 nëntor të këtij viti, është goditur një grup i trafikut të armëve në Turqi-Bullgari-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Europë, ku policia shqiptare në bashkëpunim me policinë rumune, greke e portugeze kanë arrestuar 11 persona, mes tyre 9 shqiptarë, 191 armë pistoleta dhe 3714 karikatorë.

Detajet e plota të dhëna nga policia shqiptare:

Operacioni policor ndërkombëtar “ARMSTRONG VII”, i drejtuar nga Europol.

Aksioni global kundër trafikimit të armëve me porosi postare.

Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në operacion me të drejta të barabarta, përkrah 25 homologëve.

Mbi 42.000 ambiente doganore u kontrolluan dhe qindra armë u sekuestruan si pjesë e një operacioni të përbashkët që synonte trafikimin e armëve të zjarrit në vendet e BE-së përmes shërbimeve postare dhe korrierëve.

Duke u zhvilluar midis 16-20 nëntorit, operacioni ARMSTRONG VII, me përfshirjen e Policisë dhe autoriteteve doganore nga 26 vende, Austria, Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Gjermania, Danimarka, Estonia, Greqia, Spanja, Finlanda, Franca, Hungaria, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Rumania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, me përpjekjet koordinuese ndërkombëtare të mbështetura nga Europol dhe Komisioni Evropian – DG për Tatimin dhe Bashkimin Doganor (TAXUD) dhe DG Migracionit dhe Punëve të Brendshme (HOME) dhe Partia e Bashkëpunimit Doganor (ÇËP).

Ky operacion u zhvillua në kuadrin e Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT) dhe zbaton planin e veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit 2020-2025 të miratuar nga Komisioni Evropian në Korrik 2020.

Gjatë javës së veprimit, autoritetet policore dhe doganore në vendet pjesëmarrëse kryen kontrolle të zgjeruara të ambienteve doganore të dyshimta dhe dërgesave postare. Kjo fazë operacionale u parapri nga një fazë e inteligjencës, në të cilën Europol dhe DG TAXUD zhvilluan tregues të rreziqeve, përfshirë ato që lidhen me blerjet përmes rrjetit të errët në mënyrë që të rritnin nivelet e suksesit të kontrolleve të parcelave gjatë javës së veprimit.

U përfshinë në operacion 416 oficerë të cilët kanë zhvilluar 42.124 kontrolle.

Si rezultat u sekuestruan 6 armë zjarri, 13 pjesë të armëve të zjarrit, 600 municion dhe 297 armë të tjera (thika, llak, piper, tesera etj)

Mbështetje nga Europol

Europol ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive që nga fillimi i këtij operacioni duke mbledhur informacione inteligjente nga të gjithë partnerët pjesëmarrës për armët e zjarrit dhe municionet e sekuestruara nga paketat postare nga nëntori 2019 deri në tetor 2020. Kjo inteligjencë u përdor si input për të identifikuar treguesit e rrezikut që ishin ndarë me zbatimin e ligjit.

Gjatë javës së veprimit, Europol krijoi një qendër komandimi virtuale dhe siguroi një platformë për ndarjen e informacionit në kohë reale dhe kontrollimin e kryqëzuar të inteligjencës, duke krijuar një rrjet komunikimi që përfshin të dy policët dhe autoritetet doganore.

Tregtia e paligjshme e armëve të zjarrit me postë parcelash.

Përdorimi i ambienteve doganore të shpejta ose postës së pakove është identifikuar si një modus kryesor për armët e zjarrit të trafikuara brenda BE-së. Dallimet në legjislacione shfrytëzohen nga kriminelët, ku armët e zjarrit ose përbërësit e armëve të zjarrit të kufizuara në një vend lehtë dhe hapur mund të porositen nga një tjetër përmes internetit. Për më tepër, armët e zjarrit shpesh tregtohen në platforma online, duke përfshirë tregjet e errëta të uebit. Ky zhvillim ka rezultuar në një rritje të ndjeshme të përdorimit të pakove dhe shërbimeve postare për trafikun e armëve të zjarrit dhe përbërësve të armës së zjarrit.

Bashkëpunim i fortë policor – doganor

Me miliona dhe miliona ambiente doganore që kalojnë kufijtë, gjetja e dërgesave të veçanta që përmbajnë armë zjarri dhe sende të tjera të ndaluara përbën një sfidë të madhe për Policinë,  doganat dhe autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën.

Në këtë përpjekje, faktori kryesor i përcaktimit të suksesit është inteligjenca: të dish se çfarë të kërkosh (d.m.th. dërguesi), ku (d.m.th. ndërmarrja e ndërlidhësve) dhe kur (d.m.th. gjatë mbërritjes, gjatë zhdoganimit, etj.) Bazuar në tendencat e reja të shfaqura, kjo mund të arrihet vetëm përmes një veprimi aktiv dhe të vazhdueshëm midis policisë dhe doganave dhe industrisë private (postë dhe shërbime të ndërlidhura të shprehura).