Akuzat për korrupsion në krye të ushtrisë greke: shërbimet sekrete po monitorojnë gjeneralin Floros

Për gjashtë muajt e fundit, Greqia është zhytur në një skandal politik që filloi në gusht 2022, kur shtypi zbuloi se Nikos Androulakis – kreu i Partisë Socialiste të opozitës – dhe gazetarë të afërt me të majtën ishin përgjuar. Vëzhgimi telefonik do t’i ishte besuar nga kryeministri Mitsotakis shërbimeve sekrete kombëtare ose një ekipi paralel të këtyre të fundit nëpërmjet softuerit ilegal Predator.
Çështja më pas nxori një kaskadë zbulimesh: deklaratat e qeverisë muajin e kaluar dhe identitetet e qindra personave të nënshtruar përgjimesh u shfaqën në shtyp, duke përfshirë emrat e gjeneralit KonstantinoFloros dhe gjeneral-lejtnant CharalamboLalousi, shefa të Shtabit të ushtrisë greke.
Bisedat telefonike të Kostis Hatzidakis, asokohe ministër i Zhvillimit dhe tani ministër i Punës, u përgjuan dhe, si ato të gjeneralit Floros, mbikëqyreshin nga ekipi zyrtar i Shërbimit Informativ Kombëtar të drejtuar nga prokurorja e aftë Vasiliki Vlachou.
Megjithatë, nëse kjo përgjim kishte për qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare – siç dëshmohet nga firmat e gjashtë drejtorëve të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe Prokurorisë – si mund të lejonte qeveria një rrezik të mundshëm siç është shefi i Shtabit të Forcat e Armatosura do të mbeten në krye? Pavarësisht mungesës së përgjigjeve, provat e përgjimit të një bisede në platformën Signal konfirmuan përfshirjen e një oficeri të lartë ushtarak në transferimin e një shume të madhe parash për furnizimin me helikopterë të Marinës.
Që nga koha bizantine, skena politike greke ka qenë një vatër intrigash e cila është njohur si bizantinizëm. Megjithatë, kjo është hera e parë në historinë e ushtrisë greke që shfaqen prova të korrupsionit që përfshin një oficer të lartë. Tani është një çështje për të kuptuar se si qeveria Mitsotakis do t’i përgjigjet krizës më serioze me të cilën është përballur që nga korriku 2019, kur mori në dorë frenat e vendit.

Moti i keq, probleme në aeroportin e Rinas.

Bëhet me dije se avioni i linës Romë-Tiranë i cili duhet të ulej në orën 09:55 është ende në qiell pasi nuk bën dot uljen në Rinas, dhe është drejtuar drejt Barit për t’u furnizuar me karburant.
Gazetarja e RTV Ora Alba Kepi që ndodhet në avion bën me dije se avioni do të tentojë edhe njëherë të bëjë uljenpas disa minutash, ndërsa thotë se në bord ka të moshuar dhe fëmijë.

“Kemi qëndruar 2 orë mbi Adriatik”, thotë alba Kepi nga bordi i avionit.
*ORANEWS

Hysaj: Do të shënoj ndaj Izraelit dhe Islandës

Në prag të sfidës së Ligës së Kombeve ndaj Islandës, ishin Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasula që përballë gazetarëve treguan pritshmëritë e tyre për këto dy takime.

Lojtari i Lazios u shpreh se fryma e grupit është e mirë dhe djemtë janë gati për fitore.

“Ne e kemi për të detyrë të jemi gati gjithmonë kur na thërret Kombëtarja. Kam ardhur me shumë qejf. Jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi të mirë për të ecur para me Kombëtaren. Unë jam 100% gati. U bë kohë që s’jemi takuar më këto ekipe, por në ndeshjen e fundit me Islandën kemi treguar që jemi më të rrezikshëm. Dje pamë kundërshtarët dhe po përgatitemi për këto ndeshje. Kemi bërë mirë ndaj Spanjës dhe besoj se jemi gati për këto ndeshje.

Jemi tri skuadra të forta. E shohim si një mundësi të mirë, pasi Rusia, që mungon, është një skuadër shumë e mirë, tani kemi më shumë mundësi për të shkuar në play off. Duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë mundësi dhe e shohim si një dritare më shumë”.

Ne, të gjithë, në këtë moment, kemi ardhur në formë 100% dhe kemi shumë dëshirë. Besoj se jemi gati dhe duhet të shkojmë atje e të shohim si do të shkojë ndeshja. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin. Uroj që në këto ndeshje të kem rast për të shënuar një gol tjetër”.

Gjasula, i rikthyer pas një dëmtimi, tregoi se ndihet mirë dhe do të japë maksimumin për të marrë 3 pikët.

“Nuk do të thosha që kundërshtarët janë më poshtë se ne. Jemi afër dhe s’mund të them se jemi favoritë. E dimë që në të shkuarën ka qenë e vështirë, por ne jemi rritur dhe kemi treguar cilësi të mira. Jam optimist dhe uroj të bëjmë paraqitje të mira.”

Jubileu i Mbretëreshës Elizabeth, 3 ushtarëve u bie të fikët teksa qëndronin jashtë Katedrales

Teksa ditën e sotme po zhvillohet  shërbimi jubilar i falënderimeve të Mbretëreshës, tre ushtarëve u ka rënë të fikët teksa qëndronin në roje jashtë Katedrales së Shën Palit.

Incidenti ndodhi pak para se Princi Charles, i cili përfaqëson zyrtarisht Mbretëreshën sot, të mbërrinte në katedrale për ceremoninë speciale për të nisur festimet e Jubileut të Platinit të Madhërisë së Saj.

Ata që ishin në detyrë ruajtën profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e tyre, ndërsa tre ushtarët u ndihmuan të ngriheshin në këmbë.

Me temperaturat prej rreth 20 gradë Celsius sot në Londër, qëndrimi për orë të tëra në vapë dhe uniforma të plota ushtarake, shkaktoi ndikimin e rojeve, të dy nga regjimente të ndryshme, të cilët u inspektuan dhe u kontrolluan.

Sipas Dailymali, ushtari i pare, një anëtar i Regjimentit të RAF,  u largua nga Shën Pali për t’u rikuperuar nga dy ushtarë të tjerë, ndërsa i dyti një anëtar i artilerisë mbretërore kanadeze, vazhdoi të rrinte roje në shkallët e Katedrales.

Ndërkohë, ushtari i tretë, një anëtar i rojes së Mbretëreshës, iu desh të mbështetej në një mur përpara se të dërgohej te një ndihmës mjek.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Harry dhe Meghan kanë udhëhequr mbërritjet në Katedralen e Shën Palit, pasi u bashkuan me qindra politikanë dhe personalitete në mbështetje të Mbretëreshës dhe familjes së gjerë mbretërore.

Kryesia e Rithemelimit përcakton kandidatë për pozicionet drejtuese të partisë

Kryesia e rithemelimit ka përcaktuar kandidatët për pozicionet drejtuese të partisë. Flamur Noka dhe Arben Ristani janë dy kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm.

Ndërkohë, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi janë katër kandidatët për nënkryetarët e partisë. Dy më të votuarit do të fitojnë. Këto kandidatura do të votohen sot nga Këshilli Kombëtar që do të mblidhet në orën 17:00.

 

 

 

“PD nuk vdes kurrë”, kryetari zgjidhet me 22 maj, Berisha: Kuvendi hap kapitullin e përballjes me Ramën

Sali Berisha ka bindjen se rikthimet janë të suksesshme, por vetëm pak metra larg foltores u përball me një tjetër shembull se rruga nuk është pa pengesa.

Liderit historik të demokratëve i mjaftoi një fjali për të ngritur në këmbë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD. 

Berisha riktheu edhe një herë në vëmendje akuzat ndaj ish kryetarit Basha me të cilin nuk merrej personalisht prej kohësh. Ai ftoi edhe një herë për bashkim të gjithë ata që i cilësoi si të hatërmbeturit e PD. 

Ndonëse mbi 30 deputetë të grupit parlamentar nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit, Berisha mendon se vuri kapakun ndasive mes demokratëve për t’i hapur rrugën përballjes me atë që ai e cilëson si narkoqeveria e Rames.

Një koment kishte edhe për amerikanët që e shpallen non–grata të cilëve sërish u kërkoi prova për akuzat e ngritura ndaj tij.

Mes të tjerash Berisha u zotua se me ardhjen në pushtet do të zhduken pasojat e reformës në drejtësi, të cilën e cilësoi si të korruptuar, ndërsa premtoi më shumë vëmendje për pronarët, si një kthim i vëmendjes te vlerat e konservatorizmit.

Beteja në Gjykatën Kushtetuese/ Kuvendi: Të shkarkohet. Presidenca: Ata që donin presidentin pasiv donin të instalonin diktaturën

Në Gjykatën Kushtetues vijon sot seancën publike në procesin për shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe po lexohen konkluzionet përfundimtare, më pas 7 anëtarët e Gjykatës do të dalin me vendim. Presidenti ka vendosur të mos jetë pjesë e kësaj seance.

Konkluzionet e Presidences

Pjese nga fjala e Përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledi Dervishaj

Parlamenti e gëzon të drejtën e hetimit por ky proces duhet të bazohet në Rregullore dhe Lushtetutë. Ky proces nisi dhe përfundoi në bazë të urdhërit politik dhe në mungesë të lëndës juridike. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, dhe aq më pak të rëndë, kushtetuese

Shkeljet proceduriale kanë qënë të shumta, të vazhdueshme dhe të pambulueshme nga ana e Kuvendit , çka e bënë këtë vendim nul. Kryetarja e komisionit të ligjeve nuk ka tagër që të marrë përsipër vullnetin e deputetëve të legjislaturës së 9.

Provat e marra nëpërmjet një procesi jo ligjor, janë të papërdorshme dhe produkti i bazuar mbi to është i pavlefshëm. Ne pretendojmë pavlevfshmëri të vendimit. E drejta për t’u dëgjuar nuk mund të zëvendësohet. Shkelja e procedurës ka vendosur një standard të rrezikshëm dhe gjykata duhet të shprehet. Nuk mund të shkelet kurrë procedura për interesa politike.

Veprimtaria e presidenit ka qënë mbi palët, pasi ka sensibilizuar fort autoritetet dhe forcat politike për një proces të rregullt zgjedhor. Ai kurrë nuk ka mbajtur anë. Meta ka kritikuar edhe lidershpin e opozitës për bojkotet parlamentare dhe mospjesmarrjen e zgjedhjeve. Meta ka bërë thirrje dhe ka nxitur palët për të respektuar arrëveshjen e 5 qershorit. Angazhimi i presidenit për mbrojtjen e procesit zgjedhor janë të faktuar në provat që kemi depozituar.

Opinionet e Presidentit nuk mund të censurohen nga askush, por natyrshëm edhe tonalitetit emocionale janë një e drejtë e ushtrimit të fjalës. Thirrjet e presidentit për mbrojtjen e votës janë në kontribut i shtuar për procesin e rregullt zgjedhor. Kushdo që donte ta shihte presidentin pasiv ndaj vjedhjes së parave publike apo përdorjen e administratës në zgjedhje mbështet vendosjen e diktaturës.

Përpara se të reformojë Ballkanin, BE duhet të zgjidhë problemet e saj me sundimin e ligjit

Një raport i fundit nga Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA), tregon se BE-ja nuk ka arritur pothuajse asgjë me 700 milionë eurot që ka shpenzuar vitet e fundit për përmirësimin e sundimit të ligjit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përpara anëtarësimit të tyre të mundshëm në union.

Sipas raportit, fluksi i parave të BE-së ka pasur “pak ndikim”, sa i përket problemeve serioze që shqetësojnë vendet e Ballkanit, duke përfshirë korrupsionin e shfrenuar dhe ndërhyrjet e politikës në sistemet e tyre gjyqësore.

Ndërsa raporti i ECA bën thirrje për masa më të ashpra ndëshkimore ndaj vendeve që dështojnë t’i përmbahen parimeve të saj themelore, është absurde që Brukseli të sillet sikur është aq shumë parimor, kur ka probleme brenda shtëpisë së tij.

Polonia dhe Hungaria, kanë qenë prej kohësh kritike të hapura të vlerave të BE-së. Por edhe Sllovakia dhe Sllovenia, janë përmendur vitet e fundit për hapat e tyre prapa në raport me demokracinë dhe shtetin e të drejtës.

Duke pasur parasysh se anëtarësimi i mundshëm i shteteve ballkanike në BE, duhet të shihet si një akt vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë e vazhdueshme të kontinentit evropian, Brukseli do të ishte i zgjuar nëse në fillim do të përqendrohej në zgjidhjen e problemeve me sundimin e ligjit brenda unionit, përpara se të rikonfiguronte strategjinë e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, e cila në këto kushte ka shumë të ngjarë që të nënkuptojë shpenzimin e më shumë parave në rajon, pa ndonjë efekt pozitiv të dukshëm.

Ritmi i ngadaltë i negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë ka shkaktuar zhgënjim. Ndërsa mesatarisht 62 për qind e qytetarëve të Ballkanit e mbështesin hyrjen në BE, rreth 22 për qind të tjerë besojnë se ajo nuk do të ndodhë asnjëherë.

Disa vende të Ballkanit Perëndimor janë shumë pranë heqjes dorë nga ky synim, dhe po e kthejnë kokën nga fuqi të tjera të mëdha. Për shembull, qytetarët serbë kanë krijuar një opinion shumë negativ për BE-në, duke preferuar shumë pasjen e lidhjeve më të ngushta politike me aleaten tradicionale të Serbisë, Rusinë, dhe së fundmi me Kinën.

Shtimi i interesit nga fuqitë e jashtme, përbën një shkak për shqetësim, edhe pse shumë analistë priren që t’i mbivlerësojnë rreziqet. Kina e ka rritur në mënyrë progresive ndikimin e saj në Ballkan, përmes kredive dhe investimeve të rëndësishme dhe marrëveshjeve strategjike, ndërsa Rusia dhe Turqia po punojnë për të rritur aty ku është e mundur praninë e tyre në rajon.

Rrugët e parregullta të migrimit që kalojnë nëpër Ballkan, dhe kriza kushtetuese në Bosnje, kanë nxjerrë në pah nevojën për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane të rajonit, cila po zbehet me shpejtësi. Natyrisht, kthimi i investimit 700 milion eurosh, që ka kryer BE-ja për adresimin e problemeve të sundimit të ligjit në rajon, kërkon një rishikim të strategjisë në Bruksel.

Raporti i fundit i ECA-s e vë theksin tek një mangësi e veçantë e politikës:tek ngurrimi i BE-së për të përdorur “shkopin” por edhe “karotën” me anëtarët e saj të ardhshëm. Sidomos Franca, ka pasur një rol të madh në ri-dizenjimin e rregullave të zgjerimit të BE-së, duke përfshirë gjobat e mëdha financiare, teksa e ka integruar idenë e “kthimit pas” të gjithë proceseve të anëtarësimit në BE.

Parisit iu desh të detyronte një Komision Evropian shumë ngurrues, të përfshinte në strategjinë e zgjerimit “konceptin e kthyeshmërisë” së procesit të anëtarësimit , i cili mund të jetë i vetmi mjet që jep në fakt rezultate.

Por problemi është se Brukseli e ka të vështirë të adresojë të metat serioze në sundimin e ligjit në vendet kandidate, në një kohë që disa vende anëtare të BE-së po përballen me të njëjtin fenomen. Mangësitë e Polonisë dhe Hungarisë janë të njohura, por ato nuk janë të vetmet.

Në Sllovaki, kryqëzata “historike” kundër korrupsionit, e premtuar nga partia e Njerëzve të Zakonshëm dhe Personaliteteve të Pavarura (OLaNO) qëkur u ngjit në pushtet në vitin 2020, ka shkaktuar jo pak debate. Hetimet kundër korrupsionit janë dëmtuar nga dyshimet se qeveria po ushtron një ndikim të panevojshëm mbi gjyqësor, dhe se po përdor këtë fushatë për qëllimet e saj politike.

Në fakt, duket se po krijohet një model shqetësues i akuzave kundër figurave të njohura të lidhura me politikën opozitare, nga shefi i bankës qendrore Peter Kazimir tek biznesmeni Miroslav Vyboh, apo ish-kreu i policisë Milan Lucansky, që vdiq papritur në qelinë e tij të burgut, zyrtarisht i vetëvrarë.

Prokuroria sllovake është vënë nën një vëzhgim të veçantë. Një gjykatës i njohur, hodhi kohët e fundit dyshime mbi metodat me të cilat merren rrëfimet e të pandehurve apo dëshmitarëve, duke vënë në dukje se “në një shtet të sunduar nga ligji, qëllimi nuk duhet të justifikojë përdorimin e çdo lloj mjeti”.

Besimi në OLaNO duket se po zbehet si midis zyrtarëve të partisë – një ish-ministër u largua së fundi nga lëvizja, pasi humbi shpresën se ajo do ta godasë me ndershmëri korrupsionin – ashtu edhe nga publiku i gjerë. Aktualisht themeluesi i OLaNO-s, Igor Matovic, besohet nga vetëm 14 për qind e popullsisë sllovake.

Edhe Sllovenia nën drejtimin e kryeministrit të djathtë Janez Jansa, duket se po bën hapa prapa në raport me arritjet demokratike të deri para pak viteve. Parlamentin Evropian miratoi së fundmi një rezolutë, e cila kritikoi për herë të parë “gjendjen e vlerave të BE” në këtë vend.

Në veçanti, ka jo pak shqetësime se Ljubljana po shtyp zërat opozitarë, nën mbulimin e kufizimeve që janë marrë për shkak të Covid-19. Gjithashtu, qeveria sllovene është akuzuar se ka vendosur nën kontroll e saj televizionin kryesor në vend, duke e censuruar opozitën.

Edhe ritmi i ngadaltë i emërimeve në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian, ka shkaktuar zemërimin e eurodeputetëve. Këto zhvillime, vetëm sa po i përshkallëzojnë tensionet në Evropë pas një periudhe të trazuar të karakterizuar nga gjithçka, nga Brexit, tek pandemia dhe rënia ekonomike e lidhur me të.

Si për t’i përkeqësuar gjërat edhe më keq, forcat e tjera politike po tentojnë të përfitojnë nga çdo dobësi e mundshme, duke e përçarë më tej kontinentin. Meqë Ballkani Perëndimor ka shërbyer si një objektiv kyç për taktika të tilla, por edhe si një portë për në pjesën tjetër të botës, nuk është çudi që Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e quajti së fundmi “të paimagjinueshme” një të ardhme evropiane pa vendet e këtij rajoni.

Natyrisht, statuskuoja politike në disa nga vendet kandidate, është e papajtueshme me parimet bazë të bllokut. Por kjo kontradiktë është gati e pamundur të zgjidhet, në një kohë që disa anëtarë të BE-së po shkelin njëlloj vlerat thelbësore të BE-së.

Për rrjedhojë, Brukseli duhet të marrë masa ndaj atyre vendeve që refuzojnë të zbatojnë parimet bazë, dhe të bëjnë atë që duhet për të zbutur krizat në gjirin e tij. Vetëm atëherë ai do të jetë në gjendje të reagojë ndaj raportit të fundit të ECA-s, duke hartuar një strategji më efektive për promovimin e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor. (Nga Nicholas Waller – “New Europe” – bota.al)

Meta: “Berisha është si vera, sa më shumë kalon koha, bëhet më tërheqës dhe më demokrat

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ndodhej në Korçë, ku zhvilloi një ceremoni solemne për  vlerësimin e katër të përndjekurve politikë, simbole të rezistencës antikomuniste. Pas përfundimit të ceremonisë Presidenti ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe u shpreh se fjala kyç në dekadat e ardhshme do të jetë sovraniteti i qytetarëve.

Meta theksoi: “Sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nuk ka mbrojtës më të mirë të sovraniteti se sa vetë sovrani, vetë qytetari. Fjala kyç për dekadat që vijnë është fjala sovranitet. Unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme t’i kthejmë sovranitetin qytetarëve, të mos injorohen më, të mos jenë viktimë e arbitraritetit të elitave të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve.”

Yuri Kim takon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme.

Ambasadorja shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.

Ambasadorja gjithashtu shtoi se janë duke punuar me institucionet përkatëse që GJK të ketë anëtarësim të plotë.