‘’Për katër vite rresht, Indeksi i Demokracisë, raport i përpiluar nga Njësia Studimore pranë revistës prestigjioze britanike “The Economist”, e klasifikon Shqipërinë si regjim hibrid. Jemi në vendin e 90 pas Tunizisë, Hondurasit dhe Guatemalës. Pra, Shqipëria e regjimit të Sali Berishës është shumë larg demokracive perëndimore, shumë larg Europës ku duam të anëtarësohemi. Sepse zgjedhjet karakterizohen nga parregullsi dhe mungesë standardesh, të cilat pengojnë që këto të zhvillohen të lira e të drejta. Sepse Fenomeni Ruzhdije, është standardi që ka vendosur Sali Berisha në këto 8 vite, standardin e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Presionet e qeverisë mbi opozitën dhe kandidatët opozitarë janë të zakonshme. Sepse për katër dëshmorët e 21 janari, për Fatmir Xhindi, për Remzi Veseli presim drejtësi, ndërsa regjimi hibrid mban peng hetimin dhe dënimin e vrasësve.
Sepse ka mangësi serioze të funksionimit të ekzekutivit dhe të pjesëmarrjes politike. Sepse ka korrupsion të githëpërhapur dhe shtetit ligjor të dobët. Sepse pushteti gjyqësor është larg të qenit i pavarur, i kthyer në një aneks të kuzhinës së punëve të pista të Sali Berishës.
Dhuna dhe presioni mbi gazetarët është tipik në këto regjime. Vetëm pak ditë më parë u dhunua në ambientet e komisariatit nr. 1 Tiranë u dhunua kameramani i një media të lirë, Top Channel. Të po asaj media që Sali Berisha po nxjerr me dhunë nga ambientet e saj. Raporti i “The Freedom House” i vitit 2012 e klasifikon Shqipërinë si vend pjesërisht i lirë me një trend degradimi të shtetit ligjor, të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.
Shqipëria, thotë raporti, ka pësuar rënie si rrjedhojë e dhunës së ushtruar ndaj demonstruesve, si rrjedhojë e zgjedhjeve vendore me të meta dhe dështimit të gjykatave për të trajtuar me efektivitet çështjet më të mëdha të korrupsionit.
Këto raporte po demaskojnë fytyrën e vërtetë të regjimit Sali Berishës.
1. atë ç’demokratizimit të Shqipërisë
2. të dhunimit të vullnetit popullor
3. të shpërdorimit të parave publike
4. të rrënimit të institucioneve kushtetuese
5. të çimentimit të kulturës të pandëshkueshmërisë
6. të rrënimit të shtetit të së drejtës në emër të ndikimit të interesave ekonomike e financiare korruptive të familjes në pushtet, të partisë familje, të dështakut historik, të Sali Berishës.
Më 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë Sali Berishën dhe me votën e lirë dhe të bashkuar do të vendosin një standard të ri në Shqipëri: atë të largimit me votë të një qeverie, e cila në 8 vite ka rrënuar besimin e qytetarëve tek demokracia dhe parimet e saj themelore.
Partia Socialiste do ta rikthejmë dinjitetin Kuvendit të Shqipërisë, tashmë një institucion monokratik që ratifikon vendime autokratike të Sali Berishës.
1. Do të fuqizojmë institucionet kushtetuese.
2. Do të promovojmë dialogun dhe debatin konstruktiv politik.