Beteja në Gjykatën Kushtetuese/ Kuvendi: Të shkarkohet. Presidenca: Ata që donin presidentin pasiv donin të instalonin diktaturën

25

Në Gjykatën Kushtetues vijon sot seancën publike në procesin për shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe po lexohen konkluzionet përfundimtare, më pas 7 anëtarët e Gjykatës do të dalin me vendim. Presidenti ka vendosur të mos jetë pjesë e kësaj seance.

Konkluzionet e Presidences

Pjese nga fjala e Përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledi Dervishaj

Parlamenti e gëzon të drejtën e hetimit por ky proces duhet të bazohet në Rregullore dhe Lushtetutë. Ky proces nisi dhe përfundoi në bazë të urdhërit politik dhe në mungesë të lëndës juridike. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, dhe aq më pak të rëndë, kushtetuese

Shkeljet proceduriale kanë qënë të shumta, të vazhdueshme dhe të pambulueshme nga ana e Kuvendit , çka e bënë këtë vendim nul. Kryetarja e komisionit të ligjeve nuk ka tagër që të marrë përsipër vullnetin e deputetëve të legjislaturës së 9.

Provat e marra nëpërmjet një procesi jo ligjor, janë të papërdorshme dhe produkti i bazuar mbi to është i pavlefshëm. Ne pretendojmë pavlevfshmëri të vendimit. E drejta për t’u dëgjuar nuk mund të zëvendësohet. Shkelja e procedurës ka vendosur një standard të rrezikshëm dhe gjykata duhet të shprehet. Nuk mund të shkelet kurrë procedura për interesa politike.

Veprimtaria e presidenit ka qënë mbi palët, pasi ka sensibilizuar fort autoritetet dhe forcat politike për një proces të rregullt zgjedhor. Ai kurrë nuk ka mbajtur anë. Meta ka kritikuar edhe lidershpin e opozitës për bojkotet parlamentare dhe mospjesmarrjen e zgjedhjeve. Meta ka bërë thirrje dhe ka nxitur palët për të respektuar arrëveshjen e 5 qershorit. Angazhimi i presidenit për mbrojtjen e procesit zgjedhor janë të faktuar në provat që kemi depozituar.

Opinionet e Presidentit nuk mund të censurohen nga askush, por natyrshëm edhe tonalitetit emocionale janë një e drejtë e ushtrimit të fjalës. Thirrjet e presidentit për mbrojtjen e votës janë në kontribut i shtuar për procesin e rregullt zgjedhor. Kushdo që donte ta shihte presidentin pasiv ndaj vjedhjes së parave publike apo përdorjen e administratës në zgjedhje mbështet vendosjen e diktaturës.