Një kartelë publicitare në Kaesong

Një kartelë publicitare në Kaesong, në Korenë e Veriut. (David Guttenfelder, Ap/Lapresse)
Një kartelë publicitare në Kaesong, në Korenë e Veriut. (David Guttenfelder, Ap/Lapresse)

Aksidentohen tre makina në qendër të Tiranës

aksidentNjë aksident ndodhi orët e vona të ditës së sotme, ku një automjet u përplas me tre mjete të tjera, për të goditur më pas edhe kazanët e mbeturinave.

Ngjarja ndodhi në afërsi të godinës së parlamentit dhe për pasojë drejtuesi është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit, ishte i dëmtuar që para se të ndodhte aksidentit. Sipas konstatimeve të para, bëhet fjalë për plagë të shkaktuara nga rrahjet.

Mësohet se drejtuesi i mjetit gjendet në gjendje kritike për jetën.aksident

Jeta në Vjenë, shumë herë më e lirë se në Tiranë

karrelNga Mirilda Tili

Para disa muajsh CNN në një sondazh të kryer e shpalli Vjenën si kryeqytetin më të shtrenjtë në Europë. Nëse nuk e mendojmë shumë gjatë, e marrim të mirëqenë këtë pjesë. Të jetosh në Vjenë,kushton madje shumë. Kjo edhe për rrogat më të cilat qytetarët vjenezë shpërblehen kuptohet që janë minimalisht 10 herë më tepër se rrogat që merr një qytetar shqiptar, që punon po njësoj.

Pas një periudhe jo të vogël të jetesës sime aty, kuptova që Vjena nuk ishte dhe aq e fikshme sa e mendoja ( për kosto jetese)

Në Vjenë një qytetari, i ofohet shërbimi cilësor shumë shumë i mirë dhe aspak i shtrenjtë, kjo pasi sistemi i sigurimeve shëndetësore fuknsiononte mrekullisht dhe me 80 euro në vit, merrje një shërbim shëndetësor që kushtonte disa mijera euro në vit. Në Tiranë, nuk paguan sigurime shendetësore, dhe egzaminimi, nga më i lehti deri tek ndërhyrjet kirurgjikale kushton shumë më shumë se rroga e një viti të tërë e një punonjësi në shtet.

Shpesh e kam dëgjuar të më thuhej,që ushqimet në Shqipëri janë lirë. Por edhe kjo rezulton një gënjeshtër shumë e madhe. Çmimi i orizit, sheqerit, makaronave, miellit dhe shumë të tjerave, janë të të njëjtave vlera si në Austri. Madje në Austri gjeje në supermarkete produkte ushqimore edhe më lirë se në Tiranë. Për të mos thënë më pas për uljet e shpeshta që bëheshin, për të cilat mund të bëje furnizimet e javës apo edhe të muajit. Dhe më këtë rast bëjë një kursim të mirë.

Kursim i mirë bëhej edhe në detergjentë, ku kuptohet, cilësia mes dy vëndeve ka një ndryshim.mund të blihet i njejtiprodukt, me tënjëjtin ambalazh, me të njëjtin çmim, të së njëjtës kompani, por sërish cilësia shumë më e dobët këtu, në kryeqytetin tone.

 Dhe nëse vazhdoj bëj krahasime edhe për detaje të tjera, nga përditshmëria, jam e bindur që shumë do të bënin valixhet gati për të ikur dhe për të jeuar në Vjenë.

Berisha: Rama nga autobuzi mavi akuzon se nuk kemi program

foto VOA
foto VOA

Kryeministri Berisha i ka kthyer përgjigje akuzave të Ramës për mungesë programi nga PD.

“Në autobusin e tij mavi deklaron se PD nuk ka program. Nëqoftëse ka një njeri në Shqipëri që për shkak të padijes nuk di cfarë është programi politik, ekonomik, legjislativ, ky është Edi Rama. Pyeteni pak ish Presidentin Rexhep Meidani për historinë e programit të Ramës, ju tregon ai” tha Berisha.

E ndërsa fushata elektorale e kundërsharit të tij politik është kthyer në një lobim se nuk nuk do të ketë kthim pas të të ardhurve në Tiranë, Berisha nga sheshi qëndror në Rrëshen solli një “fabul” të një takimi të Ramës në Rrashbull, për tu demstruar mirditorëve se premtimi i socialistëve për legalizimet është thjesht demagogji.

““Cila është alternativa tjetër do ju jap një shembull të javës së fundit për ta kuptuar. Shkoi Rama dikur në Rrashbull, bëri një takim me qytetarët, një mirditor u ngrit dhe pyeti çdo bësh ti me ne” Do shkosh atje në mal i tha, se tokën do ta marrin ata që e kanë patur. Mirditori e pa njëherë dhe i tha unë këtu jam në shtëpinë time. Pasi e kuptoi çfarë bëri doli me origjinë nga Mirdita, shkon në Tropojë dhe ju thotë të njëjtat gjëra, një njeri që nuk di se nga është, por nuk do ta dijë se nga është. Ai është nga një fshat shumë i mirë, që unë e kam vizituar, por i duhet të thotë njëherë jam këtej, njëherë jam andej. Zoti Rama çdo politikan ka një detyrë, të bëjë gjithçka për interesat e qytetarëve. Ky është morali” deklaroi Kryeministri.

Lideri i së djathtës ka kërkuar mbështejen e mirditorëve për të vazhduar më tej projektin e Shqipërisë së Zhvilluar dhe asaj Europiane, ndërsa me një seri pyetjesh në drejtim të Ramës ka risjellë në retrospektivë antieuropianizmin e kreut të selisë rozë.

“Nga ky shesh ti shtrojmë disa pyetje: A ishte interesi ynë jetik firmosja e marrëveshjes së stabilizim asocimit? S’ka njeri që mund të thotë se ky nuk ishte interesi i çdo shqiptari. Po bilbilat, po trumbetat, zilet në parlament kur do firmosej marrëveshja, në interes të kujt ishin? A kanë shqiptarët sot interes më jetik se vendi i tyre të jetë anëtar i NATO-s? Të ketë mbrojtjen totale të SHBA nga cdo rrezik, në cdo rast. Mitingu i protestës të nesërmen e anëtarësimit në NATO në interes të kujt ishte? Rruga e kombit a ishte në interes të shqiptarëve, po deputetët që i cove me cadra për të bllokuar tunelin e Kalimashit në interes të kujt ishin? Përshëndes djemtë e Fanit që i përzunë, u thanë shkoni në seli. Rruga drejt Europës nuk është e lehtë, është një punë që kërkon sakrifica dhe përpjekje të mëdha. Ne i bëmë këto, 236 ditë bllokove statusin me tre ligjet. Pa pyetur asnjë interes përjashtove Shqipërinë nga statusi për një vit, i votove një ditë më parë kur u mbyll mundësia për të marrë statusin këtë vit. A është ky interesi i qytetarëve të Mirditës, qyetarëve shqiptarë? Është vetëm testamenti i etërve të tu. Ju ftoj që me 23 qershor të gjithë sëbashku për një Mirëditë të zhvilluar, infrastrukturë moderne, shkolla, ujësjellësa, shërbime, të ecim të sigurt drejt të ardhmes europiane, votoni 44” deklaroi Berisha.

“Në të cilët në pak vite morëm një kthesë të madhe në zhvillimin e vendit, katër vitet që vinë do të çojmë rrugë moderne në cdo skaj të këtij rrethi të bekuar. Do vazhdojmë ti rrisim rrogat dhe pensionet  edhe në të ardhmen.Ne kemi projekte, do ndërtojmë  rrugën e Kurbneshit, Kacinarit, cdo rrugë. Do ndërtojmë dhe rindërtojmqë cdo shkollë në cdo fshatra të Mirditës. Për të zgjeruar liritë ekonomike kemi ulur tatimin mbi fitimin, të ardhurat personale, sigurimet shoqërore, taksën e biznesit të vogël dhe hoqëm  edhe TVSH dhe cdo taksë tjetër mbi cdo makineri dhe material që u duhet bizneseve për prodhim . Do heqim cdo detyrim për cdo emigrant shqiptar kudo që ndodhet dhe vjen dhe investon në Shqipëri 3-5 vite. Zotohem se për katër vitet e ardhshme do subvencionojmë 165 mln dollarë për fermerët. Me anëtarësimin në NATO ia dolëm të rrisim investimet e huaja, katër vitet që vinë do marrim 6 miliardë dollarë. Mirdita turistike dhe Shqipëria turistike janë qëllimi jonë katër vitet e ardhshme. Plani ynë i punësimit është plan konkret, bazohet në besimin e madh që ka biznesi i huaj tek Shqipëria” premtoi shefi i qeverise.

 

 

Ndërsa ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi,i cili kryeson de listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës hodhi akuza në drejtim të kryetarit të PS-së Edi Rama, që sipas tij, punon kundër interesave të shqiptarëve.

Marrëveshje mbi mbylljen e përkohshme të kufijve të brendshëm të BE-së

drapeau-europeenShtetet Anëtare të BE-së kanë përmbyllur një Marrëveshje e cila do t’i lejojë ato të vendosin përkohësisht kontrollin e kufijve të brendshëm kombëtarë. Kjo Marrëveshje ka si synim reagimin në kohë në raste krizash apo emergjencash në kufijtë e jashtëm të Hapësirës Shengen. Realizimi i kësaj Marrëveshje vjen pas një debati të vazhdueshëm dhe shqetësues për disa nga vendet e BE-së, të cilat vazhdimisht kanë kërkuar mbylljen e përkohshme  të kufijve të brendshëm.

Negociatorët e Këshillit dhe Komisionit Europian, në bashkëpunim edhe me eurodeputetë, kanë përmbyllur një Marrëveshje, në lidhje me ‘Paketën Shengen’. Për herë të parë, ekipet e inspektimit mund të kryejnë kontrolle të papritura në kufijtë e brendshëm të Hapësirës Shengen. Marrëveshja pritet të kalojë në seancë plenare për votim në Parlament, në muajin qershor.

‘Paketa Shengen’ përfshin dy rregulla: rregulli i parë, krijon një mekanizëm vlerësimi europian të Shengenit, me qëllim përballjen me situatat kritike, ndërsa rregulli i dyti modifikon kodin kufitar Shengen, me synim fiksimin e rregullave të përbashkëta, mbi rifutjen e përkohshme të kontrollit të kufijve të brendshëm, në raste të jashtëzakonshme. 

Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmström, ka deklaruar se, kjo Marrëveshje, i lejon Shtetet Anëtare që të mos procedojnë me kontrolle të pajustifikuara në kufi dhe të veprohet në raste abuzimi.

Shtetet, ruajnë mundësinë e vendosjes së përkohshme të kontrolleve në kufijtë e tyre kombëtarë, për arsye sigurie dhe të rendit publik. Shtetet Anëtare të Shengenit, kanë mundësinë të rivendosin kontrollet në kufijtë e tyre kombëtarë, për një periudhë kohore prej 6 muajsh, e cila mund të zgjatet edhe me 6 muaj të tjerë shtesë, në momentin që kontrolli i një kufiri të jashtëm të Hapësirës Shengen, nuk është më i siguruar për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.

Gjithashtu është ngritur një mekanizëm, për parandalimin e krizave të provokuara nga një presion migracioni i pakontrollueshëm, që mund të shkaktojë një pamundësi në kontrollin e një kufiri të jashtëm të Hapësirës Shengen. Rasti konkret i luftës në Siri, me eksodin e refugjatëve midis Greqisë dhe Turqisë, ofrohet si shembull i kësaj situate. Komisioni është ngarkuar për vlerësimin e kërcënimeve potenciale dhe ka mandat për të propozuar futjen e kontrolleve të kufijve. Por, gjithsesi, marrja e vendimit dhe vënia e tij në jetë ngelet në përgjegjësinë e vetë shteteve anëtare. Mekanizmi do të jetë nën survejimin e Komisionit Europian dhe inspektorët do të kryejnë vizita të papritura në kufijtë e brendshëm, me ndihmën edhe të agjencive të specializuara, si Frontex, agjenci, që koordinon kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së.

Aktualizimi i kësaj Marrëveshje, ofrohet pas logjikës insistuese të BE-së, për të mos lejuar Shtetet Anëtare, të vendosin në mënyrë të njëanshme mbi mbylljen e përkohshme të kufijve të brendshëm. Gjithashtu Shtetet Anëtare, vazhdimisht kanë ngritur për diskutim menaxhimin e dobët të Hapësirës Shengen, sidomos në jug dhe në lindje të BE-së.

 

 

Berisha: Rama kërkon gjyqe publike

berisha-perparaaaaKryeministri Berisha në prezantimin e radhës së kandidatëve për deputetë në Burrel, sulmoi sërish liderin socialist Rama duke e akuzuar se ai nuk është duke kërkuar Rilindje, por kërkon rikthimin në piedestal të etërve të tyre.

“Matjane dhe matjanë, mos mendoni ju kurrë se Ilir Hoxha dhe Edi Rama po luftojnë për të vendosur në piedestal Naim Frashrin, Sami Frashrin dhe burra të tjerë të shquar, sepse shqiptarët ata i kanë në zemër dhe në shpirt. Ata po luftojnë për të rikthyer në piedestal etërit e tyre; po luftojnë për të kthyer në piedestal, siç po shprehet vetë ai, gjykatat popullore. Ai kalon nga një miting në një tjetër duke kërcënuar qytetarët, duke i quajtur robër, duke u treguar hekurat. Ndërsa dje u premtonte mësuesve gjyqet publike, gjyqet e turpshme të kohës së shkuar.

Së fundmi, matjane dhe matjanë, kam një lutje për ju: kur të vijë këtu, ju priteni këtë kandidatin, por pyeteni – sa e pagove biletën për në autobusin mavi, ku i more ato para për të hyrë në klubin e miliarderëve, kujt ia more dhe nga i nxore, pastaj ju votoni në vullnetin tuaj të lirë” deklaroi Berisha nga Mati.

Tre Perëndimor humbin jetën në Siri

foto ilustruese
foto ilustruese

Tre Perëndimor, që luftonin përkrah rebelëve në Siri janë vrarë këto orët e fundit, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut.

Mes tyre, një qytetare amerikane dhe një britanik, të dy muslumanë. Ato janë vrarë nga ushtria siriane, në veri-lindje të Sirisë ndërkohë, që po kërkonin për rebelë, jo larg Idlib-it.

Në terren luftimet vazhdojnë, kryesisht në qytetin e Al-Kasarit, ku ushtria siriane është vendosur që prej një jave e ndihmuar edhe nga luftëtarët e Hejzbullahut. Ato po përgatiten për sulme ndaj xhepave të fundit të rezistencës së rebelëve. Opozita siriane ka lëshuar një apel ‘urgjent’ komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar ‘ më shumë se 1000 mijë civilë të plagosur’ të zënë në kurth në qytet.

Qyteti është strategjik, sepse gjendet midis Damas-i dhe bregdetit, me bazën e saj nga mbrapa.

Përfaqësuesit e opozitës siriane, të mbledhur në Stamboll, nuk kanë arritur të bien dakord. Zgjedhja e presidentit të saj është shtyrë për në mes të qershorit./ euronews/

Berisha në Kamëz: Do të quheni shpellarë dhe çeçenë, nëse nuk votoni PD-në

berisha ne kamezKryeministri Berisha, dje në mbrëmje në prezantim të kandidatëve për deputet në Kamëz, u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim të Kamzës, të votojnë për Partinë Demokratike. Ai iu ofroi si logjikë idenë se, nëse nuk votoni alternativën e selisë blu, atëherë banorëve të Kamzës u ngelet vetëm alternativa e të konsideruarit nga krahu tjetër, si shpellarë dhe çeçenë.

“Socialistë, demokratë e të paparti të bashkisë Kamzë e të gjithë Shqipërisë, cila është alternativa tjetër? Alternativa tjetër është etiketimi juaj një herë si shpellarë, herën tjetër si çeçenë. Urdhëro zoti Rama, këta burra që janë këtu, që kanë ardhur nga të katër anët e vendit, kanë ndërtuar me supet e tyre, me shpirtin  tyre, vilat e shtëpitë e bukura, kanë ndërtuar qytetin e 6-të më të madh të Shqipërisë. Po ju, çfarë keni bërë? Një piktor i dështuar, që e latë Tiranën me 250 kilometra rrugë të paasfaltuara. Ishit ju zoti Rama, që bëtë gjithçka që këta gra e burra të mos lëviznin pa viza në Europë. Për një vit rresht mbajtët peng statusin e vendit kandidat. Sot qarkon me autobusin tënd. Je identik si me qenë binjak me Nastradinin. Ai udhëtonte me veshgjatin, ti udhëton me autobusin bunker. Ndaj, 23 qershori do të të përcjellë ty në banesën e gënjeshtrës, do të përcjellë në bunkerin e harresës”,- deklaroi Berisha.

Elhaida Dani fiton “The voice of Italy”

Elhaida-Dani2Elhaida Dani ka fituar “The  Voice of Italy”. Ajo ka shkëlqyer me performancën e saj sonte në finalen e The Voice of Italy, duke u shpallur edhe fitues e kësaj gare.

Elhaida sonte ka performuar me disa këngë mes të cilave dueti me Riccardo Coccianten, kënga “When love calls your name” si dhe ajo “Mama Knows Best”.

Rama takon Erdogan: Turqia do të ndihmojë ekonomikisht Shqipërinë

971078_10151470569486523_1439601026_nLideri opozitar Rama u takua me Kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan. Gjatë takimit Rama dhe  Erdogan biseduan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e institucional, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për miqësinë tradicionale mes popullit shqiptar dhe turk që qëndron në themele të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryesocialisti Rama e njohu Kryeministrin Erdogan me programin për Rilindjen dhe vendosmërinë për të jetësuar në Shqipëri një proces transformimi dhe modernizimi të ekonomisë, qeverisë dhe shërbimeve publike, duke u nënvizuar faktin se për herë të parë në programin për Rilindjen, Turqia konsiderohet, krahas Italisë dhe Greqisë, si një partner strategjik.

Rama shprehu, po ashtu, admirimin e tij për arritjet e Kryeministrit Erdogan në luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë, në ndaljen e rrënimit në arsim e shëndetësi dhe në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë turke. Ai i kërkoi Kryeministrit turk ndihmë të mëtejshme për të çuar përpara axhendën modernizuese për Shqipërinë. Zoti Erdogan shprehu kënaqësinë për vizitën dhe respektin e tij të madh për Shqipërinë e shqiptarët. Ai konfirmoi, po ashtu, edhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë për t’u zhvilluar ekonomikisht dhe për të luftuar varfërinë e papunësinë.

Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mija për sukses…” T. Erdogan!