Berisha: Rama kërkon gjyqe publike

68

berisha-perparaaaaKryeministri Berisha në prezantimin e radhës së kandidatëve për deputetë në Burrel, sulmoi sërish liderin socialist Rama duke e akuzuar se ai nuk është duke kërkuar Rilindje, por kërkon rikthimin në piedestal të etërve të tyre.

“Matjane dhe matjanë, mos mendoni ju kurrë se Ilir Hoxha dhe Edi Rama po luftojnë për të vendosur në piedestal Naim Frashrin, Sami Frashrin dhe burra të tjerë të shquar, sepse shqiptarët ata i kanë në zemër dhe në shpirt. Ata po luftojnë për të rikthyer në piedestal etërit e tyre; po luftojnë për të kthyer në piedestal, siç po shprehet vetë ai, gjykatat popullore. Ai kalon nga një miting në një tjetër duke kërcënuar qytetarët, duke i quajtur robër, duke u treguar hekurat. Ndërsa dje u premtonte mësuesve gjyqet publike, gjyqet e turpshme të kohës së shkuar.

Së fundmi, matjane dhe matjanë, kam një lutje për ju: kur të vijë këtu, ju priteni këtë kandidatin, por pyeteni – sa e pagove biletën për në autobusin mavi, ku i more ato para për të hyrë në klubin e miliarderëve, kujt ia more dhe nga i nxore, pastaj ju votoni në vullnetin tuaj të lirë” deklaroi Berisha nga Mati.