Ambasada e SHBA-së ka mirëpritur votimin e tre ligjeve

ambasada-amerikaneeeParlamenti shqiptar, ka votuar sot  paketën e ligjeve të shumëpërfolur, me 107 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenime. Pas votimit të tre ligjeve në parlamentin shqiptar, ambasada amerikane ka deklaruar: “Ambasada mirëpret miratimin konsensual nga parlamenti të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxisim parlamentin dhe qeverinë e ardhshme t’i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian”.

 

Rama nga Bushati: Do të pajisim gjithë fshatarët me certifikatën e tokës

30-maj-Rama-Bushat-300x158Lideri opozitar Edi Rama gjatë takimit elektoral në Bushat të Shkodrës, kërkoi t’i jepte një mesazh shumë të qartë Kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Parlamentit Topalli. Rama ka deklaruar se hegjemonia  e territoreve, që kanë mbështetur besnikërisht PD-në, ka marrë fund.

« Në këto territore që deri dje kanë qenë besnikërisht me PD, hegjemonia e tyre ka marrë fund dhe pushteti i tyre do të marrë votën e ndëshkimit për një rrënim të vazhdueshëm, që nuk mund të vazhdojë më. Sepse shqiptarët nuk mundet më të mbajnë në kurriz një pushtet i cili flet gjithë ditën për ta dhe punon gjithë ditën për vete. Një pushtet i cili premton dhe gënjen, premton dhe zhgënjen, premton dhe harron »,-ka deklaruar Rama.

Rama deklaroi nga Bushati se PS ka një program për t’i dhënë mundësi çdokujt që jeton me tokën, që të marrë certifikatën e tokës, që ka 20 vjet që ua mohon Saliu dhe partia e tij familjare. Për të marrë certifikatën e tokës për të qenë zotë në tokën e tyre dhe për të marrë atë mbështetje që iu duhet që kostoja e prodhimi të ulet dhe që puna me tokën të sjellë para dhe mirëqenie.

Lideri socialist ka premtuar nga Bushati se do të hiqet akciza e naftës, taksa e qarkullimit të naftës, do të investohen 160 milionë dollarë për ujin në parcelë.

‘’Do të çojmë ujin në çdo parcelë dhe njëkohësisht do të rindërtojmë sistemin e kullimit që toka të mos përmbytet më. Ruana Zot, u bë 20 vjet që ne jetojmë në vendin e dytë më të pasur të Europës për ujë, pas Norvegjisë, që nuk kemi ujë për të pirë, nuk kemi ujë për të ujitur tokën dhe përmbytemi nga uji sa herë bie një shi i madh. E, kjo miqtë e mi ka vetëm një arsye. Ne nuk kemi shtet ‘’, tha Rama.

Rama nuk ngurroi të sulmojë edhe Kryeministrin Berisha, duke e konsideruar një gjysh të veshur me antiplumb dhe që tregon përralla.

‘’Ne sot nuk jemi këtu për t’ju treguar përralla. Përralla tregon gjithë ditën gjyshi me antiplumb. Ne jemi këtu për t’ju thënë disa të vërteta të thjeshta; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan rilindësit tanë; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan ata që ndërtuan shtetin shqiptar; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan edhe ata që u përndoqën, u burgosën, u pushkatuan për votën e  lirë, për fjalën e lirë, për sipërmarrjen e lirë, për një atdhe të lirë; Shqipëria mund të bëhet. Ne do ta bëjmë Shqipërinë ‘’, – tha Rama nga Bushati./al.bl/

 

Hoteli përrallor nën ujë,Dubai

Hoteli i mahnitshëm Water Discus, në Dubai është dizenjuar nga kompania polake, Deep Ocean Technology (DOT) me ndihmën e firmës zvicerane BIG InvestConsult AG. Hoteli përfshin dy disqe kryesore, njëri nën ujë dhe njëri mbi ujë. Disku lidhet me 5 këmbë me një kolonë qendrore në mes, e cila ka dhe ashensorin. Hoteli arrin deri 10 m nën ujë dhe ka 21 dhoma duke përfshirë edhe suitën. Çdo dhomë është planifikuar që të ketë sa më shumë pamje nga thellësia e detit e mbushur me korale./stumbelupon/

stumbelupon
Dubai Water Discus

 

Dubai Water Discus
Dubai Water Discus

 

Dubai Water Discus
Dubai Water Discus

 

Dubai Water Discus
Dubai Water Discus

 

Dubai Water Discus
Dubai Water Discus

 

 

 

 

 

Anna Cenerini Bova, shqiptarja e “syrit blu” në Itali

anila husha “Occhio Blu-Anna Cenerini Bova”, është një shoqatë italo-shqiptare, e cila kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilat, siç edhe dihet, janë të lashta sa edhe dy vendet tona.

Nëse do të bënim një vëzhgim historik, në frontet perandorake dhe papale janë ulur figura me origjinë ilire si Papa Clemente XI, Francesco Crispi etj. Bashkëpunimi vazhdon më tej, gjatë mesjetës së hershme ndërmjet Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Alfonsit të V-të të Napolit. Në ngjarjet në vazhdim mijëra arbëresh, pas vdekjes së Skënderbeut, gjetën strehë e mikpritje në tokën italiane.

Këto marrëdhënie janë forcuar çdo ditë e më shumë, duke njohur një lidhje reciproke midis dy vendeve.

Shoqata “Syri Kaltër-Anna Cenerini Bova”, website zyrtare e së cilës është: www.occhiobluannacenerinibova.com, u formua në vitin 2000 nga Anna Cenerini Bova, ndërsa president i shoqatës është Mario Bova, dikur ambasador i Italisë në Shqipëri, i cili vazhdon të jetë mik i shqiptarëve.

Emri i organizatës është marrë nga Syri Kaltër, një burim i thellë dhe i kaltër në jug të Shqipërisë. Sipas legjendës që shoqëron bukurinë e këtij burimi, thuhet se ai është formuar nga lotët e pendimit të një dragoi, pas masakrës së viktimave të tij. Logo e shoqatës është projektuar nga piktori i mirënjohur shqiptar Klement Zoraqi, i cili ka pikturuar vetë syrin e dragoit.

Një nga konferencat më të fundit të organizuara nga “Occhio Blu” është “Gli immigrati albanesi della collaborazione italo-albanese” ku të ftuar ishin personalitete shqiptare dhe italiane si: Keti Biçoku, Franco Pittau, Giuseppe Bea, Klaudia Bumçi, Shqiponja Dosti, Mario Bova, Ledia Hysi, Donika Hoxha etj, si dhe Anila Hushi, zëvendëspresidente e organizatës dhe eksperte për emigracionin në Ministrinë Italiane të Punës dhe të Çështjeve Sociale, e cila pasqyroi kuadrin e përgjithshëm të emigracionit të komunitetit shqiptar në Itali. Pas konferencës, Hushi dha një prononcim të shkurtër për Albaniaplus.

Mund të na flisni për sfidat tuaja në Itali? Arsyeja pse u larguat nga Shqipëria para 20 viteve, kur dihet se atëherë kanë qenë të paktë njerëzit e diplomuar, sidomos në një fakultet si i juaji.

Kam ardhur në Romë në qershor 1992. Sigurisht nuk ishte e lehtë të merrja këtë vendim e të lija një vend pune për të cilin kam “sakrifikuar” rininë time. Asokohe isha pedagoge në Fakultetin ekonomik, mundësi për specializime jashtë shtetit kishim shumë, por pikërisht si ekonomiste që isha arrita të kuptoj se sa e vështirë do të ishte e ardhmja ekonomike e Shqipërisë. Para se të nisesha inflacioni ishte rritur 30 herë; ndërkohë im shoq ishte duke bërë një specializim në Romë dhe kthimi për të u bë gati i pakuptimtë, meqë ndërmarrja ku punonte u mbyll. Së fundi edhe arsye shëndetësore me shtynë të nisem duke e marrë dhe atë me vete, si për ta kuruar dhe për t’i siguruar një të ardhme me të mirë. Pra më duhej të zgjidhja midis karrierës time profesionale dhe familjes. Unë zgjodha të dytën dhe besoj se kam bërë zgjidhjen e duhur.

Mund të na tregoni për jetën tuaj familjare? Jeni njëkohësisht një grua në karrierë, por dhe një mama e shkëlqyer. Si arrini të organizoheni në një vend kaotik si Roma?

Faleminderit për komplimentin. Është e vërtetë që jam munduar gjithnjë të gjej një ekuilibër midis familjes, punës, shoqërisë e jetës sociale. Vërtet ritmet e jetës janë shumë intensive, por edukata e punës më është dhënë në familje që e vogël, ndërkohë që studimet në fushën e organizimit e të menaxhimit, më kanë dhënë metodën e duhur për të përballuar impenjimet e përditshme. Megjithatë nuk më ka munguar ndihma e bashkëshortit, Adrian Kazazi që është inxhinier në “FAO” – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë). Por edhe djemtë jemi munduar t’i bëjmë sa më të përgjegjshëm dhe aktivë në familje.

Italia është vendi i sakrificave të mëdha, por edhe i arritjeve të mëdha, sa jeni e kënaqur sot me vendimin që morët para 20 viteve për të jetuar në Romë?

Është e vërtetë që kemi bërë shumë sakrifica, nuk është e lehtë të punosh në profesionin tënd në Itali. Faktikisht punoj që prej 13 vitesh ne Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale në Romë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit dhe mund të them se nuk mjafton të jesh profesionist i zoti, por duhet edhe shumë këmbëngulje, durim, besim në vetvete, kurajo dhe pozitivitet. Ky i fundit është një nga karakteristikat e mia. Mundohem të jem optimiste dhe t’i inkurajoj dhe të tjerët, si dhe mbështetem në anët pozitive të personave dhe të krijoj raporte konstruktive.

Çfarë ju mungon më shumë nga Shqipëria?

Familjarët, miqtë, produktet e shëndetshme, rrugicat e fëmijërisë……

Mund të na bëni një kuadër të emigracionit në Itali të viteve të fundit?

Komuniteti shqiptar është komuniteti i dytë jokomunitar në numër. Mosha mesatare e qytetarëve është 30 vjeç e gjysmë. Në Itali ndodhen 121 mijë të mitur (25 % të të gjithë komunitetit shqiptar), nga këto 59% e lejeve të qëndrimit në Itali janë për motive familjare. Për sa i përket marrjes së nënshtetësisë italiane komuniteti shqiptar zë vendin e dytë, vendin e parë e zë komuniteti maroken. Zë vendin e parë për numrin e të punësuarve: 52% janë të punësuar nga të cilët 30 mijë janë ndërmarrje individuale shqiptare. Sektorët ku janë më shumë të punësuar shqiptarët janë ndërtimi dhe industria. Më shumë se gjysma e punëtorëve shqiptarë merr të ardhura mujore prej më shumë se 1000 euro.

Pse pikërisht pjesëmarrja juaj në këtë shoqatë?

Pjesëmarrjen në shoqatë e kam ndjerë si një përgjegjësi civile ndaj komunitetit shqiptar. Secili nga ne i ka ndjerë paragjykimet aq sa emigrantet shqiptarë kishin frikë të takoheshin dhe të flisnin shqip midis tyre në ambiente publike. Secili nga ata ka arritur të integrohet në një farë mënyre në ambientet e përditshme, por mbetej paragjykimi si komunitet. Pra duhej një përgjigje kolektive dhe një shoqate italo-shqiptare ishte modeli më i përshtatshëm për bindjet e mia. Pata fatin dhe kënaqësinë të njoh dhe të punoj me miq e dashamirës të Shqipërisë, me ambasadorin Mario Bova, që sot është president i kësaj shoqate, me zonjën Anna Cenerini Bova, që e themeloi këtë shoqatë, dhe më shumë të tjerë që kanë qenë në Shqipëri për punë dhe e adhurojnë vendin tonë.

 

Ku konsiston puna juaj në organizatën “Occhio Blu-Anna Cenerini Boca”?

Jam zëvendëspresidente e shoqatës dhe kryesoj grupin e punës mbi imigracionin. Para dy muajsh zhvilluam një konferencë shumë interesante në Romë “Gli immigrati albanesi nel contesto della collaborazione italo – albanese. Riflessioni e documentazione”, në bashkëpunim me ambasadën shqiptare ne Romë, me UNAR – zyra kombëtare kundër racizmit e Presidencës së Këshillit të Ministrave në Itali dhe të Dossier Statistico Immigrazione Caritas e Migrantes. Qëllimi i konferencës ishte që nga njëra anë të vinim në dukje impaktin e emigracionit shqiptar mbi ekonominë dhe shoqërinë italiane dhe nga ana tjetër rolin e emigracionit shqiptar në Itali mbi ekonominë dhe shoqërinë e vendlindjes.

A ka bashkëpunim me shoqatat e tjera shqiptare në Itali?

Sigurisht.

 

Parlamenti voton paketën e integrimit

parlamentiPas një seance të tensionuar ku dominuan akuzat dhe kundërakuzat mes deputetëve të PS-së dhe kryeministrit Berisha, Kuvendi arriti të miratojë paketën e integrimit.

Mazhoranca dhe opozita bashkuan sot votat dhe miratuan pro ligjit të Gjykatës së Lartë, ligjit për nëpunësin civil, si edhe për reformën parlamentare.

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës votuan me 108 vota pro dhe 1 abstenim për Gjykatën e Lartë, me 107 vota pro për ligjin e nënpunësit civil dhe me 108 vota pro dhe 1 abstenim reformën parlamentare.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 67 vota pro shtyrjes së amnistisë deri në dhjetor të vitit 2013.

Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.

Menjëherë pas miratimit të ligjeve, dy ambasadorët, ai i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth theksuan se sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë pasi i hapet rruga reformave.

“Unë mendoj se të gjithë shqiptarët kanë të drejtën të jenë të lumtuar sot pasi ishte një hap konstruktiv që çon drejt një të ardhme më të mirë.  Ky ishte një hap konstuktiv pasi hap rrugën drejt reformave në këtë vit shumë të rëndësishëm, në këtë vit vendimtar për Shqipërinë.  Unë do të doja të përgëzoja ata që kanë hartuar këto ligje si dhe ata që i miratuan ato.  Integrimi do të thotë më shumë paqe më shumë prosperitet.  Unë besoj që ishte një ditë lehtësuese për të gjithë shqiptarët dhe shpresoj të jetë një hapje të një të ardhme për Shqipërinë” tha  ambasadori Wollfarth.

“Sapo po flisja me Brukselin  për miratimin e ligjeve. Ne mirëpresim miratimin e kësaj pakete dhe kjo është prova që vërteton atë që kam thënë gjatë inagurimit të një projekti.  Unë kam thënë që shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë dhe vullnetin e mirë për të punuar në të mirë të vendit. Që do të thotë që miratimi i këtyre ligjeve është i rëndësishëm por është edhe prova që vërteton se palët mund të bashkëpunojnë me njërit tjetrin kur kjo është në të mirë të vendit. Unë mendoj që është një ditë e rëndësishme pasi është miratuar kjo paketë” theksoi ambasadori Sequi.

I pyetur se çfarë mendimi ka që tre ligjet do të hyjnë në fuqi në vjeshtë, ambasadori Sequi theksoi se “unë mendoj se parlamenti është sovran dhe sot u duk që të gjithë ishin dakort me atë që u miratua”.

I pyetur nëse duhet të përfshihej në seancën e sotme plenare edhe votimi i vendeve vakante në KQZ, ambasadori Sequi u shpreh se: “Unë mendoj se Shqipëria i ka të gjithë mundësitë dhe kapacitet që të punojë për të arritur rezultate dhe miratimi i këtyre ligjeve e vërteton këtë gjë. Por dëshiroj të përsëris një gjë që është shumë e rëndësishme.  Zgjedhjet e mira janë një test për fuksioninim e institucioneve demokratike”.

 

 

 

Rama nga Bushati: Fshati do dalë nga varfëria me ne

rama njerezNga Bushati kryesocialisti Rama theksoi se PS-ja ka në programin e saj mirëqënien e qytetarëve dhe dhëninen e certifikatës së tokës.

“Ne nuk kemi ardhur këtu dhe asgjëkund nuk shkojmë për të premtuar mrekullia. Ne kemi ardhur këtu për t’ju  thënë se kemi një program për ta rilindur Shqipërinë, kemi një program për ta rilindur fshatin. Kemi një program për t’i dhënë çdo shqiptari mundësinë që të jetojë me punën e tij të ndershme dhe falë punës së ndershme të bëjë lekë. Kemi një program për t’i dhënë mundësinë çdo familje që jeton në fshat të dalë nga varfëria duke pasur shtetin në mbështetje, duke pasur shtetin në mbrojtje, duke pasur shtetin në aleancë të ngushtë për prodhimin për shitjen e prodhimit, për shërbimet dhe për mirëqenie. Kemi një program për t’i dhënë mundësi çdokujt që jeton me tokën që të marrë certifikatën e tokës, që ka 20 vjet që ua mohon Saliu dhe partia e tij familjare. Për të marrë certifikatën e tokës për të qenë zotër në tokën tuaj dhe pastaj për të marrë atë mbështetje që ju duhet që kostoja e prodhimi të ulet dhe që puna me tokën të sjellë para, të sjellë mirëqenie.Ne e kemi shumë të qartë se çfarë duhet bërë që toka më në fund toka në Shqipëri të prodhojë mirëqenie dhe jo mbijetesë. E kemi shumë të qartë se ju s’mund të vazhdoni dot më tutje me çmimin e naftës që sot për bujqësinë është njësoj si për mercedesin” tha Rama.

Rama premtoi se brenda 300 ditëve të para të qeverisjes do rivendoset ligji dhe policia e shtetit do t`i kthehet qytetarëve për t`i shërbyer dhe për t`i mbrojtur ata.

Më tej kryesocialisti Rama theksoi se  Partia Socialiste do të bëjë të mundur plotësimin e ëndrave të atyre që ndërtuan shtetin shqiptar.

“Ne sot nuk jemi këtu për t’ju treguar përralla. Përralla tregon gjithë ditën gjyshi me antiplumb. Ne jemi këtu për t’ju thënë disa të vërteta të thjeshta; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan rilindësit tanë; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan ata që ndërtuan shtetin shqiptar; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan edhe ata që u përndoqën, u burgosën, u pushkatuan për votën e  lirë, për fjalën e lirë, për sipërmarrjen e lirë, për një atdhe të lirë; Shqipëria mund të bëhet. Ne do ta bëjmë Shqipërinë” tha Rama.

Rama theksoi se banorët e Bushatit po i japin sot një mesazh të fortë kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.

“Në këto territore që deri dje kanë qenë besnikërisht me PD, hegjemonia e tyre ka marrë fund dhe pushteti i tyre do të marrë votën e ndëshkimit për një rrënim të vazhdueshëm, që nuk mund të vazhdojë më. Sepse shqiptarët nuk mundet më të mbajnë në kurriz një pushtet i cili flet gjithë ditën për ta dhe punon gjithë ditën për vete. Një pushtet i cili premton dhe gënjen, premton dhe zhgënjen, premton dhe harron” tha Rama.

Kreu i PS-së në përfundom të fjalës së tij theksoi se me votën e shqiptarëve në 23 qershor do t`i jepet fund një një historie të një qeverisje të bazuar në shpifje dhe akuza dhe do të ndërtohet një qeveri që është ndërtuar prej qytetarëve.

“Në 23 qershor ne me votën tuaj do të marrim përsipër ta nxjerrim këtë vend nga varfëria, do marrim përsipër ta ndalim rrënimin dhe ta ndalim papunësinë duke filluar punën për punësimin real të njerëzve. Do të marrim përsipër ta lehtësojmë biznesin e vogël nga taksa dhe t’i japim biznesit të madh mundësinë që të zhvillohet dhe të rritet. E, mbi të gjitha me votën tuaj ne do t’i japim fund një historie të dhimbshme ku çdo e drejtë është mall. Drejtësia është mall, shëndetësia është mall. Mund të kesh të drejtë sa të duash po nuk pate lekë nuk ke të drejtë se ta blen të drejtën tjetri. Mund të kesh nevojë për kujdes shëndetësor, po s’pate lekë mos u sëmur thotë Saliu se s’kemi mundësi për të të ndihmuar, po u sëmure shko gjej doktorin” shtoi Rama.

 

Kryeministri serb Daçiç, optimist për zbatimin e Marrëveshjes në terren

 

40111658950f8af5b33cd9234505209_v4 bigKomisioni i Punëve të Jashtme, në Parlamentin Europian, ka vlerësuar rëndësinë e Marrëveshjes Serbi-Kosovë. Eurodeputetët theksojnë se nevojitet një aplikim i kësaj Marrëveshje në terren, duke i rekomanduar Këshillit, fiksimin e një date për hapjen e negociatave të aderimit me Beogradin gjatë mbledhjes së radhës. Kushti i caktuar është mbajtja e ritmit të reformave.

Eurodeputetët,  gjatë një debati me Kryeministrin serb, në Komisionin e Punëve të Jashtme, kanë vlerësuar rëndësinë e Marrëveshjes së 19 prillit si edhe planin e zbatimit të 22 majit, për vënien në jetë të kësaj marrëveshje.

“Etapa e ardhshme e nevojshme për mbajtjen e një date hapje të negociatave të aderimit në BE, është vënia në jetë e Marrëveshjes sonë me Prishtinën. Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë temë”, – deklaroi Kryeministri serb Ivica Daçiç, gjatë debatit me deputetët të mërkurën. Ai shtoi se grupet e punës, do të mblidhen në ditët e ardhshme.

Daçiç nënvizoi gjithashtu, se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është e ndërgjegjshme për realitetin në terren, duke i siguruar eurodeputetët, se marrëveshja nuk do të rezultojë në “krijimin e një Republika Srpska” në Kosovë.

Gjatë debatit, në Komisionin e Jashtëm, u prekën edhe tema të tjera, si ajo e reformës mbi sistemin e drejtësisë, lufta kundër kriminalitetit të organizuar,  rekrutimi i forcave të policisë serbe në Kosovë, marrëdhëniet me fqinjët e Serbisë si edhe marrdhëniet me Rusinë.

Pas dhjetë raunde bisedimesh Kosovë-Serbi, më 19 prill, në Bruksel, Kryeministrat e dy vendeve,  Thaçi  dhe Daçiç, finalizuan Marrëveshjen e fokusuar mbi 15 parime bazë,  që prekin kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Javën e kaluar, të dy palët ranë dakord edhe për afatin kohor të zbatimit në terren, në lidhje me 6 nga 15 pikat kyçe të kuadrit ligjor të Marrëveshjes, që lidhen konkretisht me asociacionin e komunave serbe, policinë, drejtësinë, dhe zgjedhjet lokale. Megjithëse dyshimet në lidhje me një zbatim efikas të saj në terren, janë ngritur nga analistë të të dy vendeve përkatëse, arritja e kësaj Marrëveshje konsiderohet nga BE, si një faktor pozitiv, optimist, që mund të mundësojë një normalizim të marrëdhënieve, duke kapërcyer pengesat aktuale midis dy diplomacive përkatëse dhe duke i hapur rrugën në këtë mënyrë, një përafrimi të shpejtë të këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

 

 

Kina arrin të hyjë në sistemet amerikane të armëve

foto ilustruese
foto ilustruese

Zyrtarë të Pentagonit thonë se hyrja, sipas njoftimeve, e Kinës në sistemet më të avancuara të armëve amerikane nuk ka dëmtuar aftësitë e Shteteve të Bashkuara. Të hënën gazeta Washington Post njoftoi se hakerët kinezë arritën të hynin dhe të kompromentonin dizenjot e sistemeve amerikane të mbrojtjes nga raketat si dhe të aeroplanëve dhe anijeve luftarake.

Raporti sekret i Pentagonit, i cituar nga gazeta Washington Post, jep listën më të hollësishme të sistemeve, që thuhet se hakerët kinezë kanë arritur të hyjnë: Sistemet e mbrojtjes nga raketat, mes tyre ato Patriot, THAAD dhe sistemet mbështetëse. Aeroplanë të sofistikuar luftarakë, që janë në zhvillim e sipër si F-35 dhe Fajkuajt.

Pyetja që ngrihet tani është se si do t’i përgjigjet Uashingtoni atyre që, sipas analistëve, janë ndërhyrje kibernetike të Pekinit.
Në fjalimin mbi gjendjen e vendit, që mbajti në muajin shkurt, Presidenti Obama foli rreth kësaj çështjeje.

“Ne e dimë se vende dhe kompani të huaja dëmtojnë sekretet tona. Tani armiqtë tanë përpiqen gjithashtu të sabotojnë centralet tona energjitike, institucionet tona financiare dhe sistemet tona të kontrollit ajror. Ne nuk mund të lejojmë që të kalojnë vite dhe të shkojmë nga e kaluara dhe të pyesim veten se pse nuk bëmë asgjë kur përballeshim me kërcënime reale ndaj sigurisë dhe ekonomisë tonë”.

Ky kërcënim është shtuar, ndërsa Kina modernizon ushtrinë dhe përpiqet të gjejë mënyra për të zhvilluar sistemet e veta të armëve.
Jason Healey është specialist i sigurisë kibernetike në Këshillin e Atlantikut, një organizatë kërkimesh në Uashington.

“Ne e dimë se gjatë viteve të fundit kinezët i kanë zgjeruar ndjeshëm programet e tyre të mbrojtjes. Dhe kjo përputhet plotësisht me zhvillimet, që kemi parë në fusha të tjera të sistemeve ushtarake të Kinës”.

Në takimet e tyre me zyrtarë kinezë, zyrtarët amerikanë kanë ngritur për vite me radhë çështjen e sulmeve kibernetike, por qeveria amerikane vetëm kohët e fundit ka filluar t’i bëjë më publike ankesat e saj.

“Para 6 muajsh, Shtetet e Bashkuara ende nuk kishin një qëndrim se si të vepronin ndaj këtij aspekti. Tani qeveria amerikane, nga presidenti deri tek zyrtarët e niveleve më të ulëta, kanë deklaruar se Kina do të konfrontohet kryesisht në takime private, por edhe në publik lidhur me këtë çështje”.

Pentagoni thotë se e shikon me shumë seriozitet kërcënimin e spiunazhit kinernetik, madje ka ndërmarë masa për të mbrojtur aftësitë e veta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel do të ketë mundësinë që ta ngrejë këtë çështje me zyrtarët kinezë të mbrojtjes kur të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi sigurinë të vendeve aziatike, që do të mbahet këto ditë në Singapor./VOA/

Rama: Do Rindërtohet një Hekurudhë mbi një Plan Rajonal

29-maj-Rama-Kavaje-300x158Në takimin e tij elektoral me banorët e Kavajës, lideri socialist Rama premtoi, se ndryshimi që do shoqërojë fitoren, do të jetë i shumëfishtë, në të gjitha planet dhe për të gjithë kavajasit. Rama sulmoi dhe kryeministrin Berisha për hipokrizinë e takimeve të tij dhe skenave të inskenuara me gjasme peshkatarë, që e pyesin nëse do kapin peshk apo nuk do kapin.

“Unë jam i bindur që me fitoren e 23 qershorit dhe me mbështetjen që do të marrë qyteti i Kavajës nga qeveria në Tiranë, ky transformim do të jetë i shumëfishtë në të gjitha planet dhe për të gjithë kavajasit. Ju i keni parë besoj këto kënde fjale që ne organizojmë. Nuk janë si ato të Saliut, i cili merr nga ata nëpunësit që bëjnë sikur janë peshkatarë dhe e pyesin a do kapim peshk a s’do kapim peshk. Qëllimi ynë është të bashkëbisedojmë”,- deklaroi Rama.

Ai iu përgjigj në vazhdim dhe shumë pyetjeve që preknin aktualitetin ekonomik dhe politik. Në lidhje me punësimin e të rinjve Rama deklaroi se do të ketë një fokusim në specializim profesional, sepse tregu nuk ka nevojë vetëm për juristë, por ka nevojë për të gjithë profesionet.

“T’i japim mundësi të gjithë të rinjve që e meritojnë dhe dëshirojnë të vazhdojnë universitetin që të shkojnë në universitet nga ana tjetër t’u japim mundësi të tjerëve që të fitojnë një zanat me shkollën profesionale. Me atë zanat të mund të hapin një biznes të vogël, të futen në një kompani, të ndërtojnë jetën e tyre me punë të ndershme dhe të fitojnë lekë me atë punë. Ndërkohë atyre të rinjve që sot e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe janë pa punë ne do t’u ofrojmë kushte të trajnimit profesional në mënyrë që të aftësohen në një zanat të caktuar. Sepse sot në Shqipëri kemi numrin më të madh të juristëve për kilometër katror në botë. Edhe këtu kushedi sa juristë kemi tani prezent. Po nuk kemi hidraulikë, nuk kemi elektricistë, nuk kemi teknikë ndërtimi, nuk kemi teknikë bujqësie, nuk kemi teknikë peshkimi, zanatçinj”, -tha Rama

I pyetur në lidhje me politikat e arsimit Rama nënvizoi se PS, ka një program të veçantë për të ndërtuar korpusin e të rinjve, të rinjtë që duan të kontribuojnë në jetën e vendit, në jetën sociale, në jetën komunitare, që duan të përfshihen në shërbime sociale dhe në shërbime komunitare. Rama tha se Kryetari i Bashkisë së Kavajës në bashkëpunim me deputetin përkatës, do bëjnë gjithçka për t’i pasuruar jetën rinisë së Kavajës.

Në lidhje me politikat e punësimit të gruas Rama u shpreh, duke e venë theksin tek ruajtja e barazisë gjinore në punësim dhe dhënies përparësi të saj. Ai ritheksoi premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

I pyetur për çështjet e shëndetësisë, lideri opozitar u përgjigj duke premtuar, se do hiqet taksa e ilaçeve do të bëhet zero me synimin që të ulet çmimi dhe  nuk do të lejojë asnjë ilaç në Shqipëri, që të shitet më shtrenjtë se, sa atje ku blihet. Rama ritheksoi edhe njëherë përpara qytetarëve të Kavajës, se shërbimi shëndetësor do të jetë falas.

Për sa u përket projekteve konkrete, që prekin qytetin e Kavajës, Rama dekalroi se është një projekt i ri për sheshin e Kavajës, si edhe projekti për xhaminë e qytetit. Në lidhje me politikat mbi invaliditetin socialisti Rama tha se do të bëhet një regjistrim shumë i saktë dhe do të fillohet të ndërtohet një mbështetje për personat me aftësi të kufizuar duke u munduar po ashtu, që të përfshihen edhe në administratë me vend pune të veçanta për to.

Lideri Rama deklaroi gjithashtu nga Kavaja në lidhje me legalizimet, se do ta drejtojë personalisht këtë proces, që të mos mbetet më një çështje elektorale por të zgjidhet përfundimisht.

Një pyetje tjetër që prekte sistemin hekurudhor, Rama iu përgjigj se PS ka një ide tjetër që është pjesë e programit për bashkëpunim rajonal :

“Hekurudha mund të rindërtohet vetëm mbi bazën e një plani të gjithë rajonit, që të bashkohen bashkë Kosova, Mali i zi, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe të paraqesin një plan dhe një projekt në BE dhe kjo të financohet edhe nga BE. Ne kemi besim se me një plan të mirë zhvillimi rajonal kjo mund të fillojë të financohet”,- deklaroi Rama.

 

Berisha përshendet Konferencën Rajonale: “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”

1369831083-IMG_2121Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e Konferencës rajonale me temë “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, e cila po zhvillohet në Tiranë, organizuar nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dheMbrojtjes (QKSM) në bashkëpunim me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Kryeministri Berisha përshëndeti organizatorët për zhvillimin e kësaj konference për një çështje shumë të rëndësishme, si dhe u shpreh se Shqipëria përpiqet në mënyrën më serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale. “Ky rajon, – tha Kryeministri, – ka potenciale të jashtëzakonshme, por në qoftë se e vështron, ky është rajoni ku mungojnë më shumë se në çdo rajon tjetër projektet e mëdha evropiane. Konsolidimi i konceptit do të bindë vendimmarrësit se zhvillimi i këtij rajoni është interesi jetik më i mirë i të gjitha rajoneve të tjera të Evropës, pasi këtu potencialet janë ndoshta më të mëdha se kudo, por këto janë për t’u shfrytëzuar dhe për t’u zhvilluar”.

Në këtë konferencë merrnin pjesë dhe përshëndetën ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, Presidenti i Fondacionit “Alcide De Gasperi” dhe President i Shoqërisë Italiane për Organizatat Ndërkombëtare z. Franko Frattini, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, i Kosovës, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, si dhe të ftuar të tjerë.