Rama nga Orikumi: Do të zgjidhim çështjen e pronës

29-maj-Rama-Kavaje-300x158Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar axhendën elektorale me zonën e tij elektorale, qytetin e Vlorës. Pas takimit me banorë të Noveselës, të cilëve Kryesocialisti u bëri thirrje të mos japin asnjë votë për kandidatët e pavarur, ai u ndal në Orikum, në një bashkëbisedim me banorë të asaj zone. Çështja e pronës ka dominuar të gjithë diskutimin, ku Rama garantoi banorët se do t’u kthejë pronarëve cdo pronë të grabitur padrejtësisht, dhënien e çertifikatave të pronësisë për fermerët si dhe legalizime për banesat e tyre.

“Ne nuk mendojmë se pronat e shqiptarëve duhet të grabiten nga më të fortët. Rilindja nuk vjen pa zgjidhur çështjen e pronës. Duhet zgjidhur në tre drejtime: 1) Pronarët do të marrin atë që ju takon dhe as sa është e mundur të marrin sot, në këtë çullurdi. 2) Në do ngremë transparencë dhe fuqiplotë me mandatin e Kuvendit, për kthimin dhe kompensimit të pronave dhe do bazohemi tek arkivi origjinal dhe do shohim tërë lesh e li që bëri Saliu si president bashkë me të tjerë. Familjet me origjinë malore vijnë në bregdet dhe ju të bregdetit mbeteni me gisht në gojë. Do i kthejmë popullit shqiptar pronat e marrë pa të dejtë sidomos në bregdet. Do kthejmë ato prona që një herë janë paguar paraardhësit dhe nuk mund të marrin pronën për të cilën janë paguar njëherë e një kohë. Do kthejmë pronat në barë të ligjit jo të albitraritetit. Do kthejmë pronat ose do i kompensojmë. Port a kenë të qarta se at dhe familjet e tyre marrin atë që u takon. Do japim certifikatën e pronës atyre që u takon. 3) Legalizimet. Nuk do lemë njerëzit që kanë ndërtuar shtëpi për të strehuar fëmijët e tyre që të vijojnë të rrinë me ajër me strehë dhe pa shtëpi. Do i japim titullin e pronësisë”, premtoi Rama.

Rama  evidentoi se ndonëse për arsye të ndryshme, si Partia Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste në më shumë se 20 vite tranzicion nuk kanë bërë asgjë për Vlorën.

“Gjithë ky territor është në rrënim se përfaqësuesit tuaj nuk janë mbështetur dhe e vërteta historike e këtij tranzicioni është se qeverisja socialiste më parë dhe asaj e Saliut nuk bëri asgjë për këtë  zonë. Nga Saliu ska cfarë pret Vlora, se Saliu nuk e harron Vlorën dhe mirë bën, por as Vlora nuk do ta harrojë se ka borxhe të pashlyeshme me historinë. Janë bërë lloj-lloj rrugësh e gjerësish por Vlora është e izoluar, pa rrugë, pa ujë, pa certifikata pronësie, jemi akoma tek Fan Nolit pranë detit të palarë. Nuk dihet si vazhdon historia nëse në 23 qershor nuk marrim përsipër të nënshkruajmë një histori të re dhe ne do ta nënshkruajmë. Zotohem solemisht se do të vi përsëri si deputet i Vlorës dhe Kryeministër për të marrë një nga një problemet dhe për ti zgjidhur” theksoi Rama.

 

 

Propozimit të një banori për të ndërruar emrin e partisë pas 23 qershorit Rama iu përgjigj:

“Nuk kemi pse ndërrojmë emrin e PS, mirë e kemi. E mira është ta meritojmë emrin, të thuash PS do të thotë të jesh për disa ideale dhe vlera që na ndajnë qartësisht nga kundërshtari. Jemi PS se nuk jemi për rritjen e papunësisë dhe pasurimin e një grushti njerëzish. Jemi për puësimin real dhe që gjithë populli të përfitojë nga pasuritë kombëatare. Quhemi PS se nuk jemi për shkatërrimin e biznesit të vogël dhe mbajtjes së monopoleve. Jemi për mëbshtetjen e të gjitha familjeve që jetojnë me punë të ndershme, jemi për sipërmarrjen në kushtet e një konkurence të lirë dhe të ndershme, jemi për taksim të ndershëm. Jemi për shërbimin shëndetësor universal, ku të gjithë të marrin shërbimin falas. S’mund të pranojmë që 1 në 15 vjecarë të jenë analfabetë funksionalë. Ne refuzojmë importin e plehrave nga jashtë, por me përpunim të mbetjeve dhe mjedis të mbrojtur” tha ai.

 

 

 

Rama në Vlorë me jetimët: Mësimi jo më me libra, por kompjutera

rama6Rama është gjendur pranë fëmijëve jetimë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, për të cilët ka premtuar më shumë vëmendje dhe mbështetje për të ardhmen, duke i konsideruar një amanet të përbashkët.

“Vendosëm ta festojmë 1 qershorin, festën tuaj, këtu te jetimorja me dëshirën e madhe, duke duke u zotuar se do bëjëm shuëm më shumë për ju, për të gjithë fëmijët e Vlorës, për kushte më të mira në cerdhe, kopshte, lagje. Ju jeni një pasuri dhe amanet i përbashkët. Unë ju garantoj se bashkë me xhaxhi Shpëtimin do të bëjmë akoma më shumë për ju. 1 qershorin e ardshëm do ta festojmë prapë sëbashku diku tjetër” tha Rama.

Si në çdo festë, ku simbol i tyre janë dhuratat, edhe Rama nuk ka ardhur duar bosh, por jo rëndom me lodra, por me kompjutera tablet, të cilët ai i cilësoi si revolucion të arsimit për katër vitet e ardhshme. Kryesocialisti deklaroi se pas 23 qershorit do të fillojë paisja e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme dhe atyre 9-vjecare, për tu shkëputur përfundimisht nga librat.

“Sot kemi sjellë ca dhurata për fëmijët e jetimores, janë dhurata që lidhen me atë që duam të bëjmë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, kemi sjellë këto kompjutera të vegjël dore, këta kanë një të mirë shumë të madhe se fëmijët i mësojnë vetë, skanë nevojë për mësues për të mësuar si ti përdorin. Përmes tyre mësojnë edhe shumë gjëra që nga librat mësohet me vështirësi. Tabletat janë ato që ne duam të sjellim një të re të rëndësishme për shkollat e mesme dhe 9-vjecare brenda katër viteve të ardhshme. Të heqim librat dhe të mbajmë këto tableta për të gjithë procesin shkollor. Këto 30 tableta që kemi sjellë sot të shërbejnë si guri i parë simbolik i themelit të katër viteve të ardhshme këtu në Vlorë për të gjithë fëmijët e Vlorës. Do vazhdojmë në vijim të pajisim të gjithë nxënësit që të transformojmë të gjithë procesin e mësimit, për t’iu dhënë mundësi të mësojnë me lehtë edhe gjuhët e huaja” tha Rama.

Më tej fëmijët e jetimores nën një dekor tejet festiv kanë shijuar deri në fund festën, ku u ishte rezervuar një shfaqe teatri dhe muzikë.

Rama optimist për fitore të thellë të së majtës

945416_10151456940046523_1411267374_nKryesocialisti Rama është shprehur në rrjetin social Facebook, se është optimist për një fitim të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Ramës, ky optimizëm buron  nga sondazhet, që kryhen brenda Partisë Socialiste, të cilat shfaqin tendencën për ndryshim radikal.

“Kam bindjen qe Tirana do provoje ne 23 qershor cka tregojne sondazhet tona:Do jete fitore e thelle me mandat te qarte per ndryshim radikal”,- deklaroi Rama.

Ish Ambasadori i SHBA-së gjithashtu ka paralajmëruar se duhet bërë kujdes me zgjedhjet pasi vendi rrezikon të shkasë në diktaturë. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin pasivisht në votime për të penguar manipulimet e mundshme me votat.

Zbarkojnë në Rinas 30 muxhahedin të tjerë, nga kampi Ashraf i Irakut

muxhahedine-300x169Shkon në 44 numri i muxhahedinëve që vijnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut. Ministria e Brendshme ka njoftuar sot se rreth orës 24.00, ka mbërriti në Rinas grupi i dytë i muxhahidinëve, prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut, në vijim  të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më parë kishin mbërritur në vendin tonë 11 muxhahedinë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në  Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.

Sipas MB-së, grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë/ gazeta Panorama/

Kuvendi pa kuorum për miratimin e rezolutës për Luginën e Preshevës

kuvendi kosoveRadio Evropa e Lirë

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të cilën kërkohej nga Qeveria që të tregonte kujdes shtetëror për shqiptarët që jetojnë në këto komuna në jug të Serbisë.

Njëherësh, kjo rezolutë, sipas tekstit të fundit që u lexua para Kuvendit, kërkonte edhe kushtëzimin e normalizimit të marrëdhënieve me shtetin serb me shkallën e përparimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Fillimisht, rezoluta u propozua nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lutfi Haziri. Ai tha se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk i gëzojnë të drejtat elementare që sigurohen me konventa ndërkombëtare. Andaj, ai i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të shtojë kujdesin dhe interesimin shtetëror për shqiptarët e kësaj pjese.

Parashtruesi i kërkesës, Lutfi Haziri, paraqiti para deputetëve edhe rekomandimet e rezolutës.

“Qeveria e Kosovës kushtëzon marrëdhëniet me Serbinë në raport me kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc lidhur me të drejtat e tyre civile e etnike”, lexoi një nga nenet e rezolutës së propozuar, deputeti Haziri.

Po ashtu, në mesin e neneve të rezolutës ishte edhe ajo për trajtimin me reciprocitet të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, me serbët e pjesës veriore të Kosovës.

Në debat më pas u përfshi edhe kryeministri Hashim Thaçi. Ai propozoi që në vend të rezolutës, të bëhet amendamentimi i Kushtetutës së Kosovës me anë të një neni, i cili do ta obligonte Qeverinë t’i mbronte interesat e shqiptarëve edhe jashtë Kosovës.

“Propozoj që nenit 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, t’i shtohet edhe pika 4, dhe të theksohet: Republika e Kosovës ka të drejtë të interesohet dhe të mbrojë të drejtat legjitime të shqiptarëve jashtë Kosovës, me mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë, ligjet e Kosovës dhe aktet ndërkombëtare”, propozoi Thaçi.

Amendamenti i propozuar nga Thaçi, hapi shumë dilema. Partia Demokratike e Kosovës insistonte që propozimi i kryeministrit të jetë pika e parë e rezolutës, përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës kërkonte që Thaçi të iniciojë ndryshime kushtetuese, pa pasur nevojë të fusë atë si pikë në rezolutë.

Ndasitë nuk u tejkaluan as pas një pauze që shpalli kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, madje një pjesë e deputetëve nuk u kthyen fare në sallë, çka ndikoi që seanca të ndërpritet pa votim.

Kryeministri Thaçi tha se shprehte keqardhje që një pjesë e deputetëve kishin lëshuar seancën kur po diskutohej një problematikë si ajo e Luginës së Preshevës.

Debatin për Luginën e Preshevës në kohën kur Kosova është në fazën e ratifikimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi si një hipokrizi politike. Deputeti i këtij subjekti politik, Liburn Aliu, tha se Prishtina nuk i ka trajtuar me reciprocitet serbët e Kosovës me shqiptarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të dialogut politik të Brukselit.

“Tash, pasi e kemi kryer marrëveshjen mund të ulemi e të flasim se qysh mund ta hapim një zyrë, që kur Daçiqi, me të cilin tash kemi marrëdhënie normale, të na i përzë shqiptarët nga atje, ta hapim zyrën, ua japim nga një batanije, ua shpërndajmë nga një litër qumësht a diçka tjetër për ata që do të dëbohen. Krejt kjo është totalisht e pafytyrë”, u shpreh Aliu.

Sidoqoftë, Vetëvendosje mbështeti rezolutën, ndonëse vlerësoi se ajo nuk paraqet një veprim që u ndihmon shqiptarëve të Luginës.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kërkoi që Kuvendi t’i drejtohet edhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, për të kërkuar hulumtimin e realizimit të drejtave etnike të shqiptarëve në pjesën jugore të Serbisë.

Ndryshe, në rekomandimet e Kuvendit u përfshi edhe kërkesa për heqjen e taksave për qytetarët e Luginës, të cilët detyrohen të paguajnë 20 euro në javë kur kalojnë kufirin Serbi – Kosovë. Po ashtu, rekomandohet që shqiptarët e Luginës të gëzojnë të drejta të barabarta për arsim në Kosovë e deri tek e drejta e marrjes së shtetësisë dhe pjesëmarrjes në proceset zgjedhore për nivelin qendror.

Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, gjenden në jug të Serbisë, dhe kryesisht përkufizohen si Luginë e Preshevës, por deputetët gjatë debatit, kryesisht i janë referuar kësaj pjese si Kosovë Lindore.

Gjatë seancës, në vendin për mysafirë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komunave dhe aktivistë politikë të tri komunave të Luginës.

Seanca e ndërprerë do t’i vazhdojë punimet javën tjetër, ku do të hidhet në votim rezoluta, teksti i së cilës ishte harmonizuar në masën më të madhe nga grupet e deputetëve, përveç pikës së parë që ishte propozuar nga kryeministri Thaçi.

Plazhet më të bukura që rekomandohen për pushime

Portugali
Portugali

 

Brazil
Brazil

 

Filipine
Filipine

 

Bermuda
Bermuda

 

Portugali
Portugali

 

Ishujt Fixhi
Ishujt Fixhi

 

Filipine
Filipine

 

Honduras
Honduras

 

Hawai
Hawai

 

Bahamas
Bahamas

 

Bahamas
Bahamas

 

Spanje
Spanje

 

Ishujt Virgin
Ishujt Virgin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përleshje në Turqi, manifestuesit kundër vendimit qeveritar

foto ReutersFushata për mbrojtjen e pemëve është transformuar në përleshje të dhunshme për gjatë gjithë ditës në Stamboll. Fillimisht ishin banorët dhe ekologjistët që kishin pushtuar parkun që prej të hënës në qendër të qytetit, i destinuar të zhduket, për tu zëvendësuar nga një qendër tregtare. Këtë të premte herët, policia shpërndau manifestuesit e parkut. Ky operacion provokoi një lëvizje mobilizuese në shoqërinë civile të Stambollit, ku shumë militantë iu bashkuan manifestuesve në park duke provokuar incidente të tjera.

‘’S’kam dëgjuar kurrë një gjë të tillë, thotë një manifestues. Duhet të jetë shaka! Çfarë duan të bëjnë me këtë park madhështor? Përreth sheshit Taksim, ka qendra tregtare. Përse duan t’a privatizojnë? I gjithë vendi është privatizuar nga kjo qeveri, që unë e dënoj.’’

Përgjatë gjithë ditës manifestuesit dhe policia janë përleshur përreth sheshit Taksim, në mes të shumë turistëve dhe të një tymi të madh toksik që i detyroi autoritetet të mbyllin stacionet e metrosë. 67 persona janë ndaluar. Dhjetëra të tjerë të plagosur. Viktima të frakturave apo të problemeve në frymëmarrje prej gazit të përdorur, disa prej manifestuesve qëndrojnë të pandërgjegjshëm për shumë minuta, përpara se të mbrohen.

Lëvizja që filloi në kuadrin e mbrojtjes së hapësirës së gjelbër, sipas euronews ka pak mundësi të qetësohet. /euronews/

Eksploziv banesës së kreut të PD-së Vlorë, Ardian Kollozi

Ardian-KolloziI vihet eksploziv pallatit ku banon kreu i PD për Vlorën, Ardian Kollozi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në katin e 12 të pallatit ku banon Kollozi, në lagjen “29 Nëntori”. Sipas policisë së qytetit bregdetar sasia e tritolit rreth 500 gr është vënë 2 kate më poshtë banesës së tij, në shkallët e katit të 10-të të pallatit.

Policia por edhe autoambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa janë dëmtuar dyert e rreth 7 apartamenteve të pallatit ku banon kreu i PD se Vlorës, Ardian Kollozi, i cili është kandidati i katërt në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 23 qershorit.

Mësohet se uniformat blu të Vlorës kanë shoqëruar disa persona dhe i ka marrë në pyetje ata në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sot është një Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

FESTA-BAMBINISot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugët e Tiranës për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave.

Organizata të ndryshme që veprojnë në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për indiferencën e shtetit ndaj fatit të këtyre fëmijëve që detyrohen të rrinë nëpër rrugë duke lypur, vjedhur apo shitur trupin e tyre. Në kuadër të kësaj dite, në mbarë vendin organizohen aktivitete të shumta nga kopshtet dhe shkollat për të argëtuar dhe lumturuar fëmijët në ditën e tyre.

Në këtë kohë të nxehtë fushate elektorale, nuk dihet nëse axhenda e ngarkuar e politikanëve do të ketë në vëmendje apo jo vogëlushët, megjithatë u mbetet autoriteteve vendore ashtu dhe shoqatave të ndryshme për të ruajtur ngjyrat e kësaj dite.
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por nuk ka të bëjë me komunizmin. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botes e kanë pranuar atë si festen ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Withers: Dilni të votoni në masë, vendi mund të rrëshqasë në diktaturë

john-withersNë një intervistë për Zërin e Amerikës, ish ambasadori i SHBA-së, Withers ka dhënë dy mesazhe të fuqishëm, drejtuar si klasës politike, po ashtu edhe publikut shqiptar. Withers paralajmëroi shqiptarët të bëjnë kujdes, pasi vendi mund të rrëshqasë në diktaturë, duke iu bërë thirrje atyre të dalin sa më shumë në votime, në mënyrë që manipulimet dhe vjedhjet e  votave të bëhen të pamundura.

Zëri i Amerikës: Ambasador Withers le të sqarojmë që në fillim, që opinionet që do të shprehni në këtë intervistë janë tuajat personale dhe nuk pasqyrojnë në ndonjë mënyrë a formë qëndrimin e qeverisë amerikane.

Ambasador Withers:  Po, ky është një nga privilegjet dhe në fakt një nga kënaqësitë, kur je larguar nga detyra e ambasadorit. Ato që do të them janë ato që unë besoj si qytetar privat amerikan, duke mos përfaqësuar pikëpamjet e askujt tjetër, veçanërisht jo të qeverisë, por thjesht të miat.

Zëri i Amerikës: Parlamenti shqiptar miratoi tre ligjet e shumë-përfolura që i kërkoheshin Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe që kërkonin tre-të-pestat e votave. Cili është mendimi juaj për këtë?
Ambasador Withers: Nuk i kam parë ende të gjitha njoftimet për to, por kjo pritet prej kohe dhe është një zhvillim shumë pozitiv. Për të miratuar këto ligje, partitë kryesore duhet të arrinin një marrëveshje, një konsensus, ç’ka ka munguar gjatë viteve të fundit. Pra kjo është pozitive në kuptimin e saj më të thellë, pra që fryma partiake u la mënjanë për të mirën e vendit.Zëri i Amerikës:  Dhe kjo ndodh në mes të fushatës elektorale, që siç u shprehët ju, është një hap shumë pozitiv. Por cili është mendimi juaj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, tri javë para zgjedhjeve?

Ambasador Withers:  Unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për dy arësye: së pari për administratën, për vetë zhvillimin e zgjedhjeve. Mendoj se në një mjedis kaq të politizuar sa ai në Shqipëri këto ditë, që një parti, jo vetëm të konkurojë në zgjedhje, por edhe të kontrollojë zhvillimin dhe administrimin e tyre, këtu ka konflikt të thellë interesi.  Do të duhet një vizion më i qartë, një përkushtim më i madh, një besnikëri më e lartë, ndaj një të mire më të lartë, që një situatë e tillë të kalojë me sukses.

Zëri i Amerikës: Kur thoni konflikt interesi besoj e keni fjalën për gjendjen e tanishme në KQZ?

Ambasador Withers: Shumë gjera, KQZ-ja është një prej tyre. Ajo që ka ndodhur me KQZ-në ishte një marrje pushteti, unë e quaj një grusht-shteti administrativ. Ishte në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin elektoral dhe përtej përgjegjësive të parlamentit për të votuar për të. Pra ishte një përpjekje e partisë në pushtet për të marrë kontrollin e plotë mbi KQZ-në.

Zëri i Amerikës: Është folur shumë për KQZ-në dhe unë nuk dua të ndalem gjatë në të, për interpretimin e asaj që ndodhi, por për t’iu referuar cilësimit tuaj si “puç administrativ”, nëse  e lëmë mënjanë mënyrën si u bë, përfundimi ishte i njejti balanc forcash si në fillim, pra po katër me tre.  Pra ku është “puçi” këtu?

Ambasador Withers: Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës. Edhe fëmijët e shkollës e dinë këtë, rregullat e lojës nuk ndryshohen kur ajo ka filluar, thjesht për të siguruar përfitim partiak. Unë nuk jam i vetmi që besoj se kjo lëvizje ishte e paligjshme. Praktikisht të gjithë në komunitetin ndërkombëtar, që e kanë shqyrtuar atë që ndodhi, janë të të njejtit mendim. Nëse partia në pushtet do ta kishte realizuar pretendimin e saj në një formë ligjore dhe etike, që KQZ-ja të ri-organizohej, do të ishte gjë tjetër, por të ndërhysh me parlamentin, përkundër kundërshtimit të palës tjetër që merr pjesë në zgjedhje, kjo nuk ka emër tjetër, veçse të sigurosh avantazh politik. Është për të ardhur keq pasi vendi tani shkon në zgjedhje me një KQZ të deformuar dhe të gjymtuar. Unë po ashtu kam shqetësime edhe për listat e votuesve. Kur listat lihen në dorën e një ministrie të  brendshme që ka kaq shumë punonjës politizuar, si mund të besosh se pas gjithë këtyre viteve, listat e votave janë të rregullta? Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Shqipëri. Përse lista e votuesve nuk është një regjistrim i pakontestuar dhe i besueshëm i banorëve me të drejtë vote?  Përsëri, shqetësimi im është se kjo bëhet për përfitime politike.

Zëri i Amerikës: Le të ndalemi për pak momente në rolin e qeverisë amerikane gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Drejtori për Ballkanin në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore sapo përfundoi një vizitë, që u përqëndrua tek zgjedhjet. Kohët e fundit ka patur shumë pikëpyetje të ngritura nga shtypi në Shqipëri nëse Uashingtoni flet me një zë apo jo. Ju jeni ndeshur me të njejtën situatë kur ishit ambasador. A mund të na ndihmoni që audienca jonë t’i kuptojë  më mirë marrëdhëniet mes Departamentit të Shtetit dhe Ambasadorit.

Ambasador Withers: Shpresoj të jem në gjendje. Mendoj se ajo që shikuesit tuaj nuk duhen të harrojnë asnjëherë është se ka një qeveri amerikane dhe qeveria amerikane ka një qëndrim, një politikë. Jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë problemet në botë. Ky qëndrim përcaktohet pas diskutimesh të shumta të brendshme, disa herë ka edhe debate për to. Por pas këtij debati, që me termat amerikane, është një gjë shumë e shëndetshme, qeveria arrin në formulimin e qëndrimit të saj. Dhe ky qëndrim është i vlefshëm si për Ambasadën në Shqipëri, ashtu edhe për burokracinë në Uashington. Nuk e kam lexuar ende transkriptin e atyre që tha Jonathan Moore. Unë e njoh atë prej shumë vitesh, por do të isha shumë i kujdesshëm me mënyrën se si shtypi në Shqipëri e ka interpretuar këtë. Kam parë pjesë të tyre. Duhen lexuar me kujdes ato që tha ai, jo ashtu siç i ka interpretuar shtypi ato.

Zëri i Amerikës: Në se është e kuptueshme që qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë është i përcaktuar, a ka ndryshime, mospërputhje të vogla mes atyre që thonë zyrtarët lokalë amerikanë atje, pra ambasada dhe atyre që thotë Departamenti i Shtetit në Uashington?

Ambasador Withers: Unë do isha shumë i habitur në se do të kishte. Pa dyshim unë nuk flas për qeverinë sot, por nga përvoja ime, do të befasohesha në se dallimet që mundohen të gjejnë njerëzit aty, vërtetë ekzistonin. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është se Ambasadori Arvizu flet për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai është përfqësuesi zyrtar i tij. Pra për çdo sqarim, ai është personi që duhet pyetur.  Dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën. Ambasadorët amerikanë thonë të vërtetën. Por në një kuptim më të gjerë, nuk ka rëndësi mendimi i Jonathan Moore-it, ose i të huajve të tjerë. Shqiptarët vetë e dinë të vërtetën. Ata e dinë çfarë ndodh. Duke e ditur këtë të vërtetë ata duhet ta kthejnë mendimin e tyre në votë. Duhet të shohin situatën në terren. E kam thënë shpesh herë, këto zgjedhje do të përcaktojnë në se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë demokraci, apo në se vendi do të rrëshqasë pas në diktaturë. Shqiptarët duhet të shohin tek vetvetja dhe jo të përpiqen të shohin se çfarë është në mendjen e burokratëve të Departamentit të Shtetit dhe të votojnë sipas asaj që besojnë, që për mua është të votojnë për ndryshimin.

Zëri i Amerikës: A nuk është e ekzagjeruar kur shpreheni “rrëshqitje në diktaturë”?

Ambasador Withers: Jo sipas pikëpamjes time.  Një nga gjërat e mira për mua tani është se nuk jam diplomat dhe nuk kam nevojë të flasë me gjuhë diplomatike. Vendi po e humbet demokracinë dhe kjo ka qënë një përpjekje e vazhdueshme e regjimit në pushtet. Kur isha atje, por edhe më pas, institucionet e demokracisë janë dobësuar, sistemi i gjykatave është dobësuar, institucioni i presidentit është dobësuar,  të gjitha këto struktura të reja, në zhvillim e sipër, që sigurojnë zbatimin e shtetit ligjor janë dobësuar. Tani ka një elitë drejtuese që e përdor ligjin për të mbrojtur interesat e veta, dhe jo drejtësinë për qytetarin e thjeshtë.

Zëri i Amerikës:  Dua të rikthem edhe një herë tek qeveria amerikane, më konkretisht tek lobizmi. Ne të gjithë e dimë peshën e grupeve lobiste në Uashington.  A ndikojnë ato në Departamentin e Shtetit dhe nëse po, sa i madh është ndkimi i tyre?

Ambasador Withers:  Së pari, lobizmi është pjesë e pandarë e politikës amerikane. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet mbi grupet lobiste, është se ndërsa ato përpiqen të ndikojnë politikë-bërësit, ato vetë nuk janë politikë-bërës. Politikanët janë ata që i hartojnë politikat.

Zëri i Amerikës: Por a ndikohen ata nga lobistët?

Ambasador Withers: Ata përpiqen të ndikojnë, pa dyshim. Ka patur ndoshta raste kur i kanë bindur zyrtarët të mbështesin këtë apo atë qëndrim, por në shumë raste ata nuk kanë patur sukses. Ka patur lobistë për Hosni Mubarakun, ka patur lobistë për shumë politikanë që votuesit i kanë kundërshtuar, kryesorja është që grupi Podesta nuk ka të drejtën e votës në Shqipëri. Votuesi shqiptar ka të drejtën e votës. Dhe përsa kohë ai shkon në kutinë e votimit dhe nuk pranon të frikësohet, atëhere ai vendos.

Zëri i Amerikës: Po dhe ne do t’ua lënë atyre dhe do ta shohim rezultatin shumë shpejt.

Ambasador Withers: Po.

Zëri i Amerikës: Ju përmendi probleme të shumta për Shqipërinë, por siç e thotë shprehja  “duhen dy vetë për të vallzuar tangon”, pra  si shpjegohet gjendja e tanishme e Shqipërisë,  me një demokraci ende të pakonsoliduar aty ku duhej të ishte, dhe si mund ta kapërcejë vendi gjithë këtë tension, gjithë këtë polarizim të thellë?

Ambasador Withers: Është një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe nuk besoj se ka një shkop magjik për të zgjidhur problemet e Shqipërisë. Por duhet filluar nga diku. Për mua elementi kritik i këtyre zgjedhjeve është nëse një qeveri, që ka bërë gjithshka ka mundur për të dobësuar shtetin ligjor dhe demokracinë, do të vazhdojë ta ruajë pushtetin përmes rrugëve të drejta ose të padrejta, apo do të ketë një shans edhe pala tjetër?

Zëri i Amerikës: Por a nuk është edhe pala tjetër duke u përpjekur të shfrytëzojë një pjesë të qeverisë për të ardhur në pushtet?  Një pjesë që mund të ketë kontribuar për këto probleme që ju përmendni? E kam fjalën tek aleanca mes PS dhe LSI-së?

Ambasador Withers:  Unë e kam theksuar hezitimin tim rreth zotit Meta. Vendimi për t’u bashkuar ishte politik. Politika i njeh këto raste. Unë nuk jam politikan. Atyre u takon të vendosin në se ky vendim strategjik do ta ndihmojë opozitën për të fituar zgjedhjet.  Ata dinë shumë më tepër se unë për këtë.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri imazhi juaj është ai i një ish zyrtari pro opozitës. Në fakt më shumë kundër qeverisë, sesa pro-opozitës. Përse?

Ambasador Withers: Nuk e di se përse njerëzit më perceptojnë kështu.

Zëri i Amerikës: Por a jeni i tillë?

Ambasador Withers: Jo. Unë jam pro-demokracisë.

Zëri i Amerikës:  Ju tingëlloni shumë kritik ndaj qeverisë, pasi keni punuar me të për tre vjet.

Ambasador Withers:  Unë jam pro-demokracisë. Dhe kur ke një situatë, kur veprimet konkrete të kujdoqoftë në pushtet, bien ndesh me demokracinë, unë do të flas kundër tyre. Për opozitën nuk e di si do të veprojë.  Por ajo që unë di, është se e kaluara e qeverisë dhe e tanishmja flet qartë. Veprimet e saj kanë qënë një taktikë e llogaritur dhe e vazhdueshme për të shkatërruar demokracinë shqiptare.

Zëri i Amerikës:  Atëhere si e shpjegoni faktin që gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe tani po ecën drejt integrimit evropian? Komentet tuaja tingëllojnë sikur në vend nuk është bërë asnjë përparim.  Askush nuk është shprehur se Shqipëria po bie në diktaturë.

Ambasador Withers:  Kur unë mbërrita në Shqipëri, po bëhej përparim shumë i mirë. Po bëhej gjithë ajo përpjekje nga qeveria , nga parlamenti, nga opozita, për t’u anëtarësuar në NATO.  Ishte nga gushti  2007  deri në mars 2008, që mund të shikohej përparimi për të cilin ju flisni, kur institucionet po zhvilloheshin dhe po forcoheshin. Por më pas gjendja ndryshoi. Pika e kthesës ishte Gërdeci. Dhe papritur e njejta qeveri që mbështeste shtetin ligjor dhe pavarësinë e gjykatave, u kthye kundër gjithë këtyre institucioneve në mënyrën më armiqësore. Që nga kjo kohë filloi spiralja poshtë.  Prandaj ajo që shqiptarët duhet të pyesin veten sot është:  a është autoriteti i tanishëm qeverisës i lodhur? Mua më duket i lodhur, i plakur, i bllokuar tek e kaluara dhe duket se nuk ka më ide të reja. A është qeveria e tanishme e aftë të krijojë vende të reja pune? Dhe në se po, përse nuk i ka krijuar?   Është ajo e aftë të përmirësojë sistemin shëndetësor, që të gjithë e kritikojnë? A është e aftë të përmirësojë sistemin arsimor? A është e aftë të krijojë kushte më të mira sanitare sidomos në zonat rurale?  Pra për gjithë këto duhet menduar. A nuk është më mirë t’i jepet shansi dikujt tjetër?

Zëri i Amerikës:  Atëhere do t’ua lënë atyre të vendosin.

Ambasador Withers: Unë do t’u bëja thirrja shqiptarëve të dalin të votojnë në numër të madh, që çdo lloj përpjekje për manipulim të dështonte nga e drejta e tyre e votës.

Zëri i Amerikës:  Faleminderit

Ambasador Withers:  Faleminderit