Berisha: Rama nga autobuzi mavi akuzon se nuk kemi program

65
foto VOA
foto VOA

Kryeministri Berisha i ka kthyer përgjigje akuzave të Ramës për mungesë programi nga PD.

“Në autobusin e tij mavi deklaron se PD nuk ka program. Nëqoftëse ka një njeri në Shqipëri që për shkak të padijes nuk di cfarë është programi politik, ekonomik, legjislativ, ky është Edi Rama. Pyeteni pak ish Presidentin Rexhep Meidani për historinë e programit të Ramës, ju tregon ai” tha Berisha.

E ndërsa fushata elektorale e kundërsharit të tij politik është kthyer në një lobim se nuk nuk do të ketë kthim pas të të ardhurve në Tiranë, Berisha nga sheshi qëndror në Rrëshen solli një “fabul” të një takimi të Ramës në Rrashbull, për tu demstruar mirditorëve se premtimi i socialistëve për legalizimet është thjesht demagogji.

““Cila është alternativa tjetër do ju jap një shembull të javës së fundit për ta kuptuar. Shkoi Rama dikur në Rrashbull, bëri një takim me qytetarët, një mirditor u ngrit dhe pyeti çdo bësh ti me ne” Do shkosh atje në mal i tha, se tokën do ta marrin ata që e kanë patur. Mirditori e pa njëherë dhe i tha unë këtu jam në shtëpinë time. Pasi e kuptoi çfarë bëri doli me origjinë nga Mirdita, shkon në Tropojë dhe ju thotë të njëjtat gjëra, një njeri që nuk di se nga është, por nuk do ta dijë se nga është. Ai është nga një fshat shumë i mirë, që unë e kam vizituar, por i duhet të thotë njëherë jam këtej, njëherë jam andej. Zoti Rama çdo politikan ka një detyrë, të bëjë gjithçka për interesat e qytetarëve. Ky është morali” deklaroi Kryeministri.

Lideri i së djathtës ka kërkuar mbështejen e mirditorëve për të vazhduar më tej projektin e Shqipërisë së Zhvilluar dhe asaj Europiane, ndërsa me një seri pyetjesh në drejtim të Ramës ka risjellë në retrospektivë antieuropianizmin e kreut të selisë rozë.

“Nga ky shesh ti shtrojmë disa pyetje: A ishte interesi ynë jetik firmosja e marrëveshjes së stabilizim asocimit? S’ka njeri që mund të thotë se ky nuk ishte interesi i çdo shqiptari. Po bilbilat, po trumbetat, zilet në parlament kur do firmosej marrëveshja, në interes të kujt ishin? A kanë shqiptarët sot interes më jetik se vendi i tyre të jetë anëtar i NATO-s? Të ketë mbrojtjen totale të SHBA nga cdo rrezik, në cdo rast. Mitingu i protestës të nesërmen e anëtarësimit në NATO në interes të kujt ishte? Rruga e kombit a ishte në interes të shqiptarëve, po deputetët që i cove me cadra për të bllokuar tunelin e Kalimashit në interes të kujt ishin? Përshëndes djemtë e Fanit që i përzunë, u thanë shkoni në seli. Rruga drejt Europës nuk është e lehtë, është një punë që kërkon sakrifica dhe përpjekje të mëdha. Ne i bëmë këto, 236 ditë bllokove statusin me tre ligjet. Pa pyetur asnjë interes përjashtove Shqipërinë nga statusi për një vit, i votove një ditë më parë kur u mbyll mundësia për të marrë statusin këtë vit. A është ky interesi i qytetarëve të Mirditës, qyetarëve shqiptarë? Është vetëm testamenti i etërve të tu. Ju ftoj që me 23 qershor të gjithë sëbashku për një Mirëditë të zhvilluar, infrastrukturë moderne, shkolla, ujësjellësa, shërbime, të ecim të sigurt drejt të ardhmes europiane, votoni 44” deklaroi Berisha.

“Në të cilët në pak vite morëm një kthesë të madhe në zhvillimin e vendit, katër vitet që vinë do të çojmë rrugë moderne në cdo skaj të këtij rrethi të bekuar. Do vazhdojmë ti rrisim rrogat dhe pensionet  edhe në të ardhmen.Ne kemi projekte, do ndërtojmë  rrugën e Kurbneshit, Kacinarit, cdo rrugë. Do ndërtojmë dhe rindërtojmqë cdo shkollë në cdo fshatra të Mirditës. Për të zgjeruar liritë ekonomike kemi ulur tatimin mbi fitimin, të ardhurat personale, sigurimet shoqërore, taksën e biznesit të vogël dhe hoqëm  edhe TVSH dhe cdo taksë tjetër mbi cdo makineri dhe material që u duhet bizneseve për prodhim . Do heqim cdo detyrim për cdo emigrant shqiptar kudo që ndodhet dhe vjen dhe investon në Shqipëri 3-5 vite. Zotohem se për katër vitet e ardhshme do subvencionojmë 165 mln dollarë për fermerët. Me anëtarësimin në NATO ia dolëm të rrisim investimet e huaja, katër vitet që vinë do marrim 6 miliardë dollarë. Mirdita turistike dhe Shqipëria turistike janë qëllimi jonë katër vitet e ardhshme. Plani ynë i punësimit është plan konkret, bazohet në besimin e madh që ka biznesi i huaj tek Shqipëria” premtoi shefi i qeverise.

 

 

Ndërsa ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi,i cili kryeson de listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës hodhi akuza në drejtim të kryetarit të PS-së Edi Rama, që sipas tij, punon kundër interesave të shqiptarëve.