Berisha në Kamëz: Do të quheni shpellarë dhe çeçenë, nëse nuk votoni PD-në

59

berisha ne kamezKryeministri Berisha, dje në mbrëmje në prezantim të kandidatëve për deputet në Kamëz, u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim të Kamzës, të votojnë për Partinë Demokratike. Ai iu ofroi si logjikë idenë se, nëse nuk votoni alternativën e selisë blu, atëherë banorëve të Kamzës u ngelet vetëm alternativa e të konsideruarit nga krahu tjetër, si shpellarë dhe çeçenë.

“Socialistë, demokratë e të paparti të bashkisë Kamzë e të gjithë Shqipërisë, cila është alternativa tjetër? Alternativa tjetër është etiketimi juaj një herë si shpellarë, herën tjetër si çeçenë. Urdhëro zoti Rama, këta burra që janë këtu, që kanë ardhur nga të katër anët e vendit, kanë ndërtuar me supet e tyre, me shpirtin  tyre, vilat e shtëpitë e bukura, kanë ndërtuar qytetin e 6-të më të madh të Shqipërisë. Po ju, çfarë keni bërë? Një piktor i dështuar, që e latë Tiranën me 250 kilometra rrugë të paasfaltuara. Ishit ju zoti Rama, që bëtë gjithçka që këta gra e burra të mos lëviznin pa viza në Europë. Për një vit rresht mbajtët peng statusin e vendit kandidat. Sot qarkon me autobusin tënd. Je identik si me qenë binjak me Nastradinin. Ai udhëtonte me veshgjatin, ti udhëton me autobusin bunker. Ndaj, 23 qershori do të të përcjellë ty në banesën e gënjeshtrës, do të përcjellë në bunkerin e harresës”,- deklaroi Berisha.