Qeveria e re, ja ç’thotë Kushtetuta

rama ministratQeveria socialiste, e drejtuar nga Edi Rama, pret të marrë miratimin nga Kuvendi i ri, që do të konstitutohet sot, më 9 shtator 2013.

Sipas Kushtetutës (neni 96), Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës së re, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Kryeministri i ri, që nis negociatat me partitë e koalicionet, zgjedh anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar për të siguruar një maxhorancë të sigurtë.

Kryetari i ri i qeverisë, i emëruar sipas Kushtetutës, i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave, së bashku me përbërjen e tij. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, përbërja e qeverisë votohet e plotë dhe jo e ndarë. Pra, si ministrat, ashtu edhe kryeministri, do të votohen në të njëjtën seancë, ku secili duhet të marrë shumicën e votave nga Kuvendi që të miratohen.

Afatet e propozimit, emërimit dhe votimit të ministrave përcaktohen në nenin 98 të Kushtetutës, sipas së cilës, “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”.
Para fillimit të detyrës, kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.

Qeveria e re socialiste qe pret të nisë nga ushtrimi i detyrës, nen drejtimin e kryeministrit te ardhshëm, Edi Rama, ka zhvilluar deri tani dy takime informale të kabinetit qeveritar, në Vlorë e Shkodër, ku është diskutuar programi qeverisës, që do t’i paraqitet parlamentit.
Gjatë prezantimit të emrave të ministrave të rinj, një muaj më parë, Rama tha se ekipi qeveritar në 90% të tij përbëhet nga njerëz që ulen për herë të parë në karrigen ministrore, ndërsa përfshirja e grave në qeveri është më e larta në numër në historinë e vendit (6 gra).

Kabineti i z. Rama do të ketë 21 anëtarë, ku Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohet me 5 ministra të cilët do të drejtojnë ministritë e Integrimit, të Drejtësisë, Transportet dhe Infrastrukturën, Bujqësinë dhe Mjedisin. Ndërsa socialistët kanë marrë përsipër të drejtojnë ministrinë e Jashtme, ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, të Shëndetësisë, Arsimit, etj.

Në qeverinë e tij Edi Rama ka përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, siç është rasti i përkthyeses dhe publicistes, Mirela Kumbaro, që mban postin e ministres së Kulturës.

Juventus i vendosur, do Januzajn

januzajnAdnan Januzaj mbetet në qendër të merkatos. Për talentin shqiptar të Mançester Junajtid, Juventus është skuadra që interesohet më shumë. Kampionët e Italisë nuk mjaftohen me Pogba, pasi kërkojnë t’i rrëmbejnë Junajtid një tjetër talent. Bardhezinjtë synojnë të shkëpusin nga “Old Trafford” 18-vjeçarin shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, i cili ka një kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme me skuadrën ishullore. Por nëse për transferimin e Pogbasë u pagua vetëm 1.2 milionë euro, çështja Januzaj mbetet më e komplikuar, pasi fillimisht klubi torinez duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me trajnerin David Mojes, i cili ka mbetur i mahnitur nga talenti i lojtarit me origjinë kosovare. Një tjetër skuadër që kërkon të afrojë sulmuesin shqiptar është edhe Blackburni, që ndryshe nga Juventusi, synon ta aktivizojë 18-vjeçarin në Championship në formë huazimi, pasi Januzaj nuk ka ende hapësirat e nevojshme te “Djajtë e kuq”. Gjatë këtij sezoni, Januzaj nuk ka arritur ende të debutojë me grupin e drejtuar nga David Mojes në kampionat, ka luajtur vetëm 10 minuta në Superkupë.
Shqipëria tashmë e ka shprehur dëshirën ta ketë në gjirin e kombëtares, por Belgjika kohët e fundit po bën lëvizjet e saj. Në lojë për të marrë shërbimet e Januzajt ka hyrë edhe Turqia. Kë do të zgjedhë Adnan Januzaj, kjo mbetet për t’u parë…

Plagosje me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut

policia-e-tiranesPlagosje me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e të plagosurit, ndërkohë që policia bën me dije se ai është qëlluar me 6 plumba.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që të shtënat e armës kanë alarmuar të rinjtë dhe shumtë të cilët frekuentojnë këtë zonë.

Kryevepra e Van Gogh e realizuar me domino

van gogh 1Një artist me një durim të veçantë dhe duar shumë të qëndrueshme, ka krijuar pikturën e Van Gogh ‘Natë me Yje’ duke përdorur 7000 domino. Ky artist, i cili dëshiron të njihet me emrin FlippyCat, shpenzoi 11 orë për të arritur këtë strukturë kaq delikate – për herë të dytë. Figura e parë dështoi kur një vidë e vogël shkaktoi rrëzimin e të gjitha dominove njëra pas tjetrës. I gjithë projekti është realizuar me anë të një vizoreje të madhe të vendosur në tryezën e punës dhe një vizore të vogël pranë një fotografie me pikturën në fjalë. Çdo domino duhet vendosur me precision në mënyrë që të lidhet me pjesën tjetër kur të vihen në lëvizje. Vepra kërkon që dominotë të vendosen në formë kullash në mënyrë që të bien në mënyrën ekzakte për të formuar pikturën e Van Goghut. van gogh2Video e hedhur në You Tube nga FlippyCat, gjatë fundjavës, është parë nga më shumë se 170,000 njerëz. Në 2007, artisti ka krijuar një version me domino të Mona Lisës duke përdorur 4519 domino të ngjyrosura. Kjo video është parë mbi milionë herë në You Tube. Ai, gjithashtu, ka përdorur domino për të krijuar simbolin e Google Chrome. Për sa i përket pikturës ‘Natë me yje’, Van Gogh e pikturoi në pëlhurë me bojëra vaji, në vitin 1889, me aq sa mbante mend nga peisazhi që dukej nga dritarja e dhomës së tij të gjumit të sanatoriumit në jug të Francës. Piktura, shpesh e konsideruar si vepra më e mirë e piktorit, gjendet në Muzeun e artit Modern në New York.

Dokle hap seancën parlamentare: Një mesazh i fortë popullor kundër politikave prepotente

Namik_Dokle

Është hapur sot pasdite seanca e parë e legjislaturës së 13-të. Seanca u drejtua nga deputeti socialist Namik Dokle i cili theksoi mesazhin e qartë që populli shqiptar dha më 23 qershor, kundër politikave prepotente dhe mospërfillëse.

“Me nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjeçare në këtë tempull të demokracisë, kam nderin të deklaroj të hapur, mbledhjen e parë të legjislaturës së 13-të.

Populli na dha një mesazh të qartë, kundër politikave prepotente dhe mospërfillëse. Uroj të dalim faqebardhë në detyrën e deputetit, duke mos harruar se ajo na kërkon përkushtim, bashkëpunim e mirëkuptim. Uroj deputetët e zgjedhur për herë të parë, të kenë sukses. Ju që hyni këtu lërini jashtë mendjemadhësinë, interesin meskin dhe merrni me vete dashurinë për Shqipërinë tonë”,- tha Dokle në fjalën e hapjes.

Në një seancë që zgjati vetëm pak minuta u krijua Komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve, dhe sekretaria e përkohshme e Kuvendit. Në seancë ishin prezentë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

Seanca e radhës u caktua nesër në orën 11.00.

 

PE, Komision hetimor mbi survejimin amerikan

PE/fotoalbaniaplus
PE/fotoalbaniaplus

Programi i survejimit amerikan, ka rikthyer sërish fokusin në Parlamentin Europian. Impakti që ky përgjim masiv mund të ketë mbi qytetarët, mbi lirinë e medias dhe gazetarinë investigative, ka angazhuar fillimin e një hetimi në Komisionin e Lirive Civile, në PE. Pas 12 seancave, të cilat do të zhvillohen deri para fundit të vitit, pritet kalimi i një rezolutë në Komisionin e Lirive Civile, në seancën e janarit 2014. 

Survejimi masiv amerikan ka rikthyer sërish debatin në Parlamentin Europian. Komisioni i Lirive Civile ka ndërmarrë një hetim, objektivi i të cilit, sipas kryesuesit të këtij hetimi, eurodeputetit britanik, Claude Moraes është vlerësimi i impaktit të këtyre aktiviteteve të survejimit mbi qytetarët evropiane.

E veçanta e këtij hetimi është, se ka mbledhur edhe deklarimet dhe shqetësimet e një serë gazetarësh, që janë në krye të medieve të rëndësishme evropiane. Jacob Appelbaum, gazetar investigativ dhe kërkues i sigurisë informatike, ka deklaruar përpara këtij Komisioni, se NSA  nuk është e lidhur me ligjet evropiane dhe se, ajo tallet me këto ligje. Ai ka vlerësuar, se NSA mund të vendos këdo nën përgjim në këto vende dhe kjo, pa asnjë lloj mandati të çfarëdoshëm. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një problem të shfaqur pas atentateve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara veprojnë në këtë formë që prej shumë kohësh.

Kryeredaktori i së përditshmes britanike, The Guardian, Alan Rusbridger, deklaroi nëpërmjet një video-konference, se përdorimi i ligjeve anti-terrorizëm në Angli, për të arrestuar David Miranda dhe kërcënimi direkt i qeverisë britanike për përdorim të ligjit për të kërkuar shkatërrimin e materialit të mbajtur nga The Guardian, janë dy çështje që legjislatorët duhet të kenë parasysh. Ai precizoi gjithashtu, se kjo mund të ishte “ e tmerrshme për gazetarinë dhe penguese” dhe se veçse i “ hidhte rërë ingranazhit”.

Për sa i përket nevojës së ruajtjes juridike evropiane për lirinë e medieve,  Rusbridger theksoi se gazetarët e BE-së, nuk janë të ruajtur në të njëjtën mënyrë si gazetarët amerikanë, duke precizuar, se neni 10 i Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut (e drejta për lirinë e shprehjes) nuk ka të njëjtën peshë, si amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane.

Rusbridger theksoi nevojshmërinë e ruajtjes së gazetarisë investigative, duke ju drejtuar legjislatorëve me fjalët: “ Legjislatorët kanë detyrë të ruajnë gazetarinë investiguese dhe të promovojnë këto lloj debatesh. Ju lutem, gjeni mjete për të ruajtur gazetarinë. Vetëm gazetaria mund të japë një pasqyrim të paanshëm(..) dhe ju lutem, mendoni për mekanizma survejimi”.

Jacque Follorou, i së përditshmes Le Monde, deklaroi se është i nevojshëm një kontroll demokratik. Follorou, vlerësoi gjithashtu, se deri më tani debati në Francë është përqendruar mbi mjetet teknologjike të përdorura, se sa tek ligji dhe liritë e qytetarëve, duke konkluduar, se këto teknologji mund të përdoren për synime të tjera, se sa për luftën kundër terrorizmit.

Ekuilibri i pushteteve dhe parashikimi i kontrolleve për të penguar këtë lloj survejimi masiv është parashtruar gjithashtu, si një element i rëndësishëm nga deputetët Sophia in’t Veld dhe Carlos Coelho.

Mbledhjet e radhës të këtij Komisioni, do të zhvillohen deri në fund të këtij viti dhe në seancën e Janarit 2014 pritet kalimi për votim i rezolutës./im.ta/

Brian Hallisay nën akuzë për dhunim të një fotografi

article-2415513-1BB3175D000005DC-456_634x745 Brian Hallisay i fejuari i aktores së njohur Jennifer Love Hewitt, është vënë nën akuzë pasi ka dhunuar fizikisht një fotograf, i cili ka tentuar të fotografojë aktoren të premten në darkë në Kaliforni. Çifti sapo kishte mbaruar së darkuari në një restorant Italian, Toscana kur përballen me një fotograf, i cili po përfitonte për të kapur disa momente të çiftit, në shoqërinë e njëri tjetrit.

Aktorja e cila pret në fëmijë, i është drejtuar fotografit të mos e fotografonte, por fotografi nuk ka ndaluar së shkrepuri aparatin e tij. Në këtë moment ndërhyn fizikisht i fejuar i saj, 34 vjeçari Brian Hallisay i cili ka ndaluar fotografin të shkrepë aparatin e tij, duke u përleshur me të fizikisht. Ai tashmë ndodhet nën akuzë për agresion fizik.

 

 

 

 

Jennifer Love Hewitt, Brian Hallisay
Jennifer Love Hewitt, Brian Hallisay

 

Jennifer Love Hewitt, Brian Hallisay
Jennifer Love Hewitt, Brian Hallisay

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Reese Witherspoon rikthen formën trupore

Reese Witherspoon
Reese Witherspoon
Reese Witherspoon

Me sa duket kalimi i kohës në palestër ka shpërblyer aktoren e njohur Reese Witherspoon, e cila është shfaqur në premierën e filmit  ‘Devil’s Knot’ në Kanada,  në një formë të shkëlqyer fizike. Ajo ka ndaluar, duke respektuar fansat e saj dhe duke dhenë disa autografë për to.

 

 

 

 

 

 

 

Reese Witherspoon
Reese Witherspoon

 

article-2415796-1BB3FDEA000005DC-814_634x863
Reese Witherspoon

 

article-2415796-1BB4F989000005DC-434_634x987

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Berisha konfirmon dorëheqjen, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit

berisha4

Berisha konfirmon dorëheqjen e tij dhe në rrjetin social Facebook. A shkruan, se i ka paraqitur Presidentit të vendit Bujar Nishani, dorëheqjen e tij dhe të Këshillit të Ministrave, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Të dashur miq, sot pasdite në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, mbas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4-vjeçar shtator 2009 – shtator 2013, i paraqita Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati. Falënderova Presidentin Nishani për bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi patur. Sb”,- shkruan Berisha.

 Berisha në Presidencë për dorëheqje: Qeveria Rama, po tregon instinktin e etërve të tyre

Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha, i është drejtuar sot Presidencës për dorëheqjen e tij. Pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u deklaroi gazetarëve, se për 24 orë do të jetë në grevën e heshtjes.

Duke ironizuar Berisha deklaroi se, ky hap ndërmerret pas miratimit të kodit të heshtjes nga ana e qeverisë Rama. Ai akuzoi qeverinë Rama, se është mbyllur tërësisht për mediat, duke treguar instinktin e etërve të tyre.

Siç edhe ka deklaruar më parë, Berisha pritet të qëndrojë si Kryeministër në detyrë deri në momentin kur Presidenti i vendit Nishani të dekretojë qeverinë e re.

 

 

 

Basha demokratëve: Qeveria Berisha, histori e pakrahasueshme suksesi

basha1Partia Demokratike ka mbledhur sot paradite Grupin Parlamentar nga ku pritet të emërohet Kryetari i këtij grupi, Edi Paloka dhe Eduart Halimi në postin e Nënkryetarit.

Gjatë fjalës së tij Kryetari i PD, Lulëzim Basha bëri një historik të qeverisjes së Berishës, duke e cilësuar kabinetin e tij si një histori e pakrahasueshme suksesi.

“Qeveria Berisha është dhe do të mbetet një histori e pakrahasueshme suksesi. Ata që kanë ardhur sot në pushtet do të duhet t’i bëjnë llogaritë dhe bilancin e saj, jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj qeverie. Vijmë nga një përvojë e çmuar dhe i kemi potencialet të bëjmë opozitën më efikase që ka njohur vendi. Ne e dimë që rotacioni është atribut jetëdhënës i demokracisë. Ne shpalosëm vlerat e kalimit të rregullt e të përgjegjshëm të pushtetit”- tha Basha.

Megjithëse Kryetari i selisë blu Basha, akuzoi shumicën e re për vjedhje e blerje votash për tjetërsim të rezultatit, ai garantoi se opozita e sotme nuk do të jetë ajo e baltës, e shpifjeve, e bllokimit dhe dhunës verbale, por një opozitë e fortë e fakteve