Eralda Çani, Këshilltarja e Kryeministrit për të drejtën publike

eralda-caniEralda Çani, do të jetë Këshilltarja e Kryeministrit Rama për të drejtën publike. Në një njoftim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama deklaron, se Kabineti i tij do të jetë një strukturë e re, si në formë dhe në thelb.

“Kabineti i kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit. Numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjegjësisë janë specifikuar me kujdes, në funksion të nevojave strategjike dhe të procesit vendimmarrës në kryeministri.

Përzgjedhja më e fundit është profesorja e asociuar Eralda Çani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur e të drejtës kushtetuese – administrative. Është mbresëlënëse eksperienca e saj shumë e pasur akademike brenda e jashtë vendit, po edhe praktika e përfshirjes aktive në jetësimin e projekteve të rëndësishme për të drejtën publike.

Kam bindjen e plotë se kontributi i Eralda Çanit në procesin vendimmarrës do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes sonë, dhe do të jetë një vlerë e çmuar në mozaikun e talenteve e të eksperiencave të posaçme që po ndërthurim për skuadrën e re të këshilltarëve të kryeministrit”,- deklaron Rama.

 

Rama:Të mos e lëmë që treni i Europës të largohet, por ta kapim atë

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, përpara hapjes së legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas përfundimit të takimit, Rama dhe ambasadori Sequi dolën në një konferencë për shtyp ku thanë që në fokus të takimit ka qenë integrimi i vendit në BE.

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Rama tha se, së shpejti do të vizitojë Brukselin dhe do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane për të përshpejtuar procesin e integrimit.

“Gjatë vizitës në Bruksel do të takohem me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe ku pas asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshëm të procesit të integrimit në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e Bashkimit Europian, por edhe njëkohësisht edhe një vend europian këtu në atdheun tonë, me ligjet e duhura dhe me mundësitë e duhura për çdo shqiptar që ndihet zot në vendin e tij”, tha Rama.

Ai ka shtuar se ky është një moment shumë i rëndësishëm që duhet të shfrytëzohet sa më mirë që vendi të integrohet në Bashkimin Europian

“Të mos e lëmë që treni i Europës të largohet, por ta kapim një orë e më parë atë”, tha kryeministri i ri.

Itali, vdes një 18-vjecarje rumune gjatë lojës erotike

lodi_killer_rumena_1_ansa-300x300Një lojë erotike e përfunduar në mënyrë tragjike. Kjo ngjarje e rëndë bëri bujë në mediat italiane ku protagonistë ishin një italian dhe një adoleshente rumune. Andrea Pizzocolo, 41 vjeç ka pasur një lidhje me Lavinia A. 18 vjec, një vajzë e re me origjinë rumune të cilën e kishte njohur në internet.

Trupi i vajzës u gjet i pajetë i braktisur në një fshat të San Martino, ndërsa në qafë u vërejtën shenja të forta shtrëngimi. I arrestuar italiani pohoi se krimi ndodhi gjatë seksit. “Një lojë erotike e përfunduar keq”. Por policia hedh dyshime se autori ka kryer seks me viktimën dhe pasi ka kryer krimin.

Trupi u gjet nga një fermer i zonës që rrëfeu se në momentin kur e gjeti vajzën, në qafë kishte 2 kabllo të holla elektrike dhe në fytyrë të hedhur një peshqir të vogël.
ITALI, 18 VJECARJA RUMUNE MBYTET GJATE NJE LOJE EROTIKE jA 41-VECARI VRASES
Asnjë rrobë, asnjë dokument me vete, por ishte copa e peshqirit që u bë pasaporta e zgjidhjes së enigmës.
Shenjat që u gjetën aty dhe më pas në trupin e vajzës i përkonin tipit të cuditshëm që kishte ardhur në zonë prej disa ditësh në një motel për të takuar të dashurën e njohur në internet.

41-vjeçari në fillim mohoi gjithçka, por më pas u dorëzua dhe nisi të tregojë se vajzën e njohu në internet dhe se të premten ishte takimi i dytë mes tyre.
Ai pohon se mes tyre nisi një lojë erotike dhe se kur e lidhi me kabllot në qafë vajza pati vështirësi frymëmarrjeje, por ai nuk ndali seksin asnjë cast që t’a ndihmonte.

Italiani pohon se e zbuloi vonë që vajza nuk merrte më frymë dhe se në ato momente mendoi vetëm të largohej nga vendi i ngjarjes.
Policia vijon hetimet për të gjetur dëshmitarë që e kanë parë çiftin bashkë për të zbardhur më tej vrasjen e vajzës.

Athinë, arrestohen 2 shqiptarë për trafik droge

kanabisPolicia greke ka arrestuar 3 persona, dy nga të cilët shqiptarë të moshës 39 dhe 38 vjeç dhe një grek 32 vjeç, që tregtonin sasi të mëdha kokaine në rajone të ndryshme të Atikës.

Pas disa informacioneve, policia identifikoi 2 shqiptarët, njëri prej të cilëve punonte taksist dhe ishte përgjegjësi për trafikimin e drogës. 39 vjeçari kryente takimet me blerësit, duke shfrytëzuar si mbulim udhëtimet e tyre me taksi.

Më pas u survejua bashkëpunëtori i tij, në banesën e të cilit fshihej droga si dhe shtetasi grek që mbante artikuj të tjerë dhe të ardhurat nga veprimtaria kriminale.

Në posedim të të arrestuarve u gjetën dhe konfiskuan, 623 gr kokainë, një sasi e vogël kanabisi, 1 peshore elektronike e saktësisë së lartë, 7 telefona celularë dhe shuma prej 12 660 €.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës. Ata akuzohen për posedim dhe trafik droge.

Kavajë, të moshuarit i ngec bidoni në zorrën e trashë

Ambulance1Një i moshuar nga fshatrat e Kavajës është paraqitur me hemorragji në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, mbrëmjen e 5 shtatorit. I moshuari, i cili shoqërohej nga djali i tij dhe disa të afërm, kishte një problematikë të veçantë. “Ishte e tmerrshme, i moshuari kishte dhimbje të forta e të rënda. I kishte ngecur një bidon plastik në vrimën anale”, pohuan mjekët e urgjencës. Vetë i moshuari me inicialet L.T., 70 vjeç e kishte shpjeguar ngjarjen si aksidentale. Sipas tij, ‘incidenti’ me shishen e coca-colës, i kishte ndodhur në tualetin e shtëpisë së tij, rreth orës 16:00, ndërsa familjarët e tij ishin përpjekur me mënyra të ndryshme, jo profesionale që t’ia nxirrnin. Ai ishte ankuar për dhimbje të forta e të padurueshme dhe për këtë u lutej mjekëve t’i gjenin shpëtim. Mjekët tregojnë se situata ishte mjaft e komplikuar dhe e rrezikshme për shëndetin e të moshuarit. Për këtë arsye sipas Domit, 70-vjeçari ishte dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë me urgjencë, për t’ju nënshtruar një operacioni të specializuar në zorrë të trashë, me kërkesë edhe të familjarëve të tij.

Sot seanca e parë e Kuvendit, drejtohet nga Namik Dokle

kuvendi-i-shqiperise1Seanca e parë e Kuvendit nis sot pasdite, nën drejtimin e Namik Dokles. 140 deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, do të nisin punën vetëm pas verifikimit të mandateve. Seanca është përcaktuar të mbahet sot, në orën 18:00, sipas dekretit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Kjo mbledhje e parë e deputetëve pritet të jetë më shumë ceremoniale, sepse nuk do të ketë as betim dhe as ndonjë vendim. Sipas rregullores së Kuvendit, fillimisht do të ekzekutohet himni kombëtar e më pas do të bëhet hapja e seancës. Seancën e parë e drejton deputeti më i vjetër, në bazë të rregullores, e këtë herë koincidon me kryeministrin në largim, Sali Berisha. Por, pasi ai ka bërë të qartë se refuzon ta drejtojë këtë seancë, ajo i takon ish-nënkryetarit Namik Dokle, i cili ka tashmë 22 vjet jetë parlamentare dhe përvojë në drejtim. Do të jetë Namik Dokle që do të caktojë më pas tre deputetë me moshën më të re që të kryejnë detyrën e sekretarisë së Kuvendit.

Në këtë seancë të parë do të ngrihet edhe Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, i cili, sipas rregullores përbëhet nga 9 deputetë dhe ka dy ditë kohë për të kontrolluar përputhshmërinë me ligjin të mandateve të 140 deputetëve. Pas hartimit të një raporti nga ana e këtij komisioni, pritet që një ditë më pas, pra më 10 shtator, të kryhet betimi i deputetëve. Menjëherë pas kësaj, po në bazë të rregullores, pritet që rreth 15 deputetë t’i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të zgjedhur kryetarin e tij, që do të jetë Ilir Meta. Procedura vijon më tej, me votim të fshehtë. Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Dokle do t’i lirojë atij vendin dhe më pas do të jetë ky kryetar që, pasi të mbajë fjalën e rastit, të njoftojë edhe datën dhe orën e mbledhjes së Kuvendit, kur kryeministri do të bëjë publik programin e qeverisë së re.

Në seancën e pasdites së sotme janë ftuar pjesëtarë të trupit diplomatik. Ndërkohë, administrata e Kuvendit ka përgatitur për çdo deputet nga një dosje të veçantë, ku përfshihen Kushtetuta, rregullorja e Parlamentit, si dhe statusi i deputetit. Një risi në këtë legjislaturë janë kompjuterët e vendosur në sallën e seancave për çdo deputet. Tashmë ata do t’i studiojnë projektligjet përmes kompjuterave.

Ndërkohë, përpara seancës së pasdites së sotme pritet që kryeministri Sali Berisha të dorëzojë dorë-heqjen e kabinetit qeveritar tek Presidenti i Republikës. Nga ana e tij, grupi parlamentar demokrat do të mblidhet në orën 11.00, në selinë e re, për të zgjedhur kreun e grupit, i cili do të jetë provizor derisa të bëhen zgjedhjet e reja në PD. Të dyja partitë kryesore, PS e PD, do të duhet të përcaktojnë edhe emrat e nënkryetarëve të Kuvendit, por edhe emrat e kryesuesve të komisioneve parlamentare më pas. Me fillimin e punës së qeverisë, të tjera lëvizje priten në Kuvend.

Të gjithë ministrat e kabinetit “Rama” do të lënë hap pas hapi mandatet e deputetëve për t’ua lënë vendin të tjerëve në listat respektive. Do të jetë KQZ-ja më pas që do t’i delegojë Kuvendit zëvendësimin e tyre me emrat e rinj të deputetëve. Kjo është një procedurë që pritet të zgjasë në kohë. Ndërkohë në prag të çeljes së punimeve të Kuvendit, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama do të zhvillojë një takim në selinë rozë në ora 09:00 me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Seqiu.

Atentat në Tiranë, 1 i plagosur

atentatNjë tjetër shpërthim eksplozivi ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës, nga ku shënohet një i plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të Laprakës. Eksplozivi mësohet të jetë vendosur në pjesën e poshtme të makinës, në krahun e shoferit, teksa ky i fundit ka pësuar plagë të rënda në gjymtyrë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen në fjalë. Makina ku shpërtheu eksplozivi është e tipit Benz, me targa AA 787 DK.

I plagosuri raportohet të jetë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja dhe fëmija e tij, të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime nga kjo ngjarje.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas një tjetër shpërthimi të ndodhur në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”, ku iu vu eksploziv makinës së një biznesmeni ndërtimi, fatmirësisht pa të lënduar.

Kuvendi i ri, 5 grupe parlamentare

kuvendi-i-shqiperise1Kjo legjislaturë e Kuvendit të Shqipërisë pritet të ketë një numër relativisht të lartë të grupeve parlamentare, 5 të tilla, 2 grupe të majta dhe 3 të djathta.

Grupi më i madh parlamentar do të jetë ai socialist, i cili është vendosur nga strukturat e partisë më të madhe të drejtohet  sërish nga Gramoz Ruçi.

Partia Demokratike ka grupin e dytë më të madh në parlament, por kryetari që do të zëvendësoje Astrit Patozin në këtë detyrë do të zgjidhet paraditen e së hënës nga mbledhja e parë e të zgjedhurve për deputetë të Partisë Demokratike që është njoftuar se do të zhvillohet në seline e re të saj, tek ish-SHQUP.

Për drejtues të përkohshëm të grupit demokrat, deri në zgjedhjet e PD–së në dhjetor, janë artikuluar disa emra, por nuk ka asnjë zyrtar.

Lëvizja Socialiste për Integrim, që doli nga këto zgjedhje me 17 deputete do të ketë gjithashtu grupin e tretë parlamentar, ku kryetari do të zgjidhet nga një mbledhje përpara seancës.

Të zgjedhurit për deputetë të kësaj force politike do të vendosin mes Petrit Vasilit dhe Luan Ramës që mësohet se janë kandidatura për kryetar grupi.

Por me grupet e tyre parlamentare do të përfaqesohen edhe PDIU dhe PR, përkatesisht me 5 dhe 4 deputetë. Mësohet nga burime pranë këtyre partive se në mungesë të 7 deputetëve të nevojshëm për këtë strukturë parlamentare, ata po huazojnë deputetë nga Partia Demokratike.

Kodi i heshtjes, ministrat firmosin paktin me Edi Ramën

rama ministratMinistrat e përzgjedhur nga Edi Rama që ditën e parë të mbledhjes së qeverisë kanë firmosur Kodin e Vlerave Etike të ministrave. Gjatë punës së tyre si pjesë e kabinetit qeveritar, Kodi i orienton ministrat se si duhet të jetë komunikimi mes tyre, me qytetarët, me deputetët, por dhe me mediat. Edhe pse pak detaje jepen për këtë dokument që qeveritarët e rinj e ruajnë me shumë fanatizëm, ajo që duket është se ky Kod, të paktën në marrëdhënien e kabinetit qeveritar me mediat, ka filluar nga zbatimi që në mbledhjen e parë që Rama zhvilloi me ministrat e tij në Vlorë.

Pas mbledhjeve, si në Vlorë, ashtu edhe në Shkodër, ministrat e rinj nuk kanë pasur asnjë komunikim me mediat, madje nuk kanë tentuar të përgjigjen në celular. Pak ditë më vonë, kur presioni i pikave të këtij Kodi ka qenë më i largët, disa nga ministrat e rinj janë shprehur se “nuk mund të komunikojnë asgjë nga diskutimet që zhvillohen në mbledhjet me Kryeministrin e zgjedhur, pasi duan të ruajnë etikën e re për të cilën kanë firmosur në një dokument”. Për Kodin Etik të ministrave, vetë Rama është shprehur se “bazohet në modelet më të arrira të mirëqeverisjes demokratike”. Mësohet se një nga pikat e Kodit është dhe komunikimi zyrtar që ministrat do të kenë me publikun, pasi të kenë marrë detyrën.

Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama. Bazuar dhe në përvojat më të mira botërore, Kodi i Vlera Etike i qeverisë Rama kërkon nga ministrat respektim të demokracisë; respektim të qytetarëve, duke e trajtuar çdo qytetar të barabartë përballë ligjit; integritet përballë interesit publik, duke mosavantazhuar veten për shkak të postit publik; përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve dhe detyrave publike; përmirësim të njohurive dhe dijeve të tyre profesionale, të cilat i zbatojnë në punën e përditshme; kujdesi për të krijuar frymë ekipi dhe pune në grup në kabinetin qeveritar etj.

Duket se Kryeministri i zgjedhur, sa i takon marrëdhënies së qeverisë me mediat, do të tentojë centralizimin e informacionit zyrtar, duke i dhënë fund deklaratave shumë herë kontradiktore mes ministrive të së njëjtës qeveri.

Në San Francisko, SHBA

Në San Francisko, SHBA (Marcio Jose Sanchez, Ap/Lapresse)
Në San Francisko, SHBA (Marcio Jose Sanchez, Ap/Lapresse)
Në San Francisko, SHBA (Marcio Jose Sanchez, Ap/Lapresse)