Brian Hallisay i fejuari i aktores së njohur Jennifer Love Hewitt, është vënë nën akuzë pasi ka dhunuar fizikisht një fotograf, i cili ka tentuar të fotografojë aktoren të premten në darkë në Kaliforni. Çifti sapo kishte mbaruar së darkuari në një restorant Italian, Toscana kur përballen me një fotograf, i cili po përfitonte për të kapur disa momente të çiftit, në shoqërinë e njëri tjetrit.
Aktorja e cila pret në fëmijë, i është drejtuar fotografit të mos e fotografonte, por fotografi nuk ka ndaluar së shkrepuri aparatin e tij. Në këtë moment ndërhyn fizikisht i fejuar i saj, 34 vjeçari Brian Hallisay i cili ka ndaluar fotografin të shkrepë aparatin e tij, duke u përleshur me të fizikisht. Ai tashmë ndodhet nën akuzë për agresion fizik.