Tre mijë flamuj në një park në Winnetka, Illinois, në kujtim të viktimave të 11 shtatorit 2001

Tre mijë flamuj në një park në Winnetka, Illinois, në kujtim të viktimave të 11 shtatorit 2001. (Jim Young, Reuters/Contrasto)
Tre mijë flamuj në një park në Winnetka, Illinois, në kujtim të viktimave të 11 shtatorit 2001. (Jim Young, Reuters/Contrasto)
Tre mijë flamuj në një park në Winnetka, Illinois, në kujtim të viktimave të 11 shtatorit 2001. (Jim Young, Reuters/Contrasto)

 

Berisha shpërblen fshirësin e serverit të 21 Janarit, Kaso me post të rëndësishëm

berish-bash-prendi-22-janarSali Berisha ka shpërblyer para ikjes së tij me një post të rëndësishëm, të akuzuarin kryesor për fshirjen e pamjeve filmike të serverit të Kryeministrisë për ngjarjet e 21 Janarit, Armando Kaso.

Kaso, në ditën që Berisha zyrtarisht iku nga Kryeministria, emërohet në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

Sipas burimeve të gazetës Tema, Kaso është emëruar Drejtor IT tek institucioni i drejtuar nga Zana Xhuka, militante e PD-së, e cila ka bërë karrierë për gjatë kësaj periudhe kohore.

Vetëm pak kohë më parë, Kaso u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës ndaj akuzës për shpërdorim detyre dhe për pengim në zbulimin e së vërtetës për ngjarjet e 21 Janarit.

Provat e ardhura nga laboratori i FBI-së flisnin se, në serverin e Kryeministrisë ishin fshirë pamjet e 21 janarit. Në to ishin vetëm pamjet e datës 22 janar 2011, ku dukeshin disa prokurorë që mblidhnin prova jashtë dhe brenda rrethimit të kryeministrisë. Megjithëse këto prova u cilësuan nga gjykata si të dobishme, në fund u vendos pafajësi, pasi gjykata vlerësoi në konkluzionin e saj se nuk ka shkelje ligjore për rastin Kaso.

zogu-sales-n-gjyqGjatë procesit hetimor Kaso ka deklaruar përpara hetuesve se “një kopje ia kishte dhënë punonjësve të Gardës”. Madje ai ka thënë se ka marrë urdhër që një kopje tjetër të këtyre filmimeve t’ua japë disa zyrtarëve të Këshillit të Ministrave, eprorë të tij, që e kishin urdhëruar të bënte kopjimin e pamjeve në një CD. Megjithëse ai dekalroi se nuk ka fshirë pamjet nga serveri, provat e ardhura nga Laboratori i FBI-së vërtetuan të kundërtën.

Ngjarjet e 21 Janarit ku u ekzekutuan përpara Kryeministrisë 4 persona të pafajshëm dhe ku u arrestuan dhe u turturan dhjetëra persona të tjerë, është një nga ngjarjet për të cilat Partia Socialiste dhe Kryetari i saj Edi Rama kanë premtuar, se drejtësia do të vihet në vend.

 

 

 

Programi i qeverisë, deputetët Ramës: T’i japim PD kohën të përgatitet

rama ministratGrupi parlamentar i PS-së diskutoi dje pasdite për kohën që i duhet lënë në dispozicion opozitës për të studiuar programin e qeverisë së re. Në një mbledhje, dje pasdite, ku mori pjesë edhe vetë kryeministri dhe njëherësh kryetari Rama, disa prej deputetëve kanë propozuar që PD-ja të ketë më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur për programin.

Burimet nga mbledhja e grupit bënë të ditur se, Fatmir Xhafaj, Bashkim Fino, Spartak Braho e Koço Kokëdhima, kanë qenë pothuaj në një mendje, që seanca e parlamentit të niste në orën 10:00 me prezantimin e programit nga kryeministri Rama e më pas, rreth orës 18:00 pasdite të fillohet me pyetjet dhe debatin për programin, në mënyrë që të përmbushet edhe kërkesa e opozitës për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Më tej, mësohet se kryeministri Rama dhe kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, kanë pyetur deputetët se kush do të përgatitet për të diskutuar për programin në seancën parlamentare. Por asnjë nuk ka ngritur dorën, përveç Arben Çukos. E më pas, duke parë që nuk ka pasur shumë gatishmëri, Ruçi porositi të gjithë deputetët të përgatiten që të diskutojnë sot.

Pak minuta pas mbledhjes së grupit parlamentar, në selinë e PS-së u zhvillua një tjetër takim. Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe drejtuesit respektivë të grupeve parlamentare të PSsë e LSI-së, diskutuan sërish sa i përket seancës së sotme, të lajmëruar në orën 11:00. Burime nga kjo mbledhje bënë të ditur se u vendos që seanca të vijojë në orën 11:00, të nisë paraqitja e programit nga zoti Rama, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë me dekretimin e emrave të ministrave nga ana e Presidentit Bujar Nishani, e më pas, rreth orës 17:00, Kuvendi të mblidhet sërish në seancë për të vijuar debatin e diskutimet, sipas rregullores.

Mësohet që drejtuesit e PS-së në këtë takim, të jenë shprehur se: “Në vitin 2005, opozita e sotme na la vetëm 12 orë kohë për të parë programin e qeverisë së saj, ndaj 24 orë janë të mjaftueshme”. Sot pritet që para nisjes së seancës Presidenti Nishani të dekretojë emrat e ministrave të kabinetit “Rama”. Ndërsa dje paradite ai thirri vetë Ramën dhe e dekretoi si kryeministër të vendit. Rama u paraqit në Presidencë vetëm 4 minuta para takimit dhe për rreth 30 minuta ai bisedoi me Presidentin Nishani. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Presidenti Nishani i uroi zotit Rama punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional. E pas dekretimit të Ramës, PSja dorëzoi menjëherë po në Presidencë emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar dhe pritet që ata të dekretohen para nisjes së Parlamentit.

Islanda mund Shqipërinë, Botërori një utopi

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineVetëm mrekullia tashmë mund ta çojë Shqipërinë në Botëror. Humbja e fundit përballë Islandës ul në maksimum shanset e kuqezinjve për të kapur vendin e dytë. Goli i Ramës ndezi shumë shpresat e kombëtares, por më pas nuk arritëm të administronim atë gol fantastik. Islanda ringjitet në vend të dytë me 13 pikë, Sllovenia del e treta me 12 pikë, pastaj Norvegjia me 11 pikë dhe vjen Shqipëria me 10 pikë. Në dy ndeshjet e fundit na duhen dy fitore, për të shpresuar pastaj në hapat fals të rivalëve, ose barazimeve mes tyre. Kjo është situata tashmë, ku pas dy humbjeve rresht, vetëm “dora e Zotit” mund të na fuste në Botëror.
MODULI
Në ndryshim nga ballafaqimi me Slloveninë, trajneri De Biazi i besoi skemës së lojës 4-4-2. Në portë luajti Berisha, në krahun e djathtë të mbrojtjes u pozicionua Dallku, i rikthyer pas pezullimit, në qendër Teli me Canën, ndërsa në të majtë është spostuar Andi Lila. Në mesfushë dyshja e qendrës ka qenë Basha-Kaçe, ndërsa në krahun e djathtë do të luajë Rroshi e në të majtë Rama. Salihi dhe Çani ishte dyshja e sulmit. Kujtojmë se në këtë ndeshje përfaqësueses shqiptare i munguan lojtarë të rëndësishëm, si Mavraj, Meha dhe Kukeli të dëmtuar, por edhe Ansi Agolli i pezulluar prej kartonëve. Ndërkohë, është rikthyer Dallku pas mungesës në Slloveni prej kartonëve.
NDESHJA
Ka nisur mirë ndeshja në Islandë, kur Valdet Rama që në minutën e 9-të ka realizuar golin e parë për Shqipërinë. Goli i tretë me bluzën kuqezi në 4 ndeshjet e zhvilluara me ekipin e parë kombëtar për Ramën, kur kujtojmë që ka shënuar edhe me Norvegjinë dhe Armeninë. Por gëzimi ynë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta, pasi Bjarnason ka barazuar për vendësit, duke bërë një gabim në mbrojtje. Një pjesë e parë deri diku e zotëruar nga Islanda, por që në kundërsulm mund të kishim shënuar sërish. Pjesa e dytë ka filluar me gol për vendësit, kur Sigthorson shfrytëzon saktë një kros nga krahu i djathtë. 2-1 ka përfunduar i gjithë takimi.
SULMI
Trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi, ka grumbulluar katër sulmues për ndeshjen me Slloveninë dhe Islandën: Hamdi Salihi, Edgar Çani, Agon Mehmeti dhe Ahmed Januzi. Por fakt është se që të katër këta lojtarë nuk po kalojnë një periudhë të lumtur me ekipet e tyre. Salihi ka javë të tëra që nuk shënon në kampionatin kinez me Jiangsy Sianti, po ashtu edhe Çani ka treguar limite në repartin ofensiv të Karpit në Itali. Januzi ka shënuar vetëm dy gola në tetë javët e fundit në Ukrainë me Vorskla Poltavën, ndërsa Mehmeti vetëm një me Olhanense në Portugali.

Tabaku: Programi duhet të jepet përmes Kuvendit, mungesë serioziteti

Jorida-Tabaku-Menjëherë pasi u bë publik programi i qeverisë Rama, vjen edhe reagimi i grupit parlamentar të PD-së.

Përmes zëdhënëses së këtij grupi, Jorida Tabaku bëhet me dije se ky program nuk është vënë në dispozicion nga Kuvendi, duke treguar, siç thotë ajo një mungesë transparence dhe serioziteti.

“Programi nuk është vënë në dispozicion nga Kuvendi. Mungesa e programit është mungesë transparence dhe serioziteti”

“Është e turpshme përpjekja për mungesën e programit”, shprehet në reagimin e saj Tabaku.

Basha: Qeveria fillim jo të mbarë, duam transparencë

lulzim bashaPartia Demokratike unifikon qëndrimin për të përdorur gjitha mjetet demokratike ndaj qeverisë ‘Rama’, për të mos lejuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollit parlamentar.

“Komunikimi konfliktual dhe refuzimi për transparencë është shenje e keqe dhe fillim jo i mbarë i mazhorancës. I japim mundësinë ta korrigjojë këtë gabim dhe i themi të tërhiqet nga ky akt që buron nga mungesa e seriozitet dhe përpjekja për të zhdukur transparencën. Nëse nuk reflektojnë opozita do të mbajë qëndrimin e unifikuar dhe të prerë për këtë akt të papranueshëm. Përgjegjësia është e mazhorancës. Bëjmë thirrje të shmangin konfliktualitetin dhe provokimet dhe ti kthehen normalitetit duke i siguruar kohën e nevojshme me kohën që kjo opozitë i ka dhënë opozitës që tashmë është në mazhorancë me qëllim që të kemi debat transparent. Qëndrim i unifikuar do thotë se ne jemi gati të marrim cdo hap për të mbrojtur parimet e shenjta të transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollit parlamentar”, deklaroi Basha në një konferencë për shtyp, pas takimit me dyer të mbyllura me aleatët e PD-së.

Numri 1 i demokratëve theksoi se mazhoranca përdori sot gjuhën e konfliktualitetit me opozitën, e cila kërkoi kohë për tu njohur me programin dhe për të përgatitur pyetjet në lidhje me premtimet që socialistët i kanë bërë shqiptarëve. Basha i bëri thirrje qeverisë “Rama’ të tërhiqet nga vendimi përndryshe do të përballet me reagimin e opozitës.

“Sjellja arrogante e përfaqësuesve të mazhorancës, refuzimi për të kryer detyrimin në raport me Kushtetutën dhe qytetarëve shqiptarë është një problem i cdo qytetari shqiptar, ne konstatojmë mungesë të theksuar serioziteti tek kryeministri i dekretuar i cili për më shumë se një muaj ka marrë kohë publike për të njoftuar lloj-lloj emërimesh të këshilltarëve, seminare dhe konferenca të kabinetit në pritje pa bërë transparencën e programit. Sot u përdor gjuha konfliktuale me opozitën, në një kohë që kërkuam kohën e nevojshme për tu njohur me programin dhe për të përgatitur pyetjet në raport me premtimet. Shpresojmë që kjo opozitë të mos shtyhet në vendimmarrje nga mungesa e tolerancës dhe fryma e konfliktualitetit”, tha Basha.

Ilir Meta zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë me 91 vota pro

kuvendi-i-shqiperise1

Mbyllja e procedurës së votimit për zgjedhjen e Ilir Metës si Kryetar i ri i Kuvendit, ka përfunduar me 91 vota pro, vota kundër 45 dhe vetëm 1 abstenim.

Komisioni procedoi nëpërmjet një votimi të fshehtë, menjëherë pas mbylljes së betimit të deputetëve.

Betohen deputetët në Kuvend, pritet votimi i Metës si Kryetar

Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar sot me seancën e tij të dytë parlamentare. Deputeti socialist Armando Subashi lexoi raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve, që konfirmon se mandatet e 140 deputetëve janë të vlefshme. Kjo procedurë i hapi rrugën më pas betimit të deputetëve. Vasil Bicaj, nuk ka pranuar të betohet si deputet dhe për këtë i lihet kreut të Kuvendit të procedojë sipas rregullores.

Menjëherë pas zgjedhjes së Komisionit për votimin, Kuvendi ka vazhduar me pikën e tretë të rendit të ditës, procedurën për zgjedhjen e Kryetarit, Ilir Meta. Votimi është i fshehtë dhe Kryetari zgjidhet pa debat.

Në këto momente po vazhdon akoma procedura e votimit për Kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

 

 

Tamara Ecclestone shëtit me biçikletë në rrugët e Londrës

Tamara Ecclestone
Tamara Ecclestone
Tamara Ecclestone

Megjithëse në garazhin e saj nuk mungojnë markat e ndryshme të makinave, nga ku një Land Rover dhe një Roll Rojs, Tamara Ecclestone preferon të dalë shëtitje në rrugët e Londrës, me një biçikletë të stilit të vjetër.

Ajo është fotografuar duke shijuar këtë shëtitje, e veshur sport me një tshirt dhe një palë pantallona të shkurtëra xhins, në shoqërinë e qenushit të saj, i cili me sa duket shijonte së bashku me Tamarën panoramën Londineze.

 

 

 

 

 

 

 

Tamara Ecclestone
Tamara Ecclestone

 

Tamara Ecclestone
Tamara Ecclestone

 

Tamara Ecclestone
Tamara Ecclestone

 

 

Aksident rrugor në Iran, 43 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

aksident bus iranIrani është tronditur nga një aksident rrugor, i cilësuar si më i rëndi i këtyre viteve të fundit. Të hënën në mbrëmje, dy autobusë u përplasën duke shpërthyer në flakë, në rrugën midis qytetit të Qom dhe kryeqytetit Teheran. Bilanci, 43 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Drejtuesi i një prej autobusëve ka humbur kontrollin e mjetit, kur një nga gomat e autobusit ka shpërthyer, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe përplasjen me autobusin tjetër. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit Qom. Rrugët iraniane ngelen nga rrugët më të rrezikshme në botë edhe pse një përmirësim i lehtë është konstatuar vitet e fundit. Vitin e kaluar, 20 mijë persona janë raportuar se, kanë gjetur vdekjen nga aksidentet rrugore.

 

 

Nishani mandaton Ramën si Kryeministër

nishani-ramaPresidenti i Republikës Bujar Nishani, ka mandatar sot kreun e PS-së, Edi Rama për krijimin e qeverisë së re.

Takimi është zhvilluar në orën 09:56, ku kreu i shtetit ka pritur Kryeministrin e propozuar Edi Rama, për ta ngarkuar sipas ligjit në fuqi, me detyrën e krijimit të qeverisë së re.

Koalicioni ‘ Aleanca për Shqipërinë Europiane’, sipas nenit 96, paragrafi 1 i Kushtetutës së vendit, ka propozuar emërimin e Edi Ramës si Kryeministër të Shqipërisë. Propozimi është dorëzuar në presidencë nga Kryetari i Partisë Socialiste, nga Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Pritet që pas emërimit nga ana e Presidentit, qeveria Rama të kalojë në Kuvend për votim.