Berisha konfirmon dorëheqjen, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit

45

berisha4

Berisha konfirmon dorëheqjen e tij dhe në rrjetin social Facebook. A shkruan, se i ka paraqitur Presidentit të vendit Bujar Nishani, dorëheqjen e tij dhe të Këshillit të Ministrave, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Të dashur miq, sot pasdite në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, mbas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4-vjeçar shtator 2009 – shtator 2013, i paraqita Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati. Falënderova Presidentin Nishani për bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi patur. Sb”,- shkruan Berisha.

 Berisha në Presidencë për dorëheqje: Qeveria Rama, po tregon instinktin e etërve të tyre

Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha, i është drejtuar sot Presidencës për dorëheqjen e tij. Pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u deklaroi gazetarëve, se për 24 orë do të jetë në grevën e heshtjes.

Duke ironizuar Berisha deklaroi se, ky hap ndërmerret pas miratimit të kodit të heshtjes nga ana e qeverisë Rama. Ai akuzoi qeverinë Rama, se është mbyllur tërësisht për mediat, duke treguar instinktin e etërve të tyre.

Siç edhe ka deklaruar më parë, Berisha pritet të qëndrojë si Kryeministër në detyrë deri në momentin kur Presidenti i vendit Nishani të dekretojë qeverinë e re.