Kryevepra e Van Gogh e realizuar me domino

149

van gogh 1Një artist me një durim të veçantë dhe duar shumë të qëndrueshme, ka krijuar pikturën e Van Gogh ‘Natë me Yje’ duke përdorur 7000 domino. Ky artist, i cili dëshiron të njihet me emrin FlippyCat, shpenzoi 11 orë për të arritur këtë strukturë kaq delikate – për herë të dytë. Figura e parë dështoi kur një vidë e vogël shkaktoi rrëzimin e të gjitha dominove njëra pas tjetrës. I gjithë projekti është realizuar me anë të një vizoreje të madhe të vendosur në tryezën e punës dhe një vizore të vogël pranë një fotografie me pikturën në fjalë. Çdo domino duhet vendosur me precision në mënyrë që të lidhet me pjesën tjetër kur të vihen në lëvizje. Vepra kërkon që dominotë të vendosen në formë kullash në mënyrë që të bien në mënyrën ekzakte për të formuar pikturën e Van Goghut. van gogh2Video e hedhur në You Tube nga FlippyCat, gjatë fundjavës, është parë nga më shumë se 170,000 njerëz. Në 2007, artisti ka krijuar një version me domino të Mona Lisës duke përdorur 4519 domino të ngjyrosura. Kjo video është parë mbi milionë herë në You Tube. Ai, gjithashtu, ka përdorur domino për të krijuar simbolin e Google Chrome. Për sa i përket pikturës ‘Natë me yje’, Van Gogh e pikturoi në pëlhurë me bojëra vaji, në vitin 1889, me aq sa mbante mend nga peisazhi që dukej nga dritarja e dhomës së tij të gjumit të sanatoriumit në jug të Francës. Piktura, shpesh e konsideruar si vepra më e mirë e piktorit, gjendet në Muzeun e artit Modern në New York.