Kryeministri Edi Rama nga Teatri “Petro Marko” në Vlorë ku po zhvillohet finalja e konkursit për vijën bregdetare të këtij qyteti, tha se ky konkurs hap një kapitull të ri për qytetin e Vlorës. Sipas tij konkursi për projektin në fjalë ndihmon t’i japim jetë idesë së tansformimit rrënjësor të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës por njëkohësisht do të jetë një shembull për t’u ndjekur për zhvillimin e mëtejshëm të infrastruturës bregdetare në mbarë vendin.
Ai theksoi se është me rëndësi që “ky projekt të jetë dhe shrehje e vetëdijes se përmes dialogut të ideve, vizioneve dhe qasjeve të ndryshme, ne të bëjmë zgjedhjet më të mira mbi të cilat të bëjë më të mirën për Vlorën dhe për gjithë vendin.
Pavarësisht se cili do të jetë fituesi i konkursit të sotëm Rama shprehu bindjen se “të gjithë të tjerët me idetë e tyre na kanë dhënë një kontribut të jashtëzkonshëm dhe padyshim çdo ide e vlefshme do të jetë pjesë e integruar në këtë projekt madhor, në këtë projekt që hap siparin e rilindjes për Vlorën.Vlora është një qytet shumë i bukur dhe ne do ta bëjmë atë botërisht të njohur si një nga portat më të bukura të Mesdheut”.
Projektin Lungo Mare, fituesi i të cilit pritet të shpallet sot, Kryeminisrti e ka vlerësur si projektin e “Vlorës së Shekullit të ri”.
Rama: “Lungo Mare”, shembulli që do ndjekim për infrastrukturën bregdetare
Venizelos vazhdon takimet në Tiranë
Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, pritet sot të vazhdojë axhendën e takimeve me zyrtarët shqiptarë. Venizelos mbërriti pasditen e djeshme në Tiranë për një vizitë zyrtare, në kuadër të një turi vizitash në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, presidentin Bujar Nishani ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet një konferencë për mediat te Qendra e Informimit të BE-së në rolin e Greqisë si President i Këshillit të Bashkimit Evropian.
Dje pasdite Venizelos takoi kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit u shpreh zotimi për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. Marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor, sipas Venizelos, është prioritet kyç gjatë presidencës greke të Bashkimit Europian.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë, ministri grek i ofroi kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe nivel në teknik, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar procesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.
Durrës, të rinjtë u vranë pastaj u dogjën në makinë
Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme, ku dy të rinj u gjetën të djegur në një makinë. Mësohet se të rinjtë u ekzekutuan fillimisht me armë, më pa iu vu zjarri makinë për të humbur gjurmët. Sipas të dhënave të fundit të policisë viktimat janë identifikuar si Shaban Kasalla dhe Artur Babasi nga Fushë Kruja.
Sipas policisë dy djemtë janë vrarë armë me zjarri në banesë në Shkozet dhe më pas janë dërguar me automjet në zonën e ish Kënetës, ku i është vënë flaka makinës. Në banesën në Shkozet janë gjetur edhe gjurmë gjaku dhe gëzhoja. Makina ishte në pronësi të viktimave. Policia thotë se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy palëve sherr mes dy palëve, ndoshta për prishje pazaresh, që ka nisur disa kohë më përpara dhe që ka precipituar në ngjarjen e djeshme.
Policia bëri të ditur se rreth orës 22:15 mori njoftimin për makinën tip “Mercedes-Benz” me targë AA 930BJ që po digjej. Fillimisht u dyshua për një ngjarje aksidentale, por vetëm pas shuarjes së flakëve u zbulua dhe krimi makabër.
Fakti që njëri prej viktimave ndodhej në bagazh ka ngritur menjëherë dyshimin se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme dhe të mirorganizuar. Ekspertë të shumtë të Policisë së Durrësit shkuan në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet për krimin.
Një viktimë në sediljen e parë, ndërsa një tjetër në bagazhin e një “Benzi” u zbuluan mbrëmë të pajetë, pasi zjarrfikësja shoi flakët që i ishin vënë mjetit. Dy kufomat u gjetën në zonën pranë ish-Vaskave të Peshkut, në një zonë të banuar mes dy lagjeve informale në Durrës, asaj të Spitallës dhe ish-Kënetës. Ekspertëve i është dashur më shumë se dy orë për të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar. Madje ata kanë përdorur kazma e lopata. Po kështu puna e ekspertëve ka qenë e vështirë për shkak se kemi të bëjmë me një zonë të errët dhe pa ndriçim. Pas orës 01:00 të mesnatës është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga automjeti. Mësohet se familjarët ndodhen në morgun e spitalit të Durrësit për të tërhequr trupat.
Schalke 04 kërkon talentin shqiptar
Schalke 04 synon të bëhet ekipi numër dy në Gjermani pas Bayern Munchen. Për këtë qëllim ata po krijojnë një ekip plot me talente të rinj.
Pas Deaxler, Kolasinac, Mayer dhe Goretza, Schalke po tenton të marrë në ekipin e parë fenomenin, Donis Avdijaj.
Shqiptari me pasaportë gjermane luan për ekipin U-17 të kombëtares gjermane, ku ka shënuar 44 gola në 25 ndeshje.
Në një sezon me kombëtaren U-19, ai deri tani ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje. Avdijaj është sulmues me aftësi të jashtëzakonshme teknike dhe ka një shënjetës vrasëse pavarësisht se është vetëm 17 vjeç.
17-vjeçari ishte në bankinë në ndeshjen e luajtur ndaj Leverkusen. Avdijaj ka zgjatur kontratën me Schalke 04 deri në vitin 2018 me një klauzolë rekord prej 50 milionë euro. Në këtë mënyrë, ekipi gjerman “mbron” talentin nga sheikët dhe miliarderët.
“Kam parë pak lojtar të fortë si Avdijaj. Ai është i mirë jo vetëm me këmbë por edhe me kokë. Është një lojtar i plotësuar dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të parë. Është sulmues me kualitet të jashtëzakonshëm”, thotë menaxheri i përgjithshëm tek Schalke 04, Horst Heldt.
Bonino: Përgjegjësit e gjakderdhjes do të mbajnë përgjegjësi
Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për ndalimin e vizave dhe ngrirjen e të gjitha pasurive të ”përgjegjësve për gjakderdhjen në Ukrainë”, njoftoi pak më parë kryediplomatja italiane, Emma Bonino, pas një takimi në Bruksel mbi krizën ukrainase.
“E kemi marrë vendimin, në koordinim të plotë me tre ministrat e BE-së që po zhvillojnë negociata në Kiev, për të proceduar në mënyrë të shpejtë gjatë orëve në vijim, për ndalimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive të të gjithë atyre duart e të cilëve janë lyer me gjak, të të gjithë atyre të cilët janë përgjegjës për gjakderdhjen dhe dhunën”, theksoi Bonino, në dalje nga takimi i kryediplomatëve të vendeve të BE-së.
Greqia e gatshme të bisedojë me Maqedoninë për emrit
Shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos ka mbyllur vizitën e tij në Shkup, në cilësinë edhe të kryesuesit të presidencës së BE-së. Greqia po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Maqedoninë, dhe madje është e gatshme të hyjë në bisedime edhe për njohjen e emrit. Të paktën kjo ka qenë ajo çfarë kryeministri grek ka lënë të kuptohej sot, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup dhe në deklaratat e tij, të bëra përpara medias vendase.
Venizelos ka deklaruar se Greqia është e gatshme të zhvillojë bisedimet me Shkupin për çështjen e emrit, si dhe të përmirësojë edhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
“Greqia është dera hyrëse për aspiratat euroatlantike të vendit tuaj, ne jemi vend mik dhe fqinj i mirë. Në takimet me përfaqësuesit qeveritarë kemi konkluduar se lidhur me kontestin e emrit duhet të vazhdojnë bisedimet nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe të ndërmjetësit Metju Nimic. Mund të them se kam një ndjenjë personale se Shkupi zyrtar, por edhe përfaqësuesit e sektorit civil janë shumë të disponuar për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ashtu si ata, edhe ne jemi të gatshëm për të përmirësuar dialogun që nuk përfshin vetëm kontestin emrit, por edhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike”, -u shprehVenizelos në konferencën përmbyllëse në Shkup, raporton “INA”.
Për sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Venizelos tha se që të ndodhë ky proces, Maqedonia duhet të zbatojë rregullat e Kopenhagenit dhe të BE-së, për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët.
“Unë i kam shprehur qartë qëndrimet që kemi sjellë në Këshillin e Ministrave të BE-së. Nëse vendi juaj dëshiron të bëhet vend anëtar i BE-së, duhet plotësuar kriteret e Kopenhagenit, por edhe rekomandimet e BE-së, për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, -theksoi shefi i diplomacisë greke, duke shtuar se Shkupi nuk ka problem fqinjësor vetëm në relacionet me Athinën, por edhe me Sofjen.
Kreu i shtetit që është kryesues i presidencës së BE-së, i bëri të qartë Shkupit zyrtar se kur Maqedonia të jetë pjesë e BE-së, atëherë rajoni i Ballkanit do të jetë i qëndrueshëm dhe do të zhvillohet më mirë.
Para mbylljes së vizitës, Venizelos takoi kryeministrin Gruevski, i cili iu shmang konferencës me gazetarët.
The Economist: Shqipëria merr statusin në qershor
Agjencia prestigjioze britanike e kërkimeve dhe analizave”The Economist Intelligence Unit”, nëpërmjet një raporti prej 26 faqesh siguruar prej “Top-Channel”, kalon në skaner zhvillimet politike dhe ekonomike pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë.
Raporti jep njëkohësisht edhe disa parishikime për zhvillimet e pritshme në vend për vitin 2014-2015. Konkluzini kryesor i “The Economist Intelligence Unit” lidhet me statusit e vëndit kandidat, i cili pritet të diskutohet në muajin qershor.
“The Ekonomist Intelligence Unit” beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi vendit kandidat në mesin e 2014-tës.
Maxhoranca e re qeverisëse ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, në krahasim me qeverinë e shkuar. Kjo i jep mundësinë në miratimin e ligjeve dhe më pas zbatimin e tyre në shumë fusha”.
“The Economist Intelligence Unit”, merr në analizë profilet politike të aktorëve më të rëndësishëm politik në vend.
Ja çfarë shkruhet në raport për kryeministrin Edi Rama:
“Kryeministri Edi Rama një artist, gjatë nisjes së karrierës politike provoj se kishte aftësi politike duke u kthyer në një kryetar bashkie i suksesshëm për Tiranën duke realizuar ndryshime spektakolare gjatë kohës që ai e drejtoi këtë bashki. Ndryshe nga zoti Berisha i cili e drejtoi PD-n me grusht të hekurt, zoti Rama brenda PS u ndesh me një mori sfidash përballë të vjetërve në këtë parti. Rama tashmë e ka konsoliduar lidershipin në parti. Ai ka anashkaluar disa figura të vjetra në parti duke e rrethuar veten me politikanë të gjeneratës së re, disa prej të cilëve janë pjesë e kabinetit qeveritar.”
Raporti parashikon se e ardhmja e reformave udhëhequr prej kryeministrit Rama duket plot dritë në krahasim me vitet e shkuara, por natyra komplekse e shumë problemeve me korrupsionin e gjithanshëm, do të ngjallin shumë pengesa në zbatimin e reformave. Ndërsa për aleatin e zotit Rama kreun e Kuvendit, Ilir Meta raporti thotë se Meta pas zgjedhjeve të 23 qershorit e rimori rrolin e “Kingmakerit” të cilin e fitoi pas zgjedhjeve të 2009-tës. Meta theksohet në raport do të kërkojë që partia e tij të trajtohet në qeveri si një partner i barabartë.
“The Economist Intelligence Unit” parashikon vështirësi për kryetarin e ri të PD-s Lulzim Basha pas dhënies fund nga Sali Berisha drejtimit 22-vjeçar të partisë.
“Pasuesi zotit Berisha-Lulzim Basha kryetari aktual i bashkisë së Tiranës është një politikan me përvojë pasi ka drejtuar në shkuarën 3 ministri në qeverinë Berisha. Megjithatë Basha do të ketë një detyrë të vështirë në krijimin e figurës së liderit brënda partise, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër përveç Sali Berishës. Ish kreu demokratëve Sali Berisha pritet të jetë një figurë influencuese dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai iu cili do t’i japë Bashës këshillime se si të rikthejë popullaritetin e PD-së.
Strategjia për biznesin, Ministri Ahmetaj takon grupet e interesit
Klimë e përshtatshme për biznesin,treg i hapur dhe identifikim i burimeve të reja.Këto janë disa prej piketave të Draft-Strategjisë së biznesit për vitet 2014-2020. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, gjatë diskutimit të kësaj strategjie me grupet e interesit premtoi vendosmëri në rritjen e konkurueshmërisë së ekonomisë në vend dhe sjelljen e sa më shumë investimeve.
“Misioni i kësaj strategjie është “Për një Shqipëri konkurruese”. Shqipëria synon të arrijë në 2020 një vend që zhvillon dhe përmirëson klimën e biznesit dhe SME-ve, nëpërmjet një tregu të hapur konkurrues, një industri dinamike dhe eksporte konkurruese. Kjo strategji me masat dhe aktivitetet e saj do të kontribuojë në bërjen e Shqipërisë një destinacion tërheqës për investimet e huaja. Kjo Strategji pasqyron vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të përqafuar qasjet e guximshme të politikave të nevojshme për të arritur nivelet e rritjes social-ekonomike me qëllim përmirësimin e mirëqenies të gjithë qytetarëve. Nëpërmjet draft Strategjisë së Biznesit dhe Investimeve synohet që deri në vitin 2020, të arrihet një rritje të ndërmarrjeve aktive në treg me 10.6%; rritje e numrit të të punësuarve me 34%; rritje të eksporteve me 67,7 % dhe rritje të IHD-ve me 46%”theksoi Ahmetaj.
Nëpërmjet draft Strategjisë së Biznesit dhe Investimeve synohet që deri në vitin 2020, të arrihet një rritje të ndërmarrjeve aktive në treg me 10.6%; rritje e numrit të të punësuarve me 34%; rritje të eksporteve me 67,7 %.
Vodhën kamerat e sigurisë në Shëngjin, në pranga tre persona
Tre persona, banues në komunën Shëngjin të rrethit Lezhë, u arrestuan sot në flagrancë, pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunim, përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se qarkut te Lezhës thanë për ATSH-në se të arrestuarit janë Fitim D., vjeç 16, Pietro G., vjeç 14, dhe Rodolf Luli, vjeç 34. Kater ditë më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur katër kamera të sigurisë në komunen Shengjin-Lezhë, të cilat ia kanë shitur shtetasit Rodolf Luli. Sipas policisë, shtetasit Fitim D. dhe Pietro G., po hetohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të vjedhjes në bashkëpunim, ndërkohë që për shtesin tjetër Rodolf Luli rëndon akuza për vepren penale përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale.
Mbaron protesta e PD-së, turma largohet paqësisht
Ka nisur protesta e Partisë Demokratike, e paralajmëruar disa ditë një parë nga krerët e kësaj partie. Grumbullimi i njerëzve është bërë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndaluar përballë Kryeministrisë, ku kryetari i PD-së do të mbajë edhe një fjalim.
Opozita bëri thirrje për protestë sot në ditën e përkujtimit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, kundër mashtrimeve të qeverisë Rama-Meta e cila, sipas tyre, nuk po mban premtimet elektorale.
Grupsesksionet e PD-së paguan kompanitë e autobusëve në mënyrë që të bëhej transporti i militantëve nga rrethet në kryeqytet. Sipas organizimit, të gjithë aktivistët duhet të kenë mbërritur në Tiranë rreth orës 13:00, dhe më pas duhet t’i drejtohen sheshit “Skënderbej”, nga ku sapo ka nisur mitingu i PD-së. Masa të rrepta sigurie janë marrë nga ana e policisë, dhe mësohet se kordoni i parë i policisë para Kryeministrisë do të jetë me police femra.
Policia bashkiake gren podiumin e PD-së
Përveç militantëve dhe organizatorëve të Partisë Demokratike, pjesëmarrës në protestë duket se kanë qenë edhe forcat e Policisë Bashkiake, të cilat janë kujdesur në mënyrë të posaçme për ngritjen e podiumit. Podiumi nga ku pritet të flasë kreu i partisë Lulzim Basha, është ngritur përpara Kryeministrisë nga forcat e Policisë Bashkiake, ndërsa të pranishëm ishin edhe disa organizues të protestës nga radhët e PD-së.
Nis marshimi i protestuesve, mungojnë Berisha dhe Basha
Njerëzit e sjellë nga PD-ja, nga disa qytete të vendit, janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” rreth orës 14:00, nga ku prisnin që të vinin krerët e partisë për të filluar marshimin. Por liderët e partisë nuk kanë ardhur në radhët e protestuesve, çka ka bërë që këta të fundit të nisin protestën pa drejtuesit. Vetëm pas pak minutash pasi turma kishte filluar të marshonte në mënyrë të çrregullt drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, janë shfaqur disa nga deputetët e PD-së, si Jorida Tabaku, Gerti Bogdani, etj., por kryetari i partisë Lulzim Basha si dhe ish-kryetari dhe njëherësh ish-kryeministri Sali Berisha nuk janë në radhët e protestuesve.
14:40-Shfaqet Berisha me Bashën
Pas rreth 40 minutave pasi kishte filluar protesta, në radhët e protestuesve janë bashkuar edhe krerët e PD-së, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. U mendua se këta të fundit nuk do të dilnin në shesh, pasi u vonuan për tu bashkuar me turmën, por kur turma po afrohej drejt Kryeministrisë janë shfaqur edhe dy figurat kryesorë të Partisë Demokratike.
Basha: Edi Rama fillo punën ose largohu
Basha paralajmëron kryeministrin Rama që, sipas tij, të kthehet në binarët e demokracisë dhe të punojë për popullin. Sipas kreut të PD-së, Rama sapo mori votat nuk po kujtohet për popullin.
“Edi Rama e ka emrin mashtrues. Po, po kështu quhet siç po e thërrsini ju. Votat e vjedhura duhet t’i kthehen mbrapa sovranit. Kushdo që do të vjedhë votat, nuk mund dhe nuk do t’i gëzohet pushtetit. Këto tullumbace janë tullumbacet e mashtrimit, por mungon një tullumbace që është vetë Edi Rama me qeverinë e tij. Ka vetëm një zgjidhje për këtë situatë, ajo është ngritja në këmbë e gjithë popullit për ta kundërshtuar këtë qeveri. Edi Rama fillo punën ose largohu!”.








