Rama: “Lungo Mare”, shembulli që do ndjekim për infrastrukturën bregdetare

57

lungomare vloreKryeministri Edi Rama nga Teatri “Petro Marko” në Vlorë ku po zhvillohet finalja e konkursit për vijën bregdetare të këtij qyteti, tha se ky konkurs hap një kapitull të ri për qytetin e Vlorës. Sipas tij konkursi për projektin në fjalë ndihmon t’i japim jetë idesë së tansformimit rrënjësor të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës por njëkohësisht do të jetë një shembull për t’u ndjekur për zhvillimin e mëtejshëm të infrastruturës bregdetare në mbarë vendin.
Ai theksoi se është me rëndësi që “ky projekt të jetë dhe shrehje e vetëdijes se përmes dialogut të ideve, vizioneve dhe qasjeve të ndryshme, ne të bëjmë zgjedhjet më të mira mbi të cilat të bëjë më të mirën për Vlorën dhe për gjithë vendin.
Pavarësisht se cili do të jetë fituesi i konkursit të sotëm Rama shprehu bindjen se “të gjithë të tjerët me idetë e tyre na kanë dhënë një kontribut të jashtëzkonshëm dhe padyshim çdo ide e vlefshme do të jetë pjesë e integruar në këtë projekt madhor, në këtë projekt që hap siparin e rilindjes për Vlorën.Vlora është një qytet shumë i bukur dhe ne do ta bëjmë atë botërisht të njohur si një nga portat më të bukura të Mesdheut”.
Projektin Lungo Mare, fituesi i të cilit pritet të shpallet sot, Kryeminisrti e ka vlerësur si projektin e “Vlorës së Shekullit të ri”.