Sarandë: Policia ndalon dy trafikantët e kërkuar

policiaPolicia e Sarandës njoftoi sot se dy trafikantë të shpallur në kërkim prej 24 orës u ndaluan, pasi një ditë më parë tentuan të kalojnë drejt Greqisë 147 kg marijuanë. I njëjti burim tha se lënda narkotike u bllokuan pranë kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Lëmi i Gurtë”.

“Gjatë aksioni u bllokua në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Benz”, me targa anlgeze K216YEL”, tha policia, ndërsa shtoi se për dy të ndaluarit, T. S. dhe R. H, përkatësisht 32 e 34 vjeç, që të dy të lindur në Sarandës, tashmë ka nisur një procedurë ligjore për paraburgimin e tyre.

Një manifestues në Kiev, Ukrainë

Një manifestues në Kiev, Ukrainë. (David Mdzinarishvili, Reuters/Contrasto)
Një manifestues në Kiev, Ukrainë. (David Mdzinarishvili, Reuters/Contrasto)
Një manifestues në Kiev, Ukrainë. (David Mdzinarishvili, Reuters/Contrasto)

Beqaj: Spital të ri rajonal për qarkun e Fierit

beqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, garantoi sot mbarëvajtjen e punës në Spitalin Rajonal të Fierit, pavarësisht vështirësive. Beqaj shprehu gjithashtu vendosmërinë për ndërtimin e një spitali të ri rajonal në qarkun e Fierit.
Ministri Beqaj zhvilloi një vizitë në spitalin e Fierit, për t’u njohur nga afër me situatën aktuale në të, por edhe me vështirësitë me të cilat ndeshen përditë mjekët dhe pacientët që marrin shërbim shëndetësor në të. “Të vetëdijshëm për vështirësitë, do të vijojmë të garantojmë mbarëvajtjen e punës në Spitalin Rajonal të Fierit”, u shpreh ministri Beqaj.
“Zhvillimi i pakontrolluar urban këto 23 vjet i ka vënë duart në fyt edhe Spitalit Rajonal të Fierit”, shkruan Beqaj në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Gjatë vizitës, ministri i Shëndetësisë u prit në spitalin e Fierit nga drejtorja Antoneta Dhima, nëndrejtori teknik Kliton Gjerazi dhe përfaqësuesja e Bankers Petroleum.

Stuhia nxjerr nga deti pyllin 5-mijë vjeçar

pylli nenujorTërheqja gati surreale e detit për shkak të stuhisë ka nxjerrë në dritë rrënjët e pemëve të një pylli antik 5-mijë vjeçar.

pylli nenujor2Pamjet e mrekullueshme i përkasin bregut pranë fshatit Borth, Ceredigion në Wells, ku sipas legjendës, një fshat i tërë bashkë me pyllin janë zhdukur nga faqja e dheut në mënyrë mistike mijëra vjet më parë pasi u përfshinë nga uji.

Ekzistenca e këtij pylli 5-mijë vjeçar ishte e njohur për arkeologët, por asnjëherë nuk ishte parë prej tyre.

 

Balla: Ministri Tahiri korrekt me ligjin

balla1Vendimet e marra nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për lëvizjet në Policinë e Shtetit janë korrekte dhe kanë forcuar rendin dhe sigurinë në vend, tha sot Nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për Policinë e Shtetit, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë një prononcimi për ATSH-në, në përfundim të mbledhjes së dytë të Komisionit Hetimor mbi lëvizjet në Policinë e Shtetit, Balla tha se ndihet i qetë për veprimtarinë e Komisionit.
“Si pjesëtar i komisionit hetimor në fjalë dhe maxhorancës ndihem i qetë. Ministri i Brendshëm gjatë këtyre 4 muajve në detyrë ka zbatuar ligjin, madje ka forcuar Policinë e Shtetit, duke rritur sigurinë në vend. Jam i sigurtë që në përfundim të punës së këtij Komisioni, Partia Demokratike nuk do të mund të vërtetojë dot akuzat e saj, përkundrazi do hedhë edhe më shumë dritë mbi punën e mirë të Ministrit të Brendshëm”, nënvizoi Balla.
Deputeti i Partisë Socialiste tha se maxhoranca është e hapur për të ngritur Komisione Hetimore sa herë të ketë dëshirë opozita.
“Ngritja e Komisionit Hetimor është një e drejtë kushtetuese, e cila na është mohuar më parë kur ishim në opozitë, por sot Partia Demokratike mund të kërkojë sa herë të ketë dyshime ngritjen e Komisioneve Hetimore, pasi maxhoranca është e vendosur për transparencë”, përfundoi Balla.
Sakaq, Komisioni hetimor parlamentar për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për procesin e lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, miratoi sot rregulloren e tij, vendosi planin e punës që ky komision do të zbatojë gjatë veprimtarisë së tij 2-mujore dhe shpalli të hapur hetimin.
Gjatë seancës, që u zhvillua sot, në kryesinë e Kuvendit ku ishin të pranishëm të 15-të anëtarët e Komisionit, u miratua rregullorja me 24-të pika, u pranua plani i veprimit dhe u deklarua e hapur puna e Komisionit.
Gjatë seancës, pati diskutime të shumta lidhur me disa pika të rregullores, ku deputetë të të dy palëve, të shumicës dhe pakicës dhanë argumentet e tyre mbi të drejtat dhe detyrimet e kryetarit të Komisionit, anëtarëve të tij si dhe sekretarisë së Komisionit. Në përfundim të diskutimeve Komisioni Hetimor miratoi me konsensus të plotë të gjitha pikat e rregullores, së bashku me amendamentet përkatëse.
Po ashtu në përfundim të diskutimeve lidhur me planin e punës, Kreu i Komisionit, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, deklaroi të hapur hetimin.
Komisioni hetimor parlamentar do të hetojë mbi emërimet dhe shkarkimet në Polici për periudhën 15 shtator 2013-31 janar 2014.
Dy ditë më parë, në mbledhjen e parë konstituuese u miratua Ermonela Felaj sekretare e komisionit. Sipas kryetarit të komisionit, Arben Ristani, objekt i hetimit parlamentar do të jetë zbatimi i legjislacionit për procesin e lëvizjeve në Policinë e Shtetit, për periudhën 15 shtator 2013-31 janar 2014. Ky hetim do të përfshijë verifikimin e largimeve, transferimeve dhe punësimeve të reja në polici, si dhe pasojat që kanë sjellë këto ndryshime në garantimin e sigurisë publike. Veprimtaria e komisionit do të përfundojë brenda datës 6 prill 2014.

Meta, elegant në krah të Venizelos

meta venezelosQë kryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta ka rënë dukshëm nga pasha, këtë e kemi vënë re të gjithë.

Por sot gjatë takimit me Evangelos Venizelos, zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Greqisë, kjo u bë edhe më e dukshme.

Pranë zyrtarit të lartë grek, Meta dukej një burrë tepër elegant dhe ndoshta ndër të tjera, gjatë takimit miqësor, mund t’i ketë sugjeruar Venizelosit, dietën dhe mënyrën e përdorur, për linjat perfekte që ka arritur.

Tullumbaci i Lulit

Lulzim_Basha_mNga Reldar DEDAJ

Lulzim Basha gjatë këtyre ditëve, me siguri, ka pasur një merak të madh. Një të tillë, që mund të konsiderohej jo vetëm thjesht si një detaj i rëndësishëm, por një faktor tepër ndikues për një të ardhme jo shumë të largët. Me një fjalë, në protestën e 20 shkurtit, Basha është gjendur në mes të dy rrugëve: vizionit dhe shembullit. Nëse aij do të vendoste për të zgjedhur rrugën e dytë, në mënyrë të prerë mund ta themi, asgjë nuk do ta dallonte më atë nga Berisha, dhe ai mbi të gjitha i druhet si dreqi një mendimi të tillë. Ka të drejtë, kërkon ligjitimitetin e vet. Megjithatë, zgjodhi të parën; më të vështirën, ndoshta edhe më të gjatën, më të sigurtën, por në fund me siguri, më stresuesen.

Pasi, shumë ithtarë të kësaj partie do të ndjehen mjaft të lodhur dhe ndoshta ende të pafuqishëm për të ndjekur një hulli kaq të gjatë. Një pjesë e elektoratit të PD janë mësuar me një mesazh të ashpër, shkatërrues dhe ku solidaritetet e munguara nuk i merr më askush për bazë. Andaj, Lulzim Basha ka një merak të madh, referenca kulturore e partisë që aij përfaqëson, nuk është një asht i tillë sa mund të mendojë për të ecur aq gjatë. Kjo ide sa mund ta lehtësojë atë në syrin e ndërkombëtarëve, aq mund ta largojë me përkrahësit e partisë që ka marrë tashmë të drejtojë.

Rreziku i tjetërsimit, apo edhe rënia e politikës së tij në mediokritet, e shqetëson profilin e një politikani që kërkon të ligjërohet si i ditur. Vizioni qëndron më lart se shembulli. Ky është një postulat i liberalëve. Rrugë e cila, po nis të projektohet me mjaft kujdes tash e tutje nga kreu i opozitës shqiptare. Vendimi për të ndjekur rrugën e protestave paqësore, nga njëra anë, dhe nga tjetra për të mos bojkotuar asnjë komision apo seancë parlamentare, mund të konsiderohet me plot gojën një ndryshim kursi. Kjo i kujton vetvetiu z. Basha, gjithë ç’ka qenë e mirë, e gabuar apo e pakujdesshme në karrierën e tij politike.

Kreu i PD-së, ka rënë në një kontradiktë të theksuar logjike në rrugën që ka nisur të ndërmarrë, kjo për një arsye akoma më të thjeshtë. E cila, ka mjaftueshëm lidhje me faktin se Lulzim Basha ka nisur të dojë akoma edhe më shumë partinë se vetveten. Dhe kjo ide në të ardhmen, me siguri, do t’i sjellë aq shumë probleme; sa një ditë edhe mund ta humbasë atë. Lerini pallavrat se aij është i zgjedhuri i Berishës. Kjo nuk pi më ujë.

Për arsye, se Basha ende nuk ka një parti të gatshme për ambiciet e tij, aij është shndërruar në demokrat, por PD nuk është demokrate. Pasi, pritshmëritë e tija me ato të partisë nuk janë të njëjta në këto kohë që po flasim. Ai po i beson në gjithçka asaj, pa e kuptuar realisht se po behet i huaj tashmë për të.

Një instikt i fshehur, ashtu siç mund të konsiderohen në të shumtën e rasteve ata, ka dalë për t’u mbrojtur nga rreziqet, është dhe duhet të jetë instikti i mbrojtjes së bizneseve të afaristave që tashmë kanë ngelur veçse me letra për dorë tek sorollaten për të marrë ndonjë tendër, apo për të gjetur përsëri fijet e kukullës që të rifuten edhe një herë tjetër në tortën e pushtetit.

Pikërisht, ky ishull i vetmuar në pamje të parë, do t’i krijojë probleme mjaft të mëdha në një të ardhme kreut të PD-së, nëse aij nuk krijon tension të lartë politik, nëse nuk ndërton një mesazh agresiv, që bizneset e tyre jo vetëm të ndjehen të mbrojtura, por edhe që nesër askush të mos guxojë të ndërpresë zhvillimin e tyre. Prandaj, Z.Basha i druhet pa masë prishjes së këtyre raporteve, duke e ditur mjaft mirë se herët a vonë, përfundon jashtë shtëpisë blu. Por besoj, nën qiellin blu me siguri do të jetë…?!

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në fushën e drejtësisë

gjykataBashkëpunimi në fushën e drejtësisë,  ishte në qendër të takimit që kryetari i Gjykatës së Lartë,  Xhezair Zaganjori si dhe anëtarë të tjerë të kësaj gjykate,  zhvilluan në Tiranë me delegacionin e nivelit të lartë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryesuar nga Kryetari i këtij Këshilli Enver Peci.

Burime zyrtare të Gjykatës së Lartë bënë të ditur sot se, z.Zaganjori, shprehu interesimin e tij dhe trupës gjyqësore mbi situatën dhe organizimin e pushtetit gjyqësor në Kosovë, duke u shprehur gjithashtu se gjyqësori shqiptar do të jetë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar me koleget e mbi të gjitha për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqtarëvë dhe mirëfunksionimin e sistemeve respektive në Shqipëri e Kosovë.

Zaganjori, bëri një përshkrim të detajuar të sistemit gjyqësor në vendin tonë duke i njohur miqtë nga Kosova, me mënyrën e funksionimit të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe të Gjykatës së Lartë në veçanti, veçanërisht pas ndryshimeve të fundit ligjore dhe krijimit të Kolegjit Administrativ.

Sipas tij, të dy vendet ndajnë problematika të përbashkëta sa i takon forcimit të shtetit dhe demokracive respektive si dhe bashkëpunimit ndërsinstitucional me qëllim gantanimin e një procesi të rregullt e të shpejtë gjyqësor në shërbim të qytetarit, në kuadër të përmbushjes së kritereve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë bashkëbiseduar me anëtarët e delegacionit kosovar në lidhje me disa nga problematikat kryesore me të cilat përballet sot sistemi gjyqësor në vendin tonë, duke i ftuar kolegët nga Kosova të jenë të hapur për bashkëpunim.  Gjatë bashkëbisedimit, u evidentuan gjithashtu sfidat e përbashkëta në kuadër të përmbushjes së objektivave që secili shtet mbart në vetvete në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit. Gjatë takimit,

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Peçi, theksoi rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të tilla, të cilat nuk duhet të jenë vetëm të nivelit zyrtar por dhe mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme në shërbim të rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu  Peçi, bëri një përshkrim të funksionimit të institucionit që ai drejton si dhe të sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit në Kosovë,  duke hedhur mbi tryezë ide e probleme të përbashkëta për tu diskutuar.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë, takime në të cilat do të diskutohen tema dhe shkëmbehen eksperienca nga palët gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Basha: Aleancë të re mes qytetarëve dhe opozitës

basha2-1024x694Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot për mediat se dje u inicua një aleancë e re mes qytetareve dhe opozitës ndaj arrogancës së qeverisë”.

Duke iu referuar protestës së djeshme përara Kryeministrisë, Basha theksoi se “kjo qeveri do të duhet t’i bëjë llogaritë me marshimin e polit të ri të opozitës në vend”.

“Jemi të vetëdijshëm për të adresuar me urtësi dhe modesti Shqipërinë në protestë për pritshmërinë ndaj qeverisë shqiptare”, tha Basha, duke shtuar se “dyshja Rama-Meta janë paralajmëuar dje se populli nuk harron, nuk gënjehet, nuk e dorëzon demokracinë”.

Kreu i PD-së i bëri thirrje qeverisë “të tërheqë projektligjin famëkeq, që synon shkeljen e ligjit konsensual “Për nëpunësin civil” dhe të marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e quan si të paligjshëm këtë akt normativ. Të ndalë sulmin ndaj institucioneve të pavaruara, siç ndodhi dje me shkarkimin e kreut të ILDKP-së. Të bashkëpunojë me opozitën për të hartuar një plan masash për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE sa më parë”.

Basha theksoi se “protesta e djeshme do të pasohet me protesta të shumta përballë paligjshmërisë”.

Bushati-Venizelos: Çështja e toponimeve po zgjidhet

largea_bushati-venizelos-jpg1380102134Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, deklaroi se është arritur një zgjidhje me palën greke për çështjen problematike të toponimeve”

Bëhet fjalë për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por që pengohen të lëvizin pasi kanë në pasaportë vendin e lindjes të shkruar në gjuhën shqipe.

“Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në parim për të konsideruar çështjen e toponimeve si një çështje të një karakteri të qartë teknik dhe kjo çështje, përsa na takon, do të trajtohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh sot Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos.

Nga ana e tij, Ministri Venizelos u shpreh se, “çështja e toponimeve nuk është politike dhe nuk duhet konsideruar e tillë. Më vjen mirë që dhe z Bushati nuk e karakterizoi të tillë”.