Bonino: Përgjegjësit e gjakderdhjes do të mbajnë përgjegjësi

54

boninoMinistrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për ndalimin e vizave dhe ngrirjen e të gjitha pasurive të ”përgjegjësve për gjakderdhjen në Ukrainë”, njoftoi pak më parë kryediplomatja italiane, Emma Bonino, pas një takimi në Bruksel mbi krizën ukrainase.
“E kemi marrë vendimin, në koordinim të plotë me tre ministrat e BE-së që po zhvillojnë negociata në Kiev, për të proceduar në mënyrë të shpejtë gjatë orëve në vijim, për ndalimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive të të gjithë atyre duart e të cilëve janë lyer me gjak, të të gjithë atyre të cilët janë përgjegjës për gjakderdhjen dhe dhunën”, theksoi Bonino, në dalje nga takimi i kryediplomatëve të vendeve të BE-së.