Vodhën kamerat e sigurisë në Shëngjin, në pranga tre persona

50

policiaTre persona, banues në komunën Shëngjin të rrethit Lezhë, u arrestuan sot në flagrancë, pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunim, përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se qarkut te Lezhës thanë për ATSH-në se të arrestuarit janë Fitim D., vjeç 16, Pietro G., vjeç 14, dhe Rodolf Luli, vjeç 34. Kater ditë më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur katër kamera të sigurisë në komunen Shengjin-Lezhë, të cilat ia kanë shitur shtetasit Rodolf Luli. Sipas policisë, shtetasit Fitim D. dhe Pietro G., po hetohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të vjedhjes në bashkëpunim, ndërkohë që për shtesin tjetër Rodolf Luli rëndon akuza për vepren penale përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale.