The Economist: Shqipëria merr statusin në qershor

53

BE2Agjencia prestigjioze britanike e kërkimeve dhe analizave”The Economist Intelligence Unit”, nëpërmjet një raporti prej 26 faqesh siguruar prej “Top-Channel”, kalon në skaner zhvillimet politike dhe ekonomike pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë.

Raporti jep njëkohësisht edhe disa parishikime për zhvillimet e pritshme në vend për vitin 2014-2015. Konkluzini kryesor i “The Economist Intelligence Unit” lidhet me statusit e vëndit kandidat, i cili pritet të diskutohet në muajin qershor.

“The Ekonomist Intelligence Unit” beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi vendit kandidat në mesin e 2014-tës.

Maxhoranca e re qeverisëse ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, në krahasim me qeverinë e shkuar. Kjo i jep mundësinë në miratimin e ligjeve dhe më pas zbatimin e tyre në shumë fusha”.

“The Economist Intelligence Unit”, merr në analizë profilet politike të aktorëve më të rëndësishëm politik në vend.

Ja çfarë shkruhet në raport për kryeministrin Edi Rama:

“Kryeministri Edi Rama një artist, gjatë nisjes së karrierës politike provoj se kishte aftësi politike duke u kthyer në një kryetar bashkie i suksesshëm për Tiranën duke realizuar ndryshime spektakolare gjatë kohës që ai e drejtoi këtë bashki. Ndryshe nga zoti Berisha i cili e drejtoi PD-n me grusht të hekurt, zoti Rama brenda PS u ndesh me një mori sfidash përballë të vjetërve në këtë parti. Rama tashmë e ka konsoliduar lidershipin në parti. Ai ka anashkaluar disa figura të vjetra në parti duke e rrethuar veten me politikanë të gjeneratës së re, disa prej të cilëve janë pjesë e kabinetit qeveritar.”

Raporti parashikon se e ardhmja e reformave udhëhequr prej kryeministrit Rama duket plot dritë në krahasim me vitet e shkuara, por natyra komplekse e shumë problemeve me korrupsionin e  gjithanshëm, do të ngjallin shumë pengesa në zbatimin e reformave. Ndërsa për aleatin e zotit Rama kreun e Kuvendit, Ilir Meta raporti thotë se Meta pas zgjedhjeve të 23 qershorit e rimori rrolin e “Kingmakerit” të cilin e fitoi pas zgjedhjeve të 2009-tës. Meta theksohet në raport do të kërkojë që partia e tij të trajtohet në qeveri si një partner i barabartë.

“The Economist Intelligence Unit” parashikon vështirësi për kryetarin e ri të PD-s Lulzim Basha pas dhënies fund nga Sali Berisha drejtimit 22-vjeçar të partisë.

“Pasuesi zotit Berisha-Lulzim Basha kryetari aktual i bashkisë së Tiranës është një politikan me përvojë pasi ka drejtuar në shkuarën 3 ministri në qeverinë Berisha. Megjithatë Basha do të ketë një detyrë të vështirë në krijimin e figurës së liderit brënda partise, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër përveç Sali Berishës. Ish kreu demokratëve Sali Berisha pritet të jetë një figurë influencuese dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai iu cili do t’i japë Bashës këshillime se si të rikthejë popullaritetin e PD-së.