Durrës, të rinjtë u vranë pastaj u dogjën në makinë

44

makinalas.jpg-500Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme, ku dy të rinj u gjetën të djegur në një makinë. Mësohet se të rinjtë u ekzekutuan fillimisht me armë, më pa iu vu zjarri makinë për të humbur gjurmët. Sipas të dhënave të fundit të policisë viktimat janë identifikuar si Shaban Kasalla dhe Artur Babasi nga Fushë Kruja.

Sipas policisë dy djemtë janë vrarë armë me zjarri në banesë në Shkozet dhe më pas janë dërguar me automjet në zonën e ish Kënetës, ku i është vënë flaka makinës.  Në banesën në Shkozet janë gjetur edhe gjurmë gjaku dhe gëzhoja. Makina ishte në pronësi të viktimave. Policia thotë se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy palëve sherr mes dy palëve, ndoshta për prishje pazaresh, që ka nisur disa kohë më përpara dhe që ka precipituar në ngjarjen e djeshme.

Policia bëri të ditur se rreth orës 22:15 mori njoftimin për makinën tip “Mercedes-Benz” me targë AA 930BJ që po digjej. Fillimisht u dyshua për një ngjarje aksidentale, por vetëm pas shuarjes së flakëve u zbulua dhe krimi makabër.

Fakti që njëri prej viktimave ndodhej në bagazh ka ngritur menjëherë dyshimin se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme dhe të mirorganizuar. Ekspertë të shumtë të Policisë së Durrësit shkuan në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet për krimin.

Një viktimë në sediljen e parë, ndërsa një tjetër në bagazhin e një “Benzi” u zbuluan mbrëmë të pajetë, pasi zjarrfikësja shoi flakët që i ishin vënë mjetit. Dy kufomat u gjetën në zonën pranë ish-Vaskave të Peshkut, në një zonë të banuar mes dy lagjeve informale në Durrës, asaj të Spitallës dhe ish-Kënetës. Ekspertëve i është dashur më shumë se dy orë për të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar. Madje ata kanë përdorur kazma e lopata. Po kështu puna e ekspertëve ka qenë e vështirë për shkak se kemi të bëjmë me një zonë të errët dhe pa ndriçim. Pas orës 01:00 të mesnatës është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga automjeti. Mësohet se familjarët ndodhen në morgun e spitalit të Durrësit për të tërhequr trupat.