Strategjia për biznesin, Ministri Ahmetaj takon grupet e interesit

63

arben-ahmetajKlimë e përshtatshme për biznesin,treg i hapur dhe identifikim i burimeve të reja.Këto janë disa prej piketave të Draft-Strategjisë së biznesit për vitet 2014-2020. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, gjatë diskutimit të kësaj strategjie me grupet e interesit premtoi vendosmëri në rritjen e konkurueshmërisë së ekonomisë në vend dhe sjelljen e sa më shumë investimeve.

“Misioni i kësaj strategjie është “Për një Shqipëri konkurruese”. Shqipëria synon të arrijë në 2020 një vend që zhvillon dhe përmirëson klimën e biznesit dhe SME-ve, nëpërmjet një tregu të hapur konkurrues, një industri dinamike dhe eksporte konkurruese. Kjo strategji me masat dhe aktivitetet e saj do të kontribuojë në bërjen e Shqipërisë një destinacion tërheqës për investimet e huaja. Kjo Strategji pasqyron vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të përqafuar qasjet e guximshme të politikave të nevojshme për të arritur nivelet e rritjes social-ekonomike me qëllim përmirësimin e mirëqenies të gjithë qytetarëve. Nëpërmjet draft Strategjisë së Biznesit dhe Investimeve synohet që deri në vitin 2020, të arrihet një rritje të ndërmarrjeve aktive në treg me 10.6%; rritje e numrit të të punësuarve me 34%; rritje të eksporteve me 67,7 % dhe rritje të IHD-ve me 46%”theksoi Ahmetaj.

Nëpërmjet draft Strategjisë së Biznesit dhe Investimeve synohet që deri në vitin 2020, të arrihet një rritje të ndërmarrjeve aktive në treg me 10.6%; rritje e numrit të të punësuarve me 34%; rritje të eksporteve me 67,7 %.