Schalke 04 kërkon talentin shqiptar

53

donis avdijajSchalke 04 synon të bëhet ekipi numër dy në Gjermani pas Bayern Munchen. Për këtë qëllim ata po krijojnë një ekip plot me talente të rinj.

Pas Deaxler, Kolasinac, Mayer dhe Goretza, Schalke po tenton të marrë në ekipin e parë fenomenin, Donis Avdijaj.

Shqiptari me pasaportë gjermane luan për ekipin U-17 të kombëtares gjermane, ku ka shënuar 44 gola në 25 ndeshje.

Në një sezon me kombëtaren U-19, ai deri tani ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje. Avdijaj është sulmues me aftësi të jashtëzakonshme teknike dhe ka një shënjetës vrasëse pavarësisht se është vetëm 17 vjeç.

17-vjeçari ishte në bankinë në ndeshjen e luajtur ndaj Leverkusen. Avdijaj ka zgjatur kontratën me Schalke 04 deri në vitin 2018 me një klauzolë rekord prej 50 milionë euro. Në këtë mënyrë, ekipi gjerman “mbron” talentin nga sheikët dhe miliarderët.

“Kam parë pak lojtar të fortë si Avdijaj. Ai është i mirë jo vetëm me këmbë por edhe me kokë. Është një lojtar i plotësuar dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të parë. Është sulmues me kualitet të jashtëzakonshëm”, thotë menaxheri i përgjithshëm tek Schalke 04, Horst Heldt.