Kuvendi shkarkon Zana Xhukën, zgjedh Shkëlqim Ganaj

shkelqim ganajKuvendi miratoi të enjten me 76 vota pro dhe një abstenim pr/vendimin “Për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Kuvendit nr.1/2013 për Inspektoren e Përgjithshme të
Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka.
Më pas Kuvendi përmes votimit të fshehtë votoi dy kandidaturat e propozuara një vit më parë nga Presidenti i Republikës, Zana Xhukën dhe Shkëlqim Ganaj, ku ky i fundit mori 75 vota votat e maxhorancës duke u zgjedhur në krye të ILDKP-së.

Shkarkimi i Xhukës, Kuvendi përfshihet nga debati

kuvendiÇështja e shkarkimit të Kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, u kthye në një temë debati të nxehtë në fillim të seancës së sotme të Kuvendit.
Opozita akuzoi maxhorancën për shkelje të kushtetutës dhe parlamentarizmit në procedurën e lirimit nga detyra të zonjës Xhuka. Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se “synimi i shumicës me këtë akt është që të fshehë pasuritë e padeklaruara”.Ndërsa në pretendimet e saj opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës të shkarkimit të Xhukës, e cila, sipas tyre, është futur në axhendë me një procedurë të parregullt.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se kërkesa e PS-së, e përfshirë në rend dite, është në zbatim të nenit 115 të rregullores së Kuvendit. Seanca që nuk e ka nisur ende rendin e ditës, është ndërprerë në këto momente nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve ku do të diskutohen dy çështje të rendit të ditës.

Televizioni ndalon zhvillimin social e mendor të fëmijës

bambini e tvShumë televizion në fëmijëri mund të minojë aftësitë sociale të fëmijëve,  t’i bëjë viktima të bulizmit (talljeve, ofendimeve e dhunës psikologjike nga bashkemoshatarët) duke kompromentuar kështu zhvillimin e tyre korrekt mendor e social. Lajmin e bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA, duke iu referuar një studimi të Universitetit të Montrealit e të botuar në revistën prestigjoze Pediatric Research.

Linda Pagani, një nga studiueset që realizuan studimin thotë se në të u përfshinë rreth 1977 fëmijë me moshë mesatare 29 muajshe. Studiuesit iu kërkuan prindërve të fëmijëve të raportonin sesa televizion shihnin fëmijët dhe më pas ata vlerësuan aftësitë sociale të fëmijëve, që në thelb janë shumë të lidhura më riskun e bulizmit.
“Mendoj se shumë televizion i pengon fëmijët nga kryerja e aktiviteteve të tjera të rëndësishme për zhvillimin e tyre” shpiegon ekspertja Pagani, aktivitete që do i ndihmonin ata të fitonin aftësi sociale
Sipas ekspertes edhe aftësitë sociale të individit duhet të trajnohen që në vegjëli, për të përballuar më vonë “xhunglën” sociale që e pret në jetë. “Dhe televizioni “vjedh” kohë të çmuar, të nevojëshme për ndërveprimin me të tjerët” përfundon ajo.

Spiropali: Do të ulen çmimet e referencës

elisa2-spiropaliÇmimet e referencave në doganë vazhdojnë të mbeten një problem për sipërmarrësit shqiptarë e të huaj që operojnë në vend. Gjatë një takimi mes përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Administratës Doganore është prezantuar projekti për heqjen e këtyre çmimeve me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve brenda një periudhe njëvjeçare. Përfaqësues të biznesit kanë kërkuar sqarime për mënyrën e procedimit të heqjes së çmimeve të referencës.

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali tha se, procedura do të bëhet gradualisht, megjithatë nuk dha një datë për përfundimin e këtij   procesi. Çmimet e referencës janë aplikuar në të shumtën e rasteve si formë për të realizuar planin e të ardhurave nga doganat, ndërkohë që sipas ligjit, ato zbatohen vetëm atëherë kur ka dyshime ose paqartësi dokumentacioni lidhur me çmimet e blerjes së mallit jashtë vendit.

Për të shmangur abuzimet e mundshme me faturat dhe kontratat e blerjes së mallrave, doganat aplikojnë çmime standarde të bazuara në kriteret e tregut dhe në të dhënat e mallit. Një çmim reference më i lartë se realiteti do të thotë drejtpërdrejt një tarifë më e lartë për konsumatorin. Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali  ishte në takimin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar.

Ajo shoqërohej nga Kevin Atkinson, përfaqësues i Croën Agents, Ervina Domi, Drejtore e Drejtorisë Juridike, Genc Celi, Drejtor i Drejtorisë së Tarifës dhe Origjinës dhe Këshilltarët. Spiropali, siguroi bizneset që po punohet intensivisht për uljen graduale të aplikimit të çmimeve të referencës, veçanërisht për mallra që importohen nga shtetet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, diskutimi në lidhje me çmimet e referencës mbetet një debat i hapur me komunitetin e biznesit.

 

Macja më e shëndoshë në botë

macjaNjë burrë kinez pretendon te jete pronar i maces me te shendoshe ne bote: 16 kilogramë.

Xu Jirong, nga qyteti Qingdao i krahinës veriore kineze Shandong, thotë se macja e tij Chubby ka belin më të gjere se ai i një vajzë.

“Ajo shton më shumë se një kilogram në vit. Besoj se kjo ndodh ngaqe preferon me shume mishin e derrit sesa ate te peshkut” i ka thënë ai medieve lokale duke shtuar .

Prokuroria çon në gjykatë dosjen e Arben Frrokut

prokuroriaProkuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen në ngarkim të Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Burime të prokurorisë bën të ditur sot  për ATSH-në  se,  dosja ndaj biznesmenit Frroku përbëhet nga 12 fashikuj.  Nga ana tjetër, mësohet se Frroku gjatë perballjes me grupin e hetimit,   ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së ngritur ndaj tij.

Komisar Dritan Lamaj u vra me armë zjarri me 24 shkurt të 2013 në Tiranë. Ndërkohë që,   Frroku pretendon se në kohën,  kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në Tiranë.

Procesi gjyqesor ndaj biznesmenit Arben Frroku, pritet të nisë pas disa ditësh.

Vasili: Pjesëmarrja e opozitës mbetet e rëndësishme për reformën administrative

Petrit VasiliKryetari i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh sot në një intervistë për Top Channel se “reforma administrative  ka nevojë për pjesëmarrjen e opozitës, pavarësisht nga raportet parlamentare, të cilat janë në disfavor të saj”.

Duke u ndalur tek kjo çështje, ndër më të rëndësishmet e  zhvillimeve aktuale të politikës, sikurse është edhe komisioni i reformës administrative-territoriale, i cili që nga ngritja e tij ka zhvilluar vetëm një mbledhje të konstituimit dhe ka mbetur i bllokuar për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, Vasili tha se nuk do rreshtet së insistuari për të gjetur të gjitha rrugët e mirëkuptimit në mënyrë që opozita të jetë pjesë e këtij komisioni.

“Ndonëse duhet thënë që të gjitha mekanizmat që e sigurojnë barazinë dhe prezencën e plotë të saj janë të garantuara në komision, për shkak të përfaqësimit tërësisht të barabartë të marrjes së vendimeve me shumicë absolute, që nënkupton pamundësinë e marrjes së çdo vendimi pa prezencën e opozitës”, u shpreh kreu i Grupit Kuvendor të LSI-së.

Vasili vlerësoi të rëndësishëm në këtë proçes çdo reflektim pozitiv të partive opozitare, ku një prej tyre, PDIU, sipas tij, është një kontribut në të mirë të reformës administrative dhe të këtij hapi politik shumë të rëndësishëm, në të mirë të shqiptarëve.

Lidhur me atë se sa do të jetë pritja që anëtarët e opozitës të bëhen pjesë e komisionit të ngritur për reformën administrative, Vasili sqaroi se pas mbledhjes së parë të tij, parametrat kohorë të funksionimit të këtij komisioni mundësojnë dhe lejojnë kohën edhe për reflektimet e duhura të opozitës. 

“Unë nuk mendoj që PD-ja do të veprojë kundër interesave të shqiptarëve, pse jo edhe kundër interesave të vetes së saj. Çështja e qëndrimit ndaj reformës administrative-territoriale është një çështje afatgjatë e fondamentale dhe nuk besoj që mund të ekzistojë një papërgjegjshmëri e tillë që të ngatërrojë këtë çështje të madhe që do të jetojë për shumë vite në vazhdim dhe është në interesin e 3 milionë shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë, me atë që është veprimi politik i ditës”, u shpreh Vasili.

Në përgjigje të asaj që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar më herët  se fundi i këtij sesioni do të shënojë edhe miratimin e reformës administrative-territoriale, për të shkuar më pas në vjeshtë me reforma të tjera, Vasili sqaroi se ”komisioni do të trajtojë nga pikëpamja e legjislacionit dhe të vështrimit politik çështjen, ndërkohë që ka një staf të madh teknik ekspertësh, të cilët punojnë dhe përgatisin atë që do ta konsideroja lëndën e parë të punës dhe vendimet që komisioni merr janë vendime të karakterit politik dhe për të cilat, në kushtet e dakordësisë së plotë, sepse të gjithë jemi dakord për këtë reformë, janë më të lehta dhe më të shpejta për t’u marrë”.

Por çështja, sipas tij, shtrohet nëse ka vullnet apo jo. “Vullneti ekziston për këtë reformë. Edhe opozita, e cila nuk merr pjese fizikisht, ka shprehur qartë vullnetin që ajo është për një reformë të tillë. Ndaj nuk kemi asnjë premisë objektive që na shtyn të besojmë që kjo është e pamundur të realizohet”, tha kreu i Grupit Kuvendor të LSI-së.

E rëndësishme, për Vasilin është që të gjitha energjitë të vihen në shërbim që ky komision apo ky mekanizëm legjislativ të funksionojë sa më plotë, në të mirë të të gjithëve, sepse do të ndërtohet një e mirë e një shteti më funksionues, më modern në të mirë të të gjithë shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë.

Sipas Vasilit, nuk ka arsye që në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos shkohet me një ndarje të re administrative-territoriale, për të mos përsëritur të njëjtat negativitete, sikurse ka ndodhur në zgjedhjet e mëparëshme.

Hague: Qeveria e Kievit duhet të japë llogari për dhunën

William hagueQeveria ukrainase duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari për aktet e papranueshme të dhunës kundër manifestuesve në Kiev dhe gjakderdhjen në të gjithë vendin, shkruante ministri i Jashtëm britanik, William Hague në faqen e tij të rrjetit Twitter.
“Dhuna kundër manifestuesve paqësorë është e papranueshme dhe qeveria ukrainase duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari për çka ka ndodhur në vend ditët e fundit”, shprehej William Hague, në një postim të bërë në profilin e tij të rrjetit Twitter.

Thaçi: FSK do të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës

hashim thaciForca e Sigurisë së Kosovës do të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës, tha sot kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë, ku theksoi angazhimin për finalizimin e rishikimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Kosovës që ndërlidhet drejtpërdrejtë me të ardhmen e FSK-së.
“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke punuar dhe është në përmbyllje të gjithë këtij procesi, me zotimin se në të ardhmen shumë të afërt Forca e Sigurisë së Kosovës do të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës, si tërësi e forcave të armatosura të një vendi”, tha ai.
Kryeministri Thaçi  tha se gjithë ky proces do të kalojë axhendën qeveritare, pastaj Kuvendi i Republikës së Kosovës do të marrë vendimet përkatëse për ndryshimet kushtetuese.
“Do të vazhdohet me një bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë. Kosova në këtë periudhë kohore, pra në një të ardhme të afërt javore apo mujore, do të ketë forcat e veta të armatosura, me standarde dhe kritere plotësisht euroatlantike dhe do të lëvizet me hapin tjetër, atë të përfshirjes së Kosovës në partneritetin për paqe”,  u shpreh kryeministri Thaçi.
Në vazhdim ai theksoi se,  në kuadër të respektit për bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte porositur sot ministrin e Kulturës që të ndërmarrë hapat e duhur për ndërtimin e një memoriali për nder të dy pilotëve amerikanë, të rënë në krye të detyrës gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
“Sugjerova që, në shenjë mirënjohjeje, t’i nderojmë këta ushtarakë amerikanë, të forcave të NATO-s, në 15 vjetorin e lirisë së Kosovës, duke ndërtuar një obelisk në qytetin më të afërt të Kosovës, në vendin ku ata kanë rënë, pra në Prizren. Unë kam besim që edhe kjo çështje do të përmbyllet shpejt dhe do të kryhen të gjitha obligimet që merr ministria e Kulturës dhe komuna e Prizrenit”, tha kryeministri Thaçi.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt miratoi Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe vendime të tjera.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë Thaçi konfirmoi se është proceduar për në Parlamentin e Kosovës Projektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili përfshin të drejtat në benificione për veteranët luftëtarë të UÇK-së.
Kryeministri kërkoi nga Ministri i Financave që për mbledhjen e radhës të Qeverisë të përgatisë vendimin për rritjen e pagave  për të gjitha kategoritë buxhetore në Republikën Kosovës.
Kabineti qeveritar ndau shumën prej 50 mijë euro për organizimin e ndeshjes së parë miqësore ndërkombëtare, që përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Haitin më 5 mars 2014.

Rama: Reformë rrënjësore në sistemin arsimor

rama-kryeminister_0Kryeministri Edi Rama, sot në një takim me punonjës të sistemit arsimor, shprehu vullnetin e qeverisë për reformimin rrënjësor të sistemit arsimor në vend.

“Kjo është një reformë që, përgjithësisht politikanët kanë tendencën  ta shtyjnë pasi nuk është reformë që jep rezultate të shpejta elektoralisht,  madje  të jep dhimbje koke pasi kur,  ndryshon sisteme do të thotë të prekësh shumë interesa, tha Kryeministri Rama.

Por, vijoi ai,   ne besoj  kemi detyrimin që jo vetëm të mos e shtyjmë më tutje këtë reformë,  por ta konsiderojmë atë një reformë jetike për etikën e qeverisjes tonë,  për raportin e qeverisjes tonë me të vërtetat e kësaj shoqerie. “Ta shfrytëzojmë kohën e qëndrimit tonë në detyrë par sa e ka percaktuar populli për të bërë zgjedhjet e duhura, pra të rreformojmë rrënjësisht sistemin arsimor, u shpreh Rama.

“Jam i bindur që kjo reormë do të jetë e suksesshme pasi është ndërtuar si një prces shumë i hapur dhe ne formën e një dialogu me të gjithë mësuesit, tha Kryeministri Rama.