Venizelos vazhdon takimet në Tiranë

53

largea_bushati-venizelos-jpg1380102134Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, pritet sot të vazhdojë axhendën e takimeve me zyrtarët shqiptarë. Venizelos mbërriti pasditen e djeshme në Tiranë për një vizitë zyrtare, në kuadër të një turi vizitash në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, presidentin Bujar Nishani ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet një konferencë për mediat te Qendra e Informimit të BE-së në rolin e Greqisë si President i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Dje pasdite  Venizelos takoi kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit u shpreh zotimi për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. Marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor, sipas Venizelos, është prioritet kyç gjatë presidencës greke të Bashkimit Europian.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë, ministri grek i ofroi kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe nivel në teknik, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar procesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.