1 Maji: Bangladesh, frikë për dhunë dhe vandalizëm nga punëtorët

2035691897_B97410835Z.1_20130501185932_000_G7AO95ND.2-0Me mijëra manifestues në Bagladesh, kanë protestuar të mërkurën, në një festë të trishtë të punës, për të kërkuar varjen e pronarëve të punishtes së konfeksionit, e cila ndodhej në një godinë, që është shembur, para një jave duke shkaktuar vdekjen e 400 personave dhe zhdukjen e 149 të tjerëve.

Pavarësisht thirrjeve të Kryeministrit Sheikh Hasina, për të ruajtur gjakftohtësinë, një acarim i madh ka shoqëruar turmat, pas aksidentit më të keq industrial në historinë e këtij vendi të defavorizuar. Një acarim që vazhdon të shfaqet nëpër rrugë dhe autoritetet i frikësohen akteve të dhunës dhe të vandalizmit nëpër uzina dhe tekstile. Mijëra punëtorë duke valëvitur flamujt e kuq dhe banderolat thërrisnin ‘’Varini vrasësit, varini pronarët e punishtes’’ duke manifestuar në rrugët e kryeqytetit. Manifestime të tjera, janë organizuar gjithashtu në qytetet e tjera të Bangladeshit, në këtë ditë të 1 Majit.

AFP/ le soir

 

1 Maji: përplasje në Turqi mes manifestuesve dhe forcave policore

1 maji ka shënuar përplasje midis policisë dhe manifestuesve në Turqi. Gaz lotues dhe spërkatje me ujë, janë përdorur kundër manifestuesve nga forcat policore.

foto AFP
foto AFP

Venezuelë: rrihen deputetët opozitarë

foto belga/la libre
foto belga/la libre

Një përplasje fizike, ka shpërthyer të martën në parlamentin venezuelian, midis deputetëve të shumicës dhe opozitës, duke ilustruar tensionet politike, që përshkojnë vendin që prej zgjedhjeve presidenciale të 14 prillit. Parlamentarët janë rrahur, pas votimit nga shumica e tekstit që ndalon opozitën për të folur në sallë, në shenjë hakmarrjeje ndaj refuzimit për të njohur fitoren e Nicolas Maduro, ndjekësin e përcaktuar të Hugo Chavez :’’Nuk jam i vetmi që jam goditur. Ato kanë goditur shumë deputetë’’,- ka rrëfyer deputeti i djathtë Julio Borges me fytyrë të gjakosur dhe sy të enjtur, për kanalin televiziv privat Globovision. Sipas tij, sherri shpërtheu, kur të zgjedhurit e opozitës denoncuan një ‘ grusht shteti në Parlament’’.

Deputetja socialist Odalis Monzon, tregoi nga ana tjetër se ishte ‘sulmuar nga bankat e opozitës’, në kanalin parlamentar, që transmetonte direkt seancën. Opozita venezueliane konteston rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon një numërim nga e para të gjithë kutive të votimit. Sipas Këshillit Kombëtar Elektoral (CNE) me një përqindje pjesëmarrje 79%, Nicolas Maduro, delfini i Hugo Chavez, ka mbledhur 50,75% të votave, kundër 48,97% të guvernatorit  Henrique Capriles, një diferencë prej 265.000 votash, më e dobëta që prej aksesit në pushtet të Chavez, fundi i 1998.

belga/la libre

Berisha: qeveria e interesuar të zhvillojë artizanatin

May-1-16-16-54foto1Kryeministri zgjodhi sot të ndalej në një biznes të vogël artizanal, të drejtuar nga një grua, në qytetin e Korçës, për të inkurajuar dhe përgëzuar guximin e grave shqiptare sipërmarrëse, drejtuese e menaxhere, të cilat me shumë kurajë e vendosmëri ia kanë dalë të jenë të suksesshme në sipërmarrjet  e tyre.

 “Unë shpreh respektin më të madh për punën e shkëlqyer që bëni. Ju meritoni me të vërtetë  të konsideroheni duararta sepse ju shkrini me talentin tuaj një gjeni krijuese shekullore të shqiptarëve.”  iu drejtua kryeministri grave dhe vajzave të punësuara aty, teksa pa nga afër punimet artistike të bëra me dorë nga këto punonjëse. Në këtë biznes janë të punësuara 70 gra dhe vajza, shumica prej të cilave punojnë nga shtëpitë  e tyre.

Kryeministri dëgjoi me interesim kërkesën për zgjerimin e tregut të shitjes së këtyre prodhimeve edhe në kryeqytet dhe premtoi se në bashkëpunim  me kryetarin e bashkisë së Tiranës do të gjenden format më të përshtatshme të investimit për tregje artizanale apo lokale të ndryshme.

Kryeministri tha se turizmi  e zhdërvjelltëson tregun artizanal, duke e shumëfishuar atë dhe duke i dhënë një dimension të ri. Në këtë kontekst, kryeministri propozoi që në qytetet me frekuentimin më të lartë turistik, të ofrohen lokale gjatë sezonit turistik, në mënyrë që punimet të kenë përparësi në shitje.

Duke i falënderuar gratë dhe vajzat për mikëpritjen, si dhe për talentin e treguar në punimet e tyre artistike, kryeministri u shpreh:

“Unë shpreh respektin më të madh për punën e shkëlqyer që bëni. Ju meritoni me të vërtetë  të konsideroheni duararta sepse ju shkrini me talentin tuaj një gjeni krijuese shekullore të shqiptarëve. Puna artizanale që bëni ka gjithnjë vlerën e jashtëzakonshme të punës artistike dhe unë dua tu rrëfej një moment këtu. Unë kam kaluar kohëra në vende shumë të zhvilluara, si psh. kam kaluar kohë në Francë dhe në vende të tjera, por dua tu garantoj se punë të tilla kudo kanë vlerësimin më të madh, kudo tregohen me krenari të veçantë, kudo preferohen si një gjë e veçantë dhe shumë e bukur. Në asgjë më bukur, një komb dhe një popull, sesa në punën e dorës, sesa në artizanat , nuk shpreh trashëgiminë e tij gjeniale, kulturore, artistike. Në çdo motiv të qëndismave tuaja, të qilimave, të sixhadeve shprehet ajo trashëgimi artistike që është përcjellë breza pas brezi dhe që pasurohet edhe më shumë.

Unë jam dakord me ju kur thatë se ky është një biznes i vogël, por me rëndësi të madhe. Unë jam kryeministër dhe jam këtu së bashku me ministrin e financave. Ne na intereson shumë ta nxisim dhe ta inkurajojmë këtë sektor. Ne duam të dimë se çfarë duhet të bëjmë më shumë për ju, në mënyrë të zhvillojmë këtë sektor, në mënyrë që të punësojmë më shumë, të krijojmë më shumë të ardhura. Qeveria është shumë e vendosur të përparësojë artizanatin në të gjitha degët e tij, ndaj dhe unë do të doja të dija nga ju se çfarë duhet të bëjmë ne më shumë që ky sektor i rëndësishëm me potencial të madh punësimi, por njëkohësisht një sektor që shpalos gjeninë krijuese të kombit ka gjithnjë rendësi shumë të madhe’’,- thuhet në njoftimin për shtyp të selisë kryeministrore.

PS: ky 1 maj është i rinisë së papunë, me diplomë në xhep

1-maj-A.MaznikuKryetari i Grupit të Punës për Punësimin, në Partinë Socialiste, Arbi Mazniku, në një Deklaratë për mediat, me rastin e 1 majit, theksoi problematikat e punësimit dhe kushtet e rënda të punëtorëve, papunësinë e lartë dhe dështimet qeveritare në këto fusha.

‘’Kjo qeverisje i ka braktisur shqiptarët e thjeshtë që duan të punojnë. 1 maji nuk mund të jetë ditë feste, aty ku nuk ka punësim, aty ku nuk ka punë me dinjitet, aty ku të drejtat e punëtorëve nuk respektohen dhe ku shteti është indiferent ndaj shfrytëzimit të tyre. Sot është 1 maji, dita e të minatorëve të shfrytëzuar barbarisht në Bulqizë, ku 65 minatorë kanë gjetur vdekjen; 1 maji i rinisë të papunë, por me tituj e diploma që nuk u hyjnë në xhep; 1 maji i rinisë të pashkolluar e që endet rrugëve e pashpresë; 1 maji i rrënimit të arsimit e që nuk prodhon punësim, por rini të zhgënjyer dhe analfabetë.’’

‘’Sali Berisha dështoi me punësimin dhe sot numërohen 1 milionë shqiptarë të papunë. Premtoi që do të krijonte 160 mijë vende të reja pune dhe ndërkohë nga vetë shifrat e INSTAT-i i tij provojnë se nga 2008, 51 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës. Sot në 1 Majin e ditës së punës, Sali Berisha i ka shqiptarëve 211mijë vende pune borxh. E nuk mund të ndodhte ndryshe, nën një qeveri qe tjetër flet e tjetër bën. Çdo vit që nga viti 2009, buxheti i ministrisë së punës, për programin e nxitjes së punësimit, ka ardhur ne ulje. Në vitin 2009 nga çdo 100 lek që kishte në buxhet Ministria e Punës shpenzonte për tregun e punës 4.7 lekë. Ndërkohë që sot shpenzon 2.6 lekë, ose plot 55% më pak.’’ 

‘’Të drejtat e punëtorëve shkelen e nëpërkëmben ditën për diell dhe punë nuk do të thotë më dinjitet. Punëtorët shqiptarë punojnë në kushte të vështira, shëndeti dhe jeta e tyre është në çdo çast e rrezikuar. Minatorët dhe punëtorët e ndërtimit humbasin jetën për bukën e gojës dhe qeveria vetëm ngushëllon e bën sehir. Në Shqipërinë e Saliut, në Bulqizën e pasur me minerale, minatorët jetojnë e punojnë si në mesjetë, humbin jetën sepse punojnë në kushte çnjerëzore dhe shfrytëzohen egërsisht të braktisur siç janë nga shteti i tyre. Në Shqipërinë e Sali Berishës krahu i punës, puna e shqiptarëve është e keqpaguar dhe marrëdhënia e punës është e zhdrejtë në favor vetëm të punëdhënësit. Gruaja shqiptare paguhet më pak, është më pak e punësuar dhe më pak e përfaqësuar’’, – ka theksuar Mazniku, në Deklaratën për shtyp.

SHBA: Europa Perëndimore, një laicitet i egër

foto ilustruese
foto ilustruese

AFP ka bërë publik një raport amerikan ku theksohet se Europa Perëndimore dhe kryesisht Franca dhe Belgjika shfaqin një agresivitet laik të fortë. Raporti citon shtrëngimet në rritje, të votuara këto vitet e fundit në Europë, për sa i përket shenjave fetare, ritualin e therjes së kafshëve, etj.

Një Komision qeveritar amerikan ka kritikuar të mërkurën, shumë vende në Europën Perëndimore, për një ‘laicitet shumë agresiv’. Në këtë raport, theksohet ndalimi i Burkës në hapësirat publike belge dhe franceze.

Për herë të parë, Komisioni amerikan mbi liritë fetare ndërkombëtare, anëtarët e të cilit janë të emëruar nga presidenti amerikan dhe Kongresi, i kanë kushtuar një kapitull të konsiderueshëm këtij fenomeni, në raportin vjetor, të publikuar të mërkurën, për Europën Perëndimore.

Raporti citon shtrëngesat në rritje, të votuara këto vitet e fundit në Europë, për sa i përket shenjave fetare, ritualin e therjeve të kafshëve, bërjen synet në Gjermani dhe ndërtimin e xhamive në Zvicër.

Shtrëngesat ‘krijojnë një atmosferë shqetësimi kundër disa formave të aktivitetit fetar në Europë, Perëndimore’ shpjegojnë autorët. « Këto shtrëngesa kufizojnë gjithashtu integrimin social dhe mundësitë, për sa i përket edukimit dhe punësimit për individët e prekur ».

Komisioni përmend konkretisht ndalimin e Burkës, që mbulon gjithçka tek femra, të votuar në Belgjikë dhe në Francë. « Kjo ngre shqetësime në terma diskriminues’ – thotë raporti. «  Duke u përpjekur t’i përgjigjemi shqetësimeve mbi dhunën, një ligj i tillë i aplikuar gjerësisht ngre çështje të të drejtave prindërore dhe lirinë e zgjedhjes. »

Raporti shënjestron presidentin francez François Hollande dhe ministrat e tjerë, që kanë thirrur për votë një ligj mbi shenjat fetare në disa vende private, kryesisht strukturat e fëmijërisë së hershme.

« Këto kufizime, limitojnë mundësitë për punë dhe mundësitë ekonomike, veçanërisht për femrat muslumane që mbajnë perçe » përfundon Komisioni. »

Këto janë përfundimet e Komisionit amerikan, por nëse i hedhim një këndvështrim analitik situatës, vërehen përplasje të dukshme të këndvështrimeve kulturore dhe politike midis Amerikës dhe Europës Perëndimore. Vendet e Europës Perëndimore, kryesisht Franca dhe Belgjika, të cilat regjistrojnë në gjirin e tyre një komunitet të konsiderueshëm të emigrantëve të vendeve muslimane, janë të gjendura përballë problematikave si në aspektin e të drejtave të njeriut, në këndvështrimin e ruajtjes së të drejtave të fëmijëve për mos seksualizëm të hershëm të tyre, si po ashtu edhe në lidhje me çështjet e sigurisë publike.

Belgjika ka ndaluar së fundmi, veshjen e Burkës (një çarçaf i zi që mbulon gjithçka nga koka te këmbët, si edhe sytë) në ambientet publike duke ngritur dy pika të rëndësishme, e para për arsye të sigurisë publike dhe identifikim të personave dhe arsyeja e dytë, ka lidhje me respektimin dhe të drejtat e njeriut kundrejt barazisë gjinore, në këtë rast dhunim të të drejtave të grave. Për këndvështrimin kulturor belg, kjo gjë është e papranueshme dhe cenon rëndë lirinë dhe të drejtat bazike të femrave. Në  një vend ku femra trajtohet njësoj me të drejta si edhe meshkujt, ky fenomen, shkel parimet bazë demokratike duke i dhunuar tërësisht ato.

Një tjetër problematikë e cila është trajtuar dhe nga analistë të ndryshëm,  ka të bëjë me faktin se fëmijëve të vegjël të gjinisë femërore (5-6 vjeç u vihet perçja duke i seksualizuar para kohe ato dhe duke dhunuar rëndë të drejtat e tyre).

Këto komunitete shpeshherë janë mbrojtur dhe kanë protestuar në këto vende të Europës Perëndimore, për respektim të të drejtave njerëzore dhe fetare, duke përdorur si logjikë, kushtetutën e këtyre vendeve, por ato nuk kanë marrë në konsideratë për analizë faktin, se kushtetuta e këtyre vendeve, krahas lirive fetare, mbron pikërisht barazinë gjinore, pra liritë e femrës.

Nga ana tjetër, nëse një femër europiane shkon në këto vende muslumane ku femrat nuk kanë të drejtë të shfaqin fytyrën e tyre në asnjë ambient publik, ajo përfundon duke veshur çarçafët për të shpëtuar si nga ndjekja ligjore, po ashtu dhe përndjekja sociale. Analistët e Francës dhe Belgjikës kanë trajtuar publikisht idenë se, nuk mund të përdoret kushtetuta e tyre demokratike dhe emancipuese, për ti hapur hapësirën abuzimeve mbi të drejtat e njeriut dhe kryesisht abuzimeve, përballë gjinisë femërore.

Për demokracinë e këtyre vendeve kjo është e patolerueshme, sepse këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një liri private fetare, por kemi të bëjmë me një dhunim të të drejtave njerëzore pasi këto gra në vendin e tyre nuk kanë asnjë të drejtë baze, për sa i përket këndvështrimit legjislativ dhe Burkat e tyre janë simbol i diskriminimit dhe shtypjes së lirive femërore./en.ko/

FRD: zhvillimet në Kuvendin Kombëtar

262371_583340811698736_1990166767_nSot Fryma e Re Demokratike zhvilloi punimet e Kuvendit të saj të parë Kombëtar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në ndryshim nga Kuvendet e partive të tjera FRD zgjodhi një formë organizimi bashkëkohore, duke ndërthurur pjesën politike me panelin programor të përfaqësuar nga grupe të ndryshme interesi, mbështetës të FRD-së. FRD bëhet gjithashtu partia e parë politike që prezanton publikisht dhe broshurë programin e plotë elektoral për zgjedhjet parlamentare të 23 qershori.

Fjalimi kryesor në Kuvend u mbajt nga kryetari i FRD-së Prof.Dr.Bamir Topi, përmes të cilit u paraqit program politik i FRD, ecuria një vjeçare, raportet e saj me forcat e tjera politike, u bë analiza e zhvillimeve politike parazgjedhore në vend dhe sfidat e kësaj partie për të ardhmen. Z.Topi tha se FRD rezultoi një nismë e suksesshme politike, një projekt afatgjatë politike dhe pas zgjedhjeve do të jetë parti përcaktuese në të gjitha nivelet e vendimmarrjes politike .

Në pjesën e panelit politik foli edhe Sekretari i Përgjithshëm z.Gazmend Oketa, i cili evidentoi ecurinë organizative të FRD gjatë vitit të parë të aktivitetit, diferencën e saj me forcat e tjera politike si dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime dhe të shprehjes së votës qytetare me 23 qershor.

Më tej nën moderimin e znj.Edlira Gjoni, sekretare për marrëdhëniet me publikun në FRD, e morën fjalën dhe përshëndetën figura të njohura të jetës publike, përfaqësuesit më të njohur të grupeve sociale mbështetëse të FRD-së, të cilët së bashku plotësuan të gjithë mozaikun e problematikave sociale që mishëron programi politik i FRD.

Më tej Kuvendi vijoi punimet me diskutimin dhe miratimin e akteve zyrtare të FRD, ndryshimet në statut,miratimin e programit politik elektoral si dhe mandatimin e strukturave qendrore e lokale për fushatën elektorale të 23 qershorit vendime të cilat u bënë publike nga sekretari për çështjet zgjedhore Ervin Karamuça. Pjesë e risisë së Kuvendit ishte edhe shpallja si lajtmotiv elektoral i fushatës zgjedhore të FRD-së kënga e njohur “Rrjedh në këngë e ligjërime” realizuar nga tenori i talentuar Klodian Kacani.

Në Kuvend morën pjesë për të shprehur vlerësimin dhe mbështetjen për FRD edhe personalitete të shumta vendore dhe të huaja. Prania e politikanit të njohur Besnik Mustafaj, emrit të njohur të skenës Robert Ndrenika, etj, si dhe e ambasadorëve të vendeve kryesore perëndimore të pranishëm në Tiranë, përfshirë ambasadorin e SHBA, z.Aleksandër Arvizu ishin pjesë me rëndësi në pjesëmarrjen aktive të Kuvendit,- thuhet në njoftimin për shtyp të FRD-së.

Champions League, Borusia Dortmund në finale, eliminohet Reali

Reali i madReali i Madridit fiton 2-0 në “Santiago Bernabeu” me Borusian e Dortmundit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League, por eliminohet. Skuadra e Murinjos nuk arrin të përmbysë humbjen 4-1 të pësuar në Gjermani dhe Dortmundi është finalisti i parë që pret biletën për në  “Wembley”.

Madrilenët humbën shumë raste në pjesën e parë, ashtu sikurse edhe lojtarët e Borusias, ndërsa në të dytën në minutën e 82-të shënohet goli i parë. Benzema rihap shpresat e Realit, ndërsa në të 88’ është Serxio Ramos që shënon dhe golin e dytë.

“Galaktikët” shpresojnë dhe te një tjetër gol në 6 minutat shtesë, por nuk ia arrijnë dot. Fitorja 2-0 nuk i mjafton dhe i japin fund ëndrrës për të fituar trofeu e 10-të, ndërsa i hapin rrugë Borusias, e cila pas festës në kryeqytetin spanjoll, do të presë e qetë kundërshtarin  e finales që do të përcaktohet nga përballja mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut.

Kriza rrit ndjeshëm papunësinë në BE

EurostatZyra e Statistikave të BE-së, ka dalë me një raport ku vlerëson përqindjen e papunësisë në zonën Euro* dhe në BE-27. Raporti thekson se, papunësia ka pësuar rritje të konsiderueshme. Përqindja më e lartë shënohet në Greqi, Spanjë dhe Portugali dhe përqindja më e ulët në Austri, Gjermani dhe Luksemburg. Papunësia është rritur në 19 Shtete Anëtare dhe ulur vetëm në 8 prej tyre. Përqindja e papunësisë së femrave është më e lartë, se ajo e meshkujve. Tek të rinjtë është vëzhguar gjithashtu rritje e papunësisë sidomos në Greqi, Spanjë dhe Portugali, ndërkohë, që ajo është e ulët në Austri, Gjermani dhe Holandë. Përqindja e papunësisë në zonën euro dhe në BE-27 është më e lartë, se në Amerikë dhe Japoni.

Sipas vlerësimeve të zyrës së Statistikës së Bashkimit Europian, 26 milionë e 521 mijë meshkuj dhe femra janë të papunë në mars 2013 në zonën BE-27, ku vetëm 19 milionë e 211 mijë në zonën euro. Në raport me shkurt 2013, numri i të papunëve është rritur me 69.000 në BE-27 dhe me 62.000 në zonën euro. E krahasuar me mars 2012, papunësia është rritur me 1 milionë e 814 mijë, në BE-27 dhe me 1 milionë  e 723 mijë, në zonën euro.

Përmes Shteteve Anëtare, përqindja e papunësisë më e dobët, është regjistruar në Austri me (4,7%), në Gjermani me (5,4%) dhe në Luksemburg me (5,7%), dhe më e larta në Greqi me (27,2% në janar 2013), në Spanjë me (26,7%) dhe në Portugali me (17,5%).

Brenda një viti, përqindja e papunësisë është rritur në 19 Shtete Anëtare dhe është ulur në 8 prej tyre. Ngritjet më të larta janë regjistruar në Greqi  (nga 21,5% në 27,2% midis janarit 2012 dhe janarit 2013), në Qipro (nga 10,7% në 14,2%), në Spanjë (nga 24,1% në 26,7%) dhe në Portugali (nga 15,1% në 17,5%). Uljet më domethënëse janë vëzhguar në Letoni (nga 15,6% në 14,3% midis tremujorit të katërt 2011 dhe 2012), në Estoni (nga 10,6% në 9,4% midis shkurtit 2012 dhe shkurtit 2013) dhe në Irlandë (nga 15,0% në 14,1%).

Midis marsit 2012 dhe marsit 2012, përqindja e papunësisë së meshkujve është rritur duke kaluar nga 10,8% në 11,9% në zonën euro dhe nga 10,2% në 10,9% në BE-27. Përqindja e papunësisë tek femrat është rritur gjithashtu, duke kaluar nga 11,3% në 12,2% në zonën euro dhe me 10,4% në 11,0% në BE-27.

Në mars 2013, 5 milionë e 690 mijë, të rinj me moshë më pak se 25 vjeç, ishin të papunë në BE-27, nga të cilët 3 milionë e 599 mijë, në zonën Euro. Në raport me marsin e 2012, numri i të rinjve të papunë është rritur me 177.000 në BE-27 dhe me 184.000 në zonën Euro. Në mars 2013, përqindja e papunësisë tek të rinjtë është rritur me 23,5% në BE-27 dhe me 24,0% në zonën euro, kundër respektivisht 22,6% dhe 22,5% në mars 2012. Përqindja më e ulët në mars 2013 është vëzhguar në Gjermani dhe në Austri (7,6% secili) si dhe në Holandë  (10,5%), dhe më e lartë në Greqi (59,1% në janar 2013), në Spanjë me (55,9%), në Itali me (38,4%) dhe në Portugali me (38,3%).

Në mars 2013, përqindja e papunësisë ishte 7,6% në SHBA dhe në Japoni me 4,3% në shkurt 2013.

 

*zona euro (ZE-17) përfshin: Belgjikë, Gjermani, Estoni, Irlandë, Greqi, Spanjë, Francë, Itali, Qipro, Luksemburg, Maltë, Holandë, Austri, Portugali, Slloveni, Sllovaki, dhe Finlandë.

 

Fotot mahnitëse të Skarsellit

Fotografi italian Stefano Skarselli, krijon foto të mahnitshme, ku harmonizon parajsën me tokën. Fotografitë e tij ngjajnë si një kaleidoscop, ku pjesa e sipërme bëhet pjesa e poshtme, qielli është diku aty , dhe fotot bëhen marramendëse.

photo_6

 

photo_8

 

photo_9

 

photo_10

 

photo_11

 

photo_12

 

photo_13

 

photo_1

stumbelupon/Posted in Art/Stefano Skarselli