Venezuelë: rrihen deputetët opozitarë

72
foto belga/la libre
foto belga/la libre

Një përplasje fizike, ka shpërthyer të martën në parlamentin venezuelian, midis deputetëve të shumicës dhe opozitës, duke ilustruar tensionet politike, që përshkojnë vendin që prej zgjedhjeve presidenciale të 14 prillit. Parlamentarët janë rrahur, pas votimit nga shumica e tekstit që ndalon opozitën për të folur në sallë, në shenjë hakmarrjeje ndaj refuzimit për të njohur fitoren e Nicolas Maduro, ndjekësin e përcaktuar të Hugo Chavez :’’Nuk jam i vetmi që jam goditur. Ato kanë goditur shumë deputetë’’,- ka rrëfyer deputeti i djathtë Julio Borges me fytyrë të gjakosur dhe sy të enjtur, për kanalin televiziv privat Globovision. Sipas tij, sherri shpërtheu, kur të zgjedhurit e opozitës denoncuan një ‘ grusht shteti në Parlament’’.

Deputetja socialist Odalis Monzon, tregoi nga ana tjetër se ishte ‘sulmuar nga bankat e opozitës’, në kanalin parlamentar, që transmetonte direkt seancën. Opozita venezueliane konteston rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon një numërim nga e para të gjithë kutive të votimit. Sipas Këshillit Kombëtar Elektoral (CNE) me një përqindje pjesëmarrje 79%, Nicolas Maduro, delfini i Hugo Chavez, ka mbledhur 50,75% të votave, kundër 48,97% të guvernatorit  Henrique Capriles, një diferencë prej 265.000 votash, më e dobëta që prej aksesit në pushtet të Chavez, fundi i 1998.

belga/la libre