Kriza rrit ndjeshëm papunësinë në BE

57

EurostatZyra e Statistikave të BE-së, ka dalë me një raport ku vlerëson përqindjen e papunësisë në zonën Euro* dhe në BE-27. Raporti thekson se, papunësia ka pësuar rritje të konsiderueshme. Përqindja më e lartë shënohet në Greqi, Spanjë dhe Portugali dhe përqindja më e ulët në Austri, Gjermani dhe Luksemburg. Papunësia është rritur në 19 Shtete Anëtare dhe ulur vetëm në 8 prej tyre. Përqindja e papunësisë së femrave është më e lartë, se ajo e meshkujve. Tek të rinjtë është vëzhguar gjithashtu rritje e papunësisë sidomos në Greqi, Spanjë dhe Portugali, ndërkohë, që ajo është e ulët në Austri, Gjermani dhe Holandë. Përqindja e papunësisë në zonën euro dhe në BE-27 është më e lartë, se në Amerikë dhe Japoni.

Sipas vlerësimeve të zyrës së Statistikës së Bashkimit Europian, 26 milionë e 521 mijë meshkuj dhe femra janë të papunë në mars 2013 në zonën BE-27, ku vetëm 19 milionë e 211 mijë në zonën euro. Në raport me shkurt 2013, numri i të papunëve është rritur me 69.000 në BE-27 dhe me 62.000 në zonën euro. E krahasuar me mars 2012, papunësia është rritur me 1 milionë e 814 mijë, në BE-27 dhe me 1 milionë  e 723 mijë, në zonën euro.

Përmes Shteteve Anëtare, përqindja e papunësisë më e dobët, është regjistruar në Austri me (4,7%), në Gjermani me (5,4%) dhe në Luksemburg me (5,7%), dhe më e larta në Greqi me (27,2% në janar 2013), në Spanjë me (26,7%) dhe në Portugali me (17,5%).

Brenda një viti, përqindja e papunësisë është rritur në 19 Shtete Anëtare dhe është ulur në 8 prej tyre. Ngritjet më të larta janë regjistruar në Greqi  (nga 21,5% në 27,2% midis janarit 2012 dhe janarit 2013), në Qipro (nga 10,7% në 14,2%), në Spanjë (nga 24,1% në 26,7%) dhe në Portugali (nga 15,1% në 17,5%). Uljet më domethënëse janë vëzhguar në Letoni (nga 15,6% në 14,3% midis tremujorit të katërt 2011 dhe 2012), në Estoni (nga 10,6% në 9,4% midis shkurtit 2012 dhe shkurtit 2013) dhe në Irlandë (nga 15,0% në 14,1%).

Midis marsit 2012 dhe marsit 2012, përqindja e papunësisë së meshkujve është rritur duke kaluar nga 10,8% në 11,9% në zonën euro dhe nga 10,2% në 10,9% në BE-27. Përqindja e papunësisë tek femrat është rritur gjithashtu, duke kaluar nga 11,3% në 12,2% në zonën euro dhe me 10,4% në 11,0% në BE-27.

Në mars 2013, 5 milionë e 690 mijë, të rinj me moshë më pak se 25 vjeç, ishin të papunë në BE-27, nga të cilët 3 milionë e 599 mijë, në zonën Euro. Në raport me marsin e 2012, numri i të rinjve të papunë është rritur me 177.000 në BE-27 dhe me 184.000 në zonën Euro. Në mars 2013, përqindja e papunësisë tek të rinjtë është rritur me 23,5% në BE-27 dhe me 24,0% në zonën euro, kundër respektivisht 22,6% dhe 22,5% në mars 2012. Përqindja më e ulët në mars 2013 është vëzhguar në Gjermani dhe në Austri (7,6% secili) si dhe në Holandë  (10,5%), dhe më e lartë në Greqi (59,1% në janar 2013), në Spanjë me (55,9%), në Itali me (38,4%) dhe në Portugali me (38,3%).

Në mars 2013, përqindja e papunësisë ishte 7,6% në SHBA dhe në Japoni me 4,3% në shkurt 2013.

 

*zona euro (ZE-17) përfshin: Belgjikë, Gjermani, Estoni, Irlandë, Greqi, Spanjë, Francë, Itali, Qipro, Luksemburg, Maltë, Holandë, Austri, Portugali, Slloveni, Sllovaki, dhe Finlandë.