Me mijëra manifestues në Bagladesh, kanë protestuar të mërkurën, në një festë të trishtë të punës, për të kërkuar varjen e pronarëve të punishtes së konfeksionit, e cila ndodhej në një godinë, që është shembur, para një jave duke shkaktuar vdekjen e 400 personave dhe zhdukjen e 149 të tjerëve.
Pavarësisht thirrjeve të Kryeministrit Sheikh Hasina, për të ruajtur gjakftohtësinë, një acarim i madh ka shoqëruar turmat, pas aksidentit më të keq industrial në historinë e këtij vendi të defavorizuar. Një acarim që vazhdon të shfaqet nëpër rrugë dhe autoritetet i frikësohen akteve të dhunës dhe të vandalizmit nëpër uzina dhe tekstile. Mijëra punëtorë duke valëvitur flamujt e kuq dhe banderolat thërrisnin ‘’Varini vrasësit, varini pronarët e punishtes’’ duke manifestuar në rrugët e kryeqytetit. Manifestime të tjera, janë organizuar gjithashtu në qytetet e tjera të Bangladeshit, në këtë ditë të 1 Majit.
AFP/ le soir


