Ashton, deklaratë në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Katerine Ashton
Catherine Ashton

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton ka bërë një deklaratë në emër të Bashkimit Europian, me rastin e 20-vjetorit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Ashton është shprehur se BE, kujton dhe nderon  gazetarët, që i kanë kushtuar jetët e tyre, disa herë me kosto të larta personale, raportimit të ngjarjeve ose shprehjes së pikëpamjeve, kur disa të tjerë do të kishin preferuar të heshtnin.

Ashton theksoi, se një shtyp i lire, i pavarur dhe dinamik është i domosdoshëm në çdo shoqëri demokratike. BE është e përcaktuar të luftojë për lirinë e shtypit, kudo në botë dhe të dënojë nivelin e ngritur të intimidimit, dhunës dhe censurës me të cilën përballen gazetarët në shumë vende. BE i bën thirrje gjithë qeverive, të lejojnë gazetarët të punojnë në siguri dhe pa frikë censurimi dhe ndjekje penale.

‘’Liria e shprehjes duhet të mbrohet si në median tradicionale, po ashtu edhe në Internet. BE do të vazhdojë të promovojë lirinë e shprehjes on-line dhe offline, jo vetëm sepse, teknologjitë e reja të informacionit mund të jenë çelësi në promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. BE do të vazhdojë të dënojë, dhunimet e të drejtave të shtypit dhe lirisë së shprehjes në të gjitha mediat, me synimin për të siguruar se gazetarët në gjithë botën mund të kryejnë detyrën e tyre profesionale pa pengesa-, përfundon Ashton, deklaratën në emër të BE-së.

Protestë për krizën financiare në Ditën Botërore të Lirisë së Medias

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksanër Çipa
Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksanër Çipa

Unioni i Gazetarëve do të mbajë një protestë sot në mesditë përballë Parlamentit në kuadër të ditës Botërore ë Lirisë së Shtypit. Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksanër Çipa, është shprehur se protesta do të mbahet për shkak të krizës që ka përfshirë mediat.

Prej 20 vitesh kjo datë kujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e shpallur  nga  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ditë përdoret për të sensibilizuar opinionin publik mbi shkeljet që bëhen mbi lirinë e shtypit, për censurën, mbylljen e mediave të ndryshme e deri tek dhuna fizike.

Sekretarët e AK i bashkohen koalicionit opozitar

Në një Konferencë për shtyp, në krah të ish sekretarëve të larguar të Aleancës Kuq e Zi, lideri opozitar Rama, deklaroi edhe njëherë se Aleanca Kuq e Zi, është e dizenjuar për tendenca diversive për të përçarë popullin opozitar. Rama deklaroi se, dyert e Aleancës janë të hapura për të gjithë ato, që dëshirojnë ti bashkohen koalicionit opozitar dhe se energjia për të ndryshuar Shqipërinë ndodhet në këtë koalicion.

“Kam mirëpritur përfaqësinë e Aleancës Kuq e Zi, njerëzit që kanë marrë pjesë në forcimin e një partie që fatkeqësisht u shfaq së fundmi në rolin e një forcë për diversion për të çoroditur popullin shqiptar, në funksion të pushtetit familjar dhe të korruptuar të kryeministrit,” tha Rama.

“Publikisht dua t’u them atë që u thashë dhe miqësisht në bashkëbisedimin tonë se dyert e PS janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë idealistë, për të gjithë kuqezinjtë opozitarë, për të gjithë ata që janë investuar në këtë projekt politik me çiltërsinë e qytetarëve të këtij vendi, të lodhur nga politika, të zhgënjyer nga këto vite tranzicioni të stërzgjatur, të paintegruar në forcat politike aktuale, në mënyrë që e gjithë ajo energji patriotike, e gjithë ajo energji e gjeneruar nga ideale dhe ide për një Shqipëri më të mirë, e gjithë ajo energji e derdhu në dy vite për të sjellë në Shqipëri ndryshimin, të mos shkojë dëm, por të kanalizohet përmes këtij koalicioni të madh të opozitës, përmes PS, duke qenë të gjithë të bindur se PS është një forcë që në programin e vet, në rrugën e vet, në bindjet e veta, përfaqëson interesat kombëtare, përfaqëson aspiratat e kombit shqiptar, ambiciet e çdo shqiptari për çka përbënte arsyen madhore të kuqezinjve për t’iu atashuar Aleancës Kuq e Zi,” deklaroi kryetari i PS.

Në këtë Konferencë mori fjalën gjithashtu edhe një nga ish Sekretarët e AK, i cili ndodhej në krah të Rames, duke deklaruar se vendimi i Spahiut për të dalë i vetëm në zgjedhje është një vendim, vetëm i tij. Sot, vijoi Uruçi, AK ka në krye një lider që e ka monopolizuar aktivitetin politik të partisë. Ai përfundoi duke deklaruar se lidhjet tona më anëtarët e kryesisë janë të fuqishme dhe ne jemi koshientë se Shqipëria ka nevojë për rotacion. Uruçi konfirmoi edhe njëherë se përkrahja e tyre shkon me opozitën, sepse shqiptarët kanë nevojë për ndryshim.

 

Meta: Berisha- Rama miratoni 3 ligjet e integrimit

ilir metaKryetari i LSI-së Ilir Meta në një deklaratë për shtyp, ftoi liderin e PD-së Berisha dhe liderin e PS-së Rama, që të votojnë tre ligjet e shumëpërfolura, në Parlament.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj të ftoj sot kryetarin e PD-së, z. Berisha dhe kryetarin e PS-së, z. Rama, por edhe të gjithë kolegët e tjerë, përfaqësues të forcave politike në kuvendin aktual, që në seancën më të parë të miratojmë rregulloren e parlamentit dhe dy projektligjet e tjera, të cilat janë konsideruar prej kohësh si një minimum i domosdoshëm për arritjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Lidhur me miratimin e rregullores së Parlamentit vlerësojmë se miratimi i këtij dokumenti me konsensusin e të gjitha partive parlamentare do të bëjë të mundur që të ftojmë parlamentin e ri të pas zgjedhjeve të 23 qershorit që të fillojë punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira të parlamenteve të demokracive më të zhvilluara evropiane. 

Njëkohësisht lidhur me miratimin e projektligjit për statusin e nëpunësit civil, vlerësojmë se zbatimi i këtij ligji në mënyrë të natyrshme do të ketë nevojë për një periudhe tranzitore për të rritur garancitë e zbatimit të tij dhe për të garantuar edhe shërbyesit civilë aktual se ligji i ri nuk do të shërbejë si një mjet hakmarrjeje politike. Përkundrazi ligji aktual lejon shtigjet për hakmarrje politike dhe për këtë dëshmitë janë të shumta. 

Ndërkohë, lidhur me projektligjin tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe për të cilin kërkohet një shumicë e cilësuar sipas nenit 81 të Kushtetutës dua të theksoj se ndryshimet të cilat propozohen kërkojnë të përshtatin Gjykatën e Lartë me kërkesat e ligjit të miratuar për Gjykatën Administrative. 

Krijimi i Kolegjit Administrativ natyrshëm të çon në rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, prandaj është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga disa emërime të nxituara të bëra në disa nga gjykatat më të larta kohët e fundit, të cilat duken më shumë si veprime me karakter partiak se sa si lëvizje që synojnë të forcojnë pavarësinë e drejtësisë dhe të gjyqësorit, ne propozojmë që efektet e zbatimit të këtij ligji t’i tejkalojnë interesat politike të ditës nisur nga fakti që vendi ka nevojë për Gjykatën Administrative, por njëkohësisht lidhur edhe nga domosdoshmëria që kjo gjykatë të jetë krejtësisht e pavarur. Pra ne propozojmë që miratimi i këtij projektligji të shoqërohet me garancinë që ky projektligj të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti, në kohën kur konstituohet kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Kjo sjellje e parlamentit do të ishte një shenjë e qartë e përgjegjshmërisë politike përballë interesave madhore që ka vendi dhe e ardhmja e tij evropiane pavarësisht nga e shkuara konfliktuale apo nga gara elektorale e cila po kështu ka nisur. Duke ecur në këtë mënyrë, sikurse propozojmë ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, bëjnë të mundur që këto ligje të miratohen tani që jemi në mbyllje të këtij sesioni parlamentar, duke fituar të gjithë kohën e nevojshme në mënyrë që vendi të sigurojë patjetër mundësinë e marrjes së statusit kandidat brenda këtij viti.

Në rast se nuk do të ekzistojë ky vullnet dhe nuk do të tregohet përgjegjshmëria e duhur për këtë kompromis natyrisht që çështja e miratimit të këtyre tre akteve do të mbetet për parlamentin e ardhshëm, por sigurisht që ky parlament do të mbyllte të gjithë aktivitetin e tij, duke marrë përgjegjësi shumë të madhe dhe njëkohësisht një vonesë e mëtejshme vetëm sa do të pakësonte shanset që vendi ta fitojë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian brenda këtij viti”,- thuhet në deklaratën për shtyp të liderit të LSI-së Ilir Meta.

 

PS denoncon spektaklin e ingaurimeve të përsëritura të Kryeministrit

harito (1)Partia Socialiste, nëpërmjet anëtares së grupit të punës për programin Milena Harito, ka bërë një deklaratë për mediat ku ka denoncuar dështimet e Kryeministrit Berisha, në lidhje me investimet dhe spektaklin qesharak të riinagurimeve të përditshme dhe të ripërsëritura.

’’Sot, nën moton “Gënjeshtra të vjetra-Zgjedhje të reja”, po riciklon çdo premtim të pambajtur në 8 vite dhe po përdor paturpësisht çështjen e investimeve publike për qëllime elektorale, a thua se paratë e taksave tona na i dhuron kryeministri. Sali Berisha dështoi me shkollën.Jo vetëm që infrastruktura në arsim mbetet shpesh herë në gjendje të mjeruar, por sot shqiptarët janë edhe dëshmitarë të politizimit rrënjësor të shkollave. Arsimtarë dhe pedagogë, nxënës dhe studentë po përdoren dhunshëm si dekor elektoral. Shqiptarëve u duhet të jenë dëshmitarë të spektaklit qesharak të përurimeve të përsëritura e te ripërsëritura në shkollat shqiptare. Sali Berisha premtoi rritjen e investimeve publike në infrastrukturë, shtimin dhe përmirësimin e saj sipas standardeve europiane. Ndërkohë shqiptarë janë dëshmitarë të faktit se dhe ato pak rrugë që janë shtruar në Shqipëri, përveçse rezultojnë të jenë pa asnjë standard europian të sigurisë, janë përzgjedhur dhe shtruar vetëm për fushata zgjedhore e vetëm për qëllime elektorale, duke krijuar borxhe të reja ndaj bizneseve. 

Në kushtet e krizës kur e ka mbytur shtetin me borxh ndaj bizneseve, Sali Berishës nuk i mbetet gjë tjetër veç spektaklit sa qesharak po aq dhe grotesk të inaugurimit të të njëjtës rrugë për të pestën herë me radhë.

Sali Berisha premtoi në 2009 se në 2 vitet e para të mandatit të dytë, pra në vitin 2011, do të përfundoheshin të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit. Dhe ky premtim i ricikluar nga premtimet e pambajtura të 2005, nuk është mbajtur akoma dhe sot. Pas 8 vitesh e vetëm në prag të fushatës elektorale Sali Berisha ka përuruar vetëm 2 impiante nga 6 të premtuara. Ky përdorim antiligjor i fondeve publike për fushate elektorale te PD do të rëndojë dhe më xhepat e çdo qytetari shqiptar, të cilët në fund të kësaj fushate do të zgjohen me një barrë të shtuar financiare si rrjedhojë e borxheve në të cilat qeveria hyn për të mundësuar inaugurimet elektorale të saj.Pas 23 qershorit, qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do të nxjerrë përfundimisht investimet publike nga pengmarrja e logjikës desktruktive të Sali Berishës: asaj të thellimit të borxhit publik në dëm të ekonomisë shqiptare e për arsye elektorale. 

Ne do të realizojmë procese transparente në këto investime, sipas standardeve të Bashkimit Europian. Ne do të ndërtojmë një shtet që shpenzon paratë me efiçiencë dhe efektivitet dhe do të sigurojmë që borxhi publik të jetë në parametra të kontrollueshëm për të mos ia lënë barrë fëmijëve tanë’’,- përfundon deklarata e PS.

 

 

Kremrat për mbrojtje ndaj diellit, shkaktojnë kancer lëkure

foto ilustruese
foto ilustruese

James Hahn dhe Diana Kaye kanë kryer një sërë kërkimesh, në lidhje me përbërësit që gjenden tek kremrat për mbrojtje nga dielli. Ato kanë dalë në përfundimin, se këto kremra janë shumë të rrezikshëm për shëndetin. Sipas tyre, kremrat kundër diellit përmbajnë kimikate sintetike. Ato i japin përdoruesve një ndjesi të rreme sigurie, për sa i përket efikasitetit të tyre për të parandaluar rrezet e diellit.

Këto kremra, sipas kërkuesve, nuk kanë asnjë rol në parandalimin e kancerit të lëkurës, apo plakjen e përshpejtuar të lëkurës, të shkaktuar nga dielli. Përkundrazi, provat tregojnë se, ka një rritje të kancerit, kur përdoren këto produkte. Hahn dhe Kaye, tregojnë se kanë bërë shumë kërkime mbi kremrat e diellit dhe konkluzioni është se, nuk kanë gjetur asnjë përbërës në to, që mund të quhet i sigurt.

Ato e vënë theksin tek fakti shokues, se përbërësit e kremrave të diellit kanë elementë petrokimikatë, të cilët nuk janë natyralë dhe se arrijnë të gjenerojnë radikale të lira, kur ekspozohen në diell, duke sulmuar bërthamat e qelizave të lëkurës dhe duke shkaktuar në këtë mënyrë mutacione. Përdorimi i kremrave mund të shkaktojë kancer. Për më tepër, kimikatet e kremrave të diellit, arrijnë të penetrojnë në lëkurë duke imituar efektet e estrogjenit, i cili mund të çrregullojë balancën delikate të hormoneve natyrale të trupit.

Autorët e studimit, vënë në dukje gjithashtu faktin, se një nga përbërësit që gjendet në to, dioksidi i titaniumit mund të penetrojë qelizat nën lëkurë dhe kur ai penetron në lëkurë, merr me vete dhe rrezatimin UVA dhe UVB të thithur, si edhe radikalet e hidroksilit. Dioksidi i titaniumit, përdoret si një trajtim i ri, për xhamat e dritareve, sepse ai sulmon dhe shkatërron gjithçka që prek, duke ndihmuar në këtë mënyrë në pastrimin e tyre.

Si përfundim autorët e studimit, sugjerojnë mospërdorimin e këtyre produkteve të rrezikshme, dhe të ekspozohemi me doza të vogla në diell, pasi ekspozimi i tepërt është gjithmonë i dëmshëm. Ato sugjerojnë gjithashtu përdorimin e veshjeve me pambuk organik, hijet e pemëve dhe kapelet elastike.

 

marrë nga Organic lifestyle

autorë James Hahn dhe Diana Kaye

 

Berisha: Rama fobi nga vota e emigrantëve

May-2-13-55-30IMG_9960Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha diskutoi edhe për mundësinë e emigrantëve për të votuar online.

“Arsyeja e mosvotimit të emigrantëve në vendet ku ata janë, është vetëm fobia e kryetarit të opozitës nga vota e tyre.” iu përgjigj kryeministri Berisha mesazhit të dërguar nga një emigrante shqiptare Suljana Kastrati, në Britaninë e Madhe, e cila ngrinte shqetësimin e pamundësisë për të votuar të gjithë emigrantëve që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Kryeministri siguroi se “qeveria ka qenë dhe është aktualisht e gatshme tu krijojë atyre mundësinë e votimit on-line ose në çdo formë tjetër që të pranojë opozita me qëllim që ky detyrim të cilin e përmbushin të gjithë vendet e qytetëruar të Evropës të përmbushte edhe nga Shqipëria. Qeveria është e gatshme të mobilizojë çdo fond, të përshtatë çdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston, në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton, por mjerisht kjo nuk pranohet nga opozita”

Kryeministri tha se opozita kundërshtoi edhe ndaj kërkesës së qeverisë për tu dhënë personave në moshën 16 vjeçare, të drejtën e votës, të drejtë të cilën e gëzojnë qindra bashkëmoshatarë të tyre në vende të tjera, me moshë mesatare më të lartë se në Shqipëri. “Në qoftë se do të kishte një komb që do ti takonte të hapte dyert e qendrave të votimit për 16 vjeçarët, ky duhet të ishte kombi shqiptar. Por përsëri kjo nuk ndodhi dhe është e dhimbshme se një pasion i tyre për teknologjinë  e lartë, like-t me sa duket janë bërë një lloj gogoli që e tremb opozitën nga vota e 16 vjeçarëve.” u shpreh lidhur me këtë kryeministri, duke e cilësuar këtë qëndrim të opozitës  si një diskriminim total dhe fobi të pajustifikueshme.

Për të gjithë emigrantët shqiptarë kudo që ata ndodhen nëpër botë, kryeministri u shpreh se “Ata të gjithë janë aksionerë të zhvillimit të fuqishëm të këtij vendi. Nuk mund ti privosh ata nga vendimi i madhe që marrin shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme. Megjithatë le të urojmë se në serinë e bllokimeve të panumërta, në zinxhirin e tyre këto të jenë ndër më të fundit. 23 qershori është një moment i veçantë për të hapur dyert, për të shembur muret dhe kjo do të ndodhë.”

 

Dule: PBDNJ bashkëpunim me PPD, KQZ akt arbitrar e përjashtoi nga konkurimi në zgjedhje

timthumbKryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka shpallur sot bashkëpunimin në zgjedhje me Partinë e Prosperitetit Demokratik, e cila sipas Dules është përjashtuar nga konkurimi në zgjedhje në mënyrë arbitrare.

“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë që në këtë konfrencë dal me zotin Hyzei Fetahu arsyeja është se sot denoncojmë aktin arbitrar të KQZ dhe të kolegjit zgjedhor, që përjashton nga konkurimi Partinë e Prosperitetit Demokratik. Kjo prati ka konkuruar edhe në procese zgjedhore të mëparshme”, tha Dule ndërsa shtoi se arsyet e mospranimit të saj janë krejt absurde dhe të papranueshme.

Kreu i PBDNJ-së tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi zoti Fetahu që është edhe kreu i kësaj partie do të jetë kandidat në listat e PBDNJ-së për qarkun e Elbasanit.

“Ne kemi marrë vendim për bashkëpunim në këto zgjedhje politike. PPD që përfaqëson interesat e komunitetit bullgar gollobordas do të bashkëpunojmë me ne në këto zgjedhje. Synimet tona janë të përbashkëta, respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i minoriteteve. Zoti Fetahu kryeson listën tonë në qarkun e Elbasanit”, tha më tej Dule’’,- përfundon deklarata për shtyp e PBDNJ.

Bayerni në finale, poshtërohet Barcelona

bayernBayern Munchen arrin të mposhtë Barcelonën edhe në “Kamp Nou” dhe me rezultatin e përgjithshëm shkon në finalen e “wembley”-t, që do të luhet më 25 maj me Borusian e Dortmundit.

Bavarezët rezistojnë mjaft mirë në pjesën e parë, ndërsa shpërthejnë në të dytën. Roben prish ekuilibrat në fushë, me një gol të bukur me të majtën dhe gjithçka merr fund. Pike ndihmon Bayernin me një autogol, ndërsa Myler vulos fitoren 3-0.

Skuadra e Jup Heynckes, pas Arsenalit e Juventusit, eliminon kështu dhe Barcelonën, teksa i duhet dhe të mundë Dortmundin për të ngritur trofeun. Nga ana tjetër, katalanasit duket se e përfunduan ciklin e suksesshëm.

Helikopterë spiunues ushtarakë, super të vegjël: ‘Grenza e Zezë’

Tashmë trupat britanike në Afganistan po përdorin helikopterë spiunues, vetëm 10 cm të gjatë dhe me një peshë prej 16 gr, për të kërkuar zhvendosjet e Talibanëve. Ministria e Mbrojtjes Britanike planifikon blerjen e 160 helikopterëve të vegjël me një kosto prej më shumë se 31 milionë dollarë. Helikopteri PD-100 PRS, që ka marrë emrin e koduar Black Hornet, (Grenza e zezë) kontrollohet me telekomandë dhe është i prodhuar nga një kompani Norvegjeze ‘Prox Dynamics’. Helikopteri është një helikopter tradicional me madhësinë e një lodre. Trupat britanike i përdorin ato për njohje, duke i nisur përpara për të parë pozicionimet e armikut.

 black_hornet

black_hornet_1

black_hornet_2

black_hornet_3

black_hornet_5

black_hornet_6

black_hornet_7

black_hornet_8

Posted in Archicteture/Design

Stumbelupon