Champions League, Borusia Dortmund në finale, eliminohet Reali

81

Reali i madReali i Madridit fiton 2-0 në “Santiago Bernabeu” me Borusian e Dortmundit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League, por eliminohet. Skuadra e Murinjos nuk arrin të përmbysë humbjen 4-1 të pësuar në Gjermani dhe Dortmundi është finalisti i parë që pret biletën për në  “Wembley”.

Madrilenët humbën shumë raste në pjesën e parë, ashtu sikurse edhe lojtarët e Borusias, ndërsa në të dytën në minutën e 82-të shënohet goli i parë. Benzema rihap shpresat e Realit, ndërsa në të 88’ është Serxio Ramos që shënon dhe golin e dytë.

“Galaktikët” shpresojnë dhe te një tjetër gol në 6 minutat shtesë, por nuk ia arrijnë dot. Fitorja 2-0 nuk i mjafton dhe i japin fund ëndrrës për të fituar trofeu e 10-të, ndërsa i hapin rrugë Borusias, e cila pas festës në kryeqytetin spanjoll, do të presë e qetë kundërshtarin  e finales që do të përcaktohet nga përballja mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut.