Pishinat më fantastike në botë

Këto janë disa nga pishinat më fantastike në botë. Fantazia dhe stili në dizenjim i bën të veçanta duke tërhequr vëmendjen mbarëbotërore.

Turqi
Turqi

 

Kili
Kili

 

Spanje
Spanje

 

Mauritanie
Mauritanie

 

Itali
Itali

 

Tajlande
Tajlande

 

Ishujt Maldive
Ishujt Maldive

 

Tajlande
Tajlande

 

Ishulli St. Lucia
Ishulli St. Lucia

 

Greqi
Greqi

 

Indonezi
Indonezi

 

Zvicer
Zvicer

 

Singapor
Singapor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

OKB zgjedh avokatin e popullit shqiptar

1367994472-4Avokati i Popullit Igli Totozani është zgjedhur anëtar i dy  bordeve të rëndësishme të në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, anëtar i Bordit të Rrjetit Rajonal Europian dhe Bordit Drejtues të Komitetit Ndërkombëtar për Koordinimin e Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut .

Këto vendime janë marrë  në ditën e dytë të Sesionit të 26 të Komitetit Ndërkombëtar për Kordinimin, e cila iu rezervua takimeve të katër grupeve të mëdha të rrjeteve rajonale të institucioneve kombëtare  të të drejtave të njeriut: Rrjeti Afrikan, Rrjeti i Vendeve të Kontinentit Amerikan, Rrjeti i Azisë dhe i Paqësorit dhe Rrjeti Europian. Ky i fundit është i përbërë nga 40 anëtarë, përfshirë dhe institucionin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.

Përmes një procedure votimi të fshehtë, janë përzgjedhur edhe anëtarët e tjerë të këtij rrjeti, i cili do të përbëhet prej 6 anëtarësh për tre vitet e ardhshme: Avokati i Popullit i Shqipërisë dhe përfaqësuesit e Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Gjeorgjisë dhe Skocisë. Rrjeti Rajonal Europian e kryen aktivitetin e tij në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Europës, me struktura të tjera europiane, me OSBE/ODHIR, si dhe me strukturat e OKB-së.

Rrjeti koordinon ndërhyrjet strategjike, që synojnë politika për të drejtat e njeriut në rajonin e Europës. Nga 6 anëtarët e Bordit të Rrjetit Rajonal Europian, 4 prej tyre, përfshirë dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani, u votuan për të përfaqësuar këtë rrjet. Komiteti është krijuar më 1993 dhe përfshin 103 anëtarë nga vende të ndryshme të botës. Nëpërmjet nënkomitetit të tij për akreditimin, KNK shqyrton dhe akrediton institucionet e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar në raport më përmbushjen e Parimeve të Parisit.

Avokati i Popullit ishte një kandidaturë e Partisë Socialiste, i cili u zgjodh në këtë funksion me votim parlamentar më dhjetor 2011. Ai është zgjedhur gjithashtu dhe anëtar i Bordit Administrativ të Organizatës së Ombudsmanëve të vendeve të Mesdheut./al.bl/

 

PS: nëse Berisha prek zgjedhjet, ndërkombëtarët nuk do të bëjnë sehir

367Në një Konferencë për shtyp, Valentina Leskaj deputete e PS-së, deklaroi se, Berisha nuk është i aftë të zhvillojë zgjedhje sipas standardeve demokratike, të denja për një vend anëtar të NATO-s. Ky fakt, sipas Leskaj, është kthyer në një shqetësim serioz edhe për partnerët tanë më të rëndësishëm strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

‘’Vetëm dje gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, Ndihmëssekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker e theksoi fort këtë shqetësim duke lëshuar madje edhe një mesazh të qartë për Kryeministrin në ikje: nëse preken zgjedhjet e 23 qershorit, SHBA nuk do të bëjë sehir. Kujtojmë po ashtu se kjo thirrje vjen pas mesazhit të qartë që i ka dërguar Sali Berishës edhe Bashkimi Europian, që e ka bërë të qartë që mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më të larta demokratike, do të jenë një test për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian’’,- deklaroi deputetja Leskaj.

Ajo theksoi gjithashtu, se PS është e gatshme të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, duke ftuar kryeministrin Berisha të dëgjojë thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë.

‘’Jemi po ashtu të bindur se asgjë nuk e shpëton Sali Berishën nga vota e shqiptarëve në 23 qershor. Le t’i marrë e t’i numërojë votat edhe në shtëpinë e tij po të dojë. Por, në emër të interesave madhore të vendit, në emër të integrimit europian dhe të ardhmes europiane të shqiptarëve, e ftojmë Kryeministrin në ikje që të paktën në këto ditë të fundit të pushtetit të tij të dëgjojë zërin e arsyes dhe shqetësimin që nuk vjen më vetëm nga Partia Socialiste dhe opozita, por nga të gjithë partnerët strategjikë të Shqipërisë në këto momente delikate për vendin tonë’’,- deklaroi Leskaj.

Malaj dhe Nano, kundër Ramës

MALAJ-NANO-300x255Në një Konferencë për shtyp Arben Malaj, deputeti socialist i cili nuk u fut në listat elektorale për legjislaturën e ardhshme, u shfaq  në krah të ish-liderit Socialist Fatos Nano.

Kandidati i pavarur për deputet Arben Malaj ka garantuar, se do të zhvillojë një fushatë pozitive, duke prezantuar strategjinë e tij si kandidat i pavarur në Vlorë. Ai theksoi gjithashtu, se vendimi për të kandiduar si i pavarur ka qënë mjaft i vështirë, por ka qënë një vendim në shërbim të socialistëve. Malaj nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së, Edi Rama.

“Partia Socialiste është mbi gjithçka por mënyra për ti shërbyer asaj është e ndryshme nga individë të ndryshëm. Vendimi për të kandiduar si i pavarur është i vështirë dhe aspak i lehtë, është emocioni i së nesërmes për ta bërë PS-në fituese dhe të dobishme për sfidat që ka vendi që nuk janë të lehta. Marrja e këtij vendi është ndjenjë përgjegjësie. Mandati im do të jetë në shërbim të socialistëve për ta mbrojtur PS-në nga tendencat neodiktatoriale”,- tha Malaj.

Ndërsa ish-kreu i PS-së Fatos Nano, ka deklaruar se nuk është pjesë e errësirës dhe se do bëjë gjithçka të nxjerrë fitues Malaj dhe jo Kokëdhimën, në Vlorë.

“Ju falënderoj që jeni të vëmendshëm ndaj çudive që po ndodhin, Malaj kandidat i pavarur, Nano në mbështetje të një kandidati të pavarur. Sigurisht ky është mesazh i fuqishëm që të gjithë të bëhen të pavarur nga klanet aktuale të politikës, të errësirës, interesave që nuk po arrijnë tu bëjnë transparencë dhe besoj që është i qartë motivi që më sjell në mbështetje dhe në krah të Malaj, angazhim parimor. S’ka asgjë të errët në marrëdheniet e mia me përfaqësues të zgjedhur me disa mandate, asnjë interes më të vogël sesa mbrojtja e parimeve, standardeve dhe angazhimeve të mbështetura në eksperiencë politike që të nxisin zhvillimin evropian të vendit, duhet të kuptojmë bashkë, se si ky investim i një kandidati të përjashtuar nga listat e partisë që e lindën dhe krijuan si politikan të jetë komplementar me fitoren e 23 qershorit.

 Ne do bëjmë të pamundurën që kjo fushatë të maksimizojë votat e socialistëve dhe këty mbaron angazhimi ynë, nëse votat e vlonjateve do  të shkojnë të Malaj dhe jo Kokëdhima kjo është përgjegjësi e Ramës”,- tha Nano/al.bl/

 

Parashikimet ekonomike për Bashkimin Europian

460xSipas një komunikimi për shtyp Komisioni Europian, ka bërë publik raportin e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare. Raporti pasqyron parashikimet ekonomike për BE-në. Në përgjithësi pritet një stabilizim ekonomik, pas recensionit të vitit të kaluar. Parashikohet një rritje pozitive e PBB, një qetësim gradual i frenimit të kërkesës së brendshme, kryesisht mbi investimet dhe konsumimin. Edhe pse shlyerja e borxheve do të vazhdojë, huat do të rëndojnë mbi rritjen ekonomike, ndërsa letargjia do të karakterizojë tregun e punës.

Pas recensionit që shënoi viti i kaluar, ekonomia e BE-së, duhej të stabilizohej përgjatë semestrit të parë të 2013. Sipas parashikimeve, rritja e PBB, do të shndërrohet shumë shpejt në pozitive, përgjatë semestrit të dytë të 2013, duke u rritur ndjeshëm përgjatë vitit të ardhshëm, më 2014.

Kërkesa e brendshme ngelet e frenuar, për arsye të një serë numri pengesash tipike të krizave financiare të thella, kërkesa e jashtme duhej të ishte motori kryesor i rritjes për këtë vit. Gjithsesi erërat e kundërta, që fryjnë mbi konsumimin dhe investimet private, duhet të qetësoheshin gradualisht, duke i lënë rrugë të lirë rritjes modeste të mbështetur nga kërkesa e brendshme, vitin e ardhshëm. Këto parashikime, bazohen mbi hipotezën, se vënia në jetë e politikave të reformave do të vazhdojë, duke penguar në këtë mënyrë krizën e borxheve kritike, të njohë një tjetër rritje.

Parashikohet për këtë vit, një rritje vjetore e PBB me -0,1% në tërësinë e BE-së dhe -0,4% në zonën euro. Më 2014, aktiviteti ekonomik duhet të rritet me 1,4% në tërësinë e BE-së dhe me 1,2% në zonën euro.

Duke komentuar këto parashikime, Olli Rehn, zv. President i Komisionit, i ngarkuar për çështjet ekonomike, monetare dhe të euros, deklaroi : ‘’Duhet të vëmë gjithçka në zbatim për të dominuar krizën e papunësisë që po godet Europën si pasojë e një recensioni, që e ka përshkruar. Tërësia e politikave të vëna në zbatim në nivel të BE-së, e vë theksin mbi rritjen afatgjatë dhe mbi krijimin e vendeve të punës. Konsolidimi buxhetor vazhdon, edhe pse ritmi i tij është i ngadaltë. Paralelisht, reformat strukturore duhet të intensifikohen për të çliruar rritjen ekonomike europiane.’’

Frenat ndaj kërkesës së brendshme po lëshohen gradualisht

Për momentin, investimet dhe konsumimi i brendshëm qëndrojnë të frenuara nga rregullimi i bilanceve në vazhdim. Nëse situata është qartësisht e përmirësuar mbi tregjet financiare dhe nëse përqindjet e interesit janë ulur në tërësi në BE, këto evoluime pozitive nuk janë transmetuar akoma në një ekonomi reale. Deri më tani, shenjat e zvogëlimit të fragmentimit financiar, midis shteteve anëtare, janë të brishta dhe në ekonomitë delikate, ndërmarrjet përballen me kushte të rrepta aksesi ndaj kreditit.

Korrektimi i zhbalancimit të jashtëm dhe të brendshëm po bën progres dhe një sërë vendesh anëtare vulnerabile, duhej këtë vit të regjistronin një mbivlerë të balancës së tyre aktuale, mbi bazën e një rentabiliteti më të mire të sektorit eksportues. Gjithsesi, edhe pse shlyerja e borxheve është në rrugë të mbarë, huat do të vazhdojnë të rëndojnë mbi rritjen ekonomike gjatë periudhës së mbuluar nga parashikimet.

Letargjia e tregut të punës, duhet përveç të tjerave të frenojë konsumimin privat. Globalisht, parashikimet shënojnë një progres modest të kërkesës së brendshme mbi periudhën e parashikuar.

Rimarrja e aktivitetit ekonomik duhet të jetë e ngadaltë për të bërë të mundur uljen e papunësisë. Sipas parashikimeve, kjo do të arrijë më 2013, 11% në tërësi në BE dhe 12% në zonën euro, përpara se të stabilizohet në këto nivele më 2014, ndërkohë që diferencat midis shteteve anëtare do të qëndrojnë të theksuara.

Sektori i punësimit do të përkeqësohet më 2013, recensioni i 2012 vazhdon të ketë efektet e tij. Më 2014, një rritje ekonomike më dinamike e PPB, duhet të influencojë pozitivisht mbi punën.

Përgjatë semestrave të fundit, inflacioni i çmimeve mbi konsumimin do të vazhdojë të ngadalësohet, efekti mbi rritjen e fundit të çmimeve të energjisë do të dobësohet. Zvogëlimi progresiv i inflacionit do të vazhdojë edhe këtë vit. Sipas zhvillimeve të fundit, ajo do të shkojë më 2013, në 1,8% në tërësi në BE dhe 1,6% në zonën euro, përpara se të stabilizohet më 1,7% dhe 1,5% më 2014.

Konsolidimi buxhetor strukturor progreson më gradualisht

Reduktimi i deficiteve publike duhet të vazhdojë. Sipas zhvillimeve, deficitet fiskale do të bien në -3,4% në tërësi në BE dhe me -2,9% në zonën euro. Ritmi i përmirësimit të balancave strukturore buxhetore, duhet të jetë më i ngadaltë, se në 2012. Duke marrë parasysh perspektivat e dobëta të aktivitetit ekonomik, parashikimet shpresojnë për këtë vit, një raport borxhi ndaj PBB të arrijë në nivelin e 89,8% në tërësi në BE dhe në 95,5% në zonën euro.

Nëse risqet e lidhura me këto perspektiva ekonomike janë dobësuar nën efektin e vendimeve politike të rëndësishme të marra që prej verës së kaluar, risqet e papritura negative, gjithsesi ngelen dominuese. Niveli i papunësisë së lartë, që njohin disa shtete anëtare mund të minojë kohezionin social, nëse reforma të reja nuk ndërmerren. Më përgjithësisht, vënia në jetë e politikave dhe masave rregulluese të destinuara për të përforcuar arkitekturën e Unionit ekonomik dhe monetar ngelen të rëndësishme për të parandaluar një kthim të tensioneve mbi tregjet financiare. Për sa i përket anëve pozitive, tendenca e favorshme mbi tregjet financiare dhe një progres më i shpejtë nga ai çka është parashikuar për procesin e reformave dhe adaptimeve mund të lejojnë një kthim të besimit dhe një ringritje të përshpejtuar.

Rritja ekonomike botërore mund të shfaqet më dinamike nga çka është parashikuar, kryesisht nën efektin e masave zgjeruese të ndërmarra së fundmi. Për sa i përket, evoluimit të inflacionit, risqet qëndrojnë globalisht të ekuilibruara.

Depresion i thellë, vetëvaret 33 vjeçari

VarurNjë 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur ditën e sotme në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, viktima me iniciale S.K është gjetur i varur me litar në banesën e tij në lagjen nr.5.

Nga dëshmitë e para të familjarëve thuhet se i ndjeri vuante prej kohësh nga depresioni dhe kishte tentuar disa herë t’i jepte fund jetës por ishte ndaluar nga të afërmit. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një punëtor duke u çlodhur në rrugët e Pekinit

Një punëtor duke u çlodhur në rrugët e Pekinit, Kinë. (Kevin Frayer, Ap/Lapresse)
Një punëtor duke u çlodhur në rrugët e Pekinit, Kinë. (Kevin Frayer, Ap/Lapresse)

Amerikë, gjenden tre vajza të humbura prej 10 vitesh

Alban Blushi

phpThumb_generated_thumbnailjpg
Shtëpia ku jetonin vajzat e rrëmbyera Foto LaPresse

U gjetën së bashku në një shtëpi në Cleveland, Ohio, tre gratë e zhdukura rreth 10 vite më parë në episode të veçanta. Protagonistet janë Amanda Berry, Gina Dejesus dhe Michelle Knight, të rrëmbyera kur ato ishin të reja, tashmë ndodhen në spital por mesa duket pa probleme me shëndetin. Ndërkohë që policia ka arrestuar tre vëllezër: njëri prej tyre, 52 vjeç, jetonte në shtëpi me tre gratë ndërsa dy të tjerët, 50 dhe 54 vjeç, jetonin diku tjetër. Në shtëpi u gjet gjithashtu një djalë 6 vjeçar, por është ende e paqartë se cila është marrëdhënia e tij me të tjerët.

Alarmin e ka dhënë njëra prej vajzave, e cila ka thirrur me britma komshiun e saj. Charles Ramsey,  tha për WEWS TV se të hënën ka dëgjuar thirrjet e Berryt. Vajza është përpjekur dëshpërimisht për të dalë jashtë dhe ka kërkuar ndihmë. Fqinji i saj e ka ndihmuar për të dalë jashtë dhe së bashku kanë telefonuar policinë. Berry ka thirrur numrin emergjent 911 duke thënë: “Unë jam Amanda Berry, e zhdukur 10 vite më parë.”  Ajo i ka kërkuar policisë e frikësuar të vinin në shtëpi para se rrëmbyesi i saj të kthehej.

Amanda Berry u zhduk më 21 prill 2003, kur ajo ishte 16 vjeç, motra e saj ka dëshmuar se ajo kishte pranuar të hipte në një makinë të huaj për tu kthyer në shtëpi. Gina Dejesus ishte zhdukur rreth një vit më vonë , në moshën 14 vjeç, ndërsa kthehej në shtëpi nga shkolla, dhe për Michelle Knight  nuk kishte asnjë lajm që nga viti 2002.

Të afërmit dhe miqtë e vajzave thonë se ata kurrë nuk e kanë humbur shpresën se ato do të ishin gjallë dhe do të ktheheshin në shtëpi një ditë. Nëna e Amanda Berryt, Louëana Miller, ka vdekur në mars 2006, duke kaluar tre vitet e fundit të jetës së saj në kërkim të vajzës.

Rimi Beqiri: ju prezantoj filmin tim të fundit, “Hobo”

Intervistë aktorit shqiptar në Itali, Përparim Beqiri

Mariola Guxho

Perparim Beqiri gjate xhirimeve
Perparim Beqiri gjate xhirimeve

Rimi Beqiri ( shkurtimi i emrit Përparim) ka lindur në Tiranë,më 16 maj te vitit 1982. Në Tiranë  ku ka kaluar  dhe fëmijërinë e tij. Që ne moshë të vogël e shihje  te ulur para televizionit tek shikonte filma te ndryshëm, edhe pse akoma bota e filmit në Shqipëri nuk të ofronte shumë. Vendos të transferohet në Firence në moshën 16 vjeçare.  Në vitin  2004 vendos të regjistrohet në S.N.C.I Shkolla Nacionale e Pavarur e Kinemasë në Firence ,ku studion për aktrim. Në vazhdim,ai luan pjesë të ndryshme në filmat e prodhuar nga S.N.C.I

Në vitin 2005,vazhdon studimet ne  Teatrin “Tedavi 98”,në të cilin ka luajtur disa pjesë të ndryshme teatrale.

Në vitin 2008 transferohet ne Romë,ku jeton edhe sot. Vendos të vazhdojë studimet në “La scuola Internazionale di Teatro”( Shkolla Ndërkombëtare e Teatrit) në Akademinë e Aktrimit. Në të cilën diplomohet si aktor dhe asistent drejtor.

Në një intervistë për “Albaniaplus” Rimi Beqiri na jep më shumë detaje për jetën e tij dhe studimet e kryera në Itali.

Rimi mund të na flasësh rreth filmit tënd  të fundit “Hobo”  në të cilin je dhe protagonisti?

Filmi “Hobo” ka lindur si një episod i projektit ‘’Connections’’,film zhaner me 3 episode,ku regjia e këtij filmi i është besuar regjisorit  të ri Daniele Misischia . Një regjisor i ri dhe mjaft i talentuar i “Cinema Indipendente “,i cili ka marre çmime te ndryshme për filmat e tij në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dhe siç e aprovojnë Daniele dhe skenaristi Kristiano,duke besuar fuqishëm në  këtë projekt,përveç që se do të transmetohet  si episod,nuk do te përfundojë këtu rrugëtimi i tij,së shpejti do e shikoni te përfunduar në fund të 2013.

Historia e filmit “Hobo” flet për jetën e mjerë të periferisë se Romes,personazhi qe unë luaj quhet  Mikajl. Mikajl përfaqëson jetën e vështirë të shumë personave,te cilët nuk kanë një strehë ku të jetojnë dhe Mikajl duhet të përballet dhe me të shkuarën e tij,të shkuarën e një krimineli. Jeta e përballë me shumë sfida dhe me njerëz që pasurohen duke shfrytëzuar njerëz të tjerë,të cilët janë te detyruar të luftojnë  kundër njëri-tjetrit. Mikajl nuk di të zmbrapset lufton deri ne fund dhe arrin të kthehet përfundimisht te gruaja e tij.

rimi beqir 6Çfarë ju tërhoqi te Mikajl,që arritët të pranoni rolin?

Se ai është një personazh trim, me  të cilin mund të transmetosh energji dhe forcë për të ecur përpara. Sa shumë njerëz ka sot që ndodhen në një situatë të vështirë si ai, ku pesimizmi të mbyll çdo derë. Ku ndjehesh I vetëm ne këtë botë dhe nuk ke më fuqi të ecësh përpara. Mikajl është shembulli me I mirë,ai arriti të kapërcejë çdo gjë dhe të fitojë lirinë e tij mbi çdo gjë .

Çfarë të karakterizon me atë ?

Guximi për të vazhduar lojën e jetës pa pasur frikë. Të eci përpara e pse jeta mund të jetë mund  të më vejë përpara shumë sfida,unë do e gjej një rrugë të vazhdoj atë që kam nisur.

Në galerinë tënde të personazheve gjendet ndonjë,që për ta krijuar, ju ka lënë pa gjumë natën ?

Më ka ndodhur disa herë që nuk kam mundur te flejë natën.  Kur kam qenë duke menduar për të nesërmen, për interpretimin time,në do mundja të përcillja botën e brendshme të personazhit. Ndoshta kërkoj shumë nga vetja,kur gjithmonë dua të arrij të kënaq publikun dhe shumë herë harroj të kënaq veten time.

Cila është gjëja më e rëndësishme dhe më e bukur që ke mësuar nga aktrimi? Si arrite t’i bësh përshtypje regjisorit Daniele i cili të ka zgjedhur si protagonist të filmit të tij ?

Ajo që kam mësuar është që cdo ditë duhet të punosh që të arrish rezultate pozitive. Të provosh gjithmonë e më shumë e të gjesh veten te cdo personazh që të mundësh të japësh maksimumin tënd.  Talenti lind,por duhet punë që të rritesh profesionalisht. Cdo personazh është i ndryshëm nga tjetri dhe do energji te reja,këtë gjë ja them vetes cdo ditë që hap sytë.

Për Danielen kam bërë një provim rreth filmit të tij,i cili ka shkuar shumë mirë,sipas tij që më zgjodhi. Për nje periudhë kemi humbur kontaktet,per arsyeje të ndryshme. Ku kot nuk thuhet që rastësia bën cudira,jemi ritakuar në Casa del Cinema al Fanta Film Festival,ku kemi nisur dhe bashkëpunimin tonë.

Më kanë thënë që të pëlqen të punosh në teater,ështe e vërtetë?

Po kam punuar dhe në Teatër,ku edhe me akedamine kemi bërë spektakle të ndryshme. Gjithmonë ja kaloj bukur ne teatër dhe më pëlqen,por nuk mund ta krahasoj me kënaqësinë që më jëp kinema-ja. Ka qënë një ëndërrë që kur kamë qenë fëmijë,të cilën arrita ta bëja realitet.

rimi beqiri 5Kur një aktor është më i zoti sipas mendimit tënd,kur është i ri apo i vjetër në moshë?

Te zotësija e një aktori ndikojnë shumë faktorë,sidomos eksperienca. Normalisht kjo karrierë niset qe në moshë të re e më pas me kalimin e viteve bëhesh e më i aftë. Kur je në moshë më të madhe nuk eshte e thënën që një ditë të bukur zgjohesh dhe e sheh veten më të pjekur profesionalisht. Mosha te fal nje  experience gamash te ndryshme  në curriculumin tënd,por jo në aftësinë dhe talentin tënd.

Cfare cilësish duhet të ketë një aktor ?

Sidomos duhet të ketë një pasion të madh për atë që ben . Të kultivojë cdo ditë vendosmërinë dhe vullnetin. T’i japi vetes mundesinë e të ëndërruarit,ndoshta e me sy hapur,por me këmbë në tokë.?

Cfarë mendoni për situatën italiane në  lidhje me spektaklin,vecanerisht me kineman?

Mendoj te njëjtën gjë me shumë artistë të tjerë : edhe ajo pak që investohet në art investohet në rrugën e gabuar. Sinqerisht nuk dua të kritikoj asnjë,do të jetë dicka e përsëritur,por ato qe kanë pergjegjësinë e kësaj situate në Itali duhet të zgjohen  dhe t’I ofrojnë të paktën një mundësi artistave të talentuar në jetën e tyre.  Jo cdo gjë është pasuria,kur thjesht një moment të mendos si do të ishte jeta pa art? Unë personalisht nuk do mundja ta mendoja botën pa artin. Duhet jë jemi më bashkepunues me njëri-tjetrin që të shikojmë frytet e një të ardhme-je.          

Cfarë keshille do i jepni të rinjve,që të mos gabojnë me zgjedhjen e edukimit te tyre?

Për ato që kanë vendosur të ndjekin rrugën e aktrimit,jam I mendimit  që fillimisht duhet te ndjekin shkollen tre vjeçare te  Akademisë Teatrale,më pas e mund të punojnë si aktor. Nuk mjafton vetëm talenti,por edhe formimi ne shkollën teatrali,në pjekurinë e një aktori. Ndërsa  të rinjve në përgjithësi do ju thoja vetëm dicka: Zgjidhni një profesion që t’iu pëlqejë,se pasi të diplomoheni,kohën më të madhe të jetës suaj do e kaloni në punë dhe të ndjehesh I lumtur me atë qe bën,është çelsi I lumturisë së çdo njeriu.

rimi beqiri4Djathtas,majtas,në qendër apo mos flasim më mirë për politikë ?

E lemë fare se është më mirë.

Kush është Rimi në jetën private dhe cfarë i pëlqen të bëjë ?

Jam një person i qetë,të cilit i pëlqen qetësia dhe nuk shkon kurrë pas turmës. Më pëlqen sporti dhe kur kam kohë të lirë me pëlqen të lexoj  libra me tematika të ndryshme.Shpeshherë dal me miq ku pimë ndonjë birre e flasim për temat aktuale,aty po që flitet për politike hahahah .Udhëtoj shpesh në dimër,sidomos kur dua të qetësohem shkoj buzë detit. Ku jam unë e uni im (bota ime) pa një personazh tjetër. Më pëlqejnë shumë ngjyrat e natyrës ,në to mund ta gjej veten çdo person.

Cila do ishte pyetja që do të pëlqente të bëja në këtë intervistë ?

Në I besoj deri në fund projekteve që marrë.

Dhe pergjigjia do ishte ?

Po.

 

STUDIME

2011 –  Diploma “AKTOR/NDIHMËSREGJIZOR” AKADEMIA NDËRKOMBËTARE E TEATRIT TË ROMËS

2005 – Laboratori I  Recitimit “TEATRI TEDAVI 98” (Firence).

2004 –  Kurs aktori S.N.C.I “Shkolla kombëtare e kinemasë” (Firence).

OKB dyshime për armë kimike në Siri

FSA fighter banner 234OKB nuk është në dijeni, nëse janë përdorur armë kimike në Siri. Komisioni i Hetimit i ngarkuar me dosjen, pranon se i mungojnë provat, për t’iu përgjigjur akuzave. Një deklaratë, që nuk e aprovon Karla del Ponte, anëtare e këtij komisioni, e cila deklaroi se është përdorur gaz sarin, nga rebelët. Një deklarim, që ka kënaqur Damas-in, dhe përfaqësuesin sirian të Punëve të Jashtme :

‘’Ne jemi 100% të sigurtë se Siria nuk ka përdorur armë kimike kundër popullit të saj, ne jemi të sigurt 100% që opozita fabrikon këto gënjeshtra për të krijuar probleme dhe për të mbuluar krimet e kryera nga Alepi. Ne i kërkojmë OKB të vijë menjëherë’’,- ka deklaruar Faisal Mekdad.

Shtetet e Bashkuara janë shfaqur ‘fuqimisht dyshuese’, për sa i përket përdorimit të armëve kimike nga rebelët :

‘’Ne vlerësojmë se është shumë e mundur, se nëse janë përdorur armë kimike në Siri, ka prova që regjimi i Bashar al-Assad të jetë përgjegjës’’,- ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jay Camey.

Një i zgjedhur amerikan, ka depozituar këtë të hënë një tekst, për të autorizuar armatosjen e rebelëve sirianë. Kjo duhet të rrisë presionin mbi Barak Obamën në mënyrë, që ky i fundit të shtojë ndihmën amerikane ndaj rebelëve, dhe se pritet mbështetja nga shumë parlamentarë./euronews/