Malaj dhe Nano, kundër Ramës

58

MALAJ-NANO-300x255Në një Konferencë për shtyp Arben Malaj, deputeti socialist i cili nuk u fut në listat elektorale për legjislaturën e ardhshme, u shfaq  në krah të ish-liderit Socialist Fatos Nano.

Kandidati i pavarur për deputet Arben Malaj ka garantuar, se do të zhvillojë një fushatë pozitive, duke prezantuar strategjinë e tij si kandidat i pavarur në Vlorë. Ai theksoi gjithashtu, se vendimi për të kandiduar si i pavarur ka qënë mjaft i vështirë, por ka qënë një vendim në shërbim të socialistëve. Malaj nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së, Edi Rama.

Partia Socialiste është mbi gjithçka por mënyra për ti shërbyer asaj është e ndryshme nga individë të ndryshëm. Vendimi për të kandiduar si i pavarur është i vështirë dhe aspak i lehtë, është emocioni i së nesërmes për ta bërë PS-në fituese dhe të dobishme për sfidat që ka vendi që nuk janë të lehta. Marrja e këtij vendi është ndjenjë përgjegjësie. Mandati im do të jetë në shërbim të socialistëve për ta mbrojtur PS-në nga tendencat neodiktatoriale”,- tha Malaj.

Ndërsa ish-kreu i PS-së Fatos Nano, ka deklaruar se nuk është pjesë e errësirës dhe se do bëjë gjithçka të nxjerrë fitues Malaj dhe jo Kokëdhimën, në Vlorë.

Ju falënderoj që jeni të vëmendshëm ndaj çudive që po ndodhin, Malaj kandidat i pavarur, Nano në mbështetje të një kandidati të pavarur. Sigurisht ky është mesazh i fuqishëm që të gjithë të bëhen të pavarur nga klanet aktuale të politikës, të errësirës, interesave që nuk po arrijnë tu bëjnë transparencë dhe besoj që është i qartë motivi që më sjell në mbështetje dhe në krah të Malaj, angazhim parimor. S’ka asgjë të errët në marrëdheniet e mia me përfaqësues të zgjedhur me disa mandate, asnjë interes më të vogël sesa mbrojtja e parimeve, standardeve dhe angazhimeve të mbështetura në eksperiencë politike që të nxisin zhvillimin evropian të vendit, duhet të kuptojmë bashkë, se si ky investim i një kandidati të përjashtuar nga listat e partisë që e lindën dhe krijuan si politikan të jetë komplementar me fitoren e 23 qershorit.

 Ne do bëjmë të pamundurën që kjo fushatë të maksimizojë votat e socialistëve dhe këty mbaron angazhimi ynë, nëse votat e vlonjateve do  të shkojnë të Malaj dhe jo Kokëdhima kjo është përgjegjësi e Ramës”,- tha Nano/al.bl/