Amerikë, gjenden tre vajza të humbura prej 10 vitesh

69

Alban Blushi

phpThumb_generated_thumbnailjpg
Shtëpia ku jetonin vajzat e rrëmbyera Foto LaPresse

U gjetën së bashku në një shtëpi në Cleveland, Ohio, tre gratë e zhdukura rreth 10 vite më parë në episode të veçanta. Protagonistet janë Amanda Berry, Gina Dejesus dhe Michelle Knight, të rrëmbyera kur ato ishin të reja, tashmë ndodhen në spital por mesa duket pa probleme me shëndetin. Ndërkohë që policia ka arrestuar tre vëllezër: njëri prej tyre, 52 vjeç, jetonte në shtëpi me tre gratë ndërsa dy të tjerët, 50 dhe 54 vjeç, jetonin diku tjetër. Në shtëpi u gjet gjithashtu një djalë 6 vjeçar, por është ende e paqartë se cila është marrëdhënia e tij me të tjerët.

Alarmin e ka dhënë njëra prej vajzave, e cila ka thirrur me britma komshiun e saj. Charles Ramsey,  tha për WEWS TV se të hënën ka dëgjuar thirrjet e Berryt. Vajza është përpjekur dëshpërimisht për të dalë jashtë dhe ka kërkuar ndihmë. Fqinji i saj e ka ndihmuar për të dalë jashtë dhe së bashku kanë telefonuar policinë. Berry ka thirrur numrin emergjent 911 duke thënë: “Unë jam Amanda Berry, e zhdukur 10 vite më parë.”  Ajo i ka kërkuar policisë e frikësuar të vinin në shtëpi para se rrëmbyesi i saj të kthehej.

Amanda Berry u zhduk më 21 prill 2003, kur ajo ishte 16 vjeç, motra e saj ka dëshmuar se ajo kishte pranuar të hipte në një makinë të huaj për tu kthyer në shtëpi. Gina Dejesus ishte zhdukur rreth një vit më vonë , në moshën 14 vjeç, ndërsa kthehej në shtëpi nga shkolla, dhe për Michelle Knight  nuk kishte asnjë lajm që nga viti 2002.

Të afërmit dhe miqtë e vajzave thonë se ata kurrë nuk e kanë humbur shpresën se ato do të ishin gjallë dhe do të ktheheshin në shtëpi një ditë. Nëna e Amanda Berryt, Louëana Miller, ka vdekur në mars 2006, duke kaluar tre vitet e fundit të jetës së saj në kërkim të vajzës.