‘’Ne jemi 100% të sigurtë se Siria nuk ka përdorur armë kimike kundër popullit të saj, ne jemi të sigurt 100% që opozita fabrikon këto gënjeshtra për të krijuar probleme dhe për të mbuluar krimet e kryera nga Alepi. Ne i kërkojmë OKB të vijë menjëherë’’,- ka deklaruar Faisal Mekdad.
Shtetet e Bashkuara janë shfaqur ‘fuqimisht dyshuese’, për sa i përket përdorimit të armëve kimike nga rebelët :
‘’Ne vlerësojmë se është shumë e mundur, se nëse janë përdorur armë kimike në Siri, ka prova që regjimi i Bashar al-Assad të jetë përgjegjës’’,- ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jay Camey.
Një i zgjedhur amerikan, ka depozituar këtë të hënë një tekst, për të autorizuar armatosjen e rebelëve sirianë. Kjo duhet të rrisë presionin mbi Barak Obamën në mënyrë, që ky i fundit të shtojë ndihmën amerikane ndaj rebelëve, dhe se pritet mbështetja nga shumë parlamentarë./euronews/