Parashikimet ekonomike për Bashkimin Europian

68

460xSipas një komunikimi për shtyp Komisioni Europian, ka bërë publik raportin e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare. Raporti pasqyron parashikimet ekonomike për BE-në. Në përgjithësi pritet një stabilizim ekonomik, pas recensionit të vitit të kaluar. Parashikohet një rritje pozitive e PBB, një qetësim gradual i frenimit të kërkesës së brendshme, kryesisht mbi investimet dhe konsumimin. Edhe pse shlyerja e borxheve do të vazhdojë, huat do të rëndojnë mbi rritjen ekonomike, ndërsa letargjia do të karakterizojë tregun e punës.

Pas recensionit që shënoi viti i kaluar, ekonomia e BE-së, duhej të stabilizohej përgjatë semestrit të parë të 2013. Sipas parashikimeve, rritja e PBB, do të shndërrohet shumë shpejt në pozitive, përgjatë semestrit të dytë të 2013, duke u rritur ndjeshëm përgjatë vitit të ardhshëm, më 2014.

Kërkesa e brendshme ngelet e frenuar, për arsye të një serë numri pengesash tipike të krizave financiare të thella, kërkesa e jashtme duhej të ishte motori kryesor i rritjes për këtë vit. Gjithsesi erërat e kundërta, që fryjnë mbi konsumimin dhe investimet private, duhet të qetësoheshin gradualisht, duke i lënë rrugë të lirë rritjes modeste të mbështetur nga kërkesa e brendshme, vitin e ardhshëm. Këto parashikime, bazohen mbi hipotezën, se vënia në jetë e politikave të reformave do të vazhdojë, duke penguar në këtë mënyrë krizën e borxheve kritike, të njohë një tjetër rritje.

Parashikohet për këtë vit, një rritje vjetore e PBB me -0,1% në tërësinë e BE-së dhe -0,4% në zonën euro. Më 2014, aktiviteti ekonomik duhet të rritet me 1,4% në tërësinë e BE-së dhe me 1,2% në zonën euro.

Duke komentuar këto parashikime, Olli Rehn, zv. President i Komisionit, i ngarkuar për çështjet ekonomike, monetare dhe të euros, deklaroi : ‘’Duhet të vëmë gjithçka në zbatim për të dominuar krizën e papunësisë që po godet Europën si pasojë e një recensioni, që e ka përshkruar. Tërësia e politikave të vëna në zbatim në nivel të BE-së, e vë theksin mbi rritjen afatgjatë dhe mbi krijimin e vendeve të punës. Konsolidimi buxhetor vazhdon, edhe pse ritmi i tij është i ngadaltë. Paralelisht, reformat strukturore duhet të intensifikohen për të çliruar rritjen ekonomike europiane.’’

Frenat ndaj kërkesës së brendshme po lëshohen gradualisht

Për momentin, investimet dhe konsumimi i brendshëm qëndrojnë të frenuara nga rregullimi i bilanceve në vazhdim. Nëse situata është qartësisht e përmirësuar mbi tregjet financiare dhe nëse përqindjet e interesit janë ulur në tërësi në BE, këto evoluime pozitive nuk janë transmetuar akoma në një ekonomi reale. Deri më tani, shenjat e zvogëlimit të fragmentimit financiar, midis shteteve anëtare, janë të brishta dhe në ekonomitë delikate, ndërmarrjet përballen me kushte të rrepta aksesi ndaj kreditit.

Korrektimi i zhbalancimit të jashtëm dhe të brendshëm po bën progres dhe një sërë vendesh anëtare vulnerabile, duhej këtë vit të regjistronin një mbivlerë të balancës së tyre aktuale, mbi bazën e një rentabiliteti më të mire të sektorit eksportues. Gjithsesi, edhe pse shlyerja e borxheve është në rrugë të mbarë, huat do të vazhdojnë të rëndojnë mbi rritjen ekonomike gjatë periudhës së mbuluar nga parashikimet.

Letargjia e tregut të punës, duhet përveç të tjerave të frenojë konsumimin privat. Globalisht, parashikimet shënojnë një progres modest të kërkesës së brendshme mbi periudhën e parashikuar.

Rimarrja e aktivitetit ekonomik duhet të jetë e ngadaltë për të bërë të mundur uljen e papunësisë. Sipas parashikimeve, kjo do të arrijë më 2013, 11% në tërësi në BE dhe 12% në zonën euro, përpara se të stabilizohet në këto nivele më 2014, ndërkohë që diferencat midis shteteve anëtare do të qëndrojnë të theksuara.

Sektori i punësimit do të përkeqësohet më 2013, recensioni i 2012 vazhdon të ketë efektet e tij. Më 2014, një rritje ekonomike më dinamike e PPB, duhet të influencojë pozitivisht mbi punën.

Përgjatë semestrave të fundit, inflacioni i çmimeve mbi konsumimin do të vazhdojë të ngadalësohet, efekti mbi rritjen e fundit të çmimeve të energjisë do të dobësohet. Zvogëlimi progresiv i inflacionit do të vazhdojë edhe këtë vit. Sipas zhvillimeve të fundit, ajo do të shkojë më 2013, në 1,8% në tërësi në BE dhe 1,6% në zonën euro, përpara se të stabilizohet më 1,7% dhe 1,5% më 2014.

Konsolidimi buxhetor strukturor progreson më gradualisht

Reduktimi i deficiteve publike duhet të vazhdojë. Sipas zhvillimeve, deficitet fiskale do të bien në -3,4% në tërësi në BE dhe me -2,9% në zonën euro. Ritmi i përmirësimit të balancave strukturore buxhetore, duhet të jetë më i ngadaltë, se në 2012. Duke marrë parasysh perspektivat e dobëta të aktivitetit ekonomik, parashikimet shpresojnë për këtë vit, një raport borxhi ndaj PBB të arrijë në nivelin e 89,8% në tërësi në BE dhe në 95,5% në zonën euro.

Nëse risqet e lidhura me këto perspektiva ekonomike janë dobësuar nën efektin e vendimeve politike të rëndësishme të marra që prej verës së kaluar, risqet e papritura negative, gjithsesi ngelen dominuese. Niveli i papunësisë së lartë, që njohin disa shtete anëtare mund të minojë kohezionin social, nëse reforma të reja nuk ndërmerren. Më përgjithësisht, vënia në jetë e politikave dhe masave rregulluese të destinuara për të përforcuar arkitekturën e Unionit ekonomik dhe monetar ngelen të rëndësishme për të parandaluar një kthim të tensioneve mbi tregjet financiare. Për sa i përket anëve pozitive, tendenca e favorshme mbi tregjet financiare dhe një progres më i shpejtë nga ai çka është parashikuar për procesin e reformave dhe adaptimeve mund të lejojnë një kthim të besimit dhe një ringritje të përshpejtuar.

Rritja ekonomike botërore mund të shfaqet më dinamike nga çka është parashikuar, kryesisht nën efektin e masave zgjeruese të ndërmarra së fundmi. Për sa i përket, evoluimit të inflacionit, risqet qëndrojnë globalisht të ekuilibruara.