
BE censuron gazetarët gjatë protestës së stafit të saj
Një protestë e stafit të Institucioneve të BE-së, ka paraprirë Ditën e Europës 9 Maj, që mbahet çdo vit për të festuar unitetin dhe paqen në Europë. Rreth 3.500 persona janë grumbulluar për të protestuar ndaj shkurtimeve buxhetore, që do të prekin rrogat e tyre me 60%, në 15 vitet e ardhshme. Agjentë të Sigurisë Private të BE-së, që i përkasin firmës së Sigurisë Private G4S, janë urdhëruar të mos lejojnë gazetarët, që të asistojnë në këtë grumbullim, duke i ndaluar ato të regjistrojnë apo fotografojnë këtë ngjarje.
Dita e Europës, 9 Maji, shënon përvjetorin e fjalimit të mbajtur në Paris më 1950, nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman. Fjalimi, është konsideruar i rëndësishëm, pasi i hapi rrugën krijimit të Unionit Europian dhe Institucioneve të saj supranacionale. Në këtë fjalim, Schuman ka deklaruar se, grumbullimi i burimeve ekonomike do të ndihmonte në ngritjen e standardeve të jetesës, duke i hapur rrugën një Europe më të bashkuar dhe në paqe.
Por, meqenëse masat shtrënguese ekonomike, kanë kapur kontinentin, separatistët dhe Euroskeptikët, po fitojnë më shumë terren. Sindikatat e organizuan këtë grevë, që ajo të korrespondonte me takimin e Ambasadorëve të Shteteve Anëtare të BE-së, që pritej të adoptonin një pozicion formal negocimi, në një reformë të propozuar në lidhje me politikat rregulluese të stafit të institucioneve.
Zyrtarë nga Këshilli i Ministrave të BE-së, Komisionit Europian dhe Parlamentit do të angazhohen në negociata trepalëshe, javën e ardhshme. Komisioni vlerëson, se shkurtimet e propozuara do të rezultojnë në 60% reduktime, në pushtetin e blerjes së stafit të BE-së. Propozimet parashikojnë gjithashtu, orë të zgjatura pune për stafin e BE-së, pa pagesë ekstra dhe rritje të moshës së pensionit në 67-vjeç. Kontributet e stafit për pension, do të pësojnë rritje nga 33% në 45%. “Duhet të rreshtim së thëni, se kemi rroga të mira dhe se mund ta pranojmë një sakrificë të vogël’ Ka ardhur koha të refuzojmë”,- thuhet në deklaratën e grupit të punës së Këshillit mbi statusin e personelit.
Liria
Dita e Europës u shndërrua në ironike, pasi agjentë të sigurisë private, u instruktuan të ndalonin gazetarët, që të asistonin gjatë këtij grumbullimi dhe të bënin fotografi. Të ndalosh gazetarët të bëjnë foto, apo të asistojnë në grumbullime publike, dhunon politikat e lirisë së medias të Institucioneve të BE-së.
Një burim nga Këshilli, i ka komunikuar Euroaktiv, se personat e sigurisë, nga firma private e sigurisë G4S, mund të jenë instruktuar, të vendosin një perimetër sigurie, për shkak të vështirësive logjistike të imponuara nga grumbullimi i 3.500 punonjësve, në hollin kryesor të godinës, ku një sërë delegatësh qeveritar dhe zyrtarë, u duhet të kalojnë. Burimi konfirmoi gjithashtu se, ndërtesa nuk ‘ ka rregulla të specifikuar’ për grumbullime të tilla.
Pozicione të ndryshme
Shkurtimet buxhetore kanë prekur edhe Anglinë, Gjermaninë dhe Danimarkën.
Kryeministri Britanik, David Cameron, ka deklaruar se, BE duhet të jetojë në një univers paralel. Ndërkohë Kryeministrja e Danimarkës Helle Thorning-Schmidt, ka theksuar se të gjitha Shtetet Anëtare, duhet të shkurtojnë shpenzimet. Administrata e shtetit duhet të kursejë para. Ajo ka nënvizuar gjithashtu, se do të ishte e çuditshme nëse vetëm një organizëm, Komisioni Europian, nuk duhet të përfshihet në këtë.
Ndërkohë, Gjermania e cila ka një traditë të veçantë të festimeve për Ditën e Europës, duke festuar për rreth një javë nga 4 deri më 12 maj, dhe organizuar evenimente të ndryshme zyrtare, nuk është në një nivel të duhur festimi. Nuk ka një ndjesi festimi pro-europian, në opinionin publik dhe në media. Doninic Heiling, i krahut të majtë, ka deklaruar për gazetën socialiste gjermane Neues Deutschland se, megjithëse është Dita Europiane, asnjë nuk po feston. Kjo ditë sipas tij, është zëvendësuar më një tjetër ditë, që po merr peshë, me 1 Majin, i cili po shndërrohet në një ditë ‘aksioni të vërtetë’, në shumë vende evropiane. Sipas Heiling, besimi në BE ka rënë dhe Euroskepticizmi është në ngritje, në shumë vende të tjera të BE-së.
Po ashtu edhe sentimentet anti-gjermane, janë përhapur, në veçanti në jugun e Europës dhe së fundmi në Francë. Partia e krijuar pak kohë më parë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), shënon lindjen e një partie, që kërkon daljen nga euro dhe rivendos në diskutim, konsensusin politik pro Europian të Gjermanisë. E thënë shkurt, partitë gjermane pro Europiane nuk janë në humorin e duhur në këtë Ditë Europiane./euroactiv.com/ it.ta/
Ja ku jetojnë më të pasurit e botës
Një Infografi e “The Guardian” tregon renditjen e qyteteve ku jetojnë njerëzit më të pasur në botë. Të dhënat janë mbledhur nga WealthInsight nga ku janë marrë në konsideratë tre kategori: milionerë, miliarderë dhe multimilionerë .
Janë konsideruar multi-milionerë ata të cilët kanë një pasuri prej më shumë se 30 milion dollarë . Sipas këtij grafiku, shumica e personave të pasur jetojnë në Tokio, Nju Jork në Londër dhe Paris. Në Romë jetojnë 127.000 milionerë, 43 për qind e më të pasurve në Itali.
Milionerë Multi-milionerë Bilionerë Tokyo 461000 3525 12 New York City (Manhattan) 389000 2929 70 London 281000 4224 54 Paris 219000 1500 22 Frankfurt 217000 1868 1 Beijing 213000 1318 29 Osaka 190000 1450 4 Hong Kong 187000 2560 40 Shanghai 166000 1028 23 Singapore 157000 3154 13 Seoul 131000 1302 8 Munich 130000 1113 8 Rome 127000 945 6 Los Angeles 126000 950 19 Toronto 118000 1184 5 Chicago 107000 804 15 Sydney 104000 931 9 Houston 103000 777 10 Mexico City 102000 1850 6 Moscow 101000 821 64
Kliko për të parë grafikët
Fushë Krujë, grabiten 100 mijë euro
Dy persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm një shumë të konsiderueshme parash në banesën e një biznesmeni në Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se biznesmeni pretendon se i janë grabitur në banesë rreth 100 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, në kohën kur në banesë ndodhej vetëm një grua.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të grabitësve, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.
Berisha: mirënjohje deputetëve të PS, që mbajtën qeverinë time në këmbë
Në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, me strukturat drejtuese të PD-së në Tiranë dhe kandidatët për deputetë në këtë qark, Kryeministri Berisha vlerësoi dy momente shumë të rëndësishme sipas tij. Së pari, ndihmesën e deputetëve opozitarë që qeveria e tij të mos binte dhe së dyti, faktin që vlonjatet po gumëzhinin të tërë kundër Kokëdhimës.
‘’Na janë bashkangjitur në listat tona kemi deputet, të cilët në moment kritik për vendin dhe ju jam jashtëzakonisht mirënjohës, që pa asnjë lloj kushti përveç përgjegjësisë që ndien, bën të dështojë një projekt i turpshëm, një projekt që synonte përmbysjen e një qeverie dy muaj para zgjedhjeve, futjen në një kaos, sepse kushtetuta e Shqipërisë, për këta zotërinj që nuk marrin përsipër as për ta lexuar, nuk parashikon qeveri teknike.
Kushtetuta e Shqipëri ka qeveri, ka mazhorancë politike, ky është përcaktimi i saj. Ndaj dhe jemi shumë të kënaqur dhe shumë mirënjohës për kontributin e tyre, janë njerëz me një karriere politike dhe para hyrjes në parlament të suksesshme. Kanë fluksin e tyre, sepse në fund të fundit ishin vlerta që i dallojnë. Çfarë e shtynte z. Islami të mbronte votimin e tre ligjeve, e shtynte rëndësia që kishin ato, dhe ai mund të zgjidhte dhe të thoshte të mos votohen ato, por u bë avokat i votimit të tyre dhe natyrisht u zgjuan reaksionet. Ndaj dhe shkojmë me një spektër më të gjerë se asnjëherë, më të plotë. Kurrë ndonjëherë zgjedhësit shqiptarë të qendrës, të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk e kanë gjetur veten më të konfortuar se në këtë koalicion. Kjo përbën një bazë shumë të mirë. Gjithçka do ta përcaktojë puna jonë’’,- theksoi Kryeministri Berisha.
Ai ka komentuar gjithashtu edhe kandidimin e liderit opozitar Rama në Vlorë, si një ikje të tij, ndërsa në lidhje me caktimin e kandidaturës së Koço Kokëdhimës u shpreh, se e tërë Vlora po gumëzhinte kundër tij.
‘’Se dëgjoj fjalë këtu iku z. Rama. Nuk është se ai iku se i kërcënohej mandati, se ky sistem kryetarit ia jep mandatin kudo që të shkojë. Mori Koçon, ai shkoi në pajë atje, por punët e tyre. Meqë jam këtu me takon të them dy fjalë. Kur unë e paraqisja në media si nënkryetarin e Partisë Socialiste, jo të paktë ishit ju, që nuk e pëlqenit këtë cilësim, sepse se kishit parë një ditë në selinë e Partisë Socialiste dhe kishit të drejtë, pale të kishin parë ata të Partisë Socialiste. Faktikisht, u provua, më shumë se nënkryetar. Po pse? Sepse Koço e dinte se modelin e tij Tirana e hodhi njëherë. Tirana ka memorie. Nuk i harron 12 kompanitë, nuk i harron dhjetëra e dhjetëra tendera të të gjitha shërbimeve që i fshinte me kompani të pa qëna, tavanet që ju binin nxënësve, gazetat që merreshin dhe privatizoheshin pa dhënë asnjë lek.
Këto Tirana i ka në memorie dhe po ju them një gjë, që në Vlorë nuk kishte qytetar që nuk i dinte këto, atje gumëzhinte Vlora, që të gjithë e kishin të qartë se nuk shkoi Rama, por shkoi Koçoja, por me ta të mos merremi, ne të merremi me programin tonë, ne të merremi me argumentin tone me problemet e qytetarëve’’,- tha lideri demokrat Berisha./al.bl/
Aleks Ferguson del në “pension”
Florian Behlula
Aleks Ferguson nuk do të jetë më trajner i Mançester Junajtid. Pas 26 vitesh drejtimi të “Djajve të Kuq”, skocezi i do të dalë në “pension” në përfundim të këtij sezoni. “Trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez do të largohet pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Uest Bromuiç më 19 maj, për t’u bërë pjesë në bordin e klubit të futbollit”, shkruhet në lajmërimin e publikuar sot në faqen ë internetit të klubit anglez.
Ndërsa vetë Ferguson ka deklaruar: “Vendimi për t’u tërhequr është një prej atyre që e kam menduar për një kohë të gjatë dhe tani mendoj se është momenti i duhur. Ishte e rëndësishme për mua të lija një organizim sa më të mirë të mundshëm dhe mendoj se e kam bërë një gjë të tillë. Cilësia e kësaj skuadre që fitoi titullin dhe ekuilibrimi i moshave brenda saj, përputhet me idenë e suksesit në nivelet më të larta për një kohë të gjatë. Duke parë përpara, jam i lumtur që do të marr rolet e Drejtorit dhe Ambasadorit në klub dhe pres me padurim atë që do të sjellë e ardhmja”.
71-vjeçari ka fituar 38 trofe me Mançesterin që kur mori postin më 6 nëntor 1986, përfshi edhe titullin e këtij sezoni, duke e drejtuar skuadrën në 1500 ndeshje.
Rama në Kopenhagen takim me Kryeministren daneze
Kreu i PS, i shoqëruar nga deputetët Ermonela Felaj dhe Ditmir Bushati është duke zhvilluar një vizitë pune në Danimarkë, ku takimi kryesor ka qenë ai me kryeministren e këtij vendi. Në këtë takim është diskutuar lidhur me domosdoshmërinë e Integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, një integrim që sipas kryesocialistit Rama nuk mund të vijë në mënyrë mekanike thjesht duke miratuar ligje të cilat më pas postohen drejt Brukselit, por duke kryer reformat e duhura, duke zbatuar legjislacionin dhe duke i dhënë qeverisjes standardet demokratike evropiane për të cilat ka aq shumë nevojë populli shqiptar.
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e lira e të ndershme si parakusht themelor për këtë integrim kanë qenë argumentet kryesore për të cilat është diskutuar në takimin midis kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministres së Mbretërisë së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, të zhvilluar sot në Kopenhagen.
Në këtë kontekst një vend të rëndësishëm zë zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilat Partia Socialiste ka dhënë kontributin e saj të rëndësishëm, por që nuk ka gjetur të njëjtin reflektim edhe nga ana e qeverisë.
Po ashtu në takimin mes kryesocialistit dhe kryeministres daneze është diskutuar për pozicionin e Shqipërisë në rajon dhe projektin e PS të detajuar në Programin për një Rilindje Shqiptare për të forcuar bashkëpunim rajonal në kuadër të integrimit në BE, larg retorikave nacionaliste që nuk ndihmojnë asnjë nga vendet e Ballkanit perëndimor dhe as të ardhmen e këtij rajoni.
Reagon kreu i PS Orikum, kryeministri i “rrugëve”

Tashmë kur kanë mbetur 45 ditë nga 23 qershori, kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Orikumin për të prezantuar programin e tij elektoral. Ashtu si në çdo miting tjetër të mbushur me nxënës dhe fëmijë të shkollave të zonës, si dhe i rrethuar nga gardistë të shumtë, Berisha nuk ka ngurruar të sulmojë kreun e opozitës Edi Rama dhe kandidatin tjetër në këtë qark,Koço Kokëdhima. I menjëhershëm ka qenë reagimi i degës lokale të Partisë Socialiste, ku kreu i saj Artan Bedini tha: “Sot Kryeministri ‘I Rrugëve’ erdhi në Orikum dhe bëri farsën e radhës. Ndezi ekskavatorët që kishin muaj pa u ndezur sepse nuk kanë front pune, tregoi një tubo ujësjellësi gjoja po punohet por e vërteta është që punimet janë pezulluar; foli për ‘mrekullitë’ që do të bënte për këtë zonë në të ardhmen, foli dhe për Edi Ramën e Koço Kokëdhimën por ‘harroi’ të fliste për pronësinë mbi tokën në Bashkinë Orikum. Një banore ia kujtoi por ai përsëri “harroi”.Sa e çuditshme, ai mbahet dhe si njeri me memorie të fortë… Ah, se desh harrova dhe unë diçka fare të vogël, pavarësisht se nuk shquhem për memorien e fortë: Fëmijët por dhe mësuesit u përdoren si mitingash. Sa turp!”
A.Al
Berisha nga Orikumi: nuk e fal Ramën që zgjodhi Vlorën
Kryeministri Berisha ka qenë prezent sot në Vlorë, në qytetin e Orikumit me rastin e përurimit të fillimit të punimeve për Impiantin e ujërave të ndotura.
Gjatë kësaj vizite, inauguruese Berisha ka komentuar gjithashtu dhe disa momente përzgjedhjeje, që i përkasin listave të selisë rozë. Berisha ka pretenduar, se nuk ndërhyn në punët e brendshme të Partisë Socialiste, por ka ndërhyrë pikërisht në politikat e brendshme të partisë Socialiste, duke u revoltuar me faktin që Rama ka zgjedhur pikërisht Vlorën për të kandiduar.
Berisha theksoi, se do të kishte dëshiruar, që Rama të kandidonte në Tiranë, sepse atje ai ka selinë e tij, pa shpjeguar se përse ai vetë, që e ka pasur selinë në Tiranë që prej viteve ‘91 ka qenë gjithmonë kandidat i Kavajës. I njëjti paralelizëm vlen edhe për Kryetarin e Partisë Demokratike të rrethit Tiranë, Aldo Bumçi, i cili megjithëse selinë e ka po në Tiranë, është caktuar të kandidojë në Lezhë.
Berisha ka komentuar edhe përcaktimin e kandidaturës së Koço Kokëdhimës në Vlorë, të cilën e ka cilësuar si të pafalshme, duke e akuzuar Kokëdhimën për akte korrupsioni, nga Orikumi, pavarësisht ritheksimit, se nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të PS-së.
Duke i qëndruar sërish linjës së mosndërhyrjes në punët e brendshme të Partisë Socialiste, Berisha ka theksuar, se Kokëdhima është Kryetari i Ramës.
“Kryetari e ka selinë në Tiranë, duhej të kandidonte në Tiranë, por unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të PS-së….Në Vlorë nuk erdhi Rama, erdhi Koçua. Një gjë ju them, t’ju sjellë Koçon ështe e pafalshme. Koçua njihet si njeriu që fitonte çdo tender rruge. Shkollave të Koços, u prishej tavani. Koçua i detyrohet Bashkisë së Tiranës, miliona euro. Në Himarë për Koço Kokëdhimën këndohet një këngë që thotë : Kush t’i lidhi sytë, Koçua ynë, se ia ka zënë sytë Himarës me pallate. Koçua ështe Kryetari i zotit Rama…”,- ka theksuar lideri i PD-së Berisha. /al.bl/
