Emrat e kandidatëve në listat e PD-së

16644890Pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, dje në darkë vonë, lideri i shumicës në pushtet Berisha, deklaroi para medieve, se ky ishte një proces i hapur, me konsultime të gjera, që u finalizua me një listë të shkëlqyer fitoreje. Berisha tha se ai komenton vetëm kandidaturat e Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Për sa i përket palës tjetër, komenti më i mirë sipas Berishës është të mos bërit koment (no comment). Lista e finalizuar, është si më poshtë: 

KUKËS
Flamur Noka
Besnik Dusha
Alban Zeneli
Ismet Jaku

SHKODËR
Jozefina Topalli
Helidon Bushati
Voltana Ademi
Nard Ndoka
Gjovalin Bzheta
Ndue Paluca
Bardh Spahia
Gjok Uldedaj

VLORA
Astrit Patozi
Arben Ristani
Liljana Elmazi
Ardian Kollozi
Leonard Sinani
Ylli Pirro
Vasil Koçiaj
H. Sharra

KORÇA
Ridvan Bode
Eleina Qirici
Edmond Spaho
Fatmir Mediu
Gjergji Papa
Fatbardh Kadilli
Leonard Olli
Viktor Duro
Ledina Aliolli
Sorina Koti
Adriana Hysenbegasi
Artan Zaimi

TIRANA
Sali Berisha
Myuqerem Tafaj
Majlinda Bregu
Halim Kosova
Florjon Mima
Gerti Bogdani
Dashamir Shehi
Jorida Tabaku
Edi Paloka
Keltis Kruja
Kastriot Islami
Asllan Dogjani
Visar Zhiti
Arben Qirjako
Gent Deliallisi
Tritan Shehu
Ilir Rusmali
Jemin Gjana
Lajla Përnaska
Gazmend Dibra
Kreshnik Çollaku
Rajmonda Bulku
Kreuza Leka
Shkelqim Hoxha
Fetah Hasani
Ervin Minarolli
Elvana Hana
Grida Duma
Ivi Kaso
Andia Pustina
Sahit Dollapi

DURRËS
Eduard Halimi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Igli Cara
Oerd Bylykbashi
Osman Metalla
Vullnet Topalli
Lufter Xhuveli
Kseanela Muderizi
Zamir Ramadani
Merita Bakiu
Arjan Dedej
Mirlinda Çeka

DIBËR
Sherefedin Shehu
Roland Keta
Ekrem Spahia
Bedri Hoxha

FIER
Sokol Olldashi
Mesila Doda
Shpëtim Idrizi
Kozma Dashi
Bedri Miha
Myslim Murrizi
Florjan Dani
Ferdinand Murati

ELBASAN
Arben Imami
Eduard Selami
Ardian Turku
Luçiano Boçi
Dashnor Sula
Arbiola Halimi
Aurel Bylykbashi
Irena Progni
Rrahim Çota
Mati Çela
Zamir Muzhaqi
Medi Shehu
Hysen Moli
Muharrem Kajolli
Bujar Cakani

LEZHË
Aldo Bumçi
Gjovalin Kadeli
Albina Deda
Vasil Bicaj
Mhill Fufi
Artan Bushi
Zef Maci

GJIROKASTËR
Genc Ruli
Spiro Ksera
Alije Kokalari
Veledin Zaçe
Arjan Kasaj

BERAT
Genc Pollo
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Mehmet Xheka
Çaush Qato
Fatbardha Bullari
Hafize Skendo
Nevila Haznedari

 

Nano: sot do thyej armëpushimin tim me PS-në

FATOS-NANO-800x533Në një intervistë për News 24, Fatos Nano ka reaguar në lidhje me lënien jashtë listës së deputetëve të z. Arben Malaj. Ai theksoi, se kishte pritur me maturi që PS të bënte detyrën opozitare, me të gjithë seriozitetin e duhur.

‘’Unë nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas. Z. Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokëdhima, dhe i pavarur’’,- ka deklaruar Nano.

Ai theksoi gjithashtu, se do të mbështesë deri ne fund Malaj dhe se mund të dalë së shpejti në një konferencë shtypi, në krah të tij.

Rama: u krijua një Skuadër Kombëtare, që do të shkojë drejt fitores

kryesia-PSLideri i Partisë Socialiste Rama, drejtpërsëdrejti nga selia e PS-së, pas mbylljes së mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se është krijuar një Skuadër Kombëtare, që do të shkojë drejt fitores. Rama konfirmoi për publikun, se në këtë skuadër renditja nuk është klasifikim vlerash, por një proces normal. Ai deklaroi, se i mirëkupton reagimet emocionale të kolegëve dhe i falënderoi ato për bashkëpunimin e shfaqur.

“Së pari dua të nënvizoj edhe njëherë tjetër, se jam shumë krenar që kam pasur privilegjin të punoj, të bashkëpunoj, të bashkëjetoj me burra e gra të një grupi parlamentar, që është në përfundim të mandatit të vet, të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim, por edhe ndjenjë të fortë përkatësie ndaj PS-së me sinqeritet dhe prova konkrete, duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo të drejtpërdrejtë fituese dhe duke treguar se janë këtu për ato që thonë dhe bëjnë në aktivitetin e tyre të përditshëm siç është fatkeqësisht ndonjë rast.

E dyta, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që nuk ishin në grupin parlamentar dhe nuk u përfshinë në këtë skuadër.

E treta, dëshiroj të garantoj çdo qark, të garantoj PS-në në çdo pjesë të territori, çdo qytetar, se skuadra e përzgjedhur prej nesh është aty për të fituar për njerëzit, për të bërë ato që ne themi.

Së katërti, është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë, se renditja nëpër lista, nuk është klasifikimi i vlerave, por një renditje krejt normale dhe nuk do të thotë asnjëherë dhe për asnjë arsye, se kush është i treti vlen më pak se i dyti.

Çdo spekulim me këtë ,është thjesht keqinformim i publikut. Vendosja e figurave të para ka një nevojë për një pikë referimi, por gjithë pjesa tjetër është një renditje tjetër që përcaktohet thjesht nga nevoja për të renditur.

Së fundmi, ne kemi bërë një zgjedhje të qartë. Ne duam një skuadër kombëtare të fitojë dhe nesër në katër vjet qeverisje të tregojë koherencë, të tregojë se agjenda kombëtare dhe publike e PS është mbi agjendën personale,”deklaroi lideri opozitar Rama.

Në lidhje me një komentim mbi largimin e deputetit Malaj, Rama insistoi mbi faktin, se skuadra ka një agjendë kombëtare me një strategji fituese, e cila është miratuar bashkërisht dhe e detyrueshme për të gjithë, për ta zbatuar. Ai theksoi gjithashtu se, që Rilindja të kryhet ka nevojë për dritë dhe jo për errësirë.

Lista zyrtare e PS

Qarku Tiranë
1. Pandeli Majko
2. Saimir Tahiri
3. Vasilika Hysi
4. Ditmir Bushati
5. Fatmir Xhafaj
6. Lindita Nikolla
7. Besnik Baraj
8. Xhemal Qefalia
9. Sadri Abazi
10. Parid Cara
11. Spartak Braho
12. Artan Gaçi
13. Pjerin Ndreu
14. Rakip Suli
15. Milena Harito
16. Dashamir Peza
17. Enkelejda Shkreli
18. Ervin Bushati
19. Bledar Doracaj
20. Alfred Dalipi
21. Sadi Vorpsi
22. Blerina Gjylameti
23. Petrit Vargu
24. Arben Seferaj
25. Shaqir Shehu
26. Blendi Nallbani
27. Erjeta Alhysa
28. Rodolf Xhillari
29. Ibrahim Kalemi
30. Afrim Qendro
31. Azbi Arapi
32. Lavdrim Sahitaj
33. Petrit Deskaj
34. Besim Ruçi

Qarku Vlorë
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Koço Kokëdhima
4. Luiza Xhuvani
5. Fatmir Toçi
6. Andrea Marto
7. Edmond Leka
8. Shuaip Beqiri
9. Mira Shehu
10. Sheme Lulo
11. Sokol Bana
12. Genci Kojdheli
13. Neime Gjika
14. Noreta Kalçuni
15. Ines Stasa

Qarku Durrës
1. Blendi Klosi
2. Klodiana Spahiu
3. Ilir Beqaj
4. Namik Dokle
5. Gentian Bejko
6. Artur Bushi
7. Shkëlqim Troplini
8. Jurgis Çyrbja
9. Sokol Sula
10. Ardian Kokomani
11. Gëzim Agasi
12. Tauland Xheraj
13. Erald Hasanaj
14. Esmeralda Shkjau

Qarku Elbasan
1. Ben Blushi
2. Damian Gjiknuri
3. Evis Kushi
4. Alfred Peza
5. Taulant Balla
6. Musa Ulqini
7. Arben Kamami
8. Ilir Bejtja
9. Luljeta Arapi
10. Agim Leka
11. Kastriot Gurra
12. Mehdi Pepa
13. Altin Ago
14. Ymer Tola
15. Rovena Beqiraj
16. Sokol Skura

Qarku Fier
1. Gramoz Ruçi
2. Erjon Braçe
3. Eglantina Gjermeni
4. Ilirjan Celibashi
5. Armando Subashi
6. Arben Çuko
7. Pirro Lutaj
8. Majlinda Bufi
9. Ervin Koçi
10. Anduel Xhindi
11. Bujar Çela
12. Xhevit Bushi
13. Artur Çobani
14. Adelina Rista
15. Antoneta Dhima
16. Lindita Buxheli

Qarku Korçë
1. Bashkim Fino
2. Arta Dade
3. Olta Xhaçka
4. Ilirian Pendavinji
5. Ilir Xhakolli
6. Ylli Ziçishti
7. Ardit Konomi
8. Artur Porpollogu
9. Ana Verushi
10. Adriatik Braçe
11. Zamira Kita
12. Ilir Torra
13. Nada Nasto

Qarku Shkodër
1. Mimoza Hafizi
2. Tom Doshi
3. Paulin Sterkaj
4. Namik Kopliku
5. Sait Fishta
6. Gentian Palaj
7. Nikoll Deda
8. Rozafa Zmijanej
9. Megi Ajtyresa
10. Djana Bejko
11. Zef Çuni
12. Pal Lera
13. Janko Shelçaj

Qarku Berat
1. Fidel Ylli
2. Ermonela Felaj
3. Eduard Shalsi
4. Eduart Bejko
5. Artan Lame
6. Stavri Ceca
7. Erjon Kërri
8. Anila Agalliu
9. Alma Kule

Qarku Dibër
1. Shkëlqim Cani
2. Ulsi Manja
3. Hasan Ceni
4. Arben Keshi
5. Ashim Doma
6. Ezmerina Hoxha

Qarku Lezhë
1. Mimi Kodheli
2. Armando Prenga
3. Arben Ndoka
4. Ndrec Dedaj
5. Mejreme Delishi
6. Eduart Ndocaj
7. Kastriot Piroli
8. Mirela Neli (Syku)

Qarku Kukës
1. Vexhi Muçmataj
2. Lavdim Elezi
3. Ram Hoxhaj
4. Adem Lala

Qarku Gjirokastër
1. Arben Ahmetaj
2. Erion Veliaj
3. Anastas Angjeli
4. Vladimir Kosta
5. Dashamir Kamberi

 

Arben Malaj do të kandidojë si i pavarur

Arben Malaj ABC_1Arben Malaj nuk do të kandidojë për Partinë Socialiste, duke dalë si deputet i pavarur. Stafi i z. Malaj ka bërë një deklarim, sot në rrjetin social Facebook: “Deputeti i PS, Arben Malaj, përfundimisht u largua nga kryesia e PS dhe do të dalë i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. Nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Kjo është gjëja e parë që vjen nga kryesia “Rilindje”.”

Pas kësaj deklarate vjen konfirmimi direkt nga  z. Malaj, gjatë kohës që në Partinë Socialiste, po zhvillohej Mbledhja e Kryesisë për mbylljen përfundimtare të listave, të cilat e kanë afatin deri sot, në orën 12.00. Ai  deklaroi ndër të tjera, se Neodiktaturat janë bërë të rrezikshme. Burime të ndryshme përflasin zëvendësimin e Malaj me Kokëdhimën, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Mendohet se edhe Arben Isaraj është larguar nga selia e PS-së, por nuk dihet ende arsyeja. Pritet mbarimi i mbledhjes i Kryesisë së Partisë Socialiste për më shumë informacion.

LSI dorëzon në KQZ listën e deputetëve

metaLSI ka dorëzuar sot në KQZ, listën me emrat e deputetëve, të cilët do të garojnë për zgjedhjet elektorale të qershorit.

Në Tiranë, lista kryesohet nga Ilir Meta, pastaj vjen Klajda Gjosha dhe Luan Rama. Lista  për Tiranën përmban dhe emrat e Ylli Manjani dhe Ardit Cela. Në Durrës, kandidon i pari në listë Lefter Koka dhe në renditje pas tij, vjen Edmond Panariti. Në Berat, në krye të listës gjendet Nasip Naço dhe më pas tij vjen Gledion Rahovica. Në Dibër, kryeson Përparim Spahiu.

Në Kukës është caktuar Apostol Goçi. Qarku i Lezhës kryesohet nga bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi. Pas saj në listë renditet Petrit Gjoni. Qarku i Elbasanit, kryesohet nga Edmond Haxhinasto dhe pas tij renditet Bujar Kllogjeri. Qarku i Fierit, në krye të listës është caktuar Petrit Vasili dhe pas tij vjen Robert Bitri. Qarku i Korçës, kryeson listën Piro Kapurani dhe pas tij në listë, vjen Mimoza Gusho. Qarku i Gjirokastrës, kryesohet nga Vangjel Tavo dhe i dyti në renditje vjen Reshat Ziko.

Kosovë: delegacioni niset për në Bruksel

1830552419509b6e02869d4654746107_v4bigSipas njoftimit të Kryeministrisë së Kosovës, Delegacioni i Republikës së Kosovës është nisur për në Bruksel për takimin e radhës në lidhje me planin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve Ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij njoftimi, Delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur Marrëveshjen për Zbatimin, duke përfshirë çështjet e zbatimit dhe përcaktimet për afatet kohore, aktorët e zbatimit dhe çështjet konkrete.

Zv.Kryeministri Hajredin Kuçi, përpara nisjes ka deklaruar se, është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në të cilin marrin pjesë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni./al.bl/

Rama konfirmon kandidaturën në Vlorë

ramaKreu i PS-së, në një Konferencë direkt për mediet, deklaroi në lidhje me lista e deputetëve, se janë përfshirë njerëz të rinj me energji të reja. Lista, sipas Ramës, përmban më shumë gra në raport me ekipin paraardhës, në kuadër të barazisë gjinore. Kreu i PS-së theksoi, se legjislativi do të bëjë legjislativin dhe ekzekutivi do të bëjë ekzekutivin. Nuk do të ketë më ministra të cilët do të hyjnë në parlament me mandatin e dyfishtë. Ministrat do të jenë shërbëtorë te popullit shqiptarë duke i shërbyer besnikërisht kushtetutës dhe deputetët do të ushtrojnë vullnetin sovran nën kontrollin e qeverisë si edhe do të jenë trupa solide e një ekzekutivi. Duam të ndërtojmë një kulturë skuadre ku prioritetin e ka organizata dhe jo individi. Ku ajo çka mbetet si objektiv i përbashkët është vizioni dhe qëllimi që burojnë nga ai vizion dhe jo agjendat personale.

I pyetur se ku do të jetë i pozicionuar në këtë garë, Rama theksoi se një lider votohet në tërë Shqipërinë.

’Kam vendosur të jem në krye në listën e Vlorës, me një mesazh shumë të qartë,  për Tiranën, Shkodrën dhe për Prishtinën, me mesazhin e kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar,- theksoi Rama në deklaratën e tij.

Topalli: prej Ramës humbën statusin e vendit kandidat

Jozefina Topalli -2_5Kryetarja e Kuvendit në  një Deklaratë për shtyp, ftoi liderin opozitar Rama që të votohen 3 ligjet, që sipas saj kërkohen nga Brukseli, që prej një viti. Ajo theksoi se, 3 ligjet të cilat kanë një vit që qëndrojnë në agjendën e parlamentit, prej disa muajsh janë mbajtur të bllokuara nga opozita. Ajo e ka ftuar liderin opozitar Rama që të lejojë deputetët e tij të miratojnë tre ligjet duke iu bashkuar në këtë mënyrë deputetëve të shumicës që presin në sallë. Topalli theksoi se, Rama është ai që pikërisht bëri që Shqipëria të humbte statusin e vendit kandidat, duke realizuar në këtë mënyrë qëllimin e tij.

Plazhet me ujërat më të kulluar në botë

Këto janë disa nga plazhet, që kanë ujin më të pastër dhe transparent në botë. Rekomandohen gjerësisht per pushime.

Ishujt San Blas, Panama/ foto Scott Sporleder
Ishujt San Blas, Panama/ foto Scott Sporleder

 

Ishujt Panari, Japoni/ foto ippei + janine
Ishujt Panari, Japoni/ foto ippei + janine

 

Liqeni Tahoe, Nevada/ foto SteveD
Liqeni Tahoe, Nevada/ foto SteveD

 

Kajos-Kocinos, Honduras
Kajos-Kocinos, Honduras/ Scott Sporleder

 

Bermuda/ JoshuaDavisPhotography
Bermuda/ JoshuaDavisPhotography

 

Tajlande
Tajlande/ foto – stumbleupon

 

Ishujt Linipakan, Filipine/ foto Scott Sporleder
Ishujt Linipakan, Filipine/ foto Scott Sporleder

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AK: Nuk do të pranojmë deputetë të PS dhe PD në listat tona

941413_483226575081057_1681678761_nNë një lajmërim në rrjetin social Facebook, Aleanca Kuq e Zi ka bërë të ditur, se pavarësisht kërkesave të shumta që ka nga deputetë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate, për ti futur ato në listën për deputetë të AK-së, ato do të refuzohen të gjithë.

‘’Pas shume telefonatash te deputetëve dhe eksponentëve te PS dhe PS qe po largohen nga Rama dhe i ndjeri Berisha, te cilët kërkojnë përfshirjen në listat e Aleancës Kuq e Zi si kandidate për deputet, kreu i AK Kreshnik Spahiu vendosi të refuzohen të gjithë si mënyrë për te ndalur trafikimin dhe markaton e turpshme te krijuar si fenomen nga dy dinozaurët e politikes’’,- thuhet në komunikimin e AK-së.