BE censuron gazetarët gjatë protestës së stafit të saj

58

Një protestë e stafit të Institucioneve të BE-së, ka paraprirë Ditën e Europës 9 Maj, që mbahet çdo vit për të festuar unitetin dhe paqen në Europë. Rreth 3.500 persona janë grumbulluar për të protestuar ndaj shkurtimeve buxhetore, që do të prekin rrogat e tyre me 60%, në 15 vitet e ardhshme. Agjentë të Sigurisë Private të BE-së, që i përkasin firmës së Sigurisë Private G4S, janë urdhëruar të mos lejojnë gazetarët, që të asistojnë në këtë grumbullim, duke i ndaluar ato të regjistrojnë apo fotografojnë këtë ngjarje.

Dita e Europës, 9 Maji, shënon përvjetorin e fjalimit të mbajtur në Paris më 1950, nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman. Fjalimi, është konsideruar i rëndësishëm, pasi i hapi rrugën krijimit të Unionit Europian dhe Institucioneve të saj supranacionale. Në këtë fjalim, Schuman ka deklaruar se, grumbullimi i burimeve ekonomike do të ndihmonte në ngritjen e standardeve të jetesës, duke i hapur rrugën një Europe më të bashkuar dhe në paqe.

Por, meqenëse masat shtrënguese ekonomike, kanë kapur kontinentin, separatistët dhe Euroskeptikët, po fitojnë më shumë terren. Sindikatat e organizuan këtë grevë, që ajo të korrespondonte me takimin e Ambasadorëve të Shteteve Anëtare të BE-së, që pritej të adoptonin një pozicion formal negocimi, në një reformë të propozuar në lidhje me politikat rregulluese të stafit të institucioneve.

Zyrtarë nga Këshilli i Ministrave të BE-së, Komisionit Europian dhe Parlamentit do të angazhohen në negociata trepalëshe, javën e ardhshme. Komisioni vlerëson, se shkurtimet e propozuara do të rezultojnë në 60% reduktime, në pushtetin e blerjes së stafit të BE-së. Propozimet parashikojnë gjithashtu, orë të zgjatura pune për stafin e BE-së, pa pagesë ekstra dhe rritje të moshës së pensionit në 67-vjeç. Kontributet e stafit për pension, do të pësojnë rritje nga 33% në 45%. “Duhet të rreshtim së thëni, se kemi rroga të mira dhe se mund ta pranojmë një sakrificë të vogël’ Ka ardhur koha të refuzojmë”,- thuhet në deklaratën e grupit të punës së Këshillit mbi statusin e personelit.

Liria

Dita e Europës u shndërrua në ironike, pasi agjentë të sigurisë private, u instruktuan të ndalonin gazetarët, që të asistonin gjatë këtij grumbullimi dhe të bënin fotografi. Të ndalosh gazetarët të bëjnë foto, apo të asistojnë në grumbullime publike, dhunon politikat e lirisë së medias të Institucioneve të BE-së.

Një burim nga Këshilli, i ka komunikuar Euroaktiv, se personat e sigurisë, nga firma private e sigurisë G4S, mund të jenë instruktuar, të vendosin një perimetër sigurie, për shkak të vështirësive logjistike të imponuara nga grumbullimi i 3.500 punonjësve, në hollin kryesor të godinës, ku një sërë delegatësh qeveritar dhe zyrtarë, u duhet të kalojnë. Burimi konfirmoi gjithashtu se, ndërtesa nuk ‘ ka rregulla të specifikuar’ për grumbullime të tilla.

Pozicione të ndryshme

Shkurtimet buxhetore kanë prekur edhe Anglinë, Gjermaninë dhe Danimarkën.

Kryeministri Britanik, David Cameron, ka deklaruar se, BE duhet të jetojë në një univers paralel. Ndërkohë Kryeministrja e Danimarkës Helle Thorning-Schmidt, ka theksuar se të gjitha Shtetet Anëtare, duhet të shkurtojnë shpenzimet. Administrata e shtetit duhet të kursejë para. Ajo ka nënvizuar gjithashtu, se do të ishte e çuditshme nëse vetëm një organizëm, Komisioni Europian, nuk duhet të përfshihet në këtë.

Ndërkohë, Gjermania e cila ka një traditë të veçantë të festimeve për Ditën e Europës, duke festuar për rreth një javë nga 4 deri më 12 maj, dhe organizuar evenimente të ndryshme zyrtare, nuk është në një nivel të duhur festimi. Nuk ka një ndjesi festimi pro-europian, në opinionin publik dhe në media. Doninic Heiling, i krahut të majtë, ka deklaruar për gazetën socialiste gjermane Neues Deutschland se, megjithëse është Dita Europiane, asnjë nuk po feston. Kjo ditë sipas tij, është zëvendësuar më një tjetër ditë, që po merr peshë, me 1 Majin, i cili po shndërrohet në një ditë ‘aksioni të vërtetë’, në shumë vende evropiane. Sipas Heiling, besimi në BE ka rënë dhe Euroskepticizmi është në ngritje, në shumë vende të tjera të BE-së.

Po ashtu edhe sentimentet anti-gjermane, janë përhapur, në veçanti në jugun e Europës dhe së fundmi në Francë. Partia e krijuar pak kohë më parë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), shënon lindjen e një partie, që kërkon daljen nga euro dhe rivendos në diskutim, konsensusin politik pro Europian të Gjermanisë. E thënë shkurt, partitë gjermane pro Europiane nuk janë në humorin e duhur në këtë Ditë Europiane./euroactiv.com/ it.ta/