Reagon kreu i PS Orikum, kryeministri i “rrugëve”

123
Kreu i PS Orikum, Artan Bedini
Kreu i PS Orikum, Artan Bedini

Tashmë kur kanë mbetur 45 ditë nga 23 qershori, kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Orikumin për të prezantuar programin e tij elektoral. Ashtu si në çdo miting tjetër të mbushur me nxënës dhe fëmijë të shkollave të zonës, si dhe i rrethuar nga gardistë të shumtë, Berisha nuk ka ngurruar të sulmojë kreun e opozitës Edi Rama dhe kandidatin tjetër në këtë qark,Koço Kokëdhima. I menjëhershëm ka qenë reagimi i degës lokale të Partisë Socialiste, ku kreu i saj Artan Bedini tha: “Sot Kryeministri ‘I Rrugëve’ erdhi në Orikum dhe bëri farsën e radhës. Ndezi ekskavatorët që kishin muaj pa u ndezur sepse nuk kanë front pune, tregoi një tubo ujësjellësi gjoja po punohet por e vërteta është që punimet janë pezulluar; foli për ‘mrekullitë’ që do të bënte për këtë zonë në të ardhmen, foli dhe për Edi Ramën e Koço Kokëdhimën por ‘harroi’ të fliste për pronësinë mbi tokën në Bashkinë Orikum. Një banore ia kujtoi por ai përsëri “harroi”.Sa e çuditshme, ai mbahet dhe si njeri me memorie të fortë… Ah, se desh harrova dhe unë diçka fare të vogël, pavarësisht se nuk shquhem për memorien e fortë: Fëmijët por dhe mësuesit u përdoren si mitingash. Sa turp!”

A.Al