Aleks Ferguson del në “pension”

63

Florian Behlula

FerguAleks Ferguson nuk do të jetë më trajner i Mançester Junajtid. Pas 26 vitesh drejtimi të “Djajve të Kuq”, skocezi i do të dalë në “pension” në përfundim të këtij sezoni. “Trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez do të largohet pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Uest Bromuiç më 19 maj, për t’u bërë pjesë në bordin e klubit të futbollit”, shkruhet në lajmërimin e publikuar sot në faqen ë internetit të klubit anglez.

Ndërsa vetë Ferguson ka deklaruar: “Vendimi për t’u tërhequr është një prej atyre që e kam menduar për një kohë të gjatë dhe tani mendoj se është momenti i duhur. Ishte e rëndësishme për mua të lija një organizim sa më të mirë të mundshëm dhe mendoj se e kam bërë një gjë të tillë. Cilësia e kësaj skuadre që fitoi titullin dhe ekuilibrimi i moshave brenda saj, përputhet me idenë e suksesit në nivelet më të larta për një kohë të gjatë. Duke parë përpara, jam i lumtur që do të marr rolet e Drejtorit dhe Ambasadorit në klub dhe pres me padurim atë që do të sjellë e ardhmja”.

71-vjeçari ka fituar 38 trofe me Mançesterin që kur mori postin më 6 nëntor 1986, përfshi edhe titullin e këtij sezoni, duke e drejtuar skuadrën në 1500 ndeshje.