Berisha: mirënjohje deputetëve të PS, që mbajtën qeverinë time në këmbë

62

16644890Në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, me strukturat drejtuese të PD-së në Tiranë dhe kandidatët për deputetë në këtë qark, Kryeministri Berisha vlerësoi dy momente shumë të rëndësishme sipas tij. Së pari, ndihmesën e deputetëve opozitarë që qeveria e tij të mos binte dhe së dyti, faktin që vlonjatet po gumëzhinin të tërë kundër Kokëdhimës.

’Na janë bashkangjitur në listat tona kemi deputet, të cilët në moment kritik për vendin dhe ju jam jashtëzakonisht mirënjohës, që pa asnjë lloj kushti përveç përgjegjësisë që ndien, bën të dështojë një projekt i turpshëm, një projekt që synonte përmbysjen e një qeverie dy muaj para zgjedhjeve, futjen në   një kaos, sepse kushtetuta e Shqipërisë, për këta zotërinj që nuk marrin përsipër as për ta lexuar, nuk parashikon qeveri teknike.

Kushtetuta e Shqipëri ka qeveri, ka  mazhorancë politike, ky është përcaktimi i saj.  Ndaj dhe jemi shumë të kënaqur dhe shumë mirënjohës për kontributin e tyre, janë njerëz me një karriere politike dhe para hyrjes në parlament të suksesshme. Kanë fluksin e  tyre, sepse në fund të fundit ishin vlerta që i dallojnë. Çfarë e shtynte z. Islami të mbronte votimin e tre ligjeve, e shtynte rëndësia që kishin ato, dhe ai mund të zgjidhte dhe të thoshte të mos votohen ato, por u bë avokat i votimit të tyre dhe natyrisht u zgjuan reaksionet. Ndaj dhe shkojmë me një spektër më të gjerë se asnjëherë, më të plotë. Kurrë ndonjëherë zgjedhësit shqiptarë të qendrës, të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk e kanë gjetur veten më të konfortuar se në këtë koalicion. Kjo përbën një bazë shumë të mirë. Gjithçka do ta përcaktojë puna jonë’’,- theksoi Kryeministri Berisha.

Ai ka komentuar gjithashtu edhe kandidimin e liderit opozitar Rama në Vlorë, si një ikje të tij, ndërsa në lidhje me caktimin e kandidaturës së Koço Kokëdhimës u shpreh, se e tërë Vlora po gumëzhinte kundër tij.

‘’Se dëgjoj fjalë këtu iku z. Rama. Nuk është se ai iku se i kërcënohej mandati, se ky sistem kryetarit ia jep mandatin kudo që të shkojë. Mori  Koçon, ai shkoi në pajë atje, por punët e tyre. Meqë jam këtu me takon të them dy fjalë.  Kur unë e paraqisja në media si nënkryetarin e Partisë Socialiste, jo të paktë ishit ju, që nuk e pëlqenit këtë cilësim, sepse se kishit parë një ditë në selinë e Partisë Socialiste dhe kishit të drejtë, pale të kishin parë ata të Partisë Socialiste. Faktikisht, u provua, më shumë se nënkryetar. Po pse? Sepse Koço e dinte se modelin e tij Tirana e hodhi njëherë. Tirana ka memorie. Nuk i harron 12 kompanitë, nuk i harron dhjetëra e dhjetëra tendera  të të gjitha shërbimeve që i fshinte me kompani të pa qëna, tavanet që ju binin nxënësve, gazetat që merreshin dhe privatizoheshin pa dhënë asnjë lek. 

Këto Tirana i ka në memorie dhe po ju them një gjë, që në Vlorë nuk kishte qytetar që nuk i dinte këto, atje gumëzhinte Vlora, që të gjithë e kishin të qartë se nuk shkoi Rama, por shkoi Koçoja, por me ta të mos merremi, ne të merremi me programin tonë, ne të merremi me argumentin tone me problemet e qytetarëve’’,- tha lideri demokrat Berisha./al.bl/