Berisha inauguron terminalin e doganës së re të Tiranës, në Vorë

May-14-16-19-375Kryeministri Berisha inauguroi sot paradite terminalit e doganës së re të Tiranës, në Vorë – Rinas. Dogana e re, investim me vlerë 25 milionë dollarë, shtrihet në një sipërfaqe prej 75.500 m², në të hapen si fillim 400 vende të reja pune, me perspektivë shtese rreth 120 persona në vit.

Kapaciteti përpunues ditor i saj është 420 kamionë, 120 furgonë dhe aktualisht përpunohen rreth 200 kamionë në ditë. Në mjediset e saj, krahas të gjithë ambienteve sociale, janë akomoduar 44 agjenci doganore, si dhe banka, shoqëri sigurimesh, shërbime postare, shërbime të kontrollit sanitar, kimik, etj. Terminali është siguruar 100 përqind me kamera kontrolli dhe magazina doganore me sipërfaqe 10.000 m².

Avantazhet e këtij investimi janë se rrit besueshmërinë e biznesit ndaj administratës doganore dhe përmirëson ndjeshëm imazhin e saj; minimizon shfaqjet korruptive dhe rrit efektivitetin e luftës kundër kontrabandës; ulet koha e qëndrimit të subjekteve në doganë, pasi terminali i ri siguron 13 kontrolle fizike njëherësh; mundëson mbrojtjen e markës dhe patentës, shëndetit publik dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Vendosja e terminalit jashtë qytetit të Tiranës, gjithashtu, lehtëson dhe përmirëson  ndjeshëm qarkullim e mjeteve në hyrje të Tiranës.

Rama: Nuk e hoqëm Hoxhën, për ta zëvendësuar me një mikro Hoxha

rama-ne-lezheLideri opozitar Rama gjatë prezantimit  të Skuadrës Kombëtare, dje në Lezhë, ka deklaruar se PS është gati t’i japë vendit të drejtën e mohuar për 8 vjet rresht, për tu qeverisur nga shumica natyrale e Shqipërisë. Ai ka theksuar, se vota duhet të jetë e lidhur vetëm me interesin e kombit, me interesin e vendit, të Lezhës, Kurbinit, Mirditës dhe me interesin e çdo familje votuesi.

‘’Socialistët dhe progresistët e Lezhës duhet t’ja tregojnë tradhtarit Gjovalin Kadeli se nuk janë siç thoshte ai delet e tij që i çonte nga të donte dhe se o do ishte ai aty ku donte ose delet do ti merrte me vete si të donte dhe për ku të donte sepse socialistët dhe progresistët, njerëzit e zakonshëm të këtij qyteti të këtij rrethi dhe këtij qarku mund të jenë të varfër mund të jenë të papunë, mund të jenë në nevojë edhe për bukën e gojës por nuk ka mëkat më të madh se sa të përpiqesh ti tërheqësh zvarrë me bukën  e gojës siç ka 4 vjet që i tërheq Sali Berisha ose siç kujton se do i tërheqë Gjovalin Kadeli’’, –  ka deklaruar Rama.

Lideri opozitar deklaroi gjithashtu përpara lezhjanëve, se nuk e hoqëm Enver Hoxhën dhe regjimin e tij për të mbajtur 25 vjet një mikro Enver Hoxha.

‘’Kush nuk do falimentimin e dyqanit duhet që në 23 qershor të votojë PS. Kush nuk do që ti shtohet ushtrisë 1 milionëshe të të papunëve duhet të votojë PS. Çdo njeri dhe çdo familje që ka dikë të sëmurë në shtëpi dhe që   Ne nuk e hoqëm Enver Hoxhën dhe regjimin tij për të mbajtur në kurriz 25 vjet një mikro Enver Hoxha. Ne u ndamë nga ai regjim për të pasur liri, për të pasur mirëqenie, për të pasur drejtësi sociale, për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit dhe njëkohësisht për të pasur të gjithë akses të barabartë në shërbime. Për të gjitha këto arsye është dita për të votuar vetëm një drejtim, Aleancën për Shqipërinë Europiane, Partinë Socialiste të Shqipërisë’’,- ka deklaruar Rama.

Ai ka deklaruar se Berisha në këto zgjedhje do të mundet dhe bashkë me të do të munden të tërë problemet që mbizotërojnë në këtë vend.

‘’Sali Berisha është më e lehta, ne do ta mundim në 23 qershor. Por unë ju siguroj se do të mundim me radhë varfërinë, papunësinë, do të mundim analfabetizmin, do të mundim errësirën që u del përpara të gjithë të rinjve dhe që i detyron që ta shikojnë të ardhmen vetëm jashtë vendit të tyre dhe mbi të gjitha ne do të kthejmë vlerën e tokës së bukës dhe respektin për tokën e bukës, duke bërë që familjet që jetojnë në fshat të mund të jetojnë normalisht përmes tokës së tyre, përmes prodhimit, përmes punës së tyre dhe të ndjehen krenarë që prodhojnë dhe fitojnë me punë të ndershme’’,- ka deklaruar Rama.

 

 

 

Ëndrra e fshehtë e Ramës

rama-ne-autobus

Nga Eni Kondi

Kandidimi i Ramës nuk pritej nga shumica e klasës politike shqiptare. Aq më pak zgjedhja e zonës së tij për kandidim. Shkaktoi debat, polarizime, që çuan deri në akuza nga Kryeministri në pushtet, që u artikuluan në një kombinim, të një niveli thuajse të pandërgjegjshëm : ‘’Nuk ia fal Ramës….që zgjodhi Vlorën…’’. Një fjali, ku nuk kuptohej qartë, nëse fliste e ndërgjegjshmja ndaj Ramës, apo e pandërgjegjshmja ndaj Vlorës. Nuk kuptohej, nëse, nuk i falte faktin se, la Tiranën, apo se zgjodhi Vlorën ? Apo se, i kombinoi këto të dyja, ikjen nga një qytet, ku ia vodhën fitoren, drejt një qyteti ku mund t’ia glorifikojnë atë? Shqetësimi, gjithsesi dukej se qëndronte në anën e atij, që e artikulonte.

Zgjedhja e Ramës, duket të ketë qenë e seleksionuar me kujdes dhe e planifikuar që më përpara. Kjo vërtetohej dhe nga logjika e arsyeve të renditura : ‘’Zgjedhja e Vlorës si Kryeqytet i Shqipërisë dhe i Kosovës, zgjedhja e Vlorës si Kryeqytet i Historisë, Vlorës si Kryeqytet i atyre vlerave dhe idealeve që mundësuan rrugëtimin e Shqipërisë së pavarur’’. Gjithçka e piketuar drejt Vlorës. Fillimi i një Rilindje?

Ndërkohë lideri opozitar, ka zbarkuar së bashku me stafin e fushatës së tij, në Vlorë. Fjala e tij, zbardhte më tej planin e strukturuar. Lëvizjet e tij, po ashtu ishin në sinkron me projektin e planifikuar. Nisja nga Shëtitorja e re, e sapo përfunduar nga Bashkia e Vlorës. Sinjali ishte i qartë, po e nis me këmbën që shkel mbi projektin e parë të sapo përfunduar. Dhe kjo ishte vetëm një shenjë. Në fjalimin e tij, zinte vend të rëndësishëm, denoncimi i faktit, se qeveria dhe për atë shëtitore, që sapo u inaugurua nuk ka lëvruar fonde, se politikat qeveritare nuk kanë synuar veçse izolimin e Vlorës. Rruga që nuk u ndërtua kurrë, për të lidhur direkt Vlorën me Kryeqytetin, ishte një tjetër provë.

Elementë të tjerë të fjalës së tij, fillojnë të formojnë imazhin projektues të destinuar, për t’u vënë në jetë. Ide konkrete dhe të strukturuara. Prezantimi fillon pikërisht me krijimin e  rrugës së munguar, që do të mundësojë lidhjen e Kryeqytetit të Pavarësisë me Tiranën, vazhdon me shndërrimin e Vlorës në Portën e Shqipërisë për Mesdheun dhe Europën. Vazhdon me ngritjen e një Plan Zhvillimi Urban për Vlorën, me rindërtimin e Sheshit të Pavarësisë, ndërtimin e rrugës lidhëse me këtë shesh dhe shëtitoren, hapjen e kantierit te madh, të shëtitores, që do të lidhë Skelën deri poshtë te Uji i Ftohtë, heqjen e makinave nga bregu i Vlorës, duke u ndërtuar by-pass-in për të kaluar njerëzit, në mënyrë që të shëtisin kalimtarët. Dhënien fund të bathorizimit të qytetit dhe ndërtimin e hapësirave publike, që Vlorës i mungojnë. Mbjelljen vetëm në 4 vitet e ardhshme te 10 mijë pemëve të reja në Vlorë.

Pika këto, që tregojnë qartë një projektim të detajuar, të skemës shndërruese të një qyteti bregdetar, me jo pak probleme infrastrukture, në një qytet model turistik, të stilit europian.

Përballë këtij imazhi modelues, u zbardh edhe skema kulturore e projektimit të një qyteti turistik bregdetar me peshë historike: tërheqja e fokusit evropian dhe ndërkombëtar, nëpërmjet shndërrimit të Vlorës në një qendër të aktiviteteve kulturore të nivelit ndërkombëtar. Programi parashikon caktimin e ditëve të veçanta kulturore në Vlorë, duke gërshetuar kulturat e ndryshme, kulturën ballkanike, atë mesdhetare dhe europiane.

Të gjithë këto elementë të shpalosur, planifikimi dhe piketimi i Vlorës nga lideri opozitar, i njohur për aftësitë e tij radikale transformuese edhe në rang ndërkombëtar, kanë vetëm një synim: një ëndërr, e cila duhet të bëhet realitet.

Projektim në vite i një ëndrre të munguar, shumë e thjeshtë, e prekshme, reale, shndërrimi i një qyteti me peshë historike, në një qytet model bregdetar, pikë referimi për turistët europiane dhe ndërkombëtarë. Një qytet, ku të rinjtë të mos largohen më, drejt mundësive që ky qytet nuk mund t’jua ofrojë dot. Një qytet, ku të jetohet normalisht brenda mundësive urbane të konceptuara me qytetari, përballë një sfondi tërheqës bregdetar, që do të thithë turistët e përvitshëm. Një qytet, ku do të ketë më shumë vëmendje mesdhetare, evropiane dhe ndërkombëtare.

Një ëndërr e fshehur në sirtarin e Ramës. Një ëndërr, që trembi edhe kundërshtarin. Një projekt, një ëndërr, dhe një qytet.

Thjesht, një Rilindje, që nis nga Vlora.

 

 

 

Detroit: kishte në bagazh tenxhere me presion, arrestohet

87972334-2DA8-4890-A99A-F27D3C18C776_w640_r1_s_cx0_cy8_cw0Autoritetet thonë se al-Kwawahir fillimisht tha se e solli tenxhere për nipin e tij, që është student universiteti në Ohajo. Më vonë ai e ndryshoi këtë thënie dhe u arrestua për deklaratë të rreme.

Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç’arsye kishte me vete një tenxhere me presion.

Sauditi Hussain al-Kwawahir u ndalua të hënën në Detroit nën akuzat se ishte duke përdorur një pasaportë me një faqe të zhdukur dhe kishte gënjyer agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare amerikane.

Tenxhere me presion të mbushura me pluhur shpërthyes u përdorën në shpërthimet në maratonën në Boston muajin e kaluar, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shumë se 250.

Autoritetet thonë se al-Kwawahir fillimisht tha se e solli tenxhere për nipin e tij, që është student universiteti në Ohajo. Më vonë ai e ndryshoi këtë thënie dhe u arrestua për deklaratë të rreme.

Një ankesë penale thotë se shtetasi saudit mbërriti të shtunën në aeroportin e Detroit në një fluturim nga Arabia Saudite nëpërmjet Amsterdamit. /VOA/

 

Ka tentuar të vjedhë dyqanin, ngelet i plagosur

brevetti-4Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kukës pas tentativës për të vjedhur në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 23-vjeçari Kujdes Ademi është plagosur nga pronari i dyqanit ku kishte hyrë për të vjedhur.

I riu nga fshati Bardhoc është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit, por më pas për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.

Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka shoqëruar pronarin e dyqanit dho po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Angelina Jolie heq gjinjtë përfundimisht

topelementAngelina Jolie, aktorja 37 vjeçare, ka kryer një operacion për heqjen e gjinjve të saj, një zgjedhje mjekësore, sipas saj, për të parandaluar një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Aktorja në fakt, është mbartëse e një geni defektuoz, që rrit rrezikun e kancerit. Mamaja e saj po ashtu, ka vdekur nga sëmundja e kancerit të gjirit, në moshën 56-vjeçare.

‘’Kur mora vesh se në ç’situatë isha, duhet të merrja masa’’, – ka deklaruar Jolie. Përpara operacionit, risku i zhvillimit të sëmundjes ishte 87%, sot ai nuk është veçse 5%. Aktorja ishte operuar në shkurtin e kaluar, dhe ishte bërë pjesë e një rindërtimi gjinjsh, vendosje protezash provizore.

‘’Nuk është se ndjehem më pak femër”, – ka thënë ajo. Ndjehem më e fortë, sepse kam bërë një zgjedhje të rëndësishme, që nuk e zvogëlon aspak feminilitetin tim’’. ‘’Nëse sot, po shkruaj në lidhje me këtë subjekt, nënvizon mamaja e 6 fëmijëve, është sepse shpresoj, se gra të tjera do të përfitojnë nga eksperienca ime’’/euronews/

Berisha inauguron Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut Urban

Kryeministri Berisha inauguroi sot, Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut Urban, në Tiranë. Ndërtimi i saj është realizuar nga një sipërmarrje e përbashkët e kompanive “Swarco Mizar” S.p.A dhe “SCAE” S.p.A Itali dhe është një investim me vlerë 2.3 milionë dollarë.

Kryeministri Berisha vlerësoi maksimalisht realizimin e këtij projekti, që synon përmirësimin e trafikut në kryeqytet, gjendja e të cilit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se falë ndryshimeve që ka pësuar kryeqyteti në këto dy vitet e fundit, më kryesori sistemi i sheshit “Skënderbej”, është arritur të përmirësohet cilësia e ajrit.

“Ndotja e ajrit në sheshin e qytetit dhe te ‘21 Dhjetori’ e tejkalonte 2-3 herë çdo lloj limiti dhe kalonte në nivelet e rrezikut edhe kërcënimit më maksimal. Kjo nuk është më sot. Këto aparatura tregojnë se sot qytetarët e Tiranës thithin ajër të atyre standardeve dhe normave si në qytetet miqësore ndaj mjedisit”, tha Kryeministri.

Kryeministri Berisha vlerësoi punën dhe angazhimin e kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, i cili po bën realitet iniciativën e shpallur prej vetë atij dhe Partisë Demokratike  – Tirana një qyteti shëndetshëm.

“Sot është kënaqësi e madhe për mua t’ju afirmoj se qeveria do të mbështesë vendosmërisht, si një interes kombëtar, çdo projekt të madh në këtë qytet”, tha Kryeministri Berisha. “Ne, – theksoi Kryeministri, – do të bëjmë gjithçka për të ngritur Tiranën në lartësinë e ëndrrës së qytetarëve të saj”/al.bl/

 

 

Ekzekutohet në taksi 27 vjeçari

Viktima Andi Naçi
Viktima Andi Naçi

Një vrasje tronditëse ka ndodhur në një taksi në afërsi të qytetit të Përmetit. Një pasagjer ka vrarë me pistoletë bashkudhëtarin e tij. Mësohet se taksia ishte duke udhëtuar për në qytetin e Përmetit në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Sipas burimeve të policisë, viktima është shtetasi Andi Naci, 27 vjeç. Ai,  i cili së bashku me autorin e krimit, po udhëtonin në të njëjtën taksi të cilën e kishin marrë tek vendi i njohur si Ura e Leklit.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, por mësohet se autori është larguar pas kryerjes së krimit. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për kapjen e autorit. Ndërkohë ka shoqëruar taksistin, i cili po merret në pyetje.

Rritet dhuna në ushtri

Baze ushtarake e Twentynine Palms, in California, 12 mars 2013. (Chad Hunt, Corbis)
Baze ushtarake e Twentynine Palms, in California, 12 mars 2013. (Chad Hunt, Corbis)

Më 7 maj, Pentagoni ka publikuar një studim mbi dhunën seksuale në ushtrinë amerikane: në vitin 2012 ka pasur 3.374 ankesa, por sipas disa vëzhguesve nga 2010 deri tani mund të jetë 26 mijë njerëz, një rritje prej 35 për qind.

Të dhënat vijnë vetëm pak ditë pas arrestimit të Jeffrey Krusinski, 41, shefi i parandalimit të dhunës seksuale Forcës Ajrore amerikane, i akuzuar për sulm ndaj një gruaje në një parking.

Barack Obama ka siguruar se në lidhje me këto incidente “nuk do të ketë tolerancë zero “, dhe i kërkoi ministrit të Mbrojtjes Dela Chuck Hage për të identifikuar dhe ndëshkojë ata që janë përgjegjës.

Rritja e numrit të përdhunimeve të raportuara nuk tregon domosdoshmërisht një numër më të lartë të krimeve, tregojnë ekspertët. Të dhënat gjithashtu mund të jenë rritur për shkak të vëmendjes ndaj fenomenit dhe rritjes së ankesave.

Një problem kulturor

Për numrin e lartë të përdhunimeve fajësohet mentaliteti i ushtrisë, i cili nënvlerëson rëndësinë e kësaj çështjeje.Gabimi i parë qëndron në analizën e problemit: dhunimi është konsideruar vetëm si një akt episodik i kryer nga një i huaj. Dhe viktimat janë të ftuara “t’i dorëzohen” sulmuesit të tyre sesa ti rezistuar, siç lexohet në një fletushkë të shërbimit të parandalimit të aeronautikës.

Por ajo që e “shpëton” ushtrinë zhdon është se shumica e përdhunuesve ngacmon persona të njohur. Zakonisht ata kryejnë violencë të vazhdueshme me të njëjtin grua.  Amerika ka vendsur  se mënyra e vetme për të zgjidhur problemin është reformimi i sistemit të drejtësisë ushtarake.

AK, Pashaj jep dorëheqjen

Sekretari-i-pergjithshem-i-Aleances-Kuq-e-Zi-Myslym-Pashaj-320x214Numri dy i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj ka dorëzuar sot në mesditë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të AK-së.

Koloneli, profesori i hartografisë, njeriu i cili mundi të ngrinte në këmbë Shqipërinë për të kuptuar se me paktin detar me Greqinë po i vidhej integriteti territorial, një prej themeluesve dhe një prej figurave më të shquara dhe më aktive të Aleancës Kuq e Zi konfirmoi për gazetaren e TV A1 REPORT dorëheqjen e parevokueshme.

“Sot në 12:00 dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga Sekretar i Përgjithshëm. Nuk kam rënë dakord për çështje parimore me kreun e AK”- konfirmoi në një lidhje telefonike TVA1 Report.

Pyetjes a do përfshihet në ndonjë parti tjetër politike Pashaj u përgjigj me “Jo”. Ai nuk pranoi të vërë në dispozicion të medias një kopje të dokumentit ku shpjegonte arsyet e dorëheqjes duke e argumentuar se është “dokument konfidencial mes meje dhe strukturave të AK”

Distancimi i Pashajt nga AK ndodhi pas dështimit të negociatave për koalicionet parazgjedhore dhe publikimit të listës për depute, ku Pashaj nuk figuronte në listë.

Dorëheqja e Myslym Pashajt është në vazhdën e largimeve të drejtuesve të rëndësishëm të kësaj partie por dhe të shkrirjes së strukturave në qytete të ndryshme, si Vlorë e Gjirokastër.

Një ditë më parë Pashaj komentonte në facebook përdorimin e emrit të tij nga Kreshnik Spahiu në mitingun e Fierit

“Kreshnik ! Ju flet Pashai!

Ti ke axhendën tënde. Para saj nuk të ndal kush. “ Hap Krahun! “ është një slogan rutinor i joti. Të vaftë mbarë! Në Fier, shkove me ritmin dhe marrshimin tënd “ pa ta bërë tërr syri” . Unë s’mund të vija sepse ti e kishe kryer, tanimë veprën tëndë, me përdorjen e aq shumtë të asaj që mbahet përmendsh “ “ Ja tani do të dalë në skenë për të folur ai që mundi dy shtete…” sikur unë të isha një farë “Bajlozi” apo “Katallani” për t’i shtuar jetë përrallës tënde!

Keshnik! Ju flet Pashai!

Ti prezanton deputetë të ardhshëm me pasion fitimtari, dhe sërish thërret atë njeriun që e kishe në krahë, e në mungesë të tij, prapë e nxjerr nga xhepi i karizmës tënde duke ia hedhur ndër duar, simpatizantëve tanë të Qarkut të Fierit, në Teatrin “Bylis”. Ata duartrokitën dhe shqyen sytë, të më kërkonin se ku isha, pse s’kisha ardhur. Mirpo ti e kishe refrenin e keqpërdorur dhe e solle prapë në treg, se të duhej, medoemos.

Mos Kreshnik, se të mallkon Kombëtarizmi im.

Unë isha në Fier tek bashkësia jonë idealiste dhe kombëtariste, por jo tek Ti!
Kreshnik ! Ju flet Pashai !

Po ç’mund të jetë vallë ajo histeri !? “ për të ndjekur, me mallkim e kërcënim ata tradhëtorët, që mund të largohen…‘” “ T’i ndjekim hap pas hapi, në brimë të miut, t’i kapim, t’i pështyjmë…” duke keqpërdorur aq turpshëm vargun e himnit të flamurit: “ Nga Lufta veç ai largohet . Që është i lindur tradhëtor ! ” Nga cilat tribu vjen kjo histeri që nuk ka lidhje me dashurinë dhe mbrothësinë që dëshiron të sjellë Kombëtarizmi ynë ?
Kreshnik ! Ju flet Pashaj!”/ shqiptarja.com/