Detroit: kishte në bagazh tenxhere me presion, arrestohet

110

87972334-2DA8-4890-A99A-F27D3C18C776_w640_r1_s_cx0_cy8_cw0Autoritetet thonë se al-Kwawahir fillimisht tha se e solli tenxhere për nipin e tij, që është student universiteti në Ohajo. Më vonë ai e ndryshoi këtë thënie dhe u arrestua për deklaratë të rreme.

Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç’arsye kishte me vete një tenxhere me presion.

Sauditi Hussain al-Kwawahir u ndalua të hënën në Detroit nën akuzat se ishte duke përdorur një pasaportë me një faqe të zhdukur dhe kishte gënjyer agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare amerikane.

Tenxhere me presion të mbushura me pluhur shpërthyes u përdorën në shpërthimet në maratonën në Boston muajin e kaluar, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shumë se 250.

Autoritetet thonë se al-Kwawahir fillimisht tha se e solli tenxhere për nipin e tij, që është student universiteti në Ohajo. Më vonë ai e ndryshoi këtë thënie dhe u arrestua për deklaratë të rreme.

Një ankesë penale thotë se shtetasi saudit mbërriti të shtunën në aeroportin e Detroit në një fluturim nga Arabia Saudite nëpërmjet Amsterdamit. /VOA/