Ekzekutohet në taksi 27 vjeçari

54
Viktima Andi Naçi
Viktima Andi Naçi

Një vrasje tronditëse ka ndodhur në një taksi në afërsi të qytetit të Përmetit. Një pasagjer ka vrarë me pistoletë bashkudhëtarin e tij. Mësohet se taksia ishte duke udhëtuar për në qytetin e Përmetit në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Sipas burimeve të policisë, viktima është shtetasi Andi Naci, 27 vjeç. Ai,  i cili së bashku me autorin e krimit, po udhëtonin në të njëjtën taksi të cilën e kishin marrë tek vendi i njohur si Ura e Leklit.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, por mësohet se autori është larguar pas kryerjes së krimit. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për kapjen e autorit. Ndërkohë ka shoqëruar taksistin, i cili po merret në pyetje.