Një grindje mes adoleshentësh është mbyllur me vdekjen e një 15-vjeçari në qytetin e Durrësit. Xhulio Leka, që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, raportohet të jetë autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Fatos Daci. Ngjarja e rëndë ndodhi në sektorin ”Iliria” të zonë se plazhit.
Nga hetimet e para ka rezultuar se krimi ka ndodhur për motive banale gjatë një grindjeje të çastit mes adoleshentëve.
Të dy, adoleshentët kanë qenë në një internet kafe të zonës, ku dhe kanë nisur të grinden. Autori e ka goditur disa herë me thikë në sherr e sipër 15-vjeçarin Daci. Vetëm pak çaste pas mbërritjes në Spitalin rajonal të Durrësit, ai është ndarë nga jeta, ndërsa autori ishte larguar nga vendngjarja.
Në kohë rekord, shërbimet e policisë të ndihmuara nga dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë bërë identifikimin e të dyshuarit dhe kapjen e tij. Muajin e kaluar, një 17-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në zonën e plazhit, gjate nje tjeter konflikti mes te rinjsh në një internet kafe të plazhit.
Këto janë disa nga nga urat, me arikitekturën më të famshe në botë. Ura që janë ndërtuar vitet e fundit si dhe ura, që janë deri 2000 vjet të vjetra./stumbleupon/
Jeni shumë të ndjeshëm: të turpshëm, skuqeni shpejt, prekeni shpejt ? Nëse ndjeshmëria e lartë, prezanton shumë anë, ajo përcakton gjithmonë, një mënyrë të tepruar reagimi, mbi një situatë të caktuar, një mënyrë ‘printimi’ të ngjarjeve të parëndësishme, më fuqishëm, se të tjerët. Saverio Tomasella, që u ka kushtuar një libër personave me ndjeshmëri të lartë. ‘’Shumë i ndjeshëm për të qenë të lumtur ‘’ shpjegon se, ‘’lëkura’’ e super të ndjeshmëve, mbështjella e tyre është shumë e hollë, e përshkueshme. Shkurt, ato janë më të disponueshëm të futen në lëkurën e tjetrit dhe të përjetojnë atë çka të tjerët përjetojnë dhe janë po ashtu më të brishtë përballë të tjerëve.
Kjo gjallëri perceptimi, jashtë normales i brishtëson dhe shpeshherë i izolon ato. Hipersensibilët ndjehen shpesh herë të ndryshëm, se nuk arrijnë të kuptohen nga të tjerët. A mund të jemi të lumtur në këto kushte ? ‘’Sigurisht që po. Është sigurisht më e vështirë në një epokë, ku do të donim të ishim administrues perfektë të emocioneve tona….por hipersensibiliteti është cilësia numër një, tek humanët’’ insiston psikologu. Dhe të listosh gjithë cilësitë e tyre: më të ndjeshëm ndaj muzikës, ndaj pikturës, ndaj të tjerëve…shkurt, janë më të gjallë !
Për më tepër, një ndjeshmëri shumë e madhe do të ishte porta drejt inteligjencës, perceptimet tona na nxisin për të reflektuar, me më shumë finesë. Ngelet thjesht të shfrytëzojmë këtë super ndjeshmëri, për ta shndërruar në një forcë origjinale dhe krijuese.
Aline, 43 vjeç, një ndjeshmëri e ankthshme
‘’ Ndjej thellë brenda meje një lloj ankthi të shpërndarë. E kam kaluar adoleshencën time dhe fillimin e moshës së rritur, duke shkuar nga mjeku në mjek, me frikën mos kisha kancer, sidën….Jam shumë e ndjeshme ndaj kohës, një kohë gri më shkatërron gjithë ditën dhe një gjë pa vlerë më pengon të fle : reflektimi i zakonshëm i një shoqeje, një mbledhje pak stresuese ose edhe një cicërimë zogu ! ‘’
Analiza: një numër i madh personash të ankthshëm super të ndjeshëm, vuajnë një mungesë sigurie të brendshme, janë rritur pa shikimin mbrojtës dhe mikpritës të të rriturit. Disa janë shumë të dhënë pas vetvetes.
Këshilla e psikologëve: këto persona super të ndjeshëm me tendencë të ankthshme, kanë nevojë t’i çlirojnë emocionet e tyre: sport tre herë në javë, kurs teatri dhe ditarë intimë, janë më se të rekomandueshëm !
Sophie, 37 vjeç, super e ndjeshme.
‘’Në çift jam më se e ndjeshme, vërejtja më e vogël dhe bëhem e pakontrollueshme. Përfundoj duke u futur në kriza të mëdha acarimi, gjatë së cilës përfundoj duke fluturuar objekte dhe duke i përplasur ato. Sigurisht më vonë bëhem pishman.’’
Analiza: Këto personalitete super reagues, janë sa të dashur aq edhe kolerikë, por të pajisur me një zemër shumë te madhe dhe nuk e durojnë dot padrejtësinë. Janë shpeshherë të përshkruar nga revoltat e tyre.
Këshilla e psikologut : më e mira është të mësojmë të kuptojmë fillimin e ngritjes së acarimit dhe kur niveli i acarimit ngrihet, të largohemi me shpejtësi për disa sekonda, ose thjesht të mbyllim sytë dhe të marrim frymë thellë. Për të kontrolluar këtë super-ndjeshmëri, duhet të kujtohemi nga vjen kjo kritike….nuk jemi ne, që jemi subjekt, është tjetri që formulon një nevojë apo një përqasje!
Annick, 50 vjeç, kompleksi i kameleonit
‘’Super i ndjeshëm, i urrej konfliktet më shumë se gjithçka. Kjo është arsyeja, pse jam tërë kohës i qeshur dhe gjatë një darke, jam dakord gjithmonë me idenë e personit të fundit, që ka marrë fjalën. Herë pas here, përqendrohem mbi vetveten, duke bërë pyetjen: Kush jam me të vërtetë dhe se, çfarë mendoj realisht….?’’
Analiza: Këto personalitete kameleoni, kanë luftuar kundër ndjeshmërisë, duke ju mbi përshtatur realitetit dhe të tjerëve. Ato kanë një lloj ’guaske të padukshme’ që i mbështjell në një personalitet fallco. Rreth të dyzetave, ato përjetojnë shpesh një krizë ekzistenciale: Kush jam unë me të vërtetë?
Këshilla e psikologut: Përgjatë një darke ose një mbledhjeje, duhet të sforcoheni të shpreheni që në minutat e para, ose ndryshe do të dominohemi nga të tjerët. Nëse jetojmë me një kameleon, na bie ne barra që ta përqendrojmë atë, mbi vetveten: ’’ Çfarë mendon? Çfarë ke dëshirë të bësh këtë fundjavë?
Félix, 18 vjeç, një iriq i mbyllur në vetvete
’’Djali im është i heshtur me ne. Ka shumë pak shokë, ka qenë një fëmijë i ndjeshëm por është bërë shumë i ftohtë sot, sikur e gjithë ndjeshmëria e tij, të ketë fluturuar. Mendoj se është bërë edhe cinik. Dhe kur përpiqem ta ndihmoj, bëhet super agresiv. Si të sillem? Ta lë vetëm në qoshen e tij? (Marianne, 49 vjeç)
Analiza: Félix ilustron më së miri ‘kompleksin e iriqit’, të mbështjellë rreth vetvetes. Kjo sjellje vjen prej së hershmi: kur ka qenë fëmijë, ka shprehur ndjeshmërinë e tij, duke kuptuar se ato, që e rrethojnë nuk e kanë kuptuar. Ndoshta ka pasur turp nga emocionet e tij dhe i ka shtypur shumë thellë ato. Kur shkojmë ta kërkojmë, ai nxjerr gjembat, për të evituar ripërjetimin e ndjesisë së kaluar. Ju duket i pandjeshëm, ndërkohë që është në fakt e kundërta që ndodh….
Këshilla e psikologut : duhet ti afrohemi për ta ndihmuar, të hapet, por pa u nxituar. Duhet t’i propozojmë ndihmë, jo direkt, por në forma indirekte, me shumë takt dhe përkujdesi ( lëri një libër mbi tavolinën e tij, vetëm me një fjalë të vetme, në vend që t’i thuash: ‘’Shiko, ti që je super i ndjeshëm, mendoj se kjo do të bëjë mirë!’’. Një marrëdhënie dashurie e hapur, ndihmon gjithmonë kapërcimin e kësaj sindrome.
Paul, 38 vjeç, një kuti magnetike
‘’Jam si kuti magnetike….kërcej me zhurmën me të vogël dhe jam në ekstrem shumë i ndjeshëm, ndaj ‘’rrezatimit negativ’’ dhe ambienteve të tendosura. Më ka ndodhur të lë mbledhjen, kur ndodhte një përplasje mes dy kolegësh. Është e rëndë !
Analiza: Paul vuan, si të gjithë super të ndjeshmit, nga një intensitet shumë i gjallë i të gjitha shqisave. Themi shpesh për to, që janë si ‘sfungjer emocionesh’. Disa janë shumë të ndjeshëm ndaj aromave, dritës, tingujve….çka i predisponon të jenë shpesh të pasionuar pas muzikës.
Këshilla e psikologut ; duhen menaxhuar disa pushime gjatë ditës, dhe sidomos nëse punojmë në hapësira të hapura ; mbyllni sytë, merrni frymë thellë, dhe mësoni gradualisht të ‘ripozicionoheni’.
3 pyetje për Saverio Tomasella:
1- A lindim super të ndjeshëm ? Kjo fillon që në 6 mujorin e parë të jetës, bile edhe më përpara. Një shtatëzani e vështirë, mund të çojë fetusin në një ‘ turbullirë emocionale’’, duke krijuar një ndjeshmëri të madhe.
2- Si ta evitojmë këtë fakt, në mënyrë që të mos vuajmë ? Duke ‘ zbritur nga manovrat emocionale’ duke marrë frymë thellë, për të mos u pushtuar nga një transmetim emocionesh. Nëse u bie shkurt marrëdhënieve, ose i injoron ato, përkundrazi kjo nuk të shërben për asgjë. Nëse u ikën gjërave që të ‘mbysin’ mund të biesh kollaj në sjellje vartësie ( lojëra bixhozi, kanabis…etj)
3-A është kjo, një forcë? Sigurisht që, po. Super të ndjeshmit janë super-intuitivë dhe në mënyrë të jashtëzakonshme krijues. Aftësia e tyre për tu futur në lëkurën e tjetrit dhe për të përjetuar emocionet e tyre, i lejon të kuptojnë më mirë marrëdhëniet midis individëve, me shokët, në çift, në ndërmarrje…. I ftoj të frekuentojnë artet, që jo vetëm propozojnë një kuadër, për të njohur më mirë vetveten dhe për te shprehur emocionet, por lejojnë edhe pasurimin e platformës…..duke u përqendruar rregullisht, mbi një aktivitet që na pëlqen (artistik, fizik…) zhvillojmë besimin në vetvete dhe bëhemi më të pandjeshëm ndaj kritikave./femina/en.ko/
Ankaraja bën përgjegjëse Damasin në atentatin me veturë ku gjetën vdekjen 46 persona afër kufirit sirian të shtunën. Nëntë të dyshuar janë arrestuar. Ato janë me kombësi turke, por i përkasin një grupi, që është i lidhur me shërbimet siriane, sipas autoriteteve.
Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu, që ka vizituar Berlinin dje, ka detajuar akuzat : “Hetimi ynë ka zbardhur se kjo organizatë terroriste marksiste është drejtpërsëdrejti e lidhur me regjimin e Bashar al-Assad. Turqia i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të ndalojë sjelljen agresive të regjimit dhe të ketë një pozicion të qartë kundër aksioneve provokuese të regjimit, që mbjellin kaos.
Atentati i së shtunës, ngre problemin e pasigurisë të provokuar nga prezenca e 300 mijë refugjatëve siriane, mbi tokën turke. Dje shumë afër kufirit, me qindra persona kanë manifestuar sërish kundër politikës së huaj në Turqi dhe mungesës së kontrollit në postat kufitare./euronews/
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka prezantuar sot kandidatin për deputet në rrethin e Kolonjës, Arben Malo. Meta ka thënë se Kolonja është lënë pas dore nga qeveria aktuale, për shkak se kjo zonë ka përkrahur tradicionalisht të majtën.
“Në rast se ka një rreth në Shqipëri që mund të thuhet pa e tepruar aspak se është braktisur përfundimisht nga kjo qeveri dhe për një kohë të gjatë e në mënyrë sistematike, ky është rrethi i Kolonjës. Kjo ndodh për arsye të paragjykimeve dhe për arsye të llogarive të ngushta elektorale. Paragjykimeve sepse Kolonja është një rreth që tradicionalisht ka përkrahur të majtën dhe për arsye të ngushta elektorale, sepse Kolonja për shkak të kësaj braktisjeje ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj, e cila ka shkuar në qytete të tjera apo ka emigruar jashtë vendit. Ndaj edhe interesi i qeverisë gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka qenë për të bërë diçka për Kolonjën, që këtu njerëzit të mos ikin, por ka qenë për të bërë investime në disa komuna të caktuara që kanë më shumë votues në Qarkun e Korçës. Dhe kjo është e gabuar, nuk është e drejtë, nuk është sociale, nuk është njerëzore dhe nuk është e moralshme”, u shpreh z. Meta.
Meta ka thënë se 23 qershori do të jetë dita e rotacionit dhe LSI do të ketë një përfaqësim më të madh në parlamentin e ri.
“Ne do të angazhohemi në drejtim të punësimit për të hapur vende pune të reja, sidomos për gratë që ato të bëjnë një jetë më aktive dhe të kontribuojnë për mirëqenien e familjeve të tyre dhe për edukimin e fëmijëve të tyre, tha z. Meta. Ne besojmë te vullneti i qytetarëve shqiptarë për të thënë një “po” të fortë për rotacionin, ndryshimin më 23 qershor. LSI si asnjëherë tjetër në dy zgjedhjet e kaluara këtë radhë është pjesëmarrëse në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor, që nga komisionerët, që nga numëruesit, që nga KZAZ-të dhe kudo. Është garant jo vetëm për të ruajtur dhe për të mbrojtur votat që jepen për LSI-në, por edhe për të mbrojtur votën e çdo qytetari të Kolonjës dhe të Shqipërisë. LSI do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm, do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm edhe në qeverisjen e ardhshme, por edhe në atë rajonale dhe ne do të kujdesimi për ju për problemet tuaja për shqetësimet tuaja me atë dashuri që ju po na prisni në Kolonjë”, përfundoi ai.
Burime nga Drejtoria e Burgut të Peqinit bëjnë tw dijtur se Romeo Rustemaj, nga Vlora kishte marrë leje më datë 7 maj ora 13:00 dhe duhej të kthehej të dielën në qelinë ku vuan dënimin, por ai ka thyer rregullat duke mos u kthyer.
Ai ishte i dënuar me 10 vjet burg për vrasjen në rrethana të cilësuara të një oficeri policie.
I dënuari është shpallur në kërkim nga policia dhe konsiderohet si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Për kwtw shkak drejtori i burgut të Peqini, Sajmir Salla është pezulluar nga detyra.
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër i burgosur për vepra të rënda penale theu gjithashtu lejen duke mos u kthyer në qelitë e burgut të Fushë-Krujës, por u arrit të kapej brenda 24 orësh në Rrogozhinë, përmes përgjimit të tabulateve telefonike.
Erjon Braçe ka reaguar pas deklarimit të Berishës sot, gjatë inagurimit së rikonstruksionit të rrugës Koterr- Manastiri i Karmelitaneve, komuna Hajmel, në Shkodër.
Berisha gjatë fjalës së inaugurimit ka deklaruar : ‘’A mund të më pyesni ju sot, çdo socialist kudo që të jetë, a mund të imagjinonte njeri që në tetor të vitit 2012 të mos votonte tre ligjet për të marrë statusin dhe statusi nënkuptonte qindra milion euro më shumë investime, qindra milion euro rrugë më shumë , qindra ujësjellës më shumë, dhjetëra mijëra vende pune. A mundet që një njeri normal të thoshte se nuk i votoj. Askush nuk e besonte, por ja që ndodhi dhe në mënyrën më cinike më të shpërlarë, aleanca e 1 prillit i përdori ato për pazare, por 23 qershori po vjen, është dita e gjykimit.’’
Braçe nëpërmjet rrjetit social Facebook, i bën të ditur Kryeministrit, se dita e gjykimit pritet pikërisht ndaj Berishës dhe jo ndaj Partisë Socialiste. Më poshtë do të gjeni deklaratën e plotë të Braçes.
‘’Si-si? 23 qershori qenka “dita e gjykimit per Partine socialiste”?
Sali Berisha, dëgjo edhe një herë:
Ti ke vrare për të mbajtur pushtetin;
e bëre kur vrave Remzi Hoxhen, e bëre kur vrave disa mijëra shqiptare ne ngjarjet e pranverës se 97-tës, e bëre me 21 Janar-dite kur vrave Hekuran Deden, Faik Myrtaj, Aleks Niken, Ziver Veizin;
Ti ke vrarë për te vjedhur;
e bëre kur vrave 26 shqiptare, burra e gra, fëmijë e foshnja ne bark te nënës ne fabrikën tënde ne Gërdec;
Ti ke shitur një Atdhe te tërë;
e bere kur shite Armo, Shperndarjen e energjisë, Albpetrolin, Bulqizën, 4 hidrocentrale etj etj;
Ti ke privatizuar çdo shërbim dhe shqiptaret e paguajnë shume shtrenjte;
për kartën e identitetit e pasaportën, për kontrollin e makinës, për kasat fiskale, për pullat fiskale, për llotarinë kombëtare, etj etj për çdo gjë.
E kupton se gjykimi i kujt pritet? Gjykimi yt Sali Berisha,- ka deklaruar Braçe.
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Ura Gjader – Mnele. Një rrugë me vlerë 198 milion lekë, gjatësi 7.2 km dhe gjerësi 4.5 m. Nga rikonstruksioni i kësaj rruge përfitojnë mbi 5.000 banorë. Rruga Ura Gjader – Mnel lidh 3 fshatrat e komunës jo vetëm me njëra- tjetrën, por dhe me rrugën Lezhë – Vau i Dejës. Rruga krijon mundësi që këto zona të lidhen më shpejt me Shkodrën dhe Lezhën. Rruga e re është e asfaltuar është e pajisur me të gjithë elementet e nevojshëm të infrastrukturës.
Në zonat e banuara rruga është e pajisur me trotuare për kalimin e këmbësorëve. Gjithashtu është sistemuar e asfaltuar sheshi komunës ku gjenden shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e komunës, kisha e fshatit..etj. Nga rikonstruksioni i rrugës, punësimi dhe rritja e aksesit në tregun e punës janë një përfitim real i banorëve të kësaj zone. Rikonstruksioni i rrugës ndihmon në tendencën e rikthimit të banorëve të ikur këto 20 vjet. Gjithashtu infrastruktura do të nxisë zhvillimin e bujqësisë. Rruga do të bëjë të mundur zhvillimin e turizmit dhe zbulimin e trashëgimisë kulturore të kësaj zone. Kishat e vjetra dhe kalaja 400 vjeçare që tashmë janë lehtësisht të arritshme falë ndërtimit të kësaj rruge.
Kryeministri Berisha pas inaugurimit të rrugës u shpreh se ndihej i kënaqur që ndodhet aty së bashku me banorët e zonës për të ndarë gëzimin e inaugurimit të kësaj rruge, e cila lidh tre fshatra të komunë dhe lidh komunën me aksin kombëtarë të vendit, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancën me Shkodrën dhe qendra e tjera, zëvendëson një rrugë, e cila pothuajse ishte bërë e pakalueshme.
Kryeministri Berisha premtoi shtim të investimeve në katër vitet që vijnë në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë duke mbyllur përfundimisht investimet në infrastrukturë dhe duke kthyer vëmendjen nga sektori i bujqësisë.
Më tej kryeministri u shpreh – “Ne vijmë tek ju, si forca politike që së bashku me ju ndërtuam autostrada dhe aeroporte ndër më modernet. Ndërtuam një sistem shkollor ndër më modernet me mbi 1300 shkolla. Ne vijmë tek ju, që së bashku me ju kemi mbështetur 42 mijë ferma dhe fermerë, por vijmë para së gjithash tek ju se katër vitet që vijnë, ne duam të bëjmë shumë më tepër për ju dhe për shqiptarët. Me këto që së bashku kemi realizuar, ne kemi fituar besim të madh, se mund të realizojmë shumë më tepër. Nëse dikush i hedh sytë mandatit të parë me mandatin e dytë, çdo njëri do të gjejë se mandati i dytë i ka realizimet për qytetarët shqiptarë dy herë më të mëdha se mandati i parë. Unë ju jap fjalën e nderit se mandati i tretë do ti ketë ndryshimet, do ti ketë përmirësimet, tre herë më të mëdha se mandati i dytë”.
Kryeministri Berisha inspektoi plantacionin e ullirit në Komunën Vig Mnelë. I zoti i plantacionit kishte mbjelle mbi 1000 rrënjë ullinj dhe kishte përfituar nga subvencionet e qeverisë. Duke e falenderuar kryeministrin Berisha për ndihmën dhe mbështetjen që qeveria ka dhënë, ai shprehu dhe nevojën për mbështetje për sistemin e vaditjes me pika. Kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë nga ai dhe fermerët e tjerë për mbjelljen e ullinjve dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka, si për sistemin e vaditjes me pika ashtu dhe për subvencionimin në këtë zonë të një fabrike për përpunimin e vajit të ullirit me qëllim që kjo zonë, pas verës së Kallmetit të njihet edhe për përpunimin e ullinjve. Kryeministri theksoi gjithashtu edhe domosdoshmërinë për hartimin e një projekti për të disiplinuar lumin Gjader, në mënyrë që të mos dëmtojë vreshtat dhe të mbjellat e fermerëve.
Kryeministri Berisha kërkoi nga fermerët, që ti kushtojnë një vëmendje të veçantë tokës, “ të shkulim çdo shkurre për të mbjellë një ulli apo një vresht, ne nuk kemi tokë për shkurre dhe shkurret ti kthejmë në dru frutore”. Kryeministri Berisha premtoi se, qeveria do të trefishojë ndihmën gjatë mandatit të ri për fermerët, ndërsa fermerët me punën e tyre të trefishojnë prodhimin.
Në qarkun e Shkodrës mbjelljet e reja dhe futja e teknologjive të reja e bashkëkohore në bujqësi kanë ecur me ritme të larta. Gjatë këtyre viteve vetëm nga skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë për këtë qark kanë përfituar plot 1990 fermerë me një shumë prej mbi 520 milion lekë. Vetëm me këto grante në këtë qark janë mbjellë 638 ha ullishte si dhe 153 ha me vreshta.
Në Komunën Vig Mnellë janë mbjellë plot 30.000 rrënjë të reja me ullinj. Por suksesi me këtë kulturë është evident dhe fermerët kanë filluar që të prodhojnë vaj ulliri cilësor. Krahas subvencioneve për mbjelljet e reja, po mbështetet edhe ujitja me pika në këto ullishte (deri më sot janë mbështetur mbi 5 ha). Fermerët vazhdojnë të investojnë në mbjelljet e reja me ullinj, por gjithashtu kanë mbjellë edhe arra.
Kryeministri Berisha u ndal edhe në komunën Hajmel, zone në të cilën fermerët janë përqendruar kryesisht në kultivimin e vreshtave dhe të ullirit. Kryeministri vizitoi plantacionin me mbi 100 ha me vreshta ku pothuajse e gjithë sipërfaqja është e varietet autokton “Kallmet”, prej të cilave mbi 30 ha janë të mbështetura me grantet e qeverisë. Kryeministri u ndal në Shoqatën e Bashkëpunimit Vreshtor, një kooperativë kjo e krijuar nga fermerët dhe vreshtarët e zonës, të cilët kultivojnë dhe prodhojnë verën tipike të Kallmetit në kantinën me një kapacitet prej 500 Hl.
Nën shoqërinë e një gote vere Kallmeti autokton të prodhuar nga vreshtarët e zonës, kryeministri Berisha u ndal dhe zhvilloi një bashkëbisedim ta.
Kryeministri Berisha përgëzoi për punën e bëre dhe shprehu kënaqësinë për përpjekjen e madhe të fermereve shqiptarë për të organizuar fermat e tyre mbi bazën e tregut, e prodhimit, e shitjes, e leverdisë dhe jo të vetmjatimit. “I tërë qëllimi ynë është që tu mbështesim”, theksoi kryeministri.
Kryeministri theksoi se qeveria ka dhënë 42 mijë grande. Ai siguroi se gjatë katër viteve që vijnë qeveria do të trefishojë investimet nga 5 milion dollarë dhe do të kalojë në 165 milion dollarë.