Rama: Nuk e hoqëm Hoxhën, për ta zëvendësuar me një mikro Hoxha

55

rama-ne-lezheLideri opozitar Rama gjatë prezantimit  të Skuadrës Kombëtare, dje në Lezhë, ka deklaruar se PS është gati t’i japë vendit të drejtën e mohuar për 8 vjet rresht, për tu qeverisur nga shumica natyrale e Shqipërisë. Ai ka theksuar, se vota duhet të jetë e lidhur vetëm me interesin e kombit, me interesin e vendit, të Lezhës, Kurbinit, Mirditës dhe me interesin e çdo familje votuesi.

’Socialistët dhe progresistët e Lezhës duhet t’ja tregojnë tradhtarit Gjovalin Kadeli se nuk janë siç thoshte ai delet e tij që i çonte nga të donte dhe se o do ishte ai aty ku donte ose delet do ti merrte me vete si të donte dhe për ku të donte sepse socialistët dhe progresistët, njerëzit e zakonshëm të këtij qyteti të këtij rrethi dhe këtij qarku mund të jenë të varfër mund të jenë të papunë, mund të jenë në nevojë edhe për bukën e gojës por nuk ka mëkat më të madh se sa të përpiqesh ti tërheqësh zvarrë me bukën  e gojës siç ka 4 vjet që i tërheq Sali Berisha ose siç kujton se do i tërheqë Gjovalin Kadeli’’, –  ka deklaruar Rama.

Lideri opozitar deklaroi gjithashtu përpara lezhjanëve, se nuk e hoqëm Enver Hoxhën dhe regjimin e tij për të mbajtur 25 vjet një mikro Enver Hoxha.

‘’Kush nuk do falimentimin e dyqanit duhet që në 23 qershor të votojë PS. Kush nuk do që ti shtohet ushtrisë 1 milionëshe të të papunëve duhet të votojë PS. Çdo njeri dhe çdo familje që ka dikë të sëmurë në shtëpi dhe që   Ne nuk e hoqëm Enver Hoxhën dhe regjimin tij për të mbajtur në kurriz 25 vjet një mikro Enver Hoxha. Ne u ndamë nga ai regjim për të pasur liri, për të pasur mirëqenie, për të pasur drejtësi sociale, për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit dhe njëkohësisht për të pasur të gjithë akses të barabartë në shërbime. Për të gjitha këto arsye është dita për të votuar vetëm një drejtim, Aleancën për Shqipërinë Europiane, Partinë Socialiste të Shqipërisë’’,- ka deklaruar Rama.

Ai ka deklaruar se Berisha në këto zgjedhje do të mundet dhe bashkë me të do të munden të tërë problemet që mbizotërojnë në këtë vend.

’Sali Berisha është më e lehta, ne do ta mundim në 23 qershor. Por unë ju siguroj se do të mundim me radhë varfërinë, papunësinë, do të mundim analfabetizmin, do të mundim errësirën që u del përpara të gjithë të rinjve dhe që i detyron që ta shikojnë të ardhmen vetëm jashtë vendit të tyre dhe mbi të gjitha ne do të kthejmë vlerën e tokës së bukës dhe respektin për tokën e bukës, duke bërë që familjet që jetojnë në fshat të mund të jetojnë normalisht përmes tokës së tyre, përmes prodhimit, përmes punës së tyre dhe të ndjehen krenarë që prodhojnë dhe fitojnë me punë të ndershme’’,- ka deklaruar Rama.