Engel: Të gjithë të interesuar për zgjedhjet në Shqipëri

eliot-engelEliot Engel, kongresmeni amerikan,  thekson rëndësinë e zgjedhjeve të 23 qershorit për Shqipërinë. Në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”, Engel është shprehur se këto zgjedhje do të kenë ndikim të madh në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Shpresoj që zgjedhjet të ecin mbarë dhe shpresoj që kushdo që fiton të jetë fitues dhe të mos ketë mashtrime. Shqipërinë, e cila sot është një anëtare krenare e NATO-s, isha shumë i lumtur ta shihja duke hyrë në NATO dhe do të doja ta shihja që të anëtarësohet edhe në BE.

Shpresoj që mosmarrëveshjet që ekzistojnë tani në Shqipëri  me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet tjera do të adresohen. Shpresoj që kushdo që fiton, të ketë një fitore që do të respektohet nga të gjithë.

Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë këto zgjedhje dhe do të vendosë nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE, bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Shqipëria duhet ta dëshmojë se e meriton t’i bashkohet BE-së dhe zgjedhjet do të zënë një pjesë të madhe në gjykimin e BE-së për kandidaturën e Shqipërisë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të jetë kandidate.

Do të doja të shihja si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën, por për Shqipërinë këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mbarë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”, shprehet Engel për REL.

Tensionohet fushata: digjen flamujt e PS-së në Vaun e Dejës

flamur PSSipas burimeve të ndryshme, sot  i është vënë flaka flamujve të Partisë Socialiste në zyrën e saj në Vaun e Dejës. Thuhet se bëhet fjalë për flamujt që kanë qenë të varur në pjesën e jashtme te zyrës se Partisë Socialiste. Ndërkohë nuk ka akoma një konfirmim zyrtar policor, në lidhje me ngjarjen në fjalë.

KQZ: Sot shqyrtohen listat e kthyera

KQZ-newKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve shqyrton sot listën shume emërore të kandidatëve të partive, kthyer pas nevojës për rishikim.

Sipas KQZ-se, mësohet se mbledhja do te mbahet pasditen e sotme dhe krahas listës shume emërore te 14 partive, një kandidati te pavarur dhe do te shqyrtoje edhe “miratimin e kërkesës së Shoqatës “Albania Life Quality Union” (ALQU), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendit të datës 23 Qershor 2013″.

Listat e partive politike që do të kalojnë për miratim sot 

Nr. Subjektet zgjedhore

1 Partia Social Punëtore
2 Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
3 Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
4 Partia Uniteti Kombëtar
5 Partia Lëvizja Shqipëria e Re
6 Partia Ardhmëria Shqiptare
7 Partia Arbnore Kombëtare
8 Partia e Gjelbërt
9 Partia Komuniste
10 Partia Ligj dhe Drejtësi
11 Partia Konservatore
12 Partia Lëvizje për Drejtësi e Shqiptarëve
13 Partia Pajtimi Kombëtar
14 Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë
15 Kandidat i mbështetur nga Zgjedhësit, Laureta Gjoni

 

/Panorama.com.al/

 

Berisha akuza Krye Bashkiakut të Durrësit

sali-berisha-2011-5-19-14-1-48Kryeministri Sali Berisha, përuroi sot portin e peshkimit në Durrës. Ai deklaroi para të pranishmëve, se fajin për bllokimin e punimeve e ka Kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, i cili ka bllokuar këtë projekt në mënyrë të çuditshme. Berisha deklaroi se, nëse ky projekt do të ecte normalisht atëherë ai do të ishte aty për ta përuruar atë. Ai akuzoi edhe njëherë kryebashkiakun e Durrësit Dakon për betonizim të qytetit.

“Zhvillimi i kësaj ekonomie i takon qyteteve bregdetare,  pasi u arrit të sheshohen të gjitha kundërshtitë. Bashkë me këtë port është bërë edhe Plani Rregullues i Durrësit, për aq sa ka mbetur nga betoni i Vangjushit.”- tha ai.

Berisha me vajtjen e tij në Durrës, prezantoi edhe deputetët që do garojnë për këto zgjedhje. Dje me prezantimin në Tiranë të deputetëve që do kandidojnë për qarkun e Tiranës u bë edhe çelja zyrtyare e fushatës për Partinë Demokratike.

 

Rama në Angli, takim me Tony Blair

RAMAAAALideri i selisë rozë, Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Anglisë ku është takuar me Tony Bler, ish kryeministrin Britanik. Rama e ka vlerësuar takimin me Blair, si të frytshëm duke theksuar në rrjetin social Twitter, se kanë rënë dakord se do të punojnë bashkë, pas 23 qershorit për mirëqeverisje.

“Nje takim i shkelqyer me Toni Blerin! Rame dakord qe pas 23 qershorit ai dhe ekipi i tij do punojne me ne per mireqeverisjen:-) Fantastike!”- shkruan Rama ne rrjetin social Twitter.

Ndërsa mbasditja e sotme, për liderin opozitar do të jetë në Bruksel, ku do të takohet me grupin eurosocialist në PE, për zgjedhjet e pas 23 Qershorit.

Kryeprokurorja: ‘prostitucion sistematik’ në vilat e Berlusconit

Silvio-Berlusconi-has-resigned-as-Italian-prime-ministerGjashtë vjet heqje lirie dhe kurrë më poste politike: kryeprokurorja në Milano flet për “prostitucion sistematik” në vilat e Berlusconit. Veç kësaj bëhet fjalë për abuzim të postit.

Një tjetër kapitull në luftën e tij disavjeçare me drejtësinë italiane: ish-kryeministri dhe multimiliarderi Silvio Berlusconi dështoi me ankimimet ndaj trupit gjykues dhe tani i duhet të dëgjojë pikat e akuzës të prokurorisë së Milanos. Për kryeprokuroren Ilda Bocassini, faji i Berlusconit është i qartë. Nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me një prostitutë të mitur ajo kërkon gjashtë vjet heqje lirie kundër ish-kryeministrit konservator. Veç kësaj 76-vjeçarit i ndalohet për gjithë jetë të mbajë poste publike.

Në pleduajenë e saj, Boccassini ngriti akuza të rënda. Në vilën e Berlusconit Arcore, është ushtruar “prostitucion sistematik”, tha ajo. Në qendër të procesit është marokenia asokohe 17-vjeçare Karima El Marhoug, e quajtur “Ruby” Rubacuori, me të cilën Berlusconi akuzohet se ka pasur marrëdhënie kundrejt pagesës. Të dy e hedhin poshtë këtë.

Miliona për seks

Moguli i medieve e ka ditur shumë mirë se “Ruby” në atë kohë ka qenë e mitur, thotë padia. Për mbrëmjet në Arcore gruaja e re është paguar direkt prej tij. Më shumë se katër milionë e gjysmë euro i ka paguar Berlusconi “Ruby-t”, deklaroi Bocassini. Kjo rezulton nga telefonatat e kontrolluara, shënimet e sekuestruara dhe të dhënat bankare të siguruara. Prokuroria e akuzon veç kësaj ish-kryeministrin për abuzim me postit, pasi në pranverë 2010 ka provuar të çlirojë nga problemet me drejtësinë “Ruby-n” me një telefonatë në Milano.

Influencim i drejtësisë?

Berlusconi është mbrojtur duke thënë se gruan e re e kishte kujtuar për një të afërme të ish-presidentit egjiptian Husni Mubarak dhe ka dashur të shmangë ndërlikime diplomatike me Kajron. Prokuroria flet për një teatër të shëmtuar me të cilin është bërë përpjekje të mashtrohen nëpunësit e shtetit. Mbrojtja e Berlusconit pritet të kërkojë çlirimin nga të gjitha akuzat. Vendimi mund të merret në 24 qershor. Avokati i Berlusconit, Nicolò Ghedini, foli të hënën (13.5.) për një masë ndëshkimore ekstrem të lartë të kërkuar nga prokurorja. Në rast se shpallet fajtor Berlusconi sipas ligjit italian ka mundësi të apelojë dy herë.

Procesi “Ruby” me vendimin në instancë të parë në qershor është njëri nga një numër procesesh në të cilat ai gjendet në bankën e të akuzuarve. Vetëm një javë më parë ai mori një tjetër dënim për mashtrim fiskal./dw/

Nën hetim Associated Press

apAgjencia e lajmeve Associated Press thotë se qeveria amerikane ka sekuestruar të dhënat telefonike të dy muajve, për shumë nga gazetarët dhe redaktorët e saj.

Shefi ekzekutiv i organizatës, Gary Pruitt, e quajti këtë veprim “një ndërhyrje masive dhe të paparë” në operacionet faktmbledhës të AP-së.

Z. Pruitt tha të hënën se Associated Press mësoi nga Departamenti i Drejtësisë të premten se agjencia qeveritare mblodhi të dhëna për më shumë se 20 linja të veçanta telefonike të zyrave të AP-së dhe gazetarëve të saj.

Ai tha se të dhënat mbulojnë një periudhë dy-mujore në fillim të vitit 2012 dhe përfshijnë zyrat e Associated Press në Nju Jork, Uashington dhe Hartford të shtetit Connecticut.

Një raport i Associated Press mbi këtë çështje thotë se qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse të dhënat telefonike janë konfiskuar.

Megjithatë, raporti vëren se zyrtarët amerikanë kanë thënë më parë se Departamenti i Drejtësisë po kryen një hetim mbi një artikull të AP-së në maj, 2012, në lidhje me një operacion të CIA-s në Jemen për të zbuluar një komplot të al-Kaidës.

Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Uashington tha në një deklaratë të hënën se prokuroria është “gjithmonë e kujdesshme”, kur ka të bëjë me çështjet e shtypit, por nuk përmendi në mënyrë specifike çështjen e Associated Press./VOA/

 

FRD: 3000 lekë dëmshpërblim, sa çmimi i një vote të pushtetit në tregun e zgjedhjeve

DSC0536-600x398Me cilësinë e kandidatit për deputet të partisë Fryma e Re Demokratike për qarkun Shkodër, Fatlum Nurja, denoncoi atë që tre ditë me parë u quajt si dhënie e këstit të parë të dëmshpërblimit për banorët e zonave të përmbytura. ”Ashtu edhe siç filloi tre vite më parë ashtu dhe po vazhdon, ky mashtrim i cili do të perfundojë më 23 qershor….”,- deklaroi Nurja.

”Tre vite më parë me përmbytje të padëgjuara dhe të befasishme, sot me një shumë kesti që la të zhgënjyer banorët e komunave dhe qytetarët shkodranë të cilët në tre vite jane prekur për të gjashtën herë nga përmbytjet, po ashtu la të shokuar opinionin publik si nga vonesa në afat ashtu dhe nga sasia e dhënë. Kjo eshte ajo që quhet keqqeverisje. Qeveria u premtoi dëmshpërblim, por mbytja nga mashtrimi qënka më e rëndë se nga ujrat e lënë në qejfin e tyre të Drinit e Bunës..Shifra 200 milion leke për 7571 familje, që me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie për cdo familje kësti të mos i kalojë 3000 lekë të reja për familje…është pak a shumë sa çmimi i një vote të pamenduar në tregun e votave të 23 Qershorit”- tha Murja.

Nurja theksoi gjithashtu se, në vend që liqeni i Shkodrës dhe tërësia ujore e kësaj zone të jenë instrumente të zhvillimit ekonomik ato çdo vit kthehen në elementë fatkeqësish natyrore dhe njerëzore dhe se ato kthehen gjithashtu në element pasigurie për të nesërmen. Ai vleresoi gjithashtu se, nëse nuk merren masa efikase dhe të menjëhershme pasojat mund të jenë të papërballueshme

Sipas tij, investimet e bëra pa kriter, të pamenduara, në alarm e në panik, me njerëz të pakualifikuar dhe të korruptuar sërish nuk mundën të ndalonin as në vitin 2013 vërshimet e ujrave të kësaj nyje ujore të mrekullueshme. Ne vleresimin e Fatlum Nurja, kjo situatë e paprecedentë po bën që banorët në nervozizëm të shtrojnë pyetje për alternativa të tjera banimi.Durimi, mirekuptimi, njerzillëku në ekstrem i këtyre banorëve u mor për dobësi dhe pushteti e injoroi atë që të dëmtuarit deshën në të vërtete t’i transmetojne qeverisë së prodhuar nga vota e tyre.

”Fryma e Re Demokratike dega Shkoder dënon me forcë këtë sjellje mashtruese të qeveritarëve qëndrorë dhe lokalë duke siguruar banorët e zonave të përmbytura se avokatura e kësaj force të re politike me ekspertë të kualifikuar, falë profesionalizmit, seriozitetit administrativ dhe komunikimit të vazhdueshëm me banoret e zonave do bëjnë të mundur të mos lejohet përseritja e këtyre situatave ekstreme në të ardhmen. Fryma e Re Demokratike, do marrë nisma ligjore si dhe do të prezantojë akte normative të cilat shmangin nëpërkëmbjen e qytetarëve në situata të ngjashme në të ardhmen. Qytetarët shkodranë nuk kërkojnë mëshirë por respekt, nuk kërkojne lëmoshë por zbatim të ligjit, nuk kërkojnë llogari qesharake financiare por të drejtat e tyre bazuar në aktet ligjore në fuqi”,- ka përfunduar deklarata e Nurja.

 

LSI prezanton deputetët në Gjirokastër

ilir-metaLëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar, dje një takim në qytetin e Gjirokastrës, në të cilin është prezantuar ekipi i 5 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se 23 qershori është një ditë e madhe, është një garë historike, është në garë e shkuara me të ardhmen, e vjetra me të renë, ngërçi politik dhe ekonomik me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

‘’Shqipëria ka nevojë për një lidership që i kupton dhe i jep zgjidhje sfidave delikate ekonomike me të cilat përballet vendi, sidomos sot kur Evropa është në një krizë serioze financiare. Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës ka nevojë për një program konkret siç është plani i punësimit me 5 pikat për punësimin i Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të jetë nga dita e nesërme në dorën tuaj dhe të çdo qytetari shqiptar’’,- ka deklaruar kreu i LSI-së Ilir Meta.

Në këtë prezantim ka folur edhe kryesuesi i listës së LSI-së për Gjirokastrën, Vangjel Tavo. Ai deklaroi :

‘’Ne i takojmë Partisë Socialiste Evropiane dhe jemi gjithmonë dhe kurdoherë në shërbim të popullit shqiptar. Duke votuar për LSI-në, Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të fitojë. Asnjë zemër nuk do të ndihet e tradhtuar. Asnjë apo bashkëqytetarët e majtë dhe sigurisht edhe ata të djathtë. Prandaj pas çdo gare elektorale shton zemrat që lidhin fatin e tyre dhe të vendit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Motra dhe vëllezër më lejoni që të tregoj publikisht edhe sekretin apo çelësin e fitores sonë në 23 qershor. Ne nuk jemi si disa të tjerë që punojnë me moton “secili për vete dhe zoti për të gjithë”. Nuk jemi as si disa bizantinë politikë të cilët në çdo fushatë elektorale thurin intriga dhe bëjnë pazare të tipit “armiku i armikut tim është miku im”. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës kemi punuar, po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë nën moton “të gjithë për një dhe një për të gjithë”. Duke votuar në 23 qershor për Lëvizjen Socialiste për Integrim shoqëria dhe njerëzia do të ecin më shpejt përpara. Fitore, fitore! Rroftë populli evropian i Gjirokastrës’’,- ka deklaruar Tavo gjatë fjalës së tij.

 

Berisha takohet me Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi

May-14-16-23-20A77R4366Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, zotin Talat Xhaferi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i shprehu ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë përshëndetjet ndaj Kryeministrit Gruevski dhe zotit Ali Ahmeti për procesin e suksesshëm zgjedhor që realizuan, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare ka gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të gjithanshëm me Maqedoninë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri Berisha tha se për Tiranën Maqedonia është de facto vend anëtar i NATO-s, ndërsa premtoi se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s do të ndihmonte pa asnjë rezervë që vendi fqinj të bëhej i tillë edhe de jure. Bashkëpunimi mes dy ushtrive tona, – tha Kryeministri Berisha, – veç pjesëmarrjes në misione të përbashkëta në shërbim të paqes, duhet të shtrihet edhe në stërvitjet e përbashkëta për përballimin e fatkeqësive natyrore e deri në furnizimin e përbashkët me mjete ushtarake të dy ushtrive.

Ministri i Mbrojtjes të Maqedonisë, zoti Talat Xhaferri, e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe veçanërisht për mbështetjen që Shqipëria po i jep integrimit euroatlantik të vendit të tij, ndërsa përkrahu idenë e Kryeministrit Berisha për të riparë të gjitha marrëveshjet e vjetra mes dy vendeve, duke filluar me atë të ujërave dhe lidhjen hekurudhore të Tiranës me Shkupin.

Zoti Xhaferri tha se ne Shkup ishte mirëpritur ndryshimi i toponimisë në zonën ku jeton pakica maqedonase, ndërsa, sipas tij, perceptimi për turizmin në Shqipëri ishte shumë pozitiv.

Kryeministri Berisha  dhe ministri  Mbrojtjes i Maqedonisë ndanë të njëjtin mendim se zbatimi serioz i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit do të kishte një ndikim afatgjatë në paqen dhe sigurinë e rajonit.

Ministri Xhaferri tha se ata që vijnë nga jashtë i dallojnë shumë më shpejt ndryshimet  e mëdha që janë bërë në Shqipëri. Ai i uroi Kryeministrit Berisha suksese në zgjedhjet e 23 qershorit, për të cilat Kryeministri tha se do të jenë shumë të mira e në zbatim të ligjit që vetë opozita e ka hartuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Berisha inauguron terminalin e doganës së re të Tiranës, në Vorë

 

 

Kryeministri Berisha inauguroi sot paradite terminalit e doganës së re të Tiranës, në Vorë – Rinas. Dogana e re, investim me vlerë 25 milionë dollarë, shtrihet në një sipërfaqe prej 75.500 m², në të hapen si fillim 400 vende të reja pune, me perspektivë shtese rreth 120 persona në vit.

Kapaciteti përpunues ditor i saj është 420 kamionë, 120 furgonë dhe aktualisht përpunohen rreth 200 kamionë në ditë. Në mjediset e saj, krahas të gjithë ambienteve sociale, janë akomoduar 44 agjenci doganore, si dhe banka, shoqëri sigurimesh, shërbime postare, shërbime të kontrollit sanitar, kimik, etj. Terminali është siguruar 100 përqind me kamera kontrolli dhe magazina doganore me sipërfaqe 10.000 m².

Avantazhet e këtij investimi janë se rrit besueshmërinë e biznesit ndaj administratës doganore dhe përmirëson ndjeshëm imazhin e saj; minimizon shfaqjet korruptive dhe rrit efektivitetin e luftës kundër kontrabandës; ulet koha e qëndrimit të subjekteve në doganë, pasi terminali i ri siguron 13 kontrolle fizike njëherësh; mundëson mbrojtjen e markës dhe patentës, shëndetit publik dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Vendosja e terminalit jashtë qytetit të Tiranës, gjithashtu, lehtëson dhe përmirëson  ndjeshëm qarkullim e mjeteve në hyrje të Tiranës